BACK

 

 

UCK-ja dhe Cinizmi  i politikės

 

 

Evolucioni i ngjarjeve nė Kosovė

 

Ēėshtja kombėtare

 

Paradokse tė politikės dhe politikanėve shqiptarė

 

 

 

Paradokse tė politikės dhe politikanėve shqiptarė

 

Feudalizėm apo kapitalizėm ?

           

“Ēfarė do tė kemi fituar ne duke shkatėrruar aristokracinė e fisnikėve, nėqoftėse ajo ėshtė zėvendėsuar nga aristokracia e tė pasurve?”

            Zhan Pol Marat

Analiza e mardhėnieve reale ekonomike tė shoqėrisė shqiptare tė periudhės 1992-1998, ka evidentuar qartė krijimin, ekzistencėn dhe luftėn midis dy grupimeve. Tė gjithė politikanėt shqiptarė kanė 7 vjet qė flasin pėr ekonomi tregu dhe kapitalizėm, pėr luftė kundėr komunizmit dhe neokomunizmit etj. Por propaganda ėshtė propagandė, ndėrsa realiteti ekonomik shqiptar flet ndryshe.

Brėnda kėtij realiteti ekonomik, gjatė periudhės 1992-1998, janė kristalizuar dhe ndeshen dy grupime kryesore. Nga njėra anė ėshtė grupimi qė mbėshtetet nė mentalitetin feudal dhe nga ana tjetėr grupimi qė mbėshtetet nė mentalitetin kapitalist.

                                 

Feudalėt e pluralizmit

Nė pamje tė parė konkluzioni i mėsipėrm mund tė tingėllojė paksa paradoksal. Por nė fakt nuk ėshtė kėshtu. Le tė shikojmė  tiparet e kėtyre grupimeve pėr ta bėrė mė tė qartė pohimin e mėsipėrm.

Tipari i parė ėshtė se qoftė njerzit me mentalitet feudal, qoftė ata me mentalitet kapitalist, i gjen nė tė gjitha partitė, tė majta dhe tė djathta. Megjithatė shumica mėe madhe e tyre bėn pjesė nė Partinė Demokratike dhe nė Partinė Socialiste.

Tipari i dytė ėshtė se deri nė vitin 1997, tė dy kėto grupime ishin nė aleancė me njeri tjetrin nėn maskėn e luftės kundėr komunizmit, ndėrsa pas 1997-ės, maska ka rėnė. Nuk ka mė « gogol » komunizmi. Propagandėn qė vazhdon tė bėhet nga segmente tė ndryshme nuk e beson njeri. Prandaj ka filluar lufta e hapur midis tyre sekush do t’i japė tonin jetės politike dhe sociale tė Shqipėrisė

Le t’i konkretizojmė mė tej dukuritė konkrete tė dy kėtyre mentaliteteve. Nė vitin 1991 filloi prishja e kooperativave bujqėsore. Ish-drejtuesit e tyre u vėrsulėn si tė babėzitur kush tė merrte pjesėn mė tė madhe.  Nė vitin 1992 filloi privatizimi i pasurisė kombėtare tė Shqipėrisė. Qė nga ky ēast dolėn nė skenė feudalėt shqiptarė me etiketa tė ndryshme partiake tė djathta dhe tė majta. Nė marrėveshje me njeri tjetrin ata i morėn tė gjitha pasuritė pėr vehte. Shqipėria nuk ishte gjė tjetėr veēse « njė ēiflig ». Ndėrsa shtresa tė tėra tė popullit nuk morėn asgjė. Tipik ėshtė qėndrimi ndaj shtresės mė tė varfėr tė popullit dhe veēanėrisht tė persekutuarve. « Pasuria » e tyre nė shumicėn e rasteve nuk ishte gjė tjetėr veēse grumbulli i letrave me vlerė dhe grumbujt e eshtrave qė ēvarroseshin dhe varroseshin me nderime. E njėjta dukuri dhe nė periudhėn 1997-1998. Shifrat e botuara pėr vlerėn e mallrave tė hyra nė Shqipėri pa doganė janė marramėndėse. Ato kanė pėrfunduar nė xhepat e feudalėve shqiptarė. Ndėrsa propaganda dhe politika shqiptare lufton me granata tymuese.

                                        

Lufta e emrave

Politika shqiptare e majtė dhe e djathtė, segmente tė politikės brėnda sė majtės apo brėnda sė djathtės kanė kohė qė merren me emra politikanėsh. Berisha, Meksi, Ruli, Pashko, Nano, Fino, Malaj, Meidani, Islami, Brokaj Gjinushi, Musaraj, Shehu etj etj emra politikanėsh sipas preferencave tė propagandės dhe luftės politike etiketohen pėr korrupsion. Por lufta e emrave ėshtė shumė e lehtė dhe pa rrezik pėr kėdo. Pėr mė tepėr disa i ka bėrė dhe shumė tė njohur. Arben Malaj duhet tė jetė shumė i « lumtur » se pėr dy muaj u bė njeriu mė i njohur nė Shqipėri. Ndėrsa problemi ėshtė mė i thellė se sa emrat. Pėrse ?

E para : Sepse para klasės politike shqiptare, problemi kryesor ėshtė tė thonė se nė cilėt sektorė tė jetės sė vėndit vazhdon tė praktikohet dhe zbatohet mentaliteti feudal dhe nė cilėt mentaliteti kapitalist. Vetėm publikimi i faktit se nga mungesa e zhdoganimeve buxheti i shtetit ka humbur rreth 80 million dollarė, flet shumė. Prapa kėsaj shifre qėndron « koshadhja » e feudalėve tė babėzitur dhe makutė shqiptarė, qė tė vetmen psikologji kanė t’i marrin tė gjitha pėr vehte, pa menduar pėr atė qė nė gjuhėn ekonomike quhet « riprodhim kapitalist ».

E dyta : Tė eleminojnė praktikat feudale nė ndėrtimin e shtetit dhe ekonomisė duke i hapur rrugė praktikave kapitaliste. A nuk ėshtė njė praktikė feudale qė tė bllokosh mekanizmin e kreditimit e cila pėrbėn njė ndėr mekanizmat kryesore tė mentalitetit kapitalist ? A nuk ėshtė mentalitet dhe praktikė feudale qė tė sulmosh tjetrin pse merr kredi apo pse ka borxhe, kur dihet se me qindra dhe mijra ndėrrmarje nė botė jetojnė me kredi dhe kanė borxhe, ashtu siē kanė dhe falimentin ? A nuk ėshtė praktikė dhe mentalitet feudal shmangia nga ndėrtimi i shtetit social, kur dihet se edhe vėndet mė klasike kapitaliste po shkojnė drejt thellimit tė shtetit social siē bėri kohėt e fundit Toni Bleri nė Angli, ku u vendosėn sanksione ligjore ndaj atyre prindėrve qė hiqnin fėmijėt nga shkolla. Nė historinė e mardhėnieve njerėzore, vetėm feudalizmi nuk e ka njohur termin « shtet social ».

Kapitalizmi krahinor

Megjithse elementėt e ekonomisė sė tregut, kanė kohė qė janė futur nė Shqipėri, megjithse kapitalizmi i ka bėrė hapat e para, veē dobėsive tė tjera, ai karakterizohet nga njė tipar shumė qėnėsor. Kapitalizmi aktual nė Shqipėri para sė gjithash ėshtė kapitalizėm krahinor. Ligjet qė aprovon Parlamenti shqiptar janė ligje pėr gjithė teritorin e Shqipėrisė, ndėrsa kur vjen ēėshtja tek zbatimi i tyre, problemi ndryshon shumė. Ligjet e ekonomisė sė tregut nga njė krahinė nė tjetrėn mbajnė dhe marrin nuancat e krahinės ku ato zbatohen. Prandaj sot nė Shqipėri mund tė flasėsh pėr kapitalizėm « tropojan », kapitalizėm « gjirokastrit », kapitalizėm « lezhjan », kapitalizėm « vlonjat », kapitalizėm tiranas », kapitalizėm verior apo kapitalizėm « jugor »

Por kapitalizmi krahinor mė shumė pėrngjason me sistemin feudal qė bazohej nė principatat dhe nė rregullat e pashkruara se sa me sistemin kapitalistin qė bazohet nė ligjet e pėrgjithshme dhe tė domosdoshme pėr tė gjithė vėndin.

             

                                          Me feudalėt apo kapitalistėt ?

Pyetja mbart nė vetvehte shumė pandehma. Ajo shtrohet para Nanos, Meidanit, Gjinushit, Berishės, Cekės, Mediut, Kalakulės etj. Ajo bėn tė qartė se nė shoqėrinė shqiptare lufta nuk zhvillohet midis mentalitetit komunist apo kapitalist, nuk zhvillohet midis rrymave tė ndryshme brėnda mentalitetit kapitalist. Ajo zhvillohet midis mentalitetit kapitalist qė po lind nė Shqipėri dhe mentalitetit feudal i cili ka rrėnjė tė thella. Nė pozicionin e kryeministrit, tė presidentit apo kryetarit tė parlamentit, roli i Nanos, Meidanit apo Gjinushit, ėshtė pėrparėsor. Pėr mė tepėr qė deri tani gjuha e tyre nuk ėshtė e qartė, por me plot ekuivoke dhe nėntekste. Ndėrsa ndeshja midis mentalitetit feudal dhe atij kapitalist nė shoqėrinė shqiptare, ka dalė hapur, egėr dhe pa shėnja pajtimi. Do tė pėrkrahin pėr hir tė interesave tė ēastit, grupimin qė mbėshtetet nė mentalitetin feudal ? Dhe kėsisoj Shqipėria realisht do tė kthehet 555 vjet pas. Apo pėr hir tė interesave tė perspektivės, do  pėrkrahin dhe inkurajojnė grupimin e shoqėrisė shqiptare qė mbėshtetet nė mentalitetin kapitalist ? Dhe kėsisoj, Shqipėria do tė ecė pėrpara. Liberal-demokratėt nė fushėn e politikės, duhet tė tregojnė me veprime praktike se dhe nė fushėn ekonomike janė  liberal-demokrat.

