BACK

 

Totalitarizmi, demokracia dhe marrėdhėniet ndėrkombėtare

 

Krijimi dhe pėrhapja e partive nacionaliste nė vendet e Evropės

 

Integralizmi musliman, totalitarizmi dhe marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare.

 

Pėrse Amerika ėshtė NJESHI i marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare?

 

Pamja ideologjike e problemit:

 

Ekzistenca e sferave dhe zonave tė influencės; ndikimi i tyre nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

 

Teoria e NJESHIT nė marrėdhėniet ndėrkombėtare

 

Kozmopolitizmi si burim i totalitarizmit

 

Marrėdhėniet midis vendeve ish-socialiste dhe vendeve tė Evropės Perėndimore e Amerikės  

 

Ekzistenca e NATO-s, shpresė pėr paqe apo mjet totalitarizmi?

Raporti midis tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet ndėrshtetėrore.

 

A do te kenė shqiptarėt patriotizėm tė madh?

 

Pėrse Amerika ėshtė NJESHI i marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare?

 

          Kjo robėri e rregulluar, e butė dhe e qetė, tablonė e sė cilės sapo e bėra, do tė mund tė kombinohej mė mirė se ēmund tė merrej me mend me disa nga format e jashtme tė lirisė dhe s'do ta kishte tė pamundur tė vendoset nė vetė hijen e vullnetit tė popullit

                                          Tukėvil, Demokracia nė Amerikė, vėll. 2, faqe 325)

 

          Dukuritė dhe fenomenet e ndodhura gjatė kėtyre 5 vjetėve nė zona tė ndryshme tė botės dhe Evropės provuan se mjetet demokratike janė tė pafuqishme t'i pėrballojnė dhe zgjidhin kėto konflikte nė mėnyrė pėrafėrsisht tė drejtė. Nė tė gjitha kėto raste nė mėnyrė tė natyrshme ėshtė e nevojshme autoriteti dhe detyrimi jo demokratik, por i domosdoshėm i NJESHIT. Ky rol nė momentet ne te cilat ndodhen sot marredhėniet ndėrshtetėrore dhe problematika midis tyre, ėshtė i ngjashėm me rolin e prokurorit qė merr vendimin duke i detyruar tė gjithė palėt nė konflikt tė binden. Kur nuk binden me anė tė dialogut vihet nė veprim forca. Pra, roli i NJESHIT, nė kushtet e sotme, nuk ėshtė njė dėshirė subjektive, atė teorikisht mund ta emėrtosh si tė duash, mund ta quash autoritarizėm, totalitarizmėm etj. Nė ekuilibrin e marredhėnieve ndėrkombėtare kėto nuk kanė fare rėndėsi. Rėndėsi ka se ky rol ėshtė i domosdoshėm dhe do tė jetė i tillė pėr aq kohė sa do tė ekzistojnė konfliktet, zonat e influencės, nacionalizmi, pėrderisa sa organizmat ndėrkombėtare nuk do tė jenė mė si deri mė sot vend rezolutash dhe fjalėsh, pa asnjė mjet detyrimi. Mbi kėtė bazė NJESHI, si rregullator i marredhėnieve ndėrkombėtare, ėshtė e natyrshme qė duhet tė ketė mė shumė forcė pėr tė realizuar bindjen ndaj vendimeve tė tij.

          Nga tė gjitha kėto qė thamė, kėtė rol sot nė marredhėniet ndėrkombėtare ka filluar ta luajė Amerika. Kjo nuk ėshtė rastėsi. Janė disa faktorė qė ja kanė dhėnė Amerikės kėtė rol nė marredhėniet e sotme ndėrkombėtare.

          Sė pari: Fuqia ekonomike teknologjike, shkencore dhe ushtarake, e kanė shnderruar sot Amerikėn nė superfuqinė e vetme nė botė.

          Deri nė vitin 1990 nė botė ekzistonin dy shtete, tė cilet, pėrkatėsisht, nė kampet qė bėnin pjesė, ishin nė kuptimin figurativ NJESHI i tyre. Kėto ishin Amerika dhe Bashkimi Sovjetik. Me pėrmbysjen e socializmit jo vetėm qė u shpėrbė kampi socialist, por u shpėrbė dhe Bashkimi Sovjetik, nga gjiri i tė cilit dolėn shumė shtete, mė i fuqishmi prej tė cilave mbeti Rusia. Edhe sot Rusia nė fushėn ushtarake ėshtė njė superfuqi, por ėshtė e dobėt ekonomikisht dhe po kalon vėshtirėsi tė mėdha tė stabilizimit politik dhe shoqėror. Ekzistenca e dhjetera partive politike nė Rusi pasqyron nė mėnyrė tė qartė kėtė mungesė tė stabilizimit tė saj politik dhe shoqėror. Mbi kėtė bazė Amerika mbeti vetėm si superfuqi botėrore.

          Sė dyti: Amerika ėshtė njė komb dhe shtet i ri nė krahasim me shtetet e tjera tė Evropės. Ajo u krijua si e tillė nga vetė evropianėt me emigrimet e tyre gjatė shekujve tė fundit. Pėr mė tepėr, ajo u krijua jo nga njė komb i vetėm, por nga disa kombe evropiane, tė cilat, me vajtjen nė Amerikė, u transformuan nė amerikanė.

