BACK

 

 

UCK-ja dhe Cinizmi  i politikės

 

 

Evolucioni i ngjarjeve nė Kosovė

 

Ēėshtja kombėtare

 

Paradokse tė politikės dhe politikanėve shqiptarė

 

 

Evolucioni i ngjarjeve nė Kosovė

 

 

Shigjetat e luftės apo pėllumbat e paqes

 

Ngjarjet ne Kosove tashme jane bere te njohura per te gjithe. Partite politike shqiptare nė opozitė apo nė pushtet kanė dhėnė dhe vazhdojne te japin variantet e tyre te zgjidhjes. Nė variantet e dhėna i gjen tė gjitha, qė nga  etja e disa politikanėve pėr tė bėrė karierė politike me « flamurin e patriotizmit »,  e deri tek angaria e disa tė tjerėve qė ngjarjet nė Kosovė ju prishėn komoditetin dhe rehatinė e pushtetit. Te njejten gje ben dhe diplomacia e politika euroamerikane. Ajo ka filluar tė merret shumė me ngjarjet nė Kosovė.  Megjithate kompleksiteti i ngjarjeve ne Kosove dhe faktori UCK, pra faktori i armatosur,  variantet e tanishme te politikes shqiptare i ka nxjerre jashte lojes duke ofruar te papritura te medha dhe te shpejta. Njė vėzhgim i thjeshtė i politikės shqiptare ndaj ngjarjeve nė Kosovė, tė ēon nė konkluzionin se ajo nė shumicėn e rasteve ėshtė njė politikė anarshiste, pa njė bosht, politikė mė shumė pėr tja hedhur kundėrshtarit politik nė Shqipėri, politikė e bazuar mbi tė dhėna operative mbi komente agjensish dhe deklarata politikanėsh tė huaj. Politikės shqiptare deri tani  i  mungon analiza e hollesishme e te gjitha varianteve te mundshme qe mund te ndodhin dhe te cilat do te kene pasoja te medha jo vetem ne Kosove por dhe ne Shqiperi.

 

Varianti i pare

NATO nė Shqipėri

 

Varianti i parė i zgjidhjes se problemit eshte paraqitur vendosja e trupave te NATO ne Shqiperi. Kėtė variant e mbron mė shumė koalicioni i pushtetit aktual. Kryeministri shqiptar Fatos Nano nė fjalimin e mbajtur nė parlamentin shqiptar gjatė interpelancės sė kėrkuar nga Komisioni i Jashtėm i Kuvėndit Popullor, midis tė tjerash deklaroi se : « Si konkluzion mund tė thuhej se prania e NATO- ėshtė jetike pėr Shqipėrinė »

Shprehja e Nanos « jetike pėr Shqipėrinė », do tė thotė se shqetėsimi i pushtetit shqiptar nuk ėshtė Kosova dhe ngjarjet qė zhvillohen atje, por Shqipėria. Por nga kush rrezikohet Shqipėria ? Kėtė kryeministri nuk e thotė.

Megjithatė varianti i disllokimit tė trupave tė NATO-s nė Shqipėri, vazhdon tė paraqitet dhe tė propagandohet si pjese e zgjidhjes se problemit kosovar. Neqoftese do ta pranojme si te vertete kete variant, natyrshem do lindin dhe disa pyetje qė kėrkojnė pėrgjigje : E para : Lufta zhvillohet ne Kosove apo ne Shqiperi?  Mbrojtesit e ketij varianti mund te thone se nga Shqiperia, NATO mund dhe do te bombardoje bazat ushtarake  dhe dispozitivin strategjik serb. Perseri lind pyetja tjeter. Po Serbia nuk mund te bombardoje bazat ushtarake ne territorin  e republikes sė Shqiperisė, si shėnjė hakmarrjeje ndaj sulmeve tė Natos ?

E dyta : Megjithė deklarimet e qeverisė shqiptare mbi ndalimin e trafikut tė armėve drejt Kosovės, apo me masat pėr bllokimin e kufirit, shumėkush e di se kufiri verior shqiptar ėshtė i hapur, deri atje sa zona verilindore ėshtė pothuaj jashtė kontrollit. Me vendosjen e trupave tė Natos nė Shqipėri, veēanėrisht nė veri tė saj, kjo do tė ketė si pasojė edhe bllokimin e kufirit verilindor, e cila do tė ketė pasoja tė rėnda pėr lėvizjen ēlirimtare tė Kosovės. A janė dakord mbėshtetėsit e pranisė sė Natos nė Shqipėri me njė pėrfundim tė tillė ?

 

Varianti i dyte.

NATO te vendoset ne Kosove.

 

Kete variant e mbron, nje pjese e opozites shqiptare. Ne nje variant te tille, eshte e qarte se forcat e Natos do te shkojne ne Kosove per te vendosur paqen me ane te forces. Tė njėjtėn veprim ato po realizojnė dhe nė Bosnjė, qysh dy vjet. Megjithatė le tė bėjmė disa arsyetime pėr tė nxjerrė mė nė pah anėt pozitive dhe negative tė disllokimit tė trupave tė NATO-s nė Kosovė. Arsyetimi i parė : Brėnda kėtij varianti, Milloshevici mund tė bėjė nje tėrheqje taktike dhe t'i bindet formalisht NATO-s.  Por jane forcat e armatosura te shqiptareve (UCK) qe tashme jane  shnderruar ne ushtri te rregullt dhe qe kane vendosur te fitojne pavarsine me ane te luftes. Ndersa koncepti euroamerikan te cilin do ta mbroje NATO me ane te forces eshte autonomia e zgjeruar apo autonomia plus. Natyrshem forcat e UCK nuk do te binden per te ndaluar luften. Nė kėto kushte ato do tė hyjnė nė konflikt me NATO-n dhe forcat e saj. Atehere cili do te jete pozicioni i politikaneve shqiptare qe sot thone se jane te gjithe me UCK? Do behen ata me NATO-n dhe do kthehen anti-UCK apo do vazhdojne te jene me UCK dhe do behen anti NATO? Arsyetimi i dytė : Brėnda kėtij varianti, forcat e Natos, do tu kėrkojnė palėve ndėrluftuese armėpushimin ndėrsa popullit tė Kosovės dorėzimin e armėve. Natyrshėm populli shqiptar nė Kosovė, i cili ėshtė tepėr mosbesues ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare, nuk do ta pranojė dorėzimin e armėve. Kėsisoji do tė ndryshojė dhe misioni i Natos, forcat e sė cilės mė shumė do tė merren me shqiptarėt se sa me paqen midis shqiptarėve dhe serbėve. Cili do tė jetė qėndrimi i politikanėve shqiptarė nė kėtė rast ?

 

Varianti i tretė

Bisedime me ēdo kusht

 

Milosheviēi te filloje menjehere bisedimet per dhenien e statusit te autonomise se zgjeruar Kosoves dhe politikanet shqiptare ne Prishtine e Tirane te detyrohen nga politika euroamerikane ta pranojne kete oferte. Ne menyre te natyrshme forcat e UCK nuk do ta pranojne dhe do te vazhdojne luften. Ne nje variant te tille, bashkesia nderkombetare do te ndryshoje qendrimin ndaj saj duke u rikthyer ne cilesimin dhe akuzat pėr « terrorizėm » dhe prishes te bisedimeve paqesore. Brenda ketij varianti shtrohet perseri nje pyetje. Cili do te jete qendrimi i politikaneve shqiptare ndaj forcave te UCK, ky qe eshte sot apo ai qe neser do te jape bashkesia nderkombetare? Do te rreshtohen politikanet shqiptare perkrah bashkesise nderkombetare per te neutralizuar UCK apo do te qėndrojnė perkrah saj. Le tė tėrheqim njė paralele historike vetėm pėr tė freskuar kujtesėn e opinionit publik.