           

Korrupsioni-forcė lėvizėse e shoqėrisė kapitaliste

Ka vite qė flitet pėr korrupsionin dhe luftėn kundėr tij. Koalicioni i sotėm qeveritar kur ishte nė opozitė, predikonte se sapo tė vinte nė pushtet, do ta zhdukte korrupsionin dhe tė korruptuarit. Ndėrsa pasi erdhi nė pushtet, hyri nė aleancė me tė korruptuarit e pushtetit tė mėparshėm, por pa e shndrruar akoma  korrupsionin nė tipar esencial tė pushtetit. Kaloi njė vit dhe opinioni veē zhurmės dhe komisioneve, nuk ka parė asnjė individ tė pushtetit tė djeshėm tė dėnohet pėr korrupsion, ashtu siē nuk ka parė asnjė individ tė pushtetit aktual tė dėnohet pėr korrupsion. Pėrse ndodh njė gjė e tillė ? Eshtė rastėsi dhe dukuri shqiptare apo kemi tė bėjmė me njė ligjėsi tė pėrjetshme ndaj sė cilės shteti dhe shoqėria janė tė paaftė.

       

Korrupsioni dhe lufta e klasave

Korrupsioni nuk mund tė zhduket sepse ai pėrbėn ligjin kryesor tė njė shoqėrie pluraliste. Ashtu si kozmopolitizmi nuk ėshtė gjė tjetėr veēse varianti kapitalist i internacionalizmit proletar komunist, edhe korrupsioni nuk ėshtė gjė tjetėr veēse varianti kapitalist i luftės sė klasave. Nė kushtet e njė shoqėrie pluraliste, juridikisht nuk ekziston eleminimi i individit nga skena politike pėr shkak tė bindjeve politike, siē ndodh nė kushtet e njė shoqėrie moniste. Megjithatė shoqėria dhe partitė politike kanė nevojė pėr eleminime politike, pėr largime nga skena politike, tė individėve tė ndryshėm, kur kėta vinė nė kundershtim me interesat e partive apo tė shtetit juridik. Por nė pamundėsi tė pėrdorimit tė bindjeve politike, si mjet pėr eleminimin nga skena politike vihet nė pėrdorim ligji i korrupsionit. Individi akuzohet pėr korrupsion publikisht dhe dėnohet, nėqoftėse ai nuk ka hequr dorė vullnetarisht nga jeta dhe skena politike. Me kėtė partia politike dhe shteti juridik, realizon dy qėllime njėkohėsisht: E para krijon pėrshtypjen e rreme tek opinioni publik se ai ėshtė i papajtueshėm me korrupsionin dhe e dyta: bėn dhe spastrimin e qeverisė apo partisė nga elementėt qė kanė filluar tė mos i binden mė vijės sė partisė apo qeverisė. 

            Ligji i korrupsionit, ėshtė njė ndėr me kryesorėt dhe mė tė efektshmit pėr spastrime politike. Drejtues tė ndryshėm partish politike, politikanė apo funksionarė shtetėrorė, korruptohen nė forma tė ndryshme, nė emėr tė lirisė sė individit dhe tė embėlsisė sė parave apo rryshfeteve, ata pranojnė tė marrin paratė qė ua japin tregtarė, afaristė apo njerėz tė ndryshėm. Por ata harrojnė njė gjė. Shoqėria zyrtare nuk flet, ajo hesht, por ajo gjithmonė regjistron aktet e tyre tė korrupsionit. Ndėrsa nė rastet kur, pėr arsye tė ndryshme, individė tė tillė, « rebelohen » ndaj partisė apo pushtetit, atėhere kėtyre individėve tė « rebeluar » dhe tė korruptuar u vihen nė dukje deri dhe  imtėsitė mė tė vogla tė korrupsionit tė tyre, duke i vėnė para alternativės: “besnikėri ndaj qeverisė, partisė apo demaskim publik dhe eleminimin pėrgjithmonė nga skena politike, deri dhe dėnimin me burg”.

 

           Element i rėndėsishėm e lirive dhe tė drejtave tė njeriut

Korrupsioni pėrbėn, nė fushėn teorike, njė nga liritė dhe tė drejtat themelore tė  individit. Tė luftosh seriozisht kundėr tij pėr ta zhdukur do tė thotė tė kufizosh lirinė e individit. Korrupsionin  e bėjnė dhe e duan tė gjithė, tė majtė tė djathtė, tė qendrės apo periferisė, tė kuq, blu apo jeshil, sepse ėshtė njė nga liritė e tyre themelore, sepse nė fund tė fundit dollari ka vetėm njė ngjyrė: ngjyrėn jeshil. Duke qenė se tė sjell fitim tė lehtė vetė shoqėria zyrtare e pranon dhe mbron korrupsionin, duke e quajtur, me terma tė pranueshėm nga morali i shoqėrisė si pėr shėmbull : “Mė bėri njė nder, dua t’i bėj njė nder, nderi me nder lahet, hallall i qoftė vuri veten nė rrezik pėr tė mė ndihmuar tė kaloja pa doganė gjithė atė mall, e ka hak njė dhuratė tė madhe”

Fjala “nder” apo « borxh moral », e dėgjuar nga goja e njerėzve tė ndryshėm, nuk tė shkakton ndonjė ndjenjė neverie, habie apo pėrbuzjeje. Por nėqoftėse do tė konvertohet nė vlerė materiale, atėhere tabloja ndryshon menjėherė. Nė vend tė pėrsėritjes disa herė tė fjalės “nder”, do tė na duhet tė pėrsėritim shifra tė ndryshme: “100, 1 mijė, 5 mijė, 50 mijė dollarė, njė veturė benz, njė vilė, njė tender miliona dollarėsh », dhe kėshtu pambarimisht. Forca dhe pesha e fjalės “nder”, varet nga sasia e parave tė dhuruara pėr shėrbimin e bėrė. Ja se si kategoritė e moralit nė shoqėrinė pluraliste, marrin ngjyrat dhe vlerat e kategorive ekonomike.

 

Korrupsioni nuk rrezikon thelbin e sistemit

Korrupsioni nuk mund tė zhduket sepse ai nuk rrezikon thelbin e sistemit pluralist. Ai rrezikon klasėn politike tė njė vendi kur e ka pėrfshirė atė. Por kjo zgjidhet, duke e eleminuar kėtė klasė politike dhe duke e zėvendėsuar me njė tjetėr. Shembulli i Italisė sė vitit 1992, kur gjithė klasa e atėhershme politike doli e korruptuar e pėr pasojė, duke filluar qė nga Andreoti, Kraksi, Marteli etj. u larguan nga skena politike, duke u zėvendėsuar me njė klasė tė re; ėshtė dėshmia mė mirė pėr kėtė pohim. Megjithatė, sistemi mbeti ai qė ishte dhe nuk pėsoi asnjė ndryshim. Ai rrezikon udhėheqjen e njė partie politike, por dhe kjo zgjidhet duke e zėvendėsuar me njė tė re. Ai rrezikon individin kur pėr efekte propagandistike dhe manipulimi duhet dėnuar, por asnjėherė dhe nė asnjė vend korrupsioni nuk rrezikon rendin politik dhe ekonomik.           

Korrupsioni nuk ka ngjyrė ideologjike

Korrupsioni nuk mund tė zhduket sepse ai nuk ka ngjyrė politike dhe ideologjike. Korrupsionin e kanė mbrojtur dhe vazhdojnė ta mbrojnė tė gjithė, tė majtė apo tė djathtė qofshin. Politikanė dhe partiakė tė ndryshėm, me bindje politike tė kundėrta, lidhen nė njė aleancė tė padukshme, por tė fuqishme pėr tė mbrojtur korrupsionin e tyre dhe njeri-tjetrin nga sulmet e shtresės me emra « Falkone apo Borselino ». Dy shėmbuj janė tė mjaftueshėm. I pari nga pėrvoja shqiptare. Emrat e mjaft zyrtarėve tė djeshėm tė sė djathtės, tė pėrmėndur pėr korrupsion sot mbrohen me lidhje tė dukshme dhe tė padukshme nga pushtetarėt e majtė.

            I dyti ėshtė nga pėrvoja italiane. Mbrojtėsi mė i madh i korrupsionit tė majtistit Betino Kraksi nuk ėshtė kush tjetėr veēse djathtisti i deklaruar, lideri politik i partisė “Forza Italia”, miliarderi Silvio Berluskoni.

« Vdekje komunizmit », rroftė feudalizmi

E megjithatė, situata politike dhe propagandistike nė Shqipėri, lufta politike midis pushtetit dhe opozitės, ėshtė shumė paradoksale. Politikanė tė djathtė, nėpėr sheshe bėrtasin : « Vdekje komunizmit », ndėrsa pėrkrahin brėnda tyre feudalėt dhe mentalitetin feudal. Nga ana tjetėr politikanė tė majtė, akuzojnė tė djathtėt pėr « neokomunistė dhe stalinistė », ndėrsa mbėshtesin feudalėt dhe mentalitetin feudal brėnda administratės apo partive tė tyre. Ndėrsa realiteti shqiptar dhe e ardhmja e Shqipėrisė, ka shtruar njė problem tė mprehtė, urgjent dhe tragjik, qė kėrkon pėrgjigje nga klasa politike shqiptare: Kush do tė fitojė nė Shqipėri : Feudalizmi apo kapitalizmi. Do tė ndėrtohet nė Shqipėri shoqėria kapitaliste, qė bazohet nė « diktaturėn » e ligjit dhe ekonomisė sė tregut, apo shoqėria feudale e veshur me njė kostum « modern », qė do ta ēojė Shqipėrinė drejt feudeve dhe principatave tė para 500 vjetėve, tė cilat popullit do t’i prezantohen si « zona tė lira ».

 

 

 

Ideologjia dhe patriotizmi

(Sprovė pėr njė analizė reale tė kaluarės 50 vjeēare tė Shqipėrisė)

     Para tre vjetėsh, nxorra nė qarkullim librin « 50 vjet histori e pahumbur ». Miku im Shaban Sinani, nė reēencėn qė i bėnte librit, pasi vinte nė dukje vlerat e tij, bėnte njė sugjerim qė libri do tė fitonte mė shumė po tė kalohej nga fryma e polemikės qė kishte libri nė atė tė analizės reale tė sė kaluarės. Pėr kushtet nė tė cilat ndodhej propaganda politike nė Shqipėri nė vitin 1994, preferova frymėn polemike tė librit. Tashmė kanė ndryshuar shumė gjėra. Nė Shqipėri u bė njė kryengritje qė pėrfundoi nė anarki dhe kaos, ndėrsa nė pushtet ka ardhur njė koalicion pesė partish i udhėhequr prej partisė socialiste. Nė kushtet e reja tė krijuara pas kryengritjes sė Marsit 1997, analiza reale e sė kaluarės ėshtė bėrė parėsore. Filozofia  « e re » qė ka filluar tė propagandohet, ka nė themel tė saj braktisjen dhe hedhjen poshtė tė mentalitetit dhe « praktikave primitive 555 vjeēare ».Sali Berisha ėshtė autori i tezės se 50 vjetėt e kaluar janė « njė histori e humbur ». Ndėrsa Fatos Nano ėshtė autor i tezės mbi mentalitetin 555 vjeēar tė historisė shqiptare.