          Sė treti: Nė ndryshim nga shumė vende dhe shtete tė ndryshme tė evropės, qofshin dhe tė fuqishme, si Franca, Gjermania, Anglia, Italia, Japonia, apo Kina, Amerika, si gjeografikisht, ashtu dhe historikisht, ėshtė mė e privilegjuar. Pėr ēfarė arsye? Amerika nuk kufizohet nga vende dhe shtete qė kanė qenė apo janė armiq tė saj, nga vende qė kanė qenė apo janė nė konflikt me tė. Tė dy vendet qė kufizohen me tė, Kanadaja dhe Meksika, jo vetėm qė janė mė tė pazhvilluara nga ajo, por kanė interes tė mbajnė marredhėnie tė mira me tė. Eshtė njė pozicion i privilegjuar i saj nė raport me tė tjerėt. Kina ka pasur me shumicė probleme me Japoninė, ka bėrė dhe luftė me tė nė tė kaluarėn. Japonia ka arritur ta pushtojė Kinėn mė 1934-ėn. Nga ana tjetėr, Japonia ka pasur dhe ka fėrkime me Rusinė. Ne mes te sherrit eshte jo vetem kujtimi i luftes ruso-japoneze te vitit 1904, por akoma dhe sot ekziston ēėshtja e ishujve Kurile. Po kėshtu, Kina ka pasur probleme dhe fėrkime tė mprehta me Bashkimin Sovjetik, veēanėrisht pėr probleme teritoriale, duke arritur nė vitet '60-tė dhe nė konflikt tė armatosur midis tyre. Nė tė njėjtėn mėnyrė Gjermania ka patur shumė probleme me Francėn, apo Franca me Gjermaninė, deri nė konflikte tė armatosura. Ēėshtja e Alsas-Lorenės pėr dekada tė tėra ka qenė pika kryesore e konfliktit midis tyre. Po kėshtu, Gjermania, nga ana e saj, ka qenė pėr shumė kohė nė armiqėsi me Rusinė, tė paktėn qysh nga lufta e parė botėrore.

          Pėrmendėm vetėm disa probleme qė kanė qenė burim konfliktesh midis fuqive tė mėdha tė botės. Tė gjitha kėto probleme tė shteteve tė fuqishme tė Evropės dhe tė Azisė nė momente tė caktuara janė thelluar aq shumė sa kanė ēuar nė konflikte te pėrgjakshme, siē ka qenė lufta e parė dhe lufta e dytė botėrore. Nė tė kundėrtėn, Amerika nuk vuan nga plagė tė tilla. Pėr mė tepėr qe pėrreth saj ka sunduar nje paqe e gjate. Prandaj historikisht dhe gjeografikisht pozicioni i saj ėshtė i privilegjuar. Kėtė dukuri e ka vėnė re mirė Tukėvili, i cili, megjithese francez, shkruan nė librin e tij "Demokracia nė Amerikė" se "pa fqinjė, pra, pa armiq, shteti amerikan u ka shpėtuar vargonjve tė diplomacisė dhe tė luftės, ai ka konservuar frymėn e pionierėve, nė tė njėjtėn mėnyrė si atė tė te ardhurve tė parė, tė puritanėve. Popujt ndiejnė gjithmonė origjinėn e tyre. Rrethanat qė kanė shoqėruar lindjen dhe qė i kanė shėrbyer zhvillimit tė tyre, influencojnė mbi gjithė karrierėn e tyre" (Tukėvil, Cituar nga Aron, nė Etapat e sociologjisė moderne, faqe 635)

          Veēoritė e mėsipėrme i kanė dhėnė Amerikės privilegjin mbi shtetet e tjera tė fuqishme. Nė vitet e pas pėrmbysjes sė socializmit Amerika nė disa raste ka treguar se e ka marrė pėrsipėr rolin e rregullatorit tė marredhėnieve ndėrkombėtare, pra, rolin e NJESHIT. Le tė pėrmendim disa prej tyre.

          Kriza izraelito-palestineze-jordaneze dhe siriane po zgjidhet me ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė tė saj.

          Kriza nė Irlandėn e Veriut ka filluar tė zgjidhet me ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė tė saj.

          Kriza nė Haiti u zgjidh me ndėrhyrjen ushtarake tė saj.

          Kriza nė Bosnjė ka filluar tė zgjidhet me ndėrhyrjen e drejtpėrdrejte tė saj politike dhe ushtarake.

          Mjaftojnė kėto dukuri nė favor tė tezės tonė mbi rolin pėrcaktues dhe detyrues tė saj nė marredhėniet ndėrkombėtare dhe problemet qė  lindin  nė proēesin e zhvillimit tė kėtyre marredhėnieve. Kėtė rol tė Amerikės, si rregullator i marredhėnieve ndėrkombėtare, si NJESHI i kėtyre marredhėnieve, nė pamjen e parė dhe nė sipėrfaqe tė marredhėnieve ndėrshtetėrore, duket se po e pranojnė tė gjithė. Megjithatė, dukuria nuk ta jep tė plotė realitetin, i cili nė rastin konkret pėrbėhet prej dy anėsh esenciale. E para janė shtetet dhe vendet e pazhvilluara tė vogla, tė cilėt kanė akoma probleme qenėsore tė tyre pėr tė zgjidhur, ekonomike, shoqėrore dhe nacionale. Veēanėrisht problemet nacionale kėto shtete i kanė me shtete mė tė fuqishėm se ato, prandaj dhe kėrkojnė mbėshtetje pėr t'i zgjidhur.