 

Memoria historike:1920-1927

 

Mbreteria serbo-kroato-sllovene u krijua ne vitin 1919, ndėrsa nė vitin 1927 u quajt Jugosllavi. Njė nga vendimet e tjera tė Konferencės sė Versajės ishte lėnia nė fuqi i vendimeve tė Konferencės sė Londrės, qė mė shumė se gjysmėn e trojeve shqiptare i la nėn juridiksionin e mbretėrisė serbo-kroato-sllovene. Pas kėsaj, ne Kosove filloi njė lėvizje e gjerė e armatosur e quajtur si Levizja  Kacake e cila arriti te krijoje dhe zona te lira siē ishte ajo e Junikut dhe e Drenices. Nė fillimet e saj, kjo kryengritje udhėhiqej dhe drejtohej nga Komiteti Qėndror i Mbrojtjes sė Kosovės, me udhėheqės, Hoxhė Kadri Prishtinėn dhe Hasan Prishtinėn, duke patur si gazetė tė saj, gazetėn « Populli » me kryeredaktor Sali Nivicėn. Kryengritja kishte pėrkrahjen e shtetit tė sapoformuar dhe sapo ndėrtuar shqiptar. Pas 7 vjetesh, e izoluar nga bashkesia nderkombetare dhe se fundi nga shteti shqiptar, kjo levizje dėshtoi. Ne vitin 1945,  konferenca e Jaltes vendosi  te njohe Jugosllavine, me tė gjitha teritoret e saj, duke lėnė brenda saj dhe teritoret shqiptare. Pas kėsaj ne Drenice, fillon nje levizje tjeter e armatosur e cila krijoi dhe zonen e lire te Drenices. Por pas disa muajsh, izoluar nga bashkesia nderkombetare dhe nga shteti shqiptar,  edhe kjo kryengritje deshtoi.

 

Varianti i katėrt

Pėrpjekjet pėr diskreditimin e UCK-sė

 

Deri tani akuzat serbe, ashtu si edhe sulmet ushtarake ndaj UCK si "organizate dhe levizje terroriste" kane deshtuar. Ushtria Clirimtare e Kosovės po i shton radhet e saj shumė shpejt.

Megjithate fabrika e propagandes serbe, por edhe ne qarqet nderkombetare ka filluar perpunimi i qendrimeve te reja qe mund tė  duhen nesėr ne funksion tė nevojave dhe interesave politike tė caktuara. Kėshtu ne disa gazeta me peshe te perendimit apo nė disa intervista politikanėsh perėndimorė po flitet pėr karakterin gjoja « ideologjik » tė lėvizjes ēlirimtare nė Kosovė. Pėr interesa politike tė caktuara, nė kėtė fushatė ėshtė reshtuar dhe njė pjesė e shtypit shqiptar. Ndėr pohimet dhe deklarimet mė tė pėrhapura deri tani janė ato se "shumica e UCK jane idhtare te Enver Hoxhes, ndersa nje pjese e vogel jane fondamentaliste islamike". Ndersa nga nje prej krereve te opozites shqiptare u be insinuata se "brenda radheve te UCK, ka agjente te UDB", sikur tė mos dihej e verteta e thjeshte qė shėrbimet sekrete gjithmone bėjne detyren e tyre, aq sa mund ta bėjnė. Per amatoret e politikes, etiketime te tilla jane te parendesishme, ndėrsa per politikanet shqiptare dhe shtabet e tyre te eksperteve, ato marrin rendesi te veēante ne funksion te luftes per pushtet qe zhvillohet qofte ne Shqiperi sot, qofte per karriket e pushtetit te neserm ne Kosove. Cila eshte arsyeja qe ka filluar tani ky lloj rivleresimi, per ta paraqitur UCK si levizje « ideologjike »? Mos valle etiketimi i sotem eshte bazamenti teorik i kundervenies se saj neser, kur ta duan interesat e politikes nderkombetare apo tė qarqeve tė caktuara shqiptare nė Tiranė dhe nė Prishtinė? Ngjashmėria historike ėshtė shumė tragjike, megjithatė ajo ka nevojė tė thuhet. Ne Kurdistan ka shume forca politike dhe qė tė gjitha pretendojnė qė luftojne per liri dhe te drejta demokratike, por ato nuk perkrahen njėsoj, nga bashkesia nderkombetare. Tė tillė qė pėrkrahen janė Masud Barzani dhe Xhelal Talabani, dy drejtuesit kryesorė tė dy partive politike nė Irakun e Veriut. Vetem kurdet qe luftojne me armė, per pavarsine e Kurdistanit nuk perkrahen. Shkaku : Pėrkrahja ndaj tyre do tė thotė cėnimi i interesave jetike tė Aleancės sė Atllantikut verior, antare e sė cilės ėshtė Turqia. Preteksti: Sepse ata jane nje "levizje ideologjike" pasi udhehiqen nga Partia e Punes e Kurdistanit e cila eshte etiketuar si "marksiste-leniniste".  Mos valle dhe ndaj UCK po behen pergatitje qe ta perpunojne opinionin se ajo eshte nje levizje "enveriste dhe fondamentaliste". Artikulli i botuar se pari ne "Zydojce Cajtung" dhe i ribotuar ne faqet e shtypit shqiptar, apo artikujt e tjerė bashkė me deklaratat e disa politikanėve shqiptarė dhe tė huaj, nuk janė rastesi. Cili eshte qendrimi i politikaneve shqiptare ndaj ketij varianti? Per me teper cili eshte qendrimi i sotem dhe cili do te jete qendrimi i neserm ndaj pasojave te perpunimit te opinionit se rezistenca e armatosur ne Kosove eshte nje levizje ideologjike dhe per me teper me peshe emocionale negative ne perendim sic eshte termi "idhtare te Enver Hoxhes dhe fondamentaliste".

 

Memoria historike

 Ajo ėshtė tragjike dhe cinike. Bashkesia nderkombetare nuk i thote gje Turqise kur ajo shkel sovranitetin e nje vendi si Iraku dhe futet ne Irakun verior, pasi sipas propagandės perėndimore, "ajo lufton bazat e terroristeve te PPK" Po keshtu bashkesia nderkombetare nuk i thote gje Izraelit kur ai nderrmer inkursione ne Libanin e Jugut, pasi ai shkon atje pėrØseri sipas propagandės perėndimore "per te shkaterruar bazat e terroristeve islamike te Hezbollahut" Fillimi i propagandes se sotme mbi UCK si "levizje ideologjike" me konatacion negativ qe natyrisht zanafillen e ka ne Beograd dhe nė perkrahesit e Serbise ne perėndim, eshte rastesi apo krijimi i bazamentit teorik qe neser serbet te bejne inkursione ne Kosovė, natyrisht edhe me bekimin e pushtetit te ri te neserm ne Kosovė, por, ndoshta, edhe ne Veri te Shqiperise per te "shkaterruar bazat e UCK"? U takon politikaneve shqiptare dhe eksperteve te tyre ta analizojne dhe ta neutralizojne qysh tani ne fillim kėtė propagandė me prapavijė tragjike pėr popullin shqiptar.