E kaluara shqiptare, pra periudha 1941-1990, kishte brėnda edhe ideologji edhe patriotizėm. Teza mė e pėrhapur lidhur me raportin midis ideologjisė dhe atdhetarizmit, nė periudhėn 1991-1998, ka qėnė teza se nė periudhėn 1941-1990, ideologjia ka qėnė parėsore, ndėrsa atdhetarizmi nuk ka qėnė veēse derivat i saj.

Do ta nisim analizėn tonė nga disa elemente tė dukshėm tė raportit midis anės ideologjike dhe anės kombėtare, nė Shqipėri dhe nė vėndet e tjera tė Evropės Lindore dhe Qėndrore. Pėr objekt tė analizės do tė marrim elementet mė qėnesore qė dallojnė njė komb nga njeri tjetri. Kėto elemente janė: Flamuri kombėtar, qėndrimi ndaj historisė sė kaluar, dhe kriteri i vlerėsimit tė tė renėve nė luftėn pėr pavarsi dhe nė luftėn antifashiste qė e udhėhoqėn komunistet.

  Le tė marrim tė parėn : Flamurin kombėtar. Duke studjuar dhe parė flamujt kombėtarė tė shteteve tė ndryshme tė Evropės Lindore dhe Qėndrore dhe tė Shqipėrisė, para luftės sė dytė botėrore, nė periudhėn e sistemit socialist dhe tani nė sistemin e ri kapitalist, kemi njė tablo tė tillė. Shumica e vėndeve ish-socialiste, mė ardhjen nė pushtet tė qeverive komuniste pas viteve 1945,  bėnė ndryshime nė flamujt kombėtarė tė vėndeve tė tyre, qė shkonin nga 50% deri nė 100%. Kėtė ato e justifkuan me ndėrtimin e njė shoqėrie dhe sistemi tė ri qė sipas tyre do tė ishte krejtėsisht i kundėrt dhe i ndryshėm nga i pari dhe qė duhej tė pasqyrohej dhe nė emblemat kryesore kombėtare. Eshtė kjo arsyeja qė pas dėshtimit tė socializmit, parlamentet e kėtyre vėndeve, ju rikthyen flamujve qė kishin patur para luftės sė dytė botėrore. Kėshtu ndodhi me flamujt e shtetit ēekosllovak, polak, bullgar, rumun, sovjetik etj, ku ndryshimet aktuale tė flamujve kombėtarė, prekin rreth 65% tė flamujve kombėtare tė pėrdorur nga kėto vėnde nė kohėn e sistemit socialist. Ndėrsa  Shqipėria, ose siē konsiderohet nė propagandėn e klasės sė sotme politike shqiptare, "vėndi me ortodoksinė mė tė egėr staliniste, qė ēdo gjė ja nėnshtroi komunizmit", nuk u prek nga ky ndryshim kaq i madh. Flamuri aktual kombėtar qė pėrdor sot shteti shqiptar, ka vetėm njė ndryshim fare tė vogėl. Eshtė hequr vetėm ylli, qė zinte 5% tė sipėrfaqes, ndėrsa sipėrfaqja tjetėr e flamurit mbeti po ajo qė ishte nė kohėn e Shqipėrisė komuniste. Pra flamuri shqiptar ndryshoi vetėm 5%, nė krahasim me atė tė mėparshmin. Kėtė detaj tė rėndėsishėm, qė ka tė bėjė me emblemėn themelore tė njė kombi, asnjė politolog dhe analist shqiptar nuk e ka vėnė re. Megjithatė atė para 20-vjetėsh e ka vėnė re njė politolog i huaj antikomunist. Nė librin e tij, "Diktatorėt e shekullit tė 20-tė", Artur Konte midis tė tjerash nėnvizon se "Eshtė ndėrkaq, stema e Skėnderbeut, me tė vetmen shtesė tė njė ylli tė kuq, qė pėrbėn flamurin e Republikės sė shokėve"(Artur Konte, Diktatorėt e shekullit tė 20-tė, faqe 271).

E dyta:Kriteri i pėrdorur pėr vlerėsimin e tė rėnėve pėr lirinė e kombit.

 Nė kėtė ēėshtje do tė marrim tė analizojmė njė element konkret. Kriteret e pėrdorur nė vėndet ish-socialiste dhe nė Shqipėri nė vlerėsimin e tė rėnėve nė etapa tė ndryshme tė historisė.  Nė tė gjitha vėndet ish-socialiste, dekorata mė e lartė qė shprehte vlerėsimin maksimal, ka qėnė dekorata: "Hero i Popullit". Pėrsėri nė kėtė ēėshtje do tė marrim dhe tė krahasojmė qėndrimin e qeverive komuniste liberale tė Evropės Lindore dhe Qėndrore dhe qėndrimin e qeverisė  tė Shqipėrisė. Sipas statistikave tė botuara, me kėtė dekoratė nė vėndet ish-socialiste, janė dekoruar 95% e tė rėnėve nė luftėn antifashiste 1939-1945 dhe 80% prej tyre kanė qėnė komuniste. Ndėrsa pėrsa i pėrket Shqipėrisė  kemi kėtė tabllo: Me titullin e lartė "Hero i Popullit", pėr 45-vjet janė dekoruar 132 veta tė rėnė nė tė gjitha luftrat. Nga kjo shifėr, 60 prej tyre kanė qėnė komunistė, ndėrsa 72 tė tjerėt nuk kanė qėnė tė tillė. Akoma mė tej. Nga kjo shifėr, 62, kanė qėnė pjesmarrės nė luftėn antifashiste, 31 kanė rėnė nė luftė pėr mbrojtjen e teritorit tė Shqipėrisė pas ēlirimit, ndėrsa 39 kanė qėnė pjesmarrės tė luftrave qė ka zhvilluar populli shqiptar qė nga koha e Lidhjes sė Prizrenit. Nė dhėnien e dekoratės "Hero i Popullit", nuk ėshtė marrė parasysh kufiri administrativ i Shqipėrisė, por ėshtė ndjekur kriteri i kombit. Kėshtu nga qeveria e Shqipėrisė janė bėrė Heronj Populli, 16 vetė qė kanė punuar dhe janė vrarė nė trojet shqiptare jashtė kufirit administrativ tė Shqipėrisė.

Disa prej tyre, ndėr mė tė shquarit janė :

1-Sulejman agė Vokshi  Kosovė

2-Ymer Prizreni Kosovė

3-Sef Kosharja Kosovė

4-Mic Sokoli Kosovė

5-Isa beg Buletini Kosovė

6-Qerime (Shotė) Galica Kosovė

7-Asim Vokshi, Kosovė (komunist)

8-Hajdar beg Dushi, Kosovė (komunist)

9-Emin Duraku Kosovė (komunist)

10-Ramiz Varvarica, Kosovė

11-Xhemal Kada, Kosovė

12-Xheladin Beqiri (Karadaku) Kosovė (komunist)

13-Idriz Seferi, Kosovė

14-Haxhi Zeka, Kosovė

Ndėrsa mė interesant ėshtė fakti tjetėr sė nga shifra e mėsipėrmė, 23 prej tyre kanė qėnė pjestarė tė familjeve tė pasura tė Shqipėrisė, pra kanė qėnė agallarė dhe bejlerė, bajraktarė etj. Dhe prandaj nė atė qė quhet altari i tė rėnėve pėr liri, rrinė bashkė, nga njėra anė Hero i Popullit, komunisti i vendosur Qemal Stafa, ndėrsa nga ana tjetėr Heroi i Popullit, Bajram Beg Curri, nga njėra anė komunisti i vendosur Kastriot Muēo, ndėrsa nga ana tjetėr Ismail Bej Qemali, nga njėra anė komunisti i vendosur Ndoc Mazi, ndėrsa nga ana tjetėr bajraktari i Hotit Dedė Gjo Luli, nga njėra anė komunisti i vendosur Emin Duraku, ndėrsa nga ana tjetėr Isa Beg Boletini, nga njėra anė komunisti i vendosur Asim Vokshi, ndėrsa nga ana tjetėr Sulejman Agė Vokshi, nga njėra anė komunisti Meleq Gosnishti, nga ana tjetėr Abdyl Bej Frashėri, nga njėra anė komunisti Manush Alimani, nga ana tjetėr antkomunisti Luigj Gurakuqi, nga njėra anė komunisti Hajdar Dushi, nga ana tjetėr prijėsja e komitėve Qerime Shotė Galica, nga njėra anė komunisti Asim Zeneli, nga ana tjetėr prijėsi i komitėve Ēerēiz Topulli, nga njėra anė komunisti Dino Kalenja ndėrsa nga ana tjetėr prijėsi i komitėve Rrapo Hekali. Mund ta vazhdonim akoma listėn me emra, por dhe kaq mjaftojnė pėr konkluzionin qė mund tė nxjerrim. Kėtė dukuri e gjejmė vetėm nė Shqipėri, dhe nė asnjė vėnd tjetėr tė Evropės Lindore dhe Qėndrore. Pikėrisht nė kėtė vėnd, dekoratėn "Hero i Popullit", e mbajnė si komunisti ashtu dhe agai, beu, bajraktari, apo komiti.