          Tek kėto vende dhe popuj, adhurimi ndaj Amerikės ėshtė shumė i madh. Dallohen shqiptarėt nė kėtė drejtim. Faqet e shtypit shqiptar, komentet dhe deklaratat e klasės politike shqiptare, janė tė mbushura me njė glorifikim tė pashėmbullt ndaj Amerikės. Presidentet, sekretarėt e shtetit, senatorėt dhe kongresistėt amerikanė, janė ndėr njerėzit mė tė njohur nė hapsirėn e kombit shqiptar.Nė hapsirėn e kombit shqiptar nė ish-Jugosllavi, ky adhurim ka qenė dhe ėshtė i ludhur me shpresėn se Amerika do t'i ndihmojė shqiptarėt tė shkėputen nga Sėrbia. Ndėrsa tek pjesa e kombit shqiptar qė jeton nė Shqipėri, ky adhurim ka qenė i lidhur me shpresėn se Amerika do t'i derdhė dollarėt  lumė pėr tė rimėkėmbur Shqipėrinė. Nė mjaft raste, siē ka ndodhur me vizitėn e Bejkerit nė Shqipėri apo me vizitėn e Dolit, Lantoshit, Dioguardit nė Kosovė, ky adhurim ka kaluar deri nė absurd. Me tė drejtė Rexhep Qosja e ka konstatuar kėtė dukuri. Ja sesi na e jep ai kėtė psikologji ne njė nga shkrimet e tij me nėntitull: Kush na e solli pavaresinė:

          "Kur ėshtė zgjedhur Bill Klintoni kryetar i SHBA-ve, gėzimi ynė ishte i papėrmbajtur. Ai ėshtė demokrat dhe ne jemi demokrat dhe demokrati bėn ēmos pėr demokratin! Ēėshtja e Kosovės do tė bėhet ēėshtje e dorės sė parė nė  politikėn  e jashtme amerikane. Kosovės filloi t'i buzėqeshė pavaresia. Kryetari i deritanishėm amerikan e ka zbritur ēėshtjen e Kosovės pėr disa shkallė nė politikėn amerikane. Nė letrėn e tij dėrguar bashkėkryetarėve  tė komitetit pėr ēėshtjen shqiptare, ai thotė shkoqur se megjithse nuk e pėrkrahin pavarsinė e Kosovės, SHBA-tė, janė tė vendosura pėr rikthimin e tė drejtave njerėzore dhe politike tė popullit tė Kosovės. Ndryshe prej ish-kryetarit Xhorxh Bush, kryetari Klinton nuk e shqipton togfjalėshin autonomi e lartė. Domethėnė: Shpresat tona ishin tė kota. Kur kanė ardhur ushtarėt amerikanė nė Maqedoni, ne kemi thėnė dhe kemi shkruar: kanė ardhur nė radhė tė parė pėr shkak tonin. Dhe vetėm pėr shkak tonin. Deshira jonė vetėmashtruse ishte aq kokėfortė saqė disa njerėz nuk kanė ngurruar dhe mundėsinė zhylverniane tė krijimit tė Konfederatės sė Kosovės me Maqedoninė". (Rexhep Qosja, Zėri i Kosovės, nr. 3, shkurt 1995).

          Pa hyrė nė konceptin e kozmopolitizmit, pasi atė do ta trajtojmė mė vete, duhet thėne se ky adhurim ka njė bazė logjike. Shqiptarėt janė kombi i vetėm i paunifikuar i Evropės dhe vendi mė i varfėr i saj. Duke njohur potencialin e Amerikės, ata shpresojnė nė fuqinė e saj. Shtetet e fuqishme tė Evropės ata i kanė provuar, duke e ditur se kanė qenė kėto shtete shkaku kryesor i copetimit tė tyre. Mosmarreveshjet e kėtyre shteteve nė ndarjen e zonave tė influencės veēanėrisht nė Ballkan, gjithmonė janė sheshuar duke bėrė kurban shqiptarėt. Prandaj shpresat i kanė varur tek NJESHI i botės. Ata e dinė se organizmat ndėrkombėtare, janė dhe sot formale. Ato janė sa pėr tė mbushur dhe plotėsuar dekorin demokratik tė botės. Eshtė tjetėr ēėshtje qė Amerika, siē do ta shikojmė mė poshtė, nuk mund tė angazhohet nė pėrkrahje tė shqiptareve ashtu siē duan shqiptarėt.

          Nėqoftėse sot vendet e vogla dhe tė pazhvilluara, e kėrkojnė dhe pranojnė Amerikėn nė rolin e NJESHIT tė marredhėnieve ndėrkombėtare, vendet e mėdha dhe tė fuqishme qė kanė potencialin dhe forcėn e tyre, kėtė e pranojnė me vėshtirėsi. Ja njė fakt i freskėt. Nė prag tė nėnshkrimit tė paqes qė do tė bėhej nė Paris, midis fuqive ndėrluftuese nė Bosnjė, lindi njė problem i mprehtė diplomatik. Marrėveshja reale e paqes realisht u nėnshkrua nė Dejton, nėn kėrcėnimin e pėrditshėm tė amerikanėve. Parisi dhe Londra u zgjodhėn pėr t'i dhėnė kėsaj ngjarje dekorin demokratik Megjithatė, francezėt ngulėn kėmbė qė Parisi tė konsiderohej si vendi ku do nėnshkruhej paqja. Siē duket, francezėt interesohen me shume qe paqja boshnjake tė ngelet e lidhur me Parisin nė historinė e sė ardhmes, jo aq se si ėshtė realiteti i sotem. Pėr tė eleminuar konfliktin, pėr tė mos prishur dekorin demokratik, u gjet njė zgjidhje kompromisi.

          Dukuri tė tilla ka shumė nė marredhėniet e sotme ndėrkombėtare nė raportet e Amerikės me shtetet e tjera tė fuqishme tė evropės. Secila nga kėto vende jo vetėm qė kėrkon tė jetė i pavarur nė marredhėniet ndėrkombėtare nga NJESHI amerikan, por njėkohėsisht punojnė dhe kėrkojnė tė jenė dhe vetė NJESHI; nė mos nė terė botėn, se atė nuk e arrijnė dot, tė paktėn nė zona tė caktuara tė botės dhe tė Evropės. Nė kėtė mėnyrė veprojnė francezėt, anglezėt, gjermanėt, rusėt etj. Janė tė njohura pėrpjekjet e francezėve pėr tė qenė NJESHI i botės sė ashtuquajtur frankofone, jo vetėm nė grumbullin e shteteve tė Afrikės, qė flasin frėngjisht, por dhe deri nė Kanada, nė zonėn frankofone tė Kebekut. Eshtė i njohur fjalimi i De Golit nė Kebek nė vitin 1967 para popullit qė pėrfundoi me fjalėt: J'aime Que-beque, mais j'aime Que-bekue libre (Unė e dua Kebekun, por unė dua Kebekun e lirė).