Mund te vazhdonim dhe me shume, por dhe kaq mjafton per te nxjerre nje konkluzion. Problemi eshte jashtezakonisht kompleks dhe i nderlikuar.  Te gjitha variantet e zgjidhjes se problemit shqiptar tashme jane mbi tavolinat e diplomacise dhe mbi hartat e gjeneraleve euroamerikane. Bashke me pellumbat e paqes jane dhe shigjetat e luftes. Ndoshta, arsenali i planifikuar ushtarak, duhet te ekzekutohet deri ne fund.

 

 

 

                                       Pjesa e dytė (Pas tre muajsh)

 

Pėr Kosovėn flitet kudo dhe nga tė gjithė pjestarėt e botės politike dhe propagandistike. Janė tė shumta parashikimet, vlerėsimet, konsideratat, krahasimet etj. Por nė morinė e tyre vihet re njė dozė e theksuar subjektivizmi e cila nuk ėshtė rastėsi.  Ajo ėshtė pasojė e interesave partiake brėnda Kosovės,  brėnda Shqipėrisė, apo e interesave politike tė kėsaj apo asaj fuqie tė madhe nė mardhėniet ndėrkombėtare.

Njė analizė e hollėsishme dhe e paanshme e varianteve tė mundshme tė zhvillimit tė ngjarjeve nė Kosovė, do ta bėjė mė tė prekshėm dhe mė konkret si interesat partiake, ashtu dhe llogaritė politike tė fuqive dhe forcave politike tė caktuara. Gjoja « rastėsisht », kur flitet pėr Kosovėn, jo rrallė herė nuk mungojnė krahasimet e saj me Bosnjėn, Kurdistanin, Afganistanin apo Ceēeninė. Tek njė pjesė krahasime tė tilla janė shprehje e naivitetit politik, ndėrsa tek njė pjesė tjetėr veēanėrisht tek disa analistė europiane, nuk janė gjė tjetėr veēse justifikimi i agresorit serb, dhe pėrpunimi i opinionit shqiptar pėr pranimin e zgjidhjeve tė ndryshme politike qė do t’i serviren shqiptarėve tė Kosovės.

 

                                                      Kosova dhe Bosnja

 

          Njė pjesė e konsiderueshme e politikės dhe e propagandės shqiptare dhe ndėrkombėtare, kur flasin pėr ngjarjet nė Kosovė, e krahasojnė atė me Bosnjėn. Si tregues tė vėrtetėsisė tė krahasimit tė tyre marrin represionin dhe masakrat sėrbe nė Bosnjė. Megjithatė krahasimi ėshtė i papėrshtatshėm dhe nuk i qėndron realitetit. Cila ėshtė arsyeja ?

E para : Nė Bosnjė gjatė viteve 1992-1996, u zhvillua njė luftė e ashpėr civile midis tre etnive tė tė njėjtit grup populli, sėrbėve, kroatėve dhe boshnjakėve, tė cilėt bėjnė pjesė nė grupin e popujve sllavė. Ndėrsa nė Kosovė nuk kemi luftė civile, por luftė midis popullit shqiptar dhe forcave tė policisė dhe ushtrisė sėrbe.

E dyta : Nė Bosnjė pati vertet gjenocid nga ana e serbėve ndaj boshnjakėve, por pati gjenocid dhe nga ana e kroatėve ndaj boshnjakėve, ashtu siē pati nė njė masė mė tė vogėl dhe nga ana e boshnjakėve ndaj kroatėve dhe sėrbėve. Ndėrsa nė Kosovė deri tani kemi vetėm reprazalje tė policisė dhe ushtrisė serbe ndaj shqiptarėve dhe njė qėndrim shumė dinjitoz dhe civilizues tė shqiptarėve ndaj pakicės sėrbe. Shėmbulli mė i qartė ėshtė rasti i Rahovecit, ku forcat e Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės, kapėn robėr 35 serbė tė armatosur midis tė cilėve dhe priftėrinj dhe ja dorėzuan organeve tė kryqit tė kuq ndėrkombėtar.

E treta : Nė luftėn e zhvilluar nė Bosnjė, u pėrzie lufta civile me luftėn fetare. Eshtė e njohur doktrina e Alija Izetbegoviēit mbi kombin musliman. Kėsaj ju pėrgjigje dhe ana serbe dhe kroate mbi kombin e krishterė. Ndėrsa populli shqiptar nė Kosovė zhvillon njė luftė tė pastėr ēlirimtare. Doktrina e luftės sė tij ėshtė evropiane, moderne dhe civilizuese. Pėrpjekjet qė bėhen pėr ta paraqitur UCK-nė me tendenca fondamentaliste, janė tė destinuara tė dėshtojnė. Mjafton njė fakt. Nė radhėt e ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės, marrin pjesė si luftėtare mjaft gra dhe vajza. Por kushdo qė e njef integralizmin islamik e di se cili ėshtė qėndrimi i tij ndaj grave dhe vajzave.

E katėrta : Bosnja nė fund tė luftės u nda midis serbėve, boshnjakėve dhe kroatėve, duke u krijuar njė federatė kroato-boshnjake dhe njė republikė e serbėve. Kosova nuk mund tė ndahet, pasi nė Kosovė, banojnė njė shumicė prej 90% shqiptarėsh dhe njė pakicė e vogėl sėrbe. Pra Kosova nuk ėshtė Bosnjė. Duke mos qėnė nuk ka se si tė bėhet. E tillė ajo ėshtė shpesh herė nė intervistat e politikanėve apo ngjashmėritė e analistėve politikė.

 

 

                                                    Kosova dhe Kurdistani

 

Ka njėfarė ngjashmėrie midis kombit shqiptar dhe kombit kurd. Kurdėt janė tė shpėrndarė nė katėr shtete, nė Turqi, Irak, Iran dhe Siri. Por nuk kanė nė asnjė prej kėtyre shteteve shtetin e tyre, me pėrjashtim tė njė autonomie nė Irakun verior e cila u fitua pas viteve 90-tė me pėrkrahjen amerikane. Shqiptarėt janė tė shpėrndarė nė Jugosllavi, Mal tė Zi, Maqedoni dhe Shqipėri, duke patur nė Shqipėri shtetin e tyre. Por nuk ka asnjė ngjashmėri nė luftėn qė zhvillohet pėr fitimin e pavarsisė sė Kurdistanit dhe nė luftėn pėr fitimin e pavarsisė sė Kosovės.  Aktualisht kurdėt luftojnė tė fitojnė tė drejtat e tyre, duke qėnė nėn drejtimin dhe udhėheqjen e tre udhėheqsve kryesore, Masud Barzani, Xhelal Talabani dhe Abdullah Oēalani. Dy tė parėt kėrkojnė ta realizojnė pavarsinė e Kurdistanit me rrugė paqėsore dhe kombinacione politike veēanėrisht nė teritorin e Irakut. Ndėrsa Partia e Punės e Kurdistanit e drejtuar nga Oēalani kėrkon ta fitojė kėtė me anė tė luftės sė armatosur veēanėrisht nė teritorin e Turqisė.

E para : Pėr shkak tė interesave jetike tė Amerikės nė Turqi dhe pėr shkak tė antarsisė tė Turqisė nė NATO, bashkėsia ndėrkombėtare nuk e pėrkrah luftėn e partisė sė Punės sė Kurdistanit tė drejtuar nga Oēalani. Pėrkundrazi kėtė luftė e ka konsideruar si terroriste dhe ideologjike. Ndėrsa nė ish-Jugosllavi, Amerika nuk ka interesa jetike, po kėshtu Jugosllavia aktuale akoma nuk ėshtė pranuar nė asnjė organizatė europiane. Nė tė kundėertėn nė zhvillimet politike nė Ballkan kemi ndeshjen e rivalitetit euro-amerikan. Eshtė kjo arsyeja qė Amerika pėrkundėr pėrpjekjeve pėr klasifikimin e Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės si terroriste e mori atė nė mbrojtje duke deklaruar me anė tė zėdhėnėsit tė saj Rubin se « ai qė lufton pėr tė mbrojtur pragun e shtėpisė nuk mund tė jetė terrorist, por ėshtė luftėtar i lirisė ».