Nga disa personalitete tė njohur shqiptarė, ėshtė nėnvizuar dhe vazhdon tė nėnvizohet se glorifikimi i Stalinit dhe Leninit nė Shqipėri, ėshtė bėrė aq i madh sa ka lėnė plotėsisht nė hije, figurat e ndryshme kombėtare. Personalitete tė tillė kur flasin pėr glorifikimin e Stalinit apo Leninit, kanė tė drejtė. Por kur bėjnė krahasimet me figurat kombėtare, gabojnė. Le t'i referohemi realitetit. Eshtė e vėrtetė se nė bulevardin Deshmorėt e Kombit nė Tiranė, ishin tė vendosur monumentet e Leninit dhe Stalinit. Por 50-metra me tutje nė sheshin mė tė madh tė kryeqytetit, ishte monumenti i Skėnderbeut. Nėqoftėse do tė nisemi nga pėrmasat e kėtyre monumenteve qė janė treguesi kryesor i rėndėsise qė u kushtohet, atėherė na del njė dukuri e tillė : Nga pėrmasat e lartėsisė, monumenti i Leninit dhe Stalinit tė marrė sė bashku nuk arrijnė veē deri tek bishti i kalit tė Skėnderbeut. Kėtė dukuri e ka vėnė re dhe pohuar njė i huaj. Artur Konte pohon se "Statuja e Skėnderbeut, eklipson statujat qė janė afėr , tė Leninit dhe Stalinit"(Konte, Diktatorėt e shekullit tė XX-tė, faqe 271). Eshtė pėrsėri e vėrtetė se nė Vlorė monumenti i Pavarsisė, ku sintetizohen luftrat dhe pėrpjekjet e popullit shqiptar pėr liri dhe pavarsi, ėshtė unikal nė Shqipėri, si pėr nga pėrmasat, ashtu dhe pėr nga pjestarėt qė bėjnė pjesė nė tė.Patriotė, kaēakė, komitė, luftėtarė nga tė gjitha viset e Shqipėrisė janė tė trupėzuar nė kėtė monument. Asnjeri prej tyre nuk ka qėnė komunist. Propagandistė tė ndryshėm, pėr tė bėrė tė argumentuar thėniet e tyre nėnvizojnė dhe thonė se njė qytet i tėrė mori emrin e Stalinit. Kjo ėshtė e vėrtetė. Kuēova u quajt qyteti Stalin. Por nuk ėshtė vetėm kjo, historia kėrkon realizėm. Njė qytet tjetėr nė veri tė Shqipėrisė, ndryshoi emrin. Por tashmė nuk mori ndonjė emėr komunisti, por emrin e njė beu qė terė jetėn kishte qėnė komit dhe prijės komitėsh. Qyteti i Tropojės u quajt Bajram Beg Curri.

Tabllo e pjesshme e disa prej « Heronjve tė Popullit » tė dekoruar nga pushteti "komunist"

1-Isa beg Boletini, antikomunist nga Boletini i Kosovės

2-Sylejman agė Vokshi , antikomunist nga Gjakova

3-Abdyl bej Frashėri, antikomunist nga Pėrmeti

4-Dedė Gjo Luli, antikomunist, bajraktar i  Hotit

5-Ismail bej Qemali, antikomunist nga Vlora

6-Bajram Beg Curri, antikomunist dhe antizogist nga Malėsia e Gjakovės

7-Ymer Prizreni, antikomunist nga Prizreni

8-Qerime Shote Galica, antikomuniste nga Drenica, drejtuese e lėvizjes kaēake

9-Selam Musai antikomunist nga Tepelena

10-Rrapo Hekali antikomunist nga Mallakastra

11-Themistokli Gėrmenji antikomunist nga Korēa

12-Sali Butka, antikomunist nga Kolonja

13-Sado Koshena, antikomuniste nga Vlora

14-Zigur Lelo, antikomunist nga Vlora

15-Kanan Maze, antikomunist nga Vlora

16-Spiro Bellkameni, antikomunist nga Korēa

17-Luigj Gurakuqi, antikomunist nga Shkodra

18-Hibe Palikuqi antifashiste nga Peshkopia

19-Ēelo Sinani antifashist nga Gjirokastra

20-Nimete Progonati, antifashiste nga Tepelena

21-Shahin Toēi antifashist nga Burreli

22-Mujo Ulqinaku, antifashist nga Durrėsi

23-Vasil Laēi antifashist nga Saranda

24-Ylbere Bylybashi antifashiste nga Libohova

25-Hajdar Beg Dushi, komunist dhe bej nga Kosova

26-Persefoni Kokėdhima antifashiste nga Himara

27-Pashko Vasa, antikomunist nga Shkodra

28-Baba Faja, antifashist nga Martaneshi

29-Nik Pjetėr Ndreka, patriot nga Kelemendi

30-Dila Pjetėr Marku, patriote nga Zadrima

31-Prenda Tarazhi, patriote nga Mirdita

32-Shkurte Cara, patriote nga Mirdita

33-Babė Rexhė Deliu, patriot nga Kruja

34-Babė Hasan Gėrxhaliu, patriot nga Kuksi

35-Hekuran Zenuni, patriot nga Berati

36-Dyleman Ēela, antikomunist nga Burreli

37-Ēerēiz Topulli, antikomunist nga Gjirokastra

38-Mihal Grameno, antikomunist nga Korēa

39-Idriz Seferi antikomunist nga Kosova

40-Mic Sokoli antikomunist nga Tropoja

41-Sali Murati antikomunist nga Vlora

42-Bajo Topulli, antikomunist nga Gjirokastra

   Dhe pėr ta mbyllur kėtė tabllo tė pjesshme: Gjergj Kastrioti Skėnderbeu , antikomunist u shpall zyrtarisht « Hero Kombėtar ».

E treta: Qėndrimi dhe kriteret e pėrdorura pėr vlerėsimin e historisė sė kaluar

 Njė vėzhgim dhe analizė reale e qėndrimit tė udhėheqjes komuniste shqiptare, ndaj historisė sė lashtė, tė mesme dhe tė re tė popullit shqiptar, nxjerr mė mirė nė pah patriotizmin e saj.   Megjithse nė pamjen e parė, ajo tė krijon pėrshtypjen e njė ortodoksie komuniste, ndaj historisė sė vėndit tė saj, nuk mban qėndrim klasor, por qėndrim kombėtar. Kriteri i vlerėsimit tė ngjarjeve apo figurave tė ndryshme historike, nuk kanė qėnė parimet ideologjike, por ndikimi i kėtyre ngjarjeve apo personave nė fitimin e lirisė dhe pavarsisė sė vėndit. Njė kalim nė vlerėsimin e ngjarjeve dhe figurave tė ndryshme historike, e vėrteton plotėsisht kėtė konkluzion. Deri nė vitet 1945, historia e Shqipėrisė, tek shqiptarėt mė shumė ka ekzistuar nė folklorin dhe eposin e saj, ndėrsa historia e shkruar mė shumė ka qėnė nė arkivat apo dokumentet e Parisit, Moskės, Londrės, Romės apo Vienės. Pas vitit 1945, filloi tė shkruhej historia nė mėnyrė tė organizuar tek shqiptarėt dhe nė vėndin, institutet, akademitė dhe nga shkencėtarėt e tyre. Sot nė Shqipėri, njerez tė ndryshėm, mund tė kenė, vrejtje, akuza, sugjerime pėr subjektivitet tė pjesėve tė ndryshme tė kėsaj historie, pėr qėndrimin qė ėshtė mbajtur ndaj figurave te ndryshme historike.  Kjo ėshtė normale, nė asnjė vėnd tė botės, asnjė histori e shkruar nuk ka qėnė dhė nuk ėshtė e pėrsosur. Ajo gjithmonė ėshtė rishkruar, plotėsuar dhe konsoliduar. Kėtij realiteti duhet t'i nėnshtrohet dhe historia shqiptare e periudhės 1945-1991. Por nuk duhet hedhur poshtė e tėra si e pavlerė.

 

Pėrse shqiptarėt kanė kaq shumė « tradhėtarė » ?

         

Eshtė ndoshta njė nga pyetjet mė tė rėndėsishme, por dhe mė tė parrahura nė letėrsinė politike tė  kombit shqiptar. Me disa pėrjashtime tė vogla si pėr shėmbull njė esč e shkruar nga historiani Hakif Bajrami nė Prishtinė dhe tė njė trajtese tė publicistit Shaban Sinani nė Tiranė, nė politologjinė dhe analizėn politike shqiptare, tė tė gjitha kohrave, ky problem ėshtė aanshkaluar. Por ai ekziston realisht. Pėrballimi i tij kėrkon njė analizė tė plotė dhe tė paanshme. Pėr ēdo politolog, historian apo analist politik, njohja dhe pėrballimi i kėtij problemi me gjakftohtėsi dhe pa pasione, ėshtė me vlera tė ēmuara pėr tė nxjerrė konkluzionet e duhura nė mardhėniet e klasės politike shqiptare dhe veēanėrisht nė analizėn e historisė kombėtare tė tė gjitha periudhave historike.

Pėrballimi i problemit tė shtruar nė formė pyetjeje bėhet mė i prekshėm dhe mė i domosdoshėm, nėqoftėse do tė bėjmė njė vėshtrim tė shkurtėr historike tė jetės politike dhe sociale tė Shqipėrisė, tė evolucionit dhe fatit tė dhjetra e dhjetra figurave historike, tė kritereve qė janė pėrdorur dhe vazhdojnė tė pėrdoren pėr vlerėsimin dhe kualifikimin e tyre. Le ta vėzhgojmė problemin qysh nga viti 1912 e deri nė ditėt tona. Cili ėshtė konkluzioni kryesor i kėtij vėzhgimi ? Njė fakt tragjik dhe tronditės, njė fakt qė vetėm njerėzit e sėmurė mėndėrisht nuk i shqetėson dhe nuk i vė nė mendime. Njė histori e tėrė e mbushur me tradhėtarė » shqiptarė tė shpallur nga vetė shqiptarėt. Njė histori e mbushur me gjysma heronjsh dhe gjysma tradhėtarėsh. Njė histori e mbushur me heronjo-tradhėtarė dhe tradhėtaro-heronj. Njėsoj si nė mitologjinė e lashtė, njėsoj si nė kohėn e ekzistencės sė centaurėve, kėtyre qėnieve gjysėm njeri dhe gjysėm kafshė.