          Nė zgjedhjet e para pluraliste nė ish-vendet socialiste dolėn fituese ish-partitė komuniste, tė cilat kishin akoma nė dorė njė potencial tė madh organizativ, propagandistik dhe material. Ishte kjo arsyeja qė nė shumicėn e kėtyre vendeve zgjedhjet u ribėnė tė parakohshme pėr tė ardhur nė fuqi partitė e opozitės. Ndaj vendeve socialiste tė gjitha shtetet e fuqishme kapitaliste ishin unike nė qendrim, me pėrjashtim tė Francės nė qendrimin ndaj Rumanisė. Pas pėrmbysjes sė Ēausheskut nė Rumani erdhi nė fuqi Fronti i Shpėtimit Kombėtar, i kryesuar nga Ion Iliesku, ish-sekretar i Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste Rumune, por i shkarkuar nga Ēaushesku. Megjithese nė Rumani, pavaresisht nga propaganda, ndryshuan pak gjėra dhe propaganda e mjaft partive tė opozitės ishte e pakėnaqur me zgjidhjet qė ofroi Iliesku dhe qeveria e Petre Romanit per problemet e trasheguara, qendrimi i Francės ishte ndryshe. Ajo pak u interesua se kush ishte nė pushtet. Mė shumė i interesoi qė Rumania u kthye pėrsėri nė influencėn e saj. Prandaj nė ndihmė tė Ilieskut tė lėkundur nga sulmet e opozitės shkoi ish-presidenti i Francės Miteran, pėr ta pėrkrahur dhe pėr t'i dhėnė kurajo. Duke e njohur kėtė rast nė skenėn dhe prapaskenėn e tij, Fransua Fejto shkruan dhe konstaton nė librin e tij:

          "Kėshtu, Rumania e re kishte njė fytyrė tė dyfishtė; njė qė lejonte opinionin publik perėndimor dhe nė veēanti francez tė kėnaqej pėrpara "tokės frankofone" tė vėllezėrve latinė tė rigjetur, dhe tjetra, qė aplikonte ligjin e sėpatės e tė thikės me ndoshta po aq ashpėrsi dhe sigurisht mė me hipokrizi se sa Ēaushesku vetė" (Fejto, Fundi i demokracive popullore, faqe 326).

          Tė tilla pėrpjekje janė vėnė dhe vazhdojnė tė vihen re  dhe nė zona tė tjera tė  Evropės, nga tė tjera fuqi tė mėdha kapitaliste. Pas pėrmbysjes se socializmit, nė vendet e Evropės qėndrore ka filluar tė vihet re njė dukuri e tillė. Nė sferėn e influencės mbi kėto vende, rolin e Bashkimit Sovjetik ka filluar ta zėrė Gjermania. Nė kėtė fushė nga Gjermania po shfrytėzohen disa specifika tė kėtyre vendeve. Nga njėra anė janė nevojat dhe kėrkesat e kėtyre vendeve pėr kredi dhe investime ekonomike, qė tė pėrshpejtojnė zhvillimn e tyre. Nga ana tjetėr janė lidhjet dhe traditat historike. Disa prej tyre janė tė traditės sė vendeve teutone. Disa lidhje tė tjera janė ato te shteteve qė kanė dalė nga perandoria e Habsburgėve, e kryesuar nga Austria. Por aktualisht, Austria ėshtė e pafuqishme ta luajė rolin qė ka pasur perandoria e saj para rreth 100 vjetėsh. Pėr shkak tė fuqisė sė madhe ekonomike, teknologjike dhe ushtarake, kėtė rol e ka marrė pėrsipėr Gjermania. Vende tė tilla si Ēekia, Sllovakia, Hungaria, Lituania, Letonia, Estonia, gradualisht po hyjnė plotėsisht nėn influencėn gjermane.

          Njė predispozicion i tillė i kėtyre vendeve dhe nevojat e tyre ekonomike dhe ushtarake duket se po i interesojne shumė dhe Gjermanisė. Duke ndenjur pėr arsye tė njohura tė pas luftės sė dytė botėrore, rreth 50 vjet nė periferinė e zhvillimeve dhe ndikimeve botėrore, ajo duket se tani kėrkon tė kompensojė kohėn e humbur dhe tė dalė plotėsisht nė arenėn evropiane dhe botėrore  me tėrė peshėn e potencialit tė saj ekonomik dhe ushtarak.

          Pėrsėritja shpesh e sloganit tė njohur se politika e Gjermanisė nuk ėshtė pėr njė Evropė gjermane, por pėr njė Gjermani evropiane, duket se tregon nė praktikė, tė kundėrtėn e saj. Sinjifikative nė kėtė ēėshtje ėshtė njė dukuri e tillė. Nė muajin tetor 1995 nė Gjermani shkoi pėr vizitė kryeministri i Hungarisė Gjyla Horn, pėr tė kėrkuar mbėshtetjen gjermane me kredi dhe investime. Nė pėrgjigje tė kėrkesės sė Hornit, Hungarisė iu akorduan njė miliard marka: 500 milione do tė jepeshin nga buxheti federal dhe 500 milione tė tjera nga buxheti i dy landeve. Dy muaj mė pas nė Gjermani shkoi pėr vizitė dhe njė udhėheqės tjetėr i njė vendi ish-socialist, presidenti i Shqipėrisė Sali Berisha, i cili gjithashtu kėrkoi ndihmė financiare pėr vendin e tij, qė realisht ka shumė mė tepėr nevojė se Hungaria. Por Berishės iu akorduan vetėm 64 milione marka.  Ndėrsa nė dallim nga Horni iu rezervuan mė shumė vizita nė vende turistike dhe historike tė Gjermanisė.