E dyta : Lufta e partisė Punės tė Kurdistanit, qė zhvillohet nė Turqi, nuk gjen mbėshtetje me pėrjashtim tė zonave kurde,  tė Irakut tė veriut. Vetėm aty kurdėt kanė fituar njė lloj autonomie, por qė vazhdojnė tė ndeshen fraksionet rivale tė Barzanit qė mbėshtetet nga Iraku dhe Talabanit qė mbėshtetet nga Irani. Ndėrsa lufta e popullit shqiptar nė Kosovė, ka gjetur mbėshtetjen e popullit dhe shtetit shqiptar. Pavarsisht nga shkatėrrimet e shtetit shqiptar gjatė vitit 1997, pavarsisht nga lufta shpesh herė e paskrupullt politike qė zhvillohet nė Shqipėri, nė fund tė fundit ka njė konsensus mbarė popullor dhe politik nė mbėshtetje tė popullit shqiptar nė Kosovė. Pra Kosova nuk do tė bėhet Kurdistan. E tillė ajo mund tė jetė nė ndonjė intervistė politikani apo disa analiza politologėsh, por jo nė realitet. Nė realitet Kosova do tė mbetet Kosovė.

 

 

                                                    Kosova dhe Afganistani

 

Nga disa politikanė dhe analistė politike perėndimorė ėshtė hedhur teza se Kosova nesėr mund tė shndrrohet nė njė Afganistan tė Evropės. Prapaskena e njė teze tė tillė ėshtė shumė dashakeqe. Pėr tu bindur mė shumė mbi kėtė prapaskenė le tė rikujtojmė pėrvojėn e Afganistanit. Nė vitin 1979, Afganistani i pushtua nga trupat sovjetike. Trupat e rezistencės afgane luftuan pėr vite tė tėra kundėr pushtuesit sovjetik, gjersa trupat sovjetike nė vitin 1992 u tėrhoqėn nga Afganistani. Por qysh nga viti 1992 e deri mė sot nė Afganistan vazhdojnė luftimet midis fraksioneve rivale. Ja kronologjia e shkurtėr :

 

Afganistani pas pushtimit sovjetik

Viti 1992, Pėrmbyset regjimi « komunist ». Pas aleancės sė lidhur me njė nga shefat e vjetėr tė milicisė komuniste, Abdul Dostum, shefi i luftės antisovjetike Massud marshon drejt Kabulit. Presidenti prosovjetik Naxhibullah, jep dorėheqjen. Fillon lufta midis fraksioneve tė ndryshme tė rezistencės antisovjetike.

Viti 1994, krijohet aleanca midis Hekmatjarit dhe Dostumit qė provojnė nė 1 janar 1994 tė pėrmbysin qeverinė e presidentit Rabani dhe shefit tė tij ushtarak Massud. Nė Kabul zhvillohen luftime tė pėrgjakshme.

Viti  1994, krijohet lidhja e studentėve islamikė talibanė e cila arrin sukseset e para duke vėnė nėn kontroll qytetin e rėndėsishėm tė Kandaharit nė veri tė Afganistanit.

Viti 1996, talibanėt arrijnė tė marrin Kabulin nė muajin shtator 1996 dhe  vendosin pushtetin e tyre tė bazuar vetėm mbi sheriatin

Viti 1997, pas shumė pėrpjekjesh pėr tė marrė kryeqytetin e Afganistanit verior, Mazar-el-Sharif, talibanėt thyhen nga ushtria uzbeke e Dostumit. Lufta aktualisht zhvillohet midis “ aleancės sė veriut ” dhe talibanėve.

Dhe sot nė Afganistan, vazhdon lufta midis fraksioneve rivale brėnda vetė Afganistanit. Por Kosova nuk ėshtė Afganistan dhe as mund tė bėhet e tillė. Ja arsyet :

E para : Nė Afganistan jetojnė tre etni kryesore qė pėrbėhen nga afganėt, uzbekėt dhe taxhikėt. Dy tė fundit kanė shtetet e tyre amė, gjer dje nė pėrbėrje tė Bashkimit Sovjetik, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Aktualisht lufta qė zhvillohet nė Afganistan, ėshtė luftė se cili grup prej kėtyre etnive do tė drejtojė dhe udhėheqė Afganistanin. Talibanėt tė cilėt pėrfaqėsojnė etninė afgane, janė krijuar si Lėvizje politike nė vitin 1994. Kjo lėvizje udhėhiqet nga Mullah Mohamed Omar. Taxhikėt udhėhiqen dhe drejtohen nga Ahmed Shah Massud, i cili quhet ndryshe « luani i Panshirit ». Massudi deri nė vitin 1992 ka qėnė drejtuesi i rezistencės anti sovjetike nė Afganistan dhe pėrkrahės i qeverisė sė parė tė krijuar pas tėrheqjes sovjetike. Taxhikėt janė popullsia e dytė nė vėnd. Uzbekėt udhėhiqen dhe drejtohen nga Abdul Rashid Dostum.Dostumi ka qėnė pėrkrahės i forcave sovjetike tė pushtimit nė Afganistan. Azerėt janė grupi etnik mė i vogėl nė Afganistan. Aktualisht ata udhėhiqen nga dy prijės, nga Abdul Karim Halili dhe Abdul Karim Akbari. Le tė bėjmė krahasimin me Kosovėn edhe nė kėtė ēėshtje. Ndėrsa nė Kosovė ka vetėm njė etni, ajo shqiptare, dhe nuk ka bazė lufta midis fraksioneve rivale.

E dyta : Nė Afganistan shkaku i dytė i luftės disa vjeēare civile ka tė bėjė me thelbin e shtetit afgan. Shteti afgan do tė jetė njė shtet laik apo fetar. Prandaj dhe aktualisht nga njėra anė janė talibanėt qė duan shtetin fetar tė bazuar mbi sheriatin dhe nga ana tjetėr ėshtė ajo qė quhet aleanca e veriut e cila kėrkon njė shtet tė ngjashėm me Turqinė. Ndėrsa nė Kosovė, ky problem, nuk ekziston sot, por nuk ka pėr tė ekzistuar as nesėr. Doktrina e Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės, por dhe e partive politike nė Kosovė, ėshtė njė doktrinė europiane, e cila megjithė kundėrshtitė, ka tė pėrbashkėt ndėrtimin e njė shteti modern nė Kosovė. Pra Kosova nuk mund tė bėhet Afganistan. E tillė ajo ėshtė nė ndonjė intervistė politikani, apo nė disa shkrime analistėsh tė perėndimit tė cilėt me kėtė krahasim, duan t’i heqin mbėshtetjen euroamerikane luftės sė popullit shqiptar nė Kosovė.