Nė periudhėn qė kemi marrė pėr tė analizuar, pra nė periudhėn 1912-1999, mė shumė ka atdhetarė apo mė shumė ka « tradhėtarė » ? Le tė bėjmė njė analizė tė shkurtėr, qė do tė ndihmojė shumė pėr tė nxjerrė konkluzionet e nevojshme :

Sė pari : Grupi i  figurave politike qė u shfaqėn nė skenėn politike shqiptare nė periudhėn 1920-1939. Si konsiderohej dje dhe si konsiderohet sot Avni Rustemi, Bajram Curri, Fan Noli ? Si konsiderohej dje dhe si konsiderohet sot Ahmet Zogu, Sulejman Delvina, Xhaferr Ypi, Turhan Pasha, Ethem Toto, Koēo Kotta etj ? Pra pėr ta pėrmbledhur problemin ; ēfarė janė gjithė kėto figura politike : Atdhetarė apo tradhėtarė ? Ne kohen e tyre Fan Noli dhe grupi i tij, Ahmet Zogun Xh. Ypin , Turhan Pashėn etj, i quanin tradhėtarė, Salep Sulltan, Sulltani i Salembozės etj.Nga ana e tij, Zogu, i vrau ose i dėboi kundėrshtarėt e tij politikė, duke i konsideruar armiq tė monarkisė e tė shtetit. Atėherė kush ėshtė tradhtari dhe kush ėshtė atdhetari ? Le tė vimė nė historinė bashkėkohore. Si cilėsohet sot Ahmet Zogu nė Shqipėri, nga propaganda zyrtare, si cilėsohet Hasan Prishtina qė u vra nga Ahmet Zogu, po pėrsėri nga propaganda shqiptare.Si cilėsohet sot ne Shqiperi, Ismet dhe Ethem Toto, si cilėsohet Myfit Libohova, si cilėsohet Mithat Frashėri. Pėr mė tepėr si cilėsohen nga pushteti dhe si cilėsohen nga partitė e ndryshme politike ?

Sė dyti : Grupi i figurave politike qė dolėn gjatė luftės sė dytė botėrore. Nė periudhėn e Luftes se dytė Botėrore, Partia komuniste dhe ushtria N-C dolėn fitues. Gjithė udhėheqja e Ballit Kombėtar, gjithė bashkepunetoret e nazifashizmit u cilėsuan tradhėtarė. Ndėrsa fituesit u cilėsuan heronj. Kaluan 45 vjet dhe nė pushtet nė Shqipėri nė vitin 1992 erdhi Partia Demokratike. Dukuria e pare qe u vu re ishte : ata qė deri dje ishin shpallur tradhėtarė u shndėrruan nė atdhetarė dhe martirė. Ndersa ata qe deri dje ishin heronj, atdhetare, u shpallen tradhetarė. Ish tradhetaret u ēvarrosen dhe po varrosen me nderime si atdhetare dhe martire. Ish-heronjtė u ēvarrosen dhe u varrosen pa nderime. Le tė konkludojmė : A ka kombi atdhetarė dhe a ka kombi tradhėtarė ? Atdhetarėt janė tė tille se i pėrkasin kėsaj apo asaj partie, se kanė kėtė apo atė ngjyrė ideologjike, apo se kanė kryer keto apo ato sherbime ne interes te kombit ? Tradhetaret jane te tille sepse kane vepruar kunder kesaj apo asaj partie, kunder kesaj apo asaj ideologjie, apo se me qendrimin dhe veprimin e tyre, kane demtuar ne kete apo ate mase kombin ? Pra kush jane tradhetaret dhe kush jane atdhetaret. Atdhetaro-tradhetare dhe tradhetaro-atdhetare nuk mund te kete. Enver Hoxha, atdhetaro- tradhetar nuk mund te jete, i dyzuar nuk mund te jete. Ahmet Zogu tradhetaro-atdhetar nuk mund te jete, i dyzuar nuk mund te jete. Ali Kelcyra tradhetaro-atdhetar nuk mund te jete. Xhafer Deva tradhetaro-atdhetar nuk mund te jete. Hasan Isufi kriminelo-martir nuk mund te jete. Hasan Dosti tradhetaro-atdhetar nnuk mund te jete. Dhe keshtu me radhe te gjitha figurat e tjera qe nga 1920 e deri tani, gati pa pėrjashtim janė me dy emėrtime edhe tradhėtar edhe atdhetar. Lind pyetja ?  Pėrse ka ndodhur dhe perse ndodh nje gje e tille ? Cili ėshtė shkaku, cila ėshtė arsyeja ? A u a tėrheq vėmėndjen, qeveritarėve dhe liderėve partiakė tė Shqipėrisė, njė dukuri e tillė, njė metodė e tille e trajtimit, qėndrimit, fatit dhe vlerėsimit tė figurave historike tė kombit. Eshtė vėrtet nje fakt tragjik, por ėshtė nje fakt real. Po t’i hyjmė numėrimit do tė shikojme se Shqiperia, ėshtė vėnd unikal ne Evrope pėr nga numuri i « tradhėtarėve ». Megjithese ėshtė kėshtu, megjithese shumica dėrrmuese e figurave historike tė kombit shqiptar kane dalė dhe vazhdojnė tė dalin «tradhtarė », ndėrsa te gjithe pa perjashtim kane dy emra « Tradhtaro-atdhetarė » ose ne te kunderten, askush ne Shqiperi nuk merakoset pernje gje te tille. Lideret partiake dhe qeveritaret aktuale ne Shqiperi, harrojne dukurite dhe pasojat negative te nje qendrimi te tille naiv dhe foshnjarak. Veēanerisht ne mardhenie me te huajt, ne politiken dhe diplomacine europiane dhe boterore. Perballe nje numri kaq te madh « tradhetarėsh », ata sot ndodhen ne pozitė te vėshtirė, tepėr tė vėshtirė nė mardhėniet me politikanėt e Evropės dhe te Amerikės. Me qėndrimin e tyre indiferent dhe mospėrfillės, ata duken sikur u thonė qeveritarėve dhe partiakėve shqiptarė : « Pėrse ankoheni ju shqiptarėt se nuk kini arritur akoma konsolidimin kombėtar, pėrse ankoheni ju shqiptarėt se fqinjet tuaj veriorė dhe jugorė kanė synime ekspansioniste ndaj jush, pėrse thoni ju se pėr zgjidhjen e problemit te Kosoves fajin e ka Europa. Ju vetė e keni pohuar se njė pjesė te Vermoshit dhe Shėn-Naumin, Ahmet Zogu ja fali Jugosllavisė. Ju vetė e keni pohuar se Kosovėn e shiti Enver Hoxha. Ju vetė keni thėnė dhe vazhdoni tė thoni se shumica dėrrmuese  e figurave tuaja historike jane tradhetarė. Atėhere ēfarė keni me Evropėn e me Amerikėn ? Cfare keni me Greqinė dhe Serbinė ? Vete e keni fajin. »

Dukuria e dyte ka te beje me vete te ardhmen e Shqiperise e te kombit shqipetar. Nje vend me kaq « shume tradhetare », kurre nuk mund te perparoje, kurre nuk mund te ece perpara, ai eshte i destinuar te shperbehet te coptohet e te ricoptohet. Pasi ai nuk di te nxjerre ne krye « atdhetare » por vetem « tradhtaro-atdhetare ».

 

Sa shumė « agjentė dhe tradhėtarė » ! ! ?

Cila ėshtė dukuria qė  vihet re ne percaktimin e termit «  tradhetar » ? Shumica derrmuese e atyre qe jane quajtur tradhetare, jane quajtur edhe agjente ose te shitur tek kjo apo ajo fuqi ballkanike dhe europiane. Le te analizojme shkurtimisht dhe kete dukuri. Cili eshte realiteti dhe cila eshte fasada ?

-Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, pas vdekjes, pas 530 vjetėve akuzohet si agjent i krishtėrimit

-Ismail Qemali akuzohet per tradheti te larte se donte te vinte Shqiperine nen protektoratin e Turqise ne pragun e luftes se pare boterore.   Pėr kėtė arratiset nga Shqipėria dhe vdes nė Itali

-Ahmet Zogu nė vitin 1939 arratiset nga Shqipėria dhe mė vonė akuzohet si agjent jugosllav.

-         Fan Noli « peshkop i kuq », arratiset nga Shqipėria dhe akuzohet si  agjent sovietik.

-         Balli Kombetar dhe krerėt e tij arratisen nga Shqipėria dhe akuzohen si  agjentė   dhe tė  shitur tek gjermanet dhe italianet e mė vonė tek anglo-amerikanėt.

-         Legaliteti dhe Abaz Kupi akuzohen si agjent tė anglezeve dhe mė vonė dhe tė amerikanėve.

-         Grupi i deputeteve arrestohen dhe dėnohen si agjente te amerikaneve dhe anglezeve.

-         Koēi Xoxe, Pandi Kristo arrestohen dhe dėnohen si agjent te jugosllaveve.

-         Nako Spiro, Beqir Balluku, Abdyl Kellezi arrestohen dhe akuzohen si agjent te sovjetikeve.

-         Mehmet Shehu  vret vehten dhe akuzohet  si poliagjent, agjent i te gjitheve.

-         Enver Hoxha, pas vdekjes, me fillimet e pluralizmit akuzohet si agjent i jugosllavėve, si proserb qe shiti Kosoven.

-         Sali Berisha akuzohet nga opozita si agjent i sėrbėve

-         Fatos Nano akuzohet nga opozita e sotme si agjent i grekėve.

Shihet qarte se ne ēdo periudhė te historise tek shqipetaret, cilesimi tradhetar eshte bashkshoqeruar me cilesimin agjent i kesaj apo asaj fuqie te jashtme.

Lind pyetja :Akane nxjerre mesime qeveritaret dhe lideret e sotem partiake ne Shqiperi nga ky qendrim dhe praktike e se kaluares ? Per fat te keq jo. Perkundrazi e kane ngritur ne sistem kete qendrim dhe praktike. Vetem 8  vjet pluralizem ne Shqiperi dhe ka me shume « tradhetare dhe armiq te demokracise » se sa patriote dhe atdhetare. Ata qe jane ne pushtet akuzojne ata qe jane ne opozite si tradhetare, destruktive, progreke. Ndersa ata qe jane ne opozite akuzojne qeveritaret si proserbe , si te shitur. Atehere kush jane atdhetarėt meqė tė dy palėt dalin tradhėtarė. Deri kur ? Sa do tė vazhdojė kjo praktikė dhe ky qėndrim ? Cili ėshtė qėllimi kryesor i klasės politike shqiptare ; ndėrtimi i shtetit dhe institucioneve demokratike, konsolidimi dhe konservimi i dinjitetit kombėtar nė kushtet e reja apo qė politikanėt shqiptarė t’i hanė kokėn njeri-tjetrit, tė sulmojnė e linēojnė njeri-tjetrin me akuza nga mė monstruozet ? Naivitet politik ? Tragjedi kombėtare apo luftė pėr pushtet nė kurriz tė Shqipėrisė ?