          Ndryshimi ėshtė i qartė. Ai flet mė shumė se propaganda. Qarqe nacionaliste nė Rusi qė kujtojnė vitet kur Bashkimi Sovjetik ishte tė paktėn NJESHI i Lindjes, kėrkojnė qė pėrsėri Rusia ta luajė kėtė rol. Platforma e partisė ultranacionaliste tė Zhirinovskit ka pėr qėllim pikėrisht realizimin e njė qellimi tė tillė. Pėrpjekje tė tilla tė vendeve tė mėdha dhe tė fuqishme sot janė reale dhe duken hapur. Duke qenė tė pamundura pėr tė qenė NJESHI i botės, ato luftojnė tė jenė se paku NJESHI i kėsaj apo asaj zone tė Evropės apo botės.

          Nė marredhėniet aktuale ndėrkombėtare tė periudhės sė sotme midis fuqive tė mėdha, vecanėrisht atyre europiane, vihet re njė preokupim dhe pėrpjekje pėr tė spostuar Amerikėn nga roli i NJESHIT tė botės. Nė pamundėsi qė ta realizojnė nė mėnyrė individuale njė gjė tė tillė, pėrpjekjet e tyre synojnė ta realizojnė kėtė nėpėrmjet NJESHIT kolektiv. Fryt i kėsaj janė pėrpjekjet  pėr bashkimin e Evropės, boshti i sė cilės sot pėr sot ėshtė aleanca franko-gjermane dhe krijimi i Unionit Evropian, i cili ka filuar tė dalė si partner i pavarur nė marredhėniet ndėrkombėtare. Deri tani nė Unionin Evropian bėjnė pjesė 16-shtete, nga rreth 54 shtete qė ka gjithesejt Evropa. Megjithese pėrpjekjet nė kėtė drejtim janė tė mėdha pėrsėri nė rrugėn drejt bashkimit tė Evropės do tė ketė probleme tė shumta politike, ekonomike dhe nacionale, tė cilat nė kushte ideale, do tė duan dekada tė tėra pėr t'u realizuar. Deri atėhere, dhe vetė vendet e mėdha tė Evropės do tė jenė tė detyruara, ta pranojnė kundėr dėshirės sė tyre rolin kryesor tė Amerikės si rregullator i marredhėnieve ndėrkombėtare.

          Le tė vimė tani tek njė problem tjetėr.

          Nėqoftėse realiteti objektiv i marredhėnieve ndėrkombėtare ia ka dhėnė kėtė rol Amerikės, po vetė Amerika a ėshtė e pėrgatitur pėr njė rol tė tillė? Mė thjesht:

          Forca e Amerikės a mund tė jetė shpresė pėr tė drejtėn e popujve?

          Pėrgjigjja e kėsaj pyetje do tė ndriēojė jo vetėm realitetin e sotėm, por dhe pėrspektivėn e tė nesėrmes. Nė mėnyrė tė natyrshme para viteve '90-tė psikologjia dhe mentaliteti i klasės politike amerikane ishte i drejtuar nė thelb nė ruajtjen dhe konsolidimin e asaj qė ishte arritur dhe nė pėrpjekjet pėr eleminimin e komunizmit, neutralizimin e Bashkimit Sovjetik si rivali kryesor i saj. Njėkohėsisht, njė numer vendesh qė ndodheshin nėn sferėn e ndikimit socialist, ishin jashtė vėmendjes sė Amerikės. Pėr mė tepėr dhe ndaj tyre qendrimi i saj ishte i ftohtė dhe nė disa raste armiqėsor. Periudha e pas viteve 90-tė krijoi njė situatė tė re dhe pėr klasėn politike amerikane. Duhet thėnė qė nė terėsi klasa politike amerikane nuk ka qėnė dhe nuk ėshtė akoma e pėrgatitur psikologjikisht, politikisht dhe organizativisht, pėr ta pėrballuar rolin qė ka nė sferėn e marredhėnieve ndėrkombėtare. Kjo mungesė pėrgatitje, ka arsyet e saj objektive dhe subjektive, tė cilat aktualisht pėrbėjnė njė pengesė pėr Amerikėn nė luajtjen e rolit tė NJESHIT nė marredhėniet ndėrkombėtare.

          Le t'i marrim me radhė kėto pengesa:

          Sė pari: Qysh mė pėrpara Amerika ka bėrė dhe bėn pjesė nė disa organizma qė deri dje quheshin tė kampit kapitalist. Nė kėto organizma, ajo nė mėnyrė tė natyrshme ka pasur njė rol themelor. ka qenė ne mėnyrė figurative lidershipi i kėtyre organizmave, ka ndėrtuar dhe vazhdon tė ndėrtojė marredhenie tė shumellojshme me mjaft nga kėto vende. Pėrfshirja e mjaft shteteve tė tjer ish-socialiste nė kampin kapitalist, krijoi njė situatė tė re. Nga njėra anė kėrkohej qė sa mė parė kėto shtete tė ndėrtonin strukturat kapitaliste, ndėrsa nga ana tjetėr ndihmat pėr kėto shtete, ishin shumė tė pakta. Teoria e amerikanėve nė kėtė ēėshtje ka qenė dhe ėshtė: Amerika nuk u jep njerėzve peshk, por i mėson tė zėnė peshk. Nga ana tjetėr, futja e shteteve tė ndryshme ish-socialiste nė kampin kapitalist ka krijuar probleme tė shumta midis shteteve tė ndryshme. Nė tė gjitha kėto raste ėshtė kėrkuar qendrimi i Amerikės nė zgjidhjen e kėtyre konflikteve. Duhet thėnė se nė raste tė tilla, Amerika ka mbajtur qendrim jo tė drejtė. Le tė japim njė shembull.