E treta : Rivaliteti midis fuqive tė mėdha ėshtė njė faktor tjetėr i luftės civile nė Afganistan. Vetėm po tė shikojmė mbėshtetjen e hapur qė po u jepet fraksioneve ndėrluftuese, tablloja bėhet mė e qartė. Pėr shkak tė kalimit tė gazsjellėsit tė madh, qė do tė niset nga Kazakistani, do tė kalojė nėpėr Afganistan e Pakistan duke pėrfunduar pėr furnizimin e bazės sė madhe tė Dieogo-Garcias, lėvizja talibane edhe pse ėshtė pėr njė shtet tė mbėshtetur nė Sheriatin, ajo pėrkrahet nga Amerika dhe Pakistani. Ndėrsa taxhikėt dhe uzbekėt tė cilėt krijuan atė qė quhet « Aleanca e Veriut », pėrkrahet nga rusėt. Ndėrsa lufta popullore qė ka shpėrthyer nė Kosovė, ka nė themel, aspektin ēlirimtar. Ndikimi i faktorit ndėrkombėtar nė kėtė rajon ka tė bėjė me pėrkrahjen e luftės ēlirimtare apo me pėrkrahjen e okupatorit.

 

Kosova dhe ēeēenia

Nė morinė e krahasimeve tė luftės qė bėhet nė Kosovė, nga disa politikanė dhe analistė, ka filluar tė pėrdoret dhe shėmbulli i luftės sė popullit ēeēen, pėr pavarsi nga Rusia. Megjithė ngjashmėritė, lufta e popullit ēeēen, nuk ngjan me luftėn e popullit tė Kosovės. Ka disa arsye aktuale dhe historike.

E para : Lufta e popullit ēeēen kundėr Rusisė, thelbi i saj ēlirimtar, u mbulua nga velloja fetare, nga muslimanizmi. Edhe Xhokhar Dudajevi, edhe i moderuari Asllan Maskadov edhe fundamentalisti Shamil Basajev, qė tė tre si doktrinė tė tyre pėrdorėn Kuranin. Ndėrsa populli i Kosovės dhe drejtuesit e tij, qoftė tė UCK-sė, apo qoftė politikanėt e tjerė, si mbulesė tė luftės sė tyre ēlirimtare kanė antifashizmin.

E dyta : Nė luftėn e popullit ēeēen pėr pavarsi, veē luftės ēlirimtare, nga segmente tė ndryshėm tė luftėtarėve ēeēenė, veēanėrisht ata qė drejtoheshin nga Shamil Basajevi, u pėrdorėn dhe format e luftės terroriste, aktet e terrorit ndaj popullsisė civile ruse. Rasti i rrėmbimit tė tė sėmureve tė spitalit tė Budjanovskit si peng ėshtė njė prej kėtyre akteve. Ndėrsa drejtuesit shqiptarė te luftės nė Kosovė, deri tani kanė treguar se nuk e njohin terrorizmin nė arritjen e qėllimit tė tyre. Lufta e tyre ėshtė luftė e pastėr dhe e theksuar ēlirimtare nė formė dhe nė pėrmbajtje.

E treta : Nė mardhėniet ndėrkombėtare tė pas luftės sė dytė botėrore, e drejta historike ėshtė plotėsisht nė anėn e popullit shqiptar tė Kosovės, ndėrsa nuk ėshtė kėshtė pėrsa i pėrket popullit ēeēen. Pėrse e nėnvizojmė njė gjė tė tillė. Le tė bėjmė njė vėshtrim tė shkurtėr historik tė pas luftės sė dytė botėrore bazuar nė vendimet e Konferencės sė Potsdamit. Siē dihet  Konferenca e Potsdamit e zhvilluar nė maj 1945, mori vendimet pėrfundimtare pėr rregullimin e hartės sė Evropės. Figurat ishin po ato tė Konferencės sė jaltės; Ēurēill, Stalin dhe nė vėnd tė Ruzveltit qė kishte vdekur, mori pjesė Trumani. Njė ndėr vendimet e kėsaj Konference, ishte e drejta qė u jepej shteteve fituese tė Evropės Lindore dhe Qėndrore, pėr deportimin e pakicave kombėtare, qė kishin marrė pjesė aktivisht nė anėn e bllokut fashist. Nė kėto pakica nacionale qė numuronin rreth 13 million vetė, bėnin pjesė dhe ēeēenėt, tė cilėt me shumicė u deportuan nga trojet e tyre. Vetėm shqiptarėt e Kosovės dhe maqedonet e Maqedonisė, sipas kėsaj Konference nuk u lejua tė deportoheshin, pasi ata kishin marrė pjesė nė luftėn antifashiste dhe ishin rreshtuar nė anėn e fituesve. Historiani i shquar Henri Bogdani, na e jep tė plotė kėtė tabllo. Ja se ēfarė thotė ai: "Nė konferencėn e Potsdamit, u diskutua, pėr mundėsinė e shpėrnguljes sė popullsisė sė njė race tjetėr...Viktimat e kėtyre transferimeve tė popullsisė, u bėnė kryesisht, gjermanėt, hungarezėt dhe polonezėt. Gjermanėt e Prusisė Lindore dhe rajonet e kaluara nėn sovranitetin e Polonisė, u shpėrngulėn nė mėnyrė brutale gjatė dimrit tė 1945-1946, drejt Gjermanisė. Qeveria ēekosllovake, pėrdori mundėsinė qė asaj i ishte ofruar nga Aleatėt dhe qė ndėrkaq ishte konform me programin e Kosicės. Nga muaji maj deri nė gusht 1945, rreth 800-mijė gjermanė, u shpėrngulėn drejt Austrisė, pastaj pas Konferencės sė Potsdamit, 2-milion e gjysėm gjermanė, u erdhi radha pėr shpernguljen e tyre nė kushte tepėr tė vėshtira. U autorizuan tė qėndronin rreth 155-mijė gjermanė antinazistė, ose tė konsideruar tė tillė. Shtetet e tjera danubiane, shpėrngulėn gjithashtu, gjermanėt qė jetonin prej shekujsh nė teritoret e tyre........Sa pėr gjermanėt e Jugosllavisė, fati i tyre ishte sigurisht mė tragjik; nga 450-mijė qė ishin akoma nė Jugosllavi nė 1945, rreth 140 deri nė 260-mijė sipas burimeve u masakruan gjatė transferimit, tė tjerėt, me shumė vėshtirėsi arritėn nė Austri....Tė vetmet minoritete nacionale, qė nuk u prekėn nga transferimet  masive tė popullsisė, ishin shqiptarėt dhe bullgaro-maqedonėt e Jugosllavisė.(Henri Bogdan. Histoire des Pays de l'Est, faqe 391-392).

Pra Kosova nuk ėshtė dhe nuk mund tė bėhet ēeēeni. E tillė ajo ėshtė vetėm nė ndonjė intervistė apo paralelizėm historik.

 

Kosova ėshtė Kosovė

Kryengritja nė Kosovė ka ngjashmėritė e saj, me shumė kryengritje tė zhvilluara nė tė kaluarėn apo nė tė sotmen. Nė ēdo kohė dhe nė ēdo etapė tė zhvillimit tė historisė me dhjetra dhe qindra popuj, kanė bėrė kryengritje kundėr dhunės dhe padrejtėsive, kundėr pushtuesve tė huaj. Megjithatė ngjashmėria  nuk ka tė bėjė me thelbin e saj. Thelbi i kryengritjes nė Kosovė pėrputhet plotėsisht me format e saj tė shfaqjes. Deri tani ajo duke qėnė njė luftė ēlirimtare, ka zgjedhur ato forma tė cilat para saj i kanė zgjedhur popujt e tjerė evropianė, francezė, anglezė, gjermanė, italianė etj veēanėrisht gjatė luftės sė dytė botėrore. Ajo i shėrben dhe duhet tu shėrbejė politikanėve dhe analistėve politikė, pėr tė njohur mė mirė thelbin e asaj qė studjojnė. Nisur nga ky postulat i njohur, analiza e kryengritjes nė Kosovė, duhet bėrė mbi bazėn e njohjes sė veēorive konkrete tė shpėrthimit tė kėsaj kryengritje, mbi bazėn e njohjes sė historisė sė coptimit tė trojeve shqiptare, mbi bazėn e analizės sė pajtueshmėrisė dhe rivaliteteve ndėrkombėtare lidhur me tė sotmen dhe tė ardhmen e saj.