Siē duket qeveritarėt dhe politikanėt shqiptarė tė pluralizmit nuk heqin dot dorė nga e kaluara. Siē duket jo vetėm sot, por dhe nė tė ardhmen nė Shqipėri do tė vazhdojė tė « lindin tradhėtarė  dhe agjentė », pasi kėshtu duan politikanėt dhe qeveritarėt e saj. Duke bėrė bilancin e periudhės 1991-1998, na duhet tė pohojmė se « armiqtė dhe tradhėtarėt », do tė lindin, kur do tė duhet tė mbulohet paaftėsia e klasės politike shqiptare. Nė marsin e vitit 1997, kur njė popull i tėrė ishte i pakėnaqur nga sundimi i klasės politike nė pushtet, kjo klasė politike me aparatin e saj propagandistik, fliste pėr plane tė « agjenturave tė huaja nė bashkėpunim me brėnda » tė cilat kishin synim « destabilizimin » e Shqipėrisė. Ndėrsa nė muajin shkurt 1998, kur nė qytetin e Shkodrės, populli u la nėn mėshirėn e rrugės, klasa politike shqiptare nė pushtet, nė vėnd tė paaftėsisė totale pėr ndėrtimin e shtetit, filloi tė fliste pėr « plane tė disa agjenturave tė huaja », qė tė lidhura me elementė brėnda vėndit, donin tė « destabilizonin » Shqipėrinė.

Le tė rikthehemi pėrsėri nė problemin qė po trajtojmė. A ka patur Shqipėria tradhėtarė ? Kjo nuk diskutohet. Si pėr tė gjithė popujt e tjerė, ashtu dhe nė historinė e popullit shqiptar, ka patur tradhėtarė. Por ēėshtja shtrohet : kush e ka bėrė analizėn mė tė saktė, kush ka patur dhe kush ka tė drejtė ? Gjykimet partiake, gjykimet politike, gjaknxehtėsia, pasionet dhe emocionet apo historia ? Pėrvoja e popullit shqiptar tregon se tė gjithė ata qė historia nuk i ka pėrfillur, qė nuk i ka mbajtur gjallė dhe nuk i ka futur nė eposin e tij, nuk janė tradhėtarė por njerėz qė nuk lanė asnjė gjurmė, qė nė historinė e kėtij vėndi nuk vunė asnjė gur e nuk derdhėn asnjė pikė djersė.

Ndėrsa atdhetarė janė tė gjithė ata qė populli nė historinė e tij qindra vjeēare, i ka mbajtur gjallė i ka ruajtur dhe pėrcjellė brez pas brezi, gjithė ata qė pavarsisht nga ngjyrimet partiake apo ideologjike dhanė djersėn dhe kontributin e tyre pėr tė konsoliduar themelet e shtetit dhe kombit shqiptar. Duan apo nuk duan pushtetarėt dhe liderėt e sotėm antikomunistė shqiptarė, ashtu siē deshėn apo nuk deshėn pushtetarėt e djeshėm monarkiste dhe komunistė ; historia e ka bėrė e bėn dhe do ta bėjė tė sajėn.

Liste e shkurter e disa figurave historike dhe emertimet qe kane marre e vazhdojne te marrin ne kohėra te ndryshme. Ne formulimet e meposhteme autori eshte mbeshtetur vetem ne propaganden e partise qe ka patur dhe ka pushtetin. Kjo quhej dhe quhet zyrtare.

 

« Atdhetaro-Tradhėtarėt » dhe « Tradhėtaro-atdhetarėt »

 

1.      Enver Hoxha : Komandant i pergjithshem i Ushtrise NC, udheheqesi kryesor i Partise se Punes per afro 50 vjet. Per 45 vjet rrjesht konsiderohej si figura me e shquar e kombit shqiptar. Aktualisht nga propaganda zyrtare shqiptare, cilesohet si armiku me i madh i kombit shqiptar.Per kete propagande  sot te jesh enverist eshte me keq se sa te jesh fashist, te jesh titist. Nuk dihet se ēfarė emėrtimesh do tė marrė mė vonė. Per kombin shqiptar aktualisht eshte me dy emra : « Atdhetaro-Tradhetar »

2.      Ahmet Zogu : Ish-mbret i Shqiperise ne periudhen 1928-1939. Nė periudhėn kohore 1945-1991, ka qėne konsideruar si tradhetar i popullit shqiptar, si njeri qe pėrmbysi « revolucionin demokratik te qershorit te vitit 1924 » me ndihmen e Pashiqit dhe shiti Shqipėrinė per interesa te tij personale. Pas ketij viti , fillon rehabilitimi i tij. Nė propaganden zyrtare shqiptare, flitet gjeresisht pėr tė si pėr nje figurė tė shquar.Arrihet deri aty sa te shpallet figure me e madhe edhe se Skenderbeu. Nuk dihet se ēfarė emėrtimesh do tė marrė nė tė ardhmen Aktualisht vazhdon te jete me dy emertime : « Tradhetaro-Atdhetar ».

3.      Mitat Frasheri : Ish-kryetar i Ballit Kombėtar nė Shqipėri. Mė vone i ikur nga Shqiperia se bashku me mbeturinat e forcave gjermane. Nė periudhėn kohore 1945-1990, ėshtė cilėsuar tradhėtar i vėndit. Pas pluralizmit, me ardhjen ne fuqi te Partise Demokratike, fillon rehabilitimi i tij dhe cilesohet si nje nder atdhetaret me te medhenj te kombit shqiptar. Zyrtarisht ky emėrtim i ka mbetur dhe pas 29 qershorit 1997. Aktualisht vazhdon te jetė me dy emertime : « Tradhetaro-Atdhetar ».

4.      Ali Bej Kelcyra : Njė nga udhėheqėsit kryesor te Ballit Kombėtar ne kohen e Luftes se Dyte Boterore. I njohur veēanerisht per firmosjen e protokollit me gjeneralin fashist italian Dalmaco, sipas te cilit forcat e Ballit nuk do t’i luftonin pushtuesit italian. Ne historine e deritanishme ky protokoll njihet me emrin Dalmaco-Kelcyra. Pėr 45 vjet, nė peiudhėn kohore 1945-1990 cilėsohet tradhėtar. Propaganda  zyrtare shqiptare e pas vitit 1992, e rehabiliton dhe e quan si nje nder atdhetaret e medhenj te Shqiperise. Zyrtarisht ky titull i ka mbetur dhe pas 29 qershorit 1997. Aktualisht eshte me dy emertime : « Tradhetaro-Atdhetar ».

5.      Mehmet Shehu : Njė ndėr udhėheqėsit kryesorė nė luftėn antifashiste nacional-ēlirimitare. Pas luftės, emėrohet ministėr i brėndshėm dhe kryeministėr i vėndit deri nė vitin 1981. Pas kėsaj kohe cilėsohet armik, tradhėtar dhe poliagjent. Pėrfundoi me vetvrasje. Nė propagandėn e sotme zyrtare tė shtetit shqiptar nuk ka ndryshuar asgjė nė qėndrimin ndaj tij. Eshtė lėnė nė fuqi vendimi dhe cilėsimi i mėparshėm pėr tė. Prandaj vazhdon tė mbajė dy emėrtimet e sė kaluarės : « Atdhetaro-tradhėtar-poliagjent ».

6.      Nako Spiru : Njė ndėr udhėheqėsit kryesorė tė luftės nacional-ēlirimtare dhe tė Partisė Komuniste shqiptare.Pas ēlirimit njė ndėr drejtuesit kryesorė tė shtetit tė ri shqiptar. Vret vehten nė 1947 dhe cilėsohet tradhėtar i popullit. Rehabilitohet nė vitin 1948 dhe cilėsohet atdhetar. Dėnohet pėrsėri pas vdekjes nė vitin 1982 si pjesmarrės nė komplotin e mehmet Shehut. Por nuk lejohet heqja e eshtrave tė tij nga varrezat e dėshmorėve tė kombit. Nė 3 maj 1992 me dekret presidencial ēvarroset nga varrezat e dėshmorėve tė kombit me motivacionin se ka qėnė komunist dhe partizan. Propaganda e sotme zyrtare e shtetit shqiptar ka lėnė nė fuqi emėrtimet e mėparshme tė tij. Eshtė i veēantė nė emėrtimet qė ka : « Atdhetar-agjent-atdhetar-komplotist-i ēvarrosur ».

7.      Hasan Dosti : Ish-ministėr i drejtėsisė nė qeverinė fashiste tė Mustafa Krujės. Mė vonė njė ndėr udhėheqėsit kryesorė tė ballit Kombėtar, me cilėsinė e nėnkryetarit tė komitetit qėndror. Cilėsohet armik nė periudhėn 1945-1992. Pas vitit 1992, rehabilitohet zyrtarisht dhe shpallet atdhetar nė periudhėn 1992-1997. Aktualisht propaganda e sotme zyrtare e shtetit shqiptar ka lėnė nė fuqi emėrtimet e mėparshme : « Tradhėtaro-atdhetar ».

8.      Ramiz Alia : Ish-komandant i formacioneve partizane gjatė luftės sė dytė botėrore. Mė vonė ish-udhėheqės i rėndėsishėm i Partisė sė Punės. Prej vitit 1985, udhėheqėsi kryesor i Shqipėrisė duke mbajtur dy poste, atė tė Presidentit dhe atė tė sekretarit tė parė tė partisė. Opinioni jashtė Shqipėrisė e cilėson si element demokrat qė bėri tė mundur ndryshimin e pushtetit nė Shqipėri pa gjakderdhje. Nė periudhėn 1992-1997 u bėnė pėrpjekje qė zyrtarisht ti ngjitej emėrtimi « gjenocidist ». Por kryengritja popullore e shpėtoi dhe aktualisht vazhdon nė mėnyrė zyrtare tė ketė vetėm emėrtimin e monizmit : « Atdhetar »

9.      Abaz Kupi : Ish-kryetar i legalitetit gjatė luftės nacional-ēlirimtare. Nė fillimet e luftės ishte pjesmarrės nė Konferencėn e Pezės dhe antar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė ushtrisė  antifashiste. Iku nga Shqipėria me ndihmėn e forcave aleate angloamerikane. Pėr 45 vjet ka qėnė i cilėsuar armik e tradhėtar. Nė periudhėn 1992, rehabilitohet duke u cilėsuar zyrtarisht si njė nga atdhetarėt e mėdhenj tė vėndit. Propaganda zyrtare e shtetit tė sotėm ka lėnė nė fuqi dy emėrtimet e mėparshme : « Tradhėtaro-atdhetar ».