          Midis Shqipėrisė dhe Greqisė, nė vitin 1994-1995, u krijua njė konflikt ndėrshtetėror si pasojė e arrestimit nga ana  e Shqipėrisė e pesė shtetasve shqiptarė me kombėsi greke pėr kryerjen e krimit tė spiunazhit. Ky konflikt qė i kaloi pėrmasat midis dy shteteve me ndėrhyrjen e Amerikės u zgjidh nė favor tė Greqisė. Arsyeja ėshtė e thjeshtė. Greqia ėshtė mike e vjetėr e Amerikės,ėshtė antare e NATO-s. Konkluzioni ėshtė i qartė: Nė zgjidhjen e konflikteve tė ndryshme qė ndodhin sot nė botė Amerika mė shumė ka mbajtur dhe mban anėn e shteteve qė kanė qenė anetare tė organizmave ku ka bėrė dhe bėn pjesė dhe Amerika.

          Sė dyti: Ekzistenca e lobeve tė ndryshme nė Amerikė dhe ndikimi i tyre nė politikėn amerikane. Eshtė njė fakt i njohur dhe i ditur nga tė gjithė se kombi amerikan, ėshtė komb i ri, qė ėshtė formuar nė shumicėn e tij nga evropianė tė emigruar nga vėnde tė ndryshme tė Evropės. Me gjithė kohėn e madhe qė ka kaluar dhe nderrimin e gjeneratave, shumė prej tyre nuk e kanė harruar origjinėn e  vjetėr kombėtare dhe kanė krijuar dhe lobe tė ndryshme nė Amerikė mbi bazėn e kėtyre origjinave kombėtare. Pėr nga vendi qė zėnė nė administratėn shtetėrore dhe nė fushėn e pasurisė, varet dhe ndikimi i kėtyre lobeve nė politikėn e jashtme tė Amerikės, nė raport me shtete dhe vende tė ndryshėm dhe konfliktet midis tyre. Ndėr mė tė fuqishmet nga kėto lobe janė lobi hebraik, grek, irlandez, serb etj. Jo vetėm pėrvoja e kaluar, por dhe pėrvoja e periudhės 1990-1995, dėshmon se ndikimi i kėtyre lobeve ėshtė i fuqishėm nė qendrimin e politikės sė jashtme amerikane.

          Disa dukuri tė kėsaj periudhe na e bėjnė mė konkret dhe tė dukshėm pohimin e mėsipėrm. Hapat e ndėrrmara nga qeveria amerikane, nė fillimin e proēesit tė paqes nė Irlandėn e Veriut, pėr zgjidhjen e konfliktit 16-vjeēar dhe pranimin e krahut politik tė IRA-s irlandeze nė bisedimet pėr paqe si tė barabartė me palėt e tjera, veē tė tjerave ėshtė dhe ndikimi i fuqishėm i lobit irlandez nė politikėn e jashtme amerikane. Ndėrhyrja e departamentit amerikan tė shtetit pranė qeverisė shqiptare pėr lirimin nga burgu tė pesė spiunėve grekė veē tė tjerash ėshtė dhe ndikimi i lobit tė fuqishėm grek nė politikėn e jashtme tė Amerikės. Nė marredhėniet dhe konfliktin Greqi-Shqipėri, shefi i Shtėpisė sė Bardhė, amerikani me origjinė greke Xhorxh Stefanopullos dhe lobi greko-amerikan i fuqishėm, natyrisht qė do tė mbėshteste politikėn e Greqisė, duke ndikuar dhe nė administratėn amerikane.

          Nė vitet e para tė krizės ballkanike Amerika mbėshteti Serbinė, me gjithse Serbia hapur luftonte pėr krijimin e Serbisė sė madhe. Nė kėtė mbėshtetje kishte influencėn e tij dhe lobi serb nė Amerikė. Serbo-amerikani, Milan Paniē, qė u bė pėr disa kohė kryeministėr i Jugosllavisė  ishte njė nga njerezit me tė pasur nė Kaliforni dhe pjesetar i lobit serb nė Amerikė.

          Sė treti: Politika pragmatiste  boshti i politikės sė jashtme amerikane. Filozofia e pragmatizmit jo vetėm qė ka lindur nė Amerikė, por ajo ka gjetur aplikimin e saj mė tė saktė dhe mė tė plotė nė politikėn e jashtme amerikane. Pragmatizmi pėrbėn sot njė nga tiparet mė themelore tė politikės sė jashtme amerikane. Me gjithė mbulesat qė kėrkojnė t'i vishen, ky pragmatizėm ėshtė pėrsėri shumė i dukshėm. Ai komprometon rėndė rolin e Amerikės si NJESHI i botės nė mosmarreveshjet dhe konfliktet e ndryshme qė kanė shtetet me njeri-tjetrin.  Zbėrthyer nė nje gjuhė te thjeshtė dhe tė kuptueshme ky pragmatizėm do tė thotė: Unė ndėrhyj dhe pėrkrah atje ku kam interes tė drejtpėrdrejtė, atje ku interes lidhet me zhvillimin ekonomiko-shoqėror tė Amerikės. Le tė japim disa shembuj.