Nga Vlora nė Drenicė

Titulli i mėsipėrm ėshtė shumė domethėnės. Nė mars 1997 nė Vlorė shpėrtheu njė kryengritje, thelbi i tė cilės ishte dinjiteti kombėtar i poshtėruar dhe nėpėrkėmbur gjatė periudhės 1992-1997. Fatkeqsisht kjo kryengritje u shtyp nė « mėnyrė demokratike », nga partitė politike shqiptare tė majta dhe tė djathta si dhe nga bashkėsia ndėrkombėtare. Por jehona e saj mbeti, jehona e saj u pėrhap nė mbarė kombin shqiptar si thelb i saj. Megjithė propagandėn e madhe shpesh herė tė egėr qė u bė kundėr saj nga shumica e shtypit dhe politikanėve, veēanėrisht nė Kosovė, pas njė viti, pra nė Mars 1998, nė Drenicė, nė  « Labėrinė » e Kosovės, nisi njė kryengritje akoma mė e madhe, mė njė shtrirje mė tė gjėrė, dhe mė njė organizim mė tė madh. Drenica tregoi se propaganda e « xhonturqve shqiptarė » tė pluralizmit, nė Tiranė apo Prishtinė,  nuk mundi ta shuante dot jehonėn, nuk mund ta fshihte dot thelbin e kryengritjes sė Vlorės, karakterin e saj idealist dhe atdhetar.

 

                                                                                              Retrospektivė

Xhonturqit shqiptarė tė pluralizmit

(Zvicėr Maj 1997)

Revolta popullore qė shpėrtheu nė Shqipėri nė fillim tė muajit Mars 1997, ka vėnė nė lėvizje tė gjithė jetėn politike dhe propagandistike shqiptare qė nga Prishtina deri nė Sarandė. Janė me qindra dhe mijra komente, informacione, analiza, gjykime pėr kėto ngjarje. Rrallė herė jeta politike dhe propagandistike shqiptare ėshtė shfaqur kaq hapur, kaq lakuriq sa kėtė herė.

Por dhe rrallė herė janė shfaqur disa dukuri trishtuese tė jetės politike shqiptare se sa kėtė herė.Kėto dukuri janė tė shumta, por do tė evidentojmė disa prej tyre.

 

Krahinarizmi primitiv nė pluralizėm

  Krahinarizmi pėrbėn njė ndėr tiparet kryesore tė politikės dhe propagandės shqiptare tė kėsaj periudhe. Shumica e politikės dhe propagandės sė Kosovės e ka shfaqur kėtė tipar me hapur se kurrė. Njė analizė e shkrimeve dhe deklaratave tė mjaft politikanėve dhe gazetarėve nga Kosova, dėshon se ata, gjatė kėsaj periudhe janė rreshtuar pėrkrah Berishės dhe grupit tė tij. Cila ėshtė arsyeja ? Po tė lexosh shkrimet dhe deklaratat e tyre, nuk gjen asnjė arsye politike, ideologjike apo nacionale. E vetmja arsye pėr ata ėshtė fakti se Berisha ėshtė nga veriu, ata qė u revoltuan ndaj tij janė nga jugu. Prandaj Berisha duhet mbrojtur, duhet pėrkrahur, se ai ėshtė nga « krahina jonė », tė tjerėt janė nga krahina tė tjera, prandaj janė armiq. Kėtė vijė sjelljeje e gjen tek deklaratat e Demaēit, tė Hydajet Hysenit, Xhafer Shatrit, Luljeta Pulės, dhe tė shumicės sė partizave tė tjera nė Kosovė. Ashtu siē e gjen tek  disa gazeta tė cilave u prin gazeta « Bota Sot ».

Shkrimet e kėsaj periudhe treguan veēanėrisht nė Kosovė se ndjenja e krahinizmit ėshtė shumė mė e fuqishme se bindjet politike. Fakt i qartė pėr pohimin e mėsipėrm eshtė kundėrvėnia e politikės dhe propagandės sė Kosovės dhe ndaj vijės politike tė Ibrahim Rugovės. Eshtė tashmė e njohur se Rugova ndaj ngjarjeve nė Shqipėri bėri njė veprim tė mėnēur politik. Ai jo vetėm qė u distancua nga Berisha, duke kėrkuar krijimin e njė qeverie koalicioni dhe zgjedhje tė parakohshme, por shkoi dhe mė tej duke e ftuar Berishėn tė jepte dorėheqje. Me kėtė veprim Rugova doli hapur si zėdhėnės i qėndrimeve tė Amerikės. Megjithkėtė, mjaft analistė, publicistė dhe politikanė antarė tė partisė sė Rugovės apo aleatė tė tij, dolėn hapur nė mbrojtje tė Berishės dhe ju kundėrvunė Kryetarit tė tyre. Nuk ishin bindjet politike qė sollėn kėtė qėndrim, nuk ishte meraku i Kosovės, por ishte thjesht « kushtrimi i tė parėve », ishte ndjenja e krahinizmit primitiv ajo qė doli lakuriq nė qėndrimin e tyre. Mentaliteti i fisit, i bajrakut, i qehajait apo kajmekamit ėshtė i tillė ; ai nuk e kapėrcen dot kufirin e fisit apo tė bajrakut. Megjithse jeton nė fundin  e shekullit tė 20-tė, megjithse hiqen modernė demokratė e bashkėkohorė, njerėz tė tillė nė thelbin e tyre, jetojnė me mėndėsitė e shekullit tė 19-tė. Tė gjithė ata qė ngrihen kundėr tė parit tė fisit apo tė bajrakut tė tyre, pėr ata janė armiq, tradhėtarė, qė duhen ndėshkuar dhe dėnuar.

 

Tezat greke si mjet propagande

 