10.  Nevzat Halili :Ish-anetar i LKJ dhe profesor i gjuhes angleze. Merr pjese aktive ne levizjen pluraliste ne Maqedoni dhe zgjidhet kryetar i Partise me te madhe shqiptare Posperiteti Demokratik. Deri ne nentor te vitit 1993 nga propaganda zyrtare eshte cilesuar si atdhetar dhe demokrat. Po ne kete muaj, nga propaganda zyrtare e Shqiperise u cilesua si « kuisling » dhe i « shitur ». Pas disa vitesh rikthehet pėrØseri nė politike nė krye tė njė partie shqiptare nė Maqedoni dhe ricilėsohet « atdhetar ». Aktualisht mban emertimet « atdhetaro-kuisling-i shitur-atdhetar ». Te shohim a do t’i ndryshoje emertimi me vone. 

 

11.  Sali Berisha : Ish-antar i partisė sė Punės dhe mjek kardiolog. Nė kohėn e shpalljes sė pluralizmit del nė krye tė Partisė Demokratike. Nė kongresin e parė tė saj, nė shtator 1991 zgjidhet kryetar i partisė. Pas fitores sė 22 Marsit 1992, lė detyrėn e kryetarit tė partisė dhe zgjidhet kryetar i republikės. Nė propagandėn zyrtare shqiptare tė periudhės 1992-1997, mori emėrtime tė tilla si « atdhetar, demokrat i shquar, reformator » etj. Nė maj tė vitit 1992 pėr nder tė tij u kėndua kėnga « Mirse vjen o yll o dritė ». Pas kryengritjes sė marsit 1997 detyrohet tė largohet nga  pushteti. Aktualisht propaganda zyrtare e shtetit shqiptar ndaj tij mban qėndrim tė dyzuar dhe tė paqartė. Nė raste acarimesh tė klimės politike cilėsohet « kriminel i veshur me imunitet politik », nė raste tė tjera tė uljes sė tensionit si « partner i rėndėsishėm nė politik ». Pas 14 shtatorit 1998, mori dhe emrtimin « puēist ».  Nuk dihet se ēfarė emėrtimesh do tė marrė mė vonė.

12.  Ibrahim Rugova : Ish-antar i Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė dhe shkrimtar. Nė vitin 1989 pėrjashtohet nga lidhja e komunistėve. Me krijimin e Lidhjes demokratike tė Kosovės, zgjedhet kryetar i saj. Nė zgjedhjet  e 24 majit 1992 zgjidhet president i republikės sė Kosovės, rizgjidhet pėrsėri president i saj nė 22 Mars 1998. Gjatė kėsaj periudhe propaganda zyrtare e ka cilėsuar « atdhetar, demokrat, patriot, yll demokracie » etj. Lėvizja nacional-ēlirimtare qė ka filluar nė Kosovė, ka filluar ta akuzojė pėr bashkėpuntor tė Millosheviēit dhe kolaboracionist. Nuk dihet se ēfarė emėrtimesh do tė marrė mė vonė, veēanėrisht kur tė mos jetė mė president.

13.  Rexhep Qosja : Intelektual i shquar i kombit shqiptar. Nė fillimet e pluralizmit nė Shqipėri, Partia demokratike e cilėsonte si njė ndėr atdhetarėt mė tė spikatur duke mbajtur portretin e tij nė mitingjet e shumta qė zhvillonte. I tillė u pranua nga tėrė kombi shqiptar. Pas vitit 1993 nė propagandėn zyrtare tė shtetit shqiptar ndryshoi emėrtimi ndaj tij. Atdhetari zyrtarisht filloi tė cilėsohej « titist, ekstremist, terrorist, enverist etj » U arrit deri atje sa ju ndryshua dhe mbiemri duke e quajtur « Qosiē ». Pas vitit 1997, pėrsėri nė propagandėn zyrtare tė shtetit shqiptar, ndryshoi emėrtimi ndaj tij, duke e konsideruar si njė atdhetar tė madh. Nė festimet e 85 vjetorit tė shpalljes sė pavarsisė, ftohet zyrtarrisht nga pushteti shqiptar dhe nė koncertin e dhėnė, kėndohet dhe njė kėngė pėr tė. Brėnda harkut kohor 1991-1998 ka marrė kėto emėrtime : « Atdhetar-titist-terrorist-enverist-atdhetar-rilindas i madh ». Nuk dihet se ēfarė emėrtimesh do tė marrė nė tė ardhmen.

14.  Neritan Ceka : Ish-nėnkryetar i Partisė demokratike. I cilėsuar nga propaganda e vitit 1991 si demokrat dhe atdhetar. Nė fund tė vitit 1991 boton njė deklaratė duke dalė kundėr kursit politik tė partisė sė tij. Nė harkun kohor 1992-1997 nga propaganda zyrtare e shtetit shqiptar trajtohet si agjent, armik i demokracisė. Pas vizitės nė beograd cilėsohet zyrtarisht me anė tė njė komunikate televizive « kuisling dhe i shitur ». Pas zgjedhjeve tė 29 qershorit ndryshon emėrtimi ndaj tij duke u konsideruar si atdhetar. Brėnda harkut kohor 1991-1998, ka marrė zyrtarisht kėto emėrtime : « Atdhetar-armik-agjent-kuisling-atdhetar ». nuk dihet se ēfarė emėrtimi do tė marrė nė tė ardhmen.

15.  Fatos Nano : Ish-antar i Partisė sė punės. Ish-kryeministėr i Shqipėrisė nė mars-prill 1991. I cilėsuar nga opinioni i brėndshėm dhe i jashtėm i periudhės tetor 1990-shkurt 1991 politikan reformator dhe ekonomist i prirė drejt ekonomisė sė tregut. Mė vonė Kryetar i Partisė Socialiste. Gjatė vitit 1992-1993, nga propaganda zyrtare konsiderohet si « koka e korrupsionit, destruktiv, progrek, enverist ». Nė 30 korrik 1993 arrestohet. Lirohet nga burgu nė sajė tė kryengritjes populloree tė marsit 1997. Pas zgjedhjeve tė 29 qershorit, ndryshojnė emėrtimet ndaj tij, duke u cilėsuar atdhetar. Aktualisht ėshtė kryeministėr i Shqipėrisė. Emėrtimet zyrtare tė harkut kohor 1991-1998 janė : «Demokrat-i korruptuar-enverist-demokrat-dezertor». nuk dihet se ēfarė emėtimesh do tė marrė mė vonė. 

16.  Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu. Pėr shekuj dhe dekada tė tėra, legjendė dhe burim frymėzimi pėr shqiptarėt. I shpallur Hero Kombėtar nė periudhėn 1945-1990. Nė periudhėn 1992-1997 fillon atakimi i figurės sė tij. Nė njė nga distertacionet pėr gradėn shkencore doktor i shkencave, ai cilėsohet tradhėtar dhe shkaktar i fatkeqėsive tė popullit shqiptar kur ishte gjallė. Disertacioni me emėrtimin e tij « tradhėtar », miratohet nga organet zyrtare tė shtetit shqiptar. Pra pranohet zyrtarisht se autori i disertacionit kishte tė drejtė. Aktualisht dhe Skėnderbeu ėshtė me dy emėrtime : « Hero-tradhėtar ». Nuk dihet se ēfarė emėrtimesh do tė marrė mė vonė.

Lista  mund tė vazhdojė akoma dhe tė zgjatet pambarimisht. Por konkluzioni, gjithsesi ėshtė i qartė :

Pėrfundim i pjesshėm

Kaq shumė « tradhėtarė » dhe kaq pak figura historike tė panjollosura kanė nė themel tė tyre disa shkaqe qė kanė nevojė tė evidentohen dhe tė dihen.

Sė pari :Historikisht po dhe aktualisht, nė cilėsimet « tradhetar, armik apo i shitur », mė shume ka vepruar dhe vepron jo llogjika dhe analiza kombetare, por llogjika dhe analiza partiake, ideologjike dhe personale. Kushdo qė ishte kunder Ahmet Zogut dhe ideologjise monarkiste, ishte tradhėtar dhe i shitur. Kushdo qė ishte kundėr Enver Hoxhes dhe Partise se Punes, ishte tradhetar dhe i shitur. Kushdo qė ishte kunder S.Berishes dhe Partise Demokratike, ishte tradhetar, armik i terbuar i demokracise, apo i shitur.

Ne te tria rastet, pavaresisht nga ngjyrimet ideologjike , thelbi eshte nje dhe i vetem. Drejtuesi kryesor i shtetit dhe partia qe drejtonte dhe drejton ai, ishte njehsuar dhe vazhdon te njehsohet me kombin. Rrjedhimisht kush ishte dhe kush eshte kunder tyre , a priori eshte dhe kunder kombit, pra  eshte tradhetar.

Se dyti : Qeveritaret shqipetare as kane njohur dhe vazhdojne te mos e njohin akoma llogjiken e dialogut dhe te doreheqjes. Nėqoftese kjo ishte e justifikuar me periudhat e mėparshme, pasi Shqiperia ne vitet 1928-1939 ishte monarki, dhe pas vitit 1945 diktature proletariati, eshte e pajustifikueshme nė periudhėn 1991-1998,  kur te paktėn formalisht quhet vend pluralist. Shėmbulli mė tipik ishte qėndrimi i qeverisė sė periudhės janar-shkurt 1997, e cila pėr tė mos dhėnė dorėheqje, pėr tė mos ikur nga pushteti, shkatėrroi shtetin. Si per qeveritaret e sė kaluarės ashtu dhe per te sotmit : Dialog do tė thotė poshterim dhe doreheqje do te thote dorėzim. Me kete llogjike qe sot perben vijen e sjelljes se qeveritareve shqipetare , kush kerkon dialog dhe kush ben dialog, kush kėrkon dorėheqje, ai menjehere do te akuzohet per fyerje, menjehere do te cilesohet armik i demokracise, menjehere do te akuzohet per destabilizues, per perēares i kombit, tradhetar etj.

Ajo qe ka me tepėr rėndėsi, ne kete ēeshtje eshte fakti se qeveritaret dhe lideret e sotem partiake te Shqiperise , kane shume nevoje te nxjerrin mesime nga e kaluara. Megjithate faktete e deritanishme te zhvillimit te jetes politike ne Shqiperi, tregojne se ata jane shume larg nje gjeje te tille . Perse valle ?…Nuk e kuptojne se ēfare tragjedie po i pergatisin vvendit me nje menyre te tille te vepruarit. Veshtire te besohet, por siē duket atyre u pelqen e kaluara , megjithese bejne sikur e shajne dhe e kritikojnė. Gjejne me komode dhe me te pershtatshme sharjet dhe etiketimet, se sa analizen llogjike, gjejne me reale termat « armik, tradhetar, i shitur », perdorimin e te cilave ua jep posti dhe qenja ne pushtet. Me kete qendrim dhe kete praktike, ata perfundimisht pushojne sė qėni politikanė dhe shnderrohen ne monarke dhe sundimtare. Dhe sa rrėzohen nga posti, sa bien nga posti, menjehere nderrohen vendet. Atdhetaret shnderrohen ne tradhetare dhe tradhetaret ne atdhetare.