          Nė fillimin e viteve '80-tė filloi lufta midis Iranit dhe Irakut. Amerika nė kėtė luftė mbėshteti fuqimisht Irakun me armatime dhe logjistikė. Kjo ishte rrjedhim i pragmatizmit tė politikės amerikane. Irani pas pėrmbysjes sė shahut filloi tė ndiqte njė politikė tė pavaresisė nacionale duke u pėrpjekur qė kėtė politikė ta infiltronte dhe nė shtetet e tjera arabe, tė cilat dihen qė janė eksportuesit kryesorė tė naftės. Frika nga revolucioni islamik iranian, qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė nacionalizėm i kulluar arab, e detyroi Amerikėn tė mbėshtesė Irakun. Ndėrsa pas 10 vjetėsh, kur Iraku sulmoi dhe pushtoi Kuvaitin, ishte pėrsėri Amerika qė sulmoi Irakun dhe e detyroi atė ta lėshojė Kuvaitin. Arsyeja pėrsėri qendron tek pragmatizmi dhe interesat jetike tė Amerikės.

          Le tė vimė nė Ballkan. E thamė mė lart se nė fillim qėndrimi i Amerikės ishte prosėrb. Pas njohjes qė i bėri Kroacisė dhe Sllovenisė, Gjermania u ndodh nėn sulmet e Amerikės dhe Francės. Grigori Peroshe, nė librin e tij "Historia e Kroacisė dhe kombeve tė tjerė sllavė tė jugut", thotė se "kur Gjermania vendosi tė njohė Kroacinė dhe Slloveninė, kundėr mendimit tė Francės dhe Amerikės, mori mbi vete insinuatat e kėtyre dy fuqive tė mėdha, nėn pretekstin se ajo, Gjermania, kėrkon tė imponojė serishmi hegjemoninė e saj nė Evropė". Ndėrsa pas viteve 1993 filloi tė dukej njė ndryshim nė qėndrimin e saj. Duke mos i hedhur poshtė serbėt, Amerika filloi tė pėrkrahte dhe ekzistencėn e shtetit boshnjak. Pėrsėri nė kėtė qėndrim tė ri kryesor ka qenė dhe ėshtė pragmatizmi dhe interesat jetike tė Amerikės.

          Dihet se nė mbėshtetje tė boshnjakėve dolėn shumė shtete muslimane, shumica e tė cilave janė aleate tė Amerikės, tė cilat filluan tė bėjnė presion mbi Amerikėn. Ndėr shtetet qė pėrkahėn Bosnjėn ishte dhe armiku kryesor i Amerikės nė botėn arabe, Irani, ashtu siē ishte dhe aleati i saj mė i ngushtė, Turqia. Ministri i jashtėm iranian Ali Akbar Velajeti, nė vizitėn qė bėri nė Bosnjė, gjatė takimit me Izetbegoviēin, i premtoi atij njė ndihmė tė gjithanshme. Pikėrisht nė kėtė moment pragmatizmi amerikan u shfaq nė formėn e tij mė tė plotė. Pa keqėsuar marredhėniet me Serbinė, Washingtoni pėrkrahu ekzistencėn e shtetit boshnjak, nė formėn e federatės kroato-boshnjake, duke ndėrhyre me forcė dhe me politikė pėr t'i dhėnė fund tragjedisė boshnjake. Perosh e sqaron mirė edhe kėtė moment kur thotė se "ky demarsh i Amerikės mund tė shpjegohet me miqėsinė me Turqinė, qė mbron pavaresinė e Bosnjės e Maqedonisė (kundėr Greqisė) dhe qė ėshtė nė gjendje tė bėhet njė fuqi politike nė Azinė qendrore, si dhe, duke pasur mbėshtetjen e SHBA-ve, tė kundėrshtojė influencėn e Iranit nė republikat islamike tė ish-BRSS-sė" (Perosh, po aty, faqe 486).

          Sė katėrti: Interesat jetike tė Amerikės dhe marredhėniet demokratike nė politikėn ndėrkombėtare. Politika e jashtme amerikane, si nė tė gjitha kohėt, por dhe tani, para sė gjithash, ka mbajtur dhe mban parasysh interesat e vetė Amerikės, tė popullit amerikan dhe sigurisė amerikane. Nė funksion tė kėsaj strategjie janė dhe tė gjitha hapat e tjerė politikė dhe diplomatikė tė saj, mardhėniet me shtete tė ndryshme dhe qėndrimi ndaj mosmarrėveshjeve tė ndryshme apo konflikteve qė ndodhin nė botė dhe Evropė. Kjo lidhet me ato qė quhen interesa jetike tė Amerikės. Pėrvoja e ish-vendeve socialiste e periudhės sė viteve 1990-1995 ėshtė konfirmimi i tezės sė mėsipėrme. Interesat e kėtyre shteteve pėrballė intresit tė Amerikės pėr marredhėnie tė mira me Rusinė nuk vlejnė shumė. Nė rastin konkret marrin fuqi ato qė quhen interesa jetike tė Amerikės. As Shqipėria, as Sllovakia, as Bullgaria, as Lituania, nuk mund ta kėrcėnojnė Amerikėn dhe popullin amerikan, ndėrsa Rusia po. Potenciali i saj ushtarak vazhdon tė jetė pėrsėri shumė i fuqishėm dhe rrezik potencial pėr Amerikėn. Marredhėniet me Rusinė bėjnė pjesė nė ato qė quhen interesa jetike pėr Amerikėn. Ndėrsa marredhėniet me shtetet e tjera tė pėrmendura mė lart bėjnė pjesė nė ato qė quhen marredhėnie demokratike. Por interesat jetike janė gjithmonė mė tė fuqishme se interesat demokratike.