   Propaganda dhe kundėvėnia e mjaft analistėve, gazetarėve  dhe politikanėve tė Kosovės ndaj ngjarjeve qė ndodhėn nė jug tė Shqipėrisė, ėshtė e mbushur plot me paradokse nga mė tė ndryshmet. Ata i kanė sulmuar dhe vazhdojnė t’i sulmojnė me tėrbim kėtė ngjarje duke pėrdorur lloj lloj emėrtimesh nga mė tė neveritshmet. Por ajo qė bie mė shumė nė sy ėshtė fakti se, me dashje apo pa dashje, me qėllim apo pa qėllim, kjo propagandė  ndaj ngjarjeve tė Jugut, nė thelbin e saj nuk ėshtė gjė tjetėr veēse jehonė e tezave greke ! ! !. Cili ėshtė thelbi i kėsaj propagande ? Ja disa pohime : « Jugun e kanė marrė grekėt. Ata qė janė ngritur kundėr Berishės janė grekė, nė Vlorė luftojnė grekėt, nė Tepelenė pėrsėri janė grekėt. Tė gjithė ata qė janė nga jugu si Fatos Nano, Fatos Lubonja, etj janė grekė » etj pohime  si kėto. Le tė prekim shkarazi dhe tezat shoviniste greke. Sipas kėtyre tezave nė Shqipėri  jetojnė me shumė se 400 mijė grekė. Pra gati tė gjithė shqiptarėt tė besimit ortodoks sipas shovinizmit grek, janė grekėr. Kjo tezė qindravjeēare greke, qė barazon besimin fetar me kombėsinė, asnjėherė nuk ka zėnė vėnd nė Shqipėri, veēanėrisht tek shqiptarėt e besimit ortodoks. Rilindasit dhe patriotėt e mėdhenj si Naun Veqilharxhi, Thimi Mitko, Jani Vreto, Petro Luarasi, Parashqevi Qiriazi, Thanas Tashko, Koto Hoxhi, Papa Kristo Negovani, Spiro Bellkameni, Mihal Grameno, Themistokli Gėrmenji, etj shqiptarė tė besimit ortodoks, historia e Shqipėrisė i njeh nga figurat mė tė shquara atdhetare tė saj qė i bėnė ballė shovinizmit grek duke dhėnė dhe jetėn e tyre pėr rilindjen e Shqipėrisė. Por pati dhe disa si Kristaq dhe Jorgji Zografos apo Spiro Milo, qė  u bėnė mbėshtetėsit dhe pėrhapėsit e tezave shoviniste greke se e gjithė Shqipėria e jugut ėshtė greke, se tė gjithė shqiptarėt e besimit ortodoks janė grekė etj. Historia shqiptare kėta i ka stigmatizuar si tradhėtare dhe shėrbėtore tė shovinizmit grek. Sot pas 80 vjetėsh pėrsėri tezat shoviniste greke nė Greqi, i mbrojnė qarqe ultra nacionaliste greke. Por me e ēuditshmja dhe mė e habitshmja eshtė se sot kėto qarqe shoviniste kanė gjetur pėrkrahės tė tyre nė Shqipėri, kanė gjetur « Kristaq dhe Jorgji Zografos » edhe nė Shqipėri. E veēanta eshtė se kėta pėrkrahės dhe mbėshtetės tė tezave greke, sot janė nga Prishtina, nga Tropoja, pra nga Veriu i Shqipėrisė, E veēanta tjetėr ėshtė se ata sot nuk quhen « Kristaq apo Jorgji », por quhen Gani, Abdi, Melazim, Xhaferr, Teki, Rrahman, Adem, Bajram, Mehmet etj

 

Vėllezėrit serbė dhe armiqtė shqiptarė

 

Nė qėndrimin e njė pjese tė politikės dhe propagandės nga Kosova pėr ngjarjet nė Shqipėri, vihet re dhe njė dukuri tjetėr. Nė propagandėn e tyre, tė gjithė e pranojnė se Kosova ėshtė e pushtuar nga Serbia. Tė gjithė ata nė teori e pranojnė se platforma serbe ndaj Kosovės eshtė e njėjtė  si pėr nacional-komunistėt e tipit tė Milosheviēit ashtu dhe pėr nacional socialistėt e tipit tė Drashkoviēit. Ashtu siē pranojnė nė teori se pa ndihmėn e popullit shqiptar nė Shqipėri, nuk e zgjidhin dot ēėshtjen e tyre, se shqiptarėt e Shqipėrisė janė vėllezėr etj. Por le tė shikojmė praktikėn. Ajo nė disa raste, flet ndryshe, bile kthehet kokė poshtė. Nė praktikė armiqtė serbė bėhen vėllezėr ndėrsa vėllezėrit shqiptarė bėhen armiq. Ja disa fakte : Kushdo qė mund tė marrė dhe tė krahasojė shkrimet e gazetės « Bota Sot »,  pėr ngjarjet nė Shqipėri me shkrimet ndaj shovinizmit serb dhe represionin serb nė Kosovė, nuk mund tė mos vėrejė njė dukuri tepėr trishtuese. Egėrsia e shkrimeve ndaj ngjarjeve nė Shqipėri, ua kalon disa fish shkrimeve qė botohen ndaj dhunės serbe. Nė kohėn e demostratave nė Beograd tė drejtuara nga ēetniku Drashkoviē, politika dhe propaganda nė Kosovė demostruesit i bėri heronj, bile u dėrgoi dhe telegrame urimi. Megjithse tė gjithė e dinin se Drashkoviēi ndryshon nga Milosheviēi vetėm nga kostumi dhe asgjė tjetėr. Ndėrsa pėr revoltėn nė Shqipėri, po tė njėjtėt njerėz, ndaj protestuesve shqiptarė dėrguan vetėm mallkime, vetėm sharje, vetėm kėrcėnime, nxorrėn nga arsenali i tyre sharjet mė tė neveritshme. Njėri prej tyre  dhe ndėr mė tė njohurit, Adem Demaēi, nė njė nga intervistat e tij, nė fund tė muajit shkurt 1997, serbėt i quajti vėllezėr, ndėrsa shqiptarėt qė mendojnė ndryshe nga ai dhe Berisha, i quajti armiq dhe kėrkoi qė mbi ta tė ushtrohej dhuna e gėr e shtetit.

 

Pėrse kjo egėrsi ndaj kryengritjes ?

Me tė drejtė lind pyetja : Pėrse gjithė kjo egėrsi ndaj revoltės dhe kryengritjes popullore nė Shqipėri ? Thjeshtė se ajo drejtohet kundėr Berishės ? Veshtirė tė besohet. Siē duket ekziston njė shkak mė i thellė, njė shkak qė rrėnjėt i ka nė Kosovė. Revolta nė Shqipėri  nxorri nė shesh gjithė kalbėsirėn dhe shėmtinė e pushtetit shqiptar, nxorri nė shesh gjithė mashtrimin kolosal pesėvjeēar tė fshehur pas fjalės demokraci. Por kjo revoltė qė u shndrrua nė kryengritje, tmerroi politikėn dhe propagandėn nė Kosovė. Pėr njė arsye shumė tė thjeshtė. Mashtrim dhe shėmti nė pesėvjeēarin qė shkoi, nė vitet 1992-1997, nuk kishte patur vetėm nė Shqipėri, por dhe nė Kosovė. Politikės dhe propagandės, nė Kosovė qė u rreshtua e para kundėr kryengritjes dhe kryengritsve, pyetja e parė qė i erdhi ishte : « Po sikur dhe tek ne nė Kosovė,  populli tė ngrihet siē u ngrit nė Shqipėri, ku do tė shkojmė ne, ku do tė shkojnė mashtrimet tona, shėmtia jone. Dhe ne do tė pėsojmė fatin e pushtetit nė Shqipėri bile mė keq, se ne jemi dhe kolaboracionistė me serbėt. Prandaj me ēdo kusht tė parandalojmė kėtė gjė » Analiza  e botuar nė gazetėn gjermane « Die Welte » dhe e pėrkthyer e botuar nga Jusuf Buxhovi nė Rilindje me titull : « Vlora nuk teston vetėm Shqipėrinė por tėrė Ballkanin », ishte njė kėmbanė e fuqishme alarmi pėr kėtė shtresė. Dhe kėshtu njė pjesė e tyre u shkėput nga pushteti shqiptar duke mbajtur qėndrim kritik ndaj tij, ndėrsa mė fanatikėt u hodhėn nė sulm pėr ta paraqitur revoltėn popullore si antishqiptare. Me kėtė spiegohet dhe ai sulm i egėr kundėr Rexhep Qosjes, qė ngjarjet nė Shqipėri i konsideroi me tė drejtė si Revolucion demokratik. Kėtė shtresė e tmerron fjala revolucion, fjala kryengritje, e lė pa gjumė, prandaj dhe ajo ėshtė e pamėshirshme ndaj revolucionit apo ndaj kryengritjes. Nė pamundėsi ta shuajė atė qysh nė lindje, ajo bėn ēmos qė ai tė mos pėrhapet, bėn ēmos qė atė ta diskreditojė, ta paraqesė nė sytė e opinionit ashtu siē nuk ėshtė. Vetėm nė kėtė mėnyre kjo shtresė mund tė mbetet kėshtu siē ėshtė, hipokrite, mashtruese dhe frikacake. Kjo shtresė ka frikė se mos jehona e kryengritjes nė Vlorė, pėrhapet dhe nė Kosovė, prandaj bėn tė gjitha pėrpjekjet ta paraqesė atė ashtu siē nuk ėshtė. Njė kryengritje nė Kosovė, nuk do tė thotė vetėm fund i pushtimit sėrb, por do tė thotė dhe fund i kolaboracionizmit shqiptar, pėrfaqėsuese me autentike e tė cilit ėshtė kjo shtresė.