Pra me llogjiken e deritanishme « tradhetaret dhe armiqte » do te vazhdojne te shtohen ne Shqiperi. Me kete llogjike, Shqiperia nuk do te kete kurre tradhetare apo atdhetare. Por do te kete qenje me dy koke te quajtur « tradhetaro-atdhetare dhe atdhetaro-tradhetare ».

 

Demokracia dhe konventa morale e shoqėrisė

Neqoftese te gjithe pohojne se ne Shqiperi, demokracia, ka nevoje te shnderrohet ne realitet, atehere para se gjithash, kerkohet te eliminohet njehere e mire kjo dukuri qe denigron njerezit dhe e le kombin pa figurat e tij historike. Kjo kerkon para se gjithash qe ēdo parti te largoje nga skena politike sundimtaret, bajraktaret, feudalėt dhe te nxjerre ne krye atdhetaret dhe politikanėt qė duke marrė parasysh realitetet e reja politiko dhe sociale, ruajnė dhe kultivojnė thelbin dhe identitetin kombėtar. Sot per sot, tonin e jetes politike ne Shqiperi, nuk ia japin politikanet dhe atdhetaret, por sundimtaret, karrieristet dhe diletantet politikė. Bashkėjetesa e mendimeve dhe pikpamjeve te ndryshme nuk i njeh termat « tradhetar, armik apo i shitur », perkundrazi njeh vetem nje shprehje « opozitare, por vellezer ». Megjithatė fatkeqsisht shqiptarėt nuk kanė akoma njė marrėveshje, njė konventė morale, me tė cilėn tė jenė dakord tė gjithė, tė majtė apo tė djathtė, tė qėndrės sė majtė apo tė qėndrės sė djathtė. Klasa politike shqiptare, akoma nuk ka njė mendim tė pėrbashkėt se cilat janė figurat politike dhe historike tė pranueshme pėr tė gjithė. Konventa morale tė cilėn e ka ēdo shtet nė Evropė dhe nė botė, ėshtė premisa e parė e shkallės sė civilizimit tė njė kombi dhe tė njė vėndi. Edhe Amerika, edhe Franca, edhe anglia, edhe gjermania, edhe Italia kanė me dhjetra e dhjetra parti politike. Por secili prej kėtyre vėndeve ka njė konventė morale, pėr figurat historike tė kombeve tė tyre, tė cilėn janė tė detyruar ta zbatojnė tė gjitha partitė. Ndėrsa mos zbatimi i saj konsiderohet cėnim i ndėrgjegjes dhe dinjitetit kombėtar. Ndėrsa tek shqiptarėt akoma nuk dihet se kush quhet cėnim i dinjitetit dhe frymės kombėtare. Liria e individit. grupit apo partisė politike qė atakon idetė dhe pikpamjet  politike tė individėve, grupeve apo partive tė tjera politike, ėshtė shprehje e shkallės sė pluralizmit politik tė njė vėndi. Ndėrsa liria e individit, grupit apo partisė politike qė atakon konventėn morale tė vėndit apo shoqėrisė, ėshtė shpėrdorim i lirisė dhe shprehje e anarshisė dhe primitivizmit tė njė vėndi apo njė shoqėrie.

 

 

 

« Vija » e Kuqe dhe « lumi » i gjakut

Nė periudhėn kohore 1992-1997, mbi popullin e Kosovės u ushtrua njė propagandė manipulative e rrallė dhe marramėndėse. Politikanėt dhe partiakėt shqiptarė, si zėdhėnės dhe altoparlantė tė politikės dhe diplomacisė ndėrkombėtare, kėtė « detyrė » e kryen shumė mirė mbi popullin e tyre. Brėnda kėsaj propagande dhe pjesė pėrbėrėse, bile nga mė kryesoret ishte referimi qė bėnin politikanėt shqiptarė, pėr gjoja mbėshtetjen totale tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Sa herė qė politikanėt shqiptarė ndodheshin ngushtė para popullit tė tyre, ata e gjenin « shpėtimin » tek Amerika. Sipas tyre Amerika dhe drejtuesit e saj, e kishin paralajmėruar udhėheqjen sėrbe, se ata nuk do tė toleronin shkeljen e « vijės sė kuqe » nė Kosovė. Tragjikomedia e politikanėve dhe propagandistėve shqiptarė ishte e madhe. Askush nga populli nuk e dinte se cila ishte vijė e kuqe, qė nuk duhej ta toleronte Milosheviēi. Megjithatė, « vija e kuqe », tashmė ėshtė shndrruar nė « lumė gjaku ». Por pėrsėri ka vetėm deklarata dhe lundėr deklarata, intervista, kėrcėnime verbale dhe vetėm kaq. I vetmi mjet qė mund dhe duhet ta ndalė kėtė « lumė gjaku », ėshtė rezistenca e popullit shqiptar tė Kosovės dhe e forcės sė saj ushtarake.

 

Adem Demaēi

Nga Ballkania tek Uēk-ja

Vėzhgimi i konceptit politik tė Adem demaēit lidhur me zgjidhjen e problemit tė kosovės ėshtė paraqet njė rrėmujė zgjidhjesh. Nė fillimet e viteve 1991, pasi doli nga burgu, ai pėrqafoi vijėn e Rugovės, duke i thėnė atij se unė do tju ndihmoj nė rrugėn tuaj. Mė pas bashkė me disa politikanė tė tjerė, mori pjesė nė njė funeral me moton « Tė varrosim dhunėn ». Nė vitin 1994, mbrojti konceptin e projektkushtetutės sė Shqipėrisė ku problemi i Kosovės trajtohej si problem pakice kombėtare. Nė vitin 1996, pėrpunon platformėn e tij tė quajtur Ballkania.Me caktimin e tij kryetar i partisė parlamentare tė Kosovės, pėrpunon teorinė tjetėr me moto : « As luftė, as kapitullim ». Ndėrsa me fillimin e kryengritjes nė Kosovė, nė muajin gusht caktohet pėrfaqėsues politik i UCK-sė. Nuk dihet se ēfarė platforme do tė pėrcaktojė nė tė ardhmen.

 

Sali Berisha :

Nga bashkimi tek hapsirat demokratike e pėrsėri tek bashkimi

Nė fillimet e pluralizmit nė Shqipėri njė nga tezat kryesore tė Berishės, ishte pėrpunimi i platformės sė bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė. Pasi zgjidhet president i Shqipėrisė, nė vitin 1993 nė Bruksel, deklaron se Shqipėria as ka kėrkuar dhe as do tė kėrkojė ndryshime kufijsh. Nė vitin 1994, u bėn thirrje shqiptarėve tė Kosovės tė heqin dorė nga kėrkesat maksimaliste. Gjatė vizitės nė Londėr, deklaron se shqiptarėt duhet tė kenė njė autonomi si i vitit 1974. Ndėrsa nė vitin 1995, hedh tezėn e pakuptueshme nga kėrkushi se problemi i Kosovės do tė zgjidhet brėnda « hapsirave demokratike ». Ndėrsa gjatė muajit shtator 1998, deklaron pėrsėri se do tė luftojė pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Nuk dihet se ēfarė konceptesh tė tjera do pėrpunojė nė tė ardhmen.

 

Fatos Nano

Nga Republika « minus » tek « rrethimi demokratik »

Gjatė vizitės sė tij nė Zvicėr, nė takimet me komunitetin shqiptar, antarė dhe simpatizantė tė Lėvizjes popullore tė Kosovės, Nano ishte dakord me pikpamjet e tyre pėr zgjedhjen radikale tė problemit tė Kosovės. Gjatė kohės qė ishte nė burg, nuk pėrpunoi ndonjė platformė konkrete lidhur me Kosovėn. Ndėrsa mbasi i bė Kryeministėr, nė takimin me Millosheviēin nė Kretė, ishte partizan i zgjidhjes paqėsore, me tezėn drejtuar Milosheviēit se « ju qė bėtė luftėn, kini mundėsi tė bėni dhe paqen ». Gjatė vitit 1998 hedh tezėn se Kosova mund dhe duhet tė bėhet njė republikė minus. Mė vonė ashtu si Berisha, pėrpunon tezėn e pakuptueshme tė zgjidhjes sė problemit tė Kosovės nė kuadrin e « rrethimit demokratik » qė do t’i bėhet Serbisė. Nuk dihet se ēfarė konceptesh do tė pėrpunojė mė vonė

Ibrahim Rugova :

Nga protektorati tek shteti i hapur

Mė tipiku nga politikanėt shqiptarė, ėshtė Ibrahim Rugova. Nė fillimet e tij, nė prag tė Konferencės sė hagės, ai doli me tre variante pėr zgjidhjen e problemit tė kosovės, njėri prej tė cilėve ishte bashkimi me Shqipėrinė, Mė vonė hoqi dorė dhe doli me variantin e pavarsisė sė Kosovės, duke shfrytėzuar referendumin e 24 Majit 1992. Mė vonė, hodhi idenė e shtetit neutral tė kosovės, e hapur ndaj serbisė dhe Shqipėrisė. Nga mesi i viteve 1994, doli me variantin e Kosovės si protektorat nėn kujdestarinė e OKB-sė. Tani i ėshtė rikthyer tezės mbi republikėn e Kosovės. Nuk dihet se ēfarė varianti do tė pėrpunojė mė vonė.

 

Pėrmbledhje e paradoksit tė politikanėve shqiptarė lidhur me ēėshtjen kombėtare:

Periudha kohore 1992-1998

-Bashkim me Shqipėrinė

-Republikė e shqiptarėve nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi

-Pavarsi e Kosovės

-Republikė e Kosovės

-Republikė brėnda federatės ballkanike

-Shtet neutral

Shtet i hapur

-Autonomi i 1974

-Republikė minus

-Protektorat

-Hapsira demokratike

-Rrethim demokratik

-Republikė me rezolutė

 

Tiranė ; Mars-Gusht 1998