          Dukuritė e mėsipėrme flasin pėr atė se dhe vetė Amerika akoma nuk ėshtė e pergatitur pėr tė luajtur nė mėnyrė objektive rolin e NJESHIT nė marredhėniet ndėrkombėtare, nė mėnyrė vendosur dhe tė pavarur. Pra, nė mėnyrė demokratike. Sa kohė qė konfliktet dhe mosmarrėveshjet e ndryshme janė brenda sferės sė pragmatizmit apo interesave jetike tė Amerikės, aq kohė interesimi i saj ėshtė nė shkallėn mė tė lartė pėr zgjidhjen e konfliktit dhe sheshimin e mosmarrėveshjeve, aq kohė nuk zgjidhen mjetet qė pėrdoren pėr zgjidhjen e tyre. Sa kohė qė ky konflikt nuk i prek interesat jetike tė saj, ajo pėrgjithėsisht ose tregohet indiferente ose kalon nė plan tė dytė duke ua lėnė vėndin organizmave ndėrkombėtare.

          Shembulli i Ruandės gjatė vitit 1994-1995 e dėshmon mė sė miri njė gjė tė tillė. Askush prej shteteve tė fuqishme tė Evropės dhe botės nuk kishte interesa jetike nė Ruandė, as Amerika. Eshtė kjo arsyeja qė zgjidhja e krizės nė Ruandė iu la nė dorė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara dhe organizmave humanitare. Rezultati dihet nga shumica e opinionit: rreth njė milion tė vrarė dhe tė masakruar. Nėqoftėse u bė njė luftė e madhe gati 50-vjecare pėr tė arritur nė demokratizmin e tė gjitha shteteve tė Evropės, pėr demokratizmin e marredhėnieve ndėrkombėtare siē duket do tė duhet njė luftė akoma mė e madhe. Pėr tė arritur kėtė duhet tė demokratizohen vetė fuqitė e mėdha, veēanėrisht vetė Amerika. Ky demokratizmi i saj nė raportet e marredhėnieve ndėrkombėtare, ėshtė njė kusht i domosdoshėm pėr tė eleminuar totalitarizmin qė vihet re nė kėto marredhėnie. Pra, duhen eleminuar ato pengesa, qė sot Amerikės i japin njė kahje negative nė rolin e NJESHIT tė botės. A do tė arrijė klasa politike amerikane ta realizojė njė gjė tė tillė? Nuk i dihet. Tė dyja variantet janė nė lojėn aktuale tė marredhėnieve ndėrkombėtare.

          Trajtimi i mėsipėrm i problemit na lejon tė arijmė nė njė deduksion. Nga njė anė kemi shpresat e popujve dhe vendeve tė ndryshėm tė cilėt besojnė nė krijimin e rendit tė ri botėror dhe nė vendosjen e marredhėnieve demokratike nė politikėn ndėrkombėtare. Njėkohėsisht kemi interesat jetike dhe pragmatiste te Amerikės, kemi interesat e Kinės pėr t'u bėrė superfuqi, kemi interesat e Gjermanisė pėr t'u bėrė NJESHI i Evropės, kemi interesat e Francės pėr tė vazhduar tė lozė njė rol tė rėndėsishėm nė politikėn ndėrkombėtare, kemi interesat e Rusisė pėr t'u rikthyer e fuqishme nė politikėn botėrore, kemi interesat e botės arabe qė nėpermjet integralizmit islamik tė krijojė njė fuqi tė re botėrore me peshė nė politikėn ndėrkombėtare. Nga ana tjetėr kemi epokėn e passocializmit, tė mbushur me konflikte dhe mosmarrėveshje nga mė tė ndryshmet, kemi nacionalizmat e sotėm lindorė dhe perėndimorė, ashtu siē kemi dhe njė propagandė marramendėse pėr marredhėnie cilėsisht tė reja ndėrkombėtare.

          Brenda kėsaj tabloje ėshtė shumė aktuale pyetja e mendimtarit amerikan Glen Tinder kur thotė: "A mund tė thuhet se urrejtja dhe dhuna e shekullit tė 20-tė, janė thjesht shėmbėlltyre e thelbit tonė tė pashmangshėm? Po qe se kjo nuk ėshtė e vėrtetė, atėhere si spiegohen fatkeqėsitė qė kanė pllakosur sot botėn dhe si mund tė krijojmė njė koncept mė tė thellė dhe tė aplikueshėm? Ēfarė aftėsish kemi pėr ta realizuar kėteØ? A ėshtė e mjaftueshme forca njerėzore apo mos vallė?" (Glen Tinder, Mendimi politik, faqe 48). Eshtė realiteti i sė nesėrmes qė do t'i japė pėrgjigje kėsaj pyetjeje.

          Demokratizmi i marredhėnieve ndėrkombėtare deri nė atė masė sa e drejta tė mos ketė nevojė pėr forcėn pėr tė qenė e tillė, por vetėm arsyen dhe logjikėn, vetėm kjo do t'i japė pėrgjigje nė kahje pozitive pohimit nė formė pyetjeje tė Tinderit. Ndėrsa pėr realitetin e sė sotmes, mjafton vetėm pohimi real se shumė popuj dhe vende tė ndryshėm, tė mesėm dhe tė vegjėl, vazhdojnė tė jetojnė me frikė, pėr tė sotmen dhe tė nesėrmen. Janė praktikat dhe veprimet e sotme tė tė mėdhenjve tė botės nė marredhėniet ndėrkombėtare qė ua kanė futur kėtė frikė. Por frika nuk ėshtė gjė tjetėr veēse thelbi i totalitarizmit. Frika nuk ka nevojė pėr dhunė. Mjafton pėrfytyrimi i dhunės qė ajo tė ekzistojė.