 

 

  Pse ndryshoi propaganda

 

Propaganda europiane e pėr pasojė dhe ajo shqiptare, ka ndryshuar dukshėm nė pasqyrimin e ngjarjeve nė Kosovė. Shtypi dhe veēanėrisht mediat televizive, veēanėrisht stacioni europian « EuroNjuz », nuk flasin dhe nuk pasqyrojnė mė luftėn dhe sukseset e Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės, por flasin pėr situatė tė rėndė nė Kosovė, pėr inkursione tė policisė dhe ushtrisė serbe, pėr humbje tė UCK-sė, pėr djegie dhe shkatėrrime etj. Eshtė njė ndryshim qė vihet re lehtėsisht. Kjo nuk ėshtė rastėsi. Propaganda si shprehėse e interesave dhe qėllimeve tė politikės, vetėm nė pamje tė parė duket e rastėsishme, por nė thelb nuk ėshtė e tillė. Ajo i shėrben njė politike tė caktuar dhe synon tė arrijė disa objektiva tė pėrcaktuara qartė nga vetė politika. Nė rastin e pasqyrimit tė ngjarjeve nė Kosovė, synimet e saj janė shumėplanėshe :

 

Lufta psikologjike mbi Ushtrinė ēlirimtare tė Kosovės

 

  Propaganda qė po zhvillohet nga shumica e mediave europiane dhe shqiptare, ka pėr qėllim ēvleftėsimin e rolit tė Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės. Kjo ushtri nė pak muaj u bė njė forcė e madhe dhe faktori kryesor politik dhe ushtarak veēanėrisht nga pala shqiptare. Nėqoftėse nė fillim u mendua se ajo mund tė manipulohej kollaj pėr shkak tė mungesės sė pėrvojės apo tė organizimit, kontaktet e emisarėve tė bashkėsisė ndėrkombėtare, me pjestarėt e kėsaj ushtrie, i bindėn ata pėr tė kundėrtėn. E shprehur nė mėnyrė figurative Ushtria ēlirimtare e Kosovės, « nuk ishte njė fėmijė qė mund ta marrėsh pėr dore », por « njė i rritur qė ashtu siē di tė respektojė mardhėniet ndėrkombėtare, ashtu ka kuptuar mirė se e drejta pėr tė qėnė e tillė ka nevojė dhe pėr forcėn ». Eshtė kjo arsyeja qė nėqoftėse nė fillimet e luftės nė Kosovė, veēanėrisht nė muajt mars-prill 1998, propaganda eueoamerikane fliste pėr domosdoshmėrinė e tėrheqjes sė forcave serbe, gjatė muajve qershor-korrik 1998, kjo propagandė ndryshoi kahje tė menjėhershme. Ajo tashme filloi tė fliste pėr armėpushim, nuk e pėrmėndėte mė tėrheqjen e forcave serbe por propagandonte ofensivėn sėrbe, duke vėnė shėnjėn e barazimit midis agresorit dhe luftėtarit tė lirisė.

Thelbi i kėsaj propagande nuk ėshtė i rastėsishėm. Ai siē duket ka vetėm njė qėllim : Duke parė se lufta nė Kosovė mori shumė shpejt pamjen e njė lufte masive popullore, doli i nevojshme qė ajo tė frenohej. Kryengritja nė Kosovė, shumė shpejt i theu kornizat e caktuara nga politika ndėrkombėtare. Prandaj mjeti mė i mirė ishte krijimi i njė atmosfere paniku, frike, tmerri mbi shtresa popullsie nė Kosovė dhe Shqipėri, krijimi i psikozės mbi pamundėsinė e fitores ndaj forcave sėrbe etj. Kėsisoji nė faqet e shtypit shqiptar filluan tė botohen me dhjetra dhe qindra artikuj qė flisnin pėr potencialin e madh ushtarak tė ushtrisė sėrbe, mbi « aventurėn » e UCK-sė pėr tu matur me kėtė makineri tė madhe ushtarake, mbi paaftėsinė dhe gabimet e saj etj. Pra thelbi i kėsaj propagande nė tė cilėn ka rėnė njė pjesė e shtypit dhe mediave elektronike shqiptare ėshtė izolimi i Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės nga populli, pėr ta shndrruar nga ushtri me bazė tė gjėrė popullore nė njė sekt.

 

Ofensiva sėrbe dhe « disfatat » e UCK-sė

 

Propaganda e sotme europiane dhe njė pjesė e shtypit shqiptar, po flet gjėrėsisht pėr ofensivėn e ushtrisė sėrbe, pėr qindra mjete tė motorizuara tė ushtrisė jugosllve. Gati pėr ditė jepen lajme mbi « fitore » tė ushtrisė sėrbe dhe mbi « disfatat » e UCK-sė. Nė realitet « fitoret » e ushtrisė sėrbe nė shumicėn e rasteve janė djegiet, shkatėrrimet, dhe raprezaljet mbi popullsinė civile. Flitet me njė ndjenjė nėnvleftėsimi ndaj kėsaj ushtrie, pėr aftėsi tė pakta tė saj ushtarake etj. Por nė kėtė propagandė zhurmuese tė mediave europiane por dhe shqiptare, ėshtė « harruar » njė gjė shumė esenciale : Nė qoftėse tė gjitha ato qė thuhen janė tė vėrteta, atėhere si ka mundėsi qė  njė ushtri si ushtria jugosllave tė zbresė nė fushėn e luftės me tanke dhe autoblinda, me sistemet e katjushave dhe raketat tokė-tokė, me aviacionin ushtarak etj ?  Nė realitet kjo  do tė thotė se pėrballė saj nuk janė « grupe » njerėzish, nuk janė « fshatarė » tė ēorganizuar, nuk janė « komitė » apo « kaēakė », por nė tė kundėrtėn ėshtė njė ushtri qė di tė manevrojė, njė ushtri qė e ka detyruar makinėn ushtarake jugosllave tė vihet plotėsisht nė lėvizje. Ofensiva e ushtrisė sėrbe, nuk flet pėr dobėsi tė UCK-sė siē propagandohet, por flet pėr forcė tė saj, pėr organizim tė saj, pėr taktikė dhe strategji qė sa vjen dhe po kristalizohet.

A ka gabime taktike nė veprimtarinė e ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės ? Kjo as mund tė diskutohet. Gjatė katėr muajve  drejtuesit e kėsaj ushtrie kanė bėrė dhe gabime taktike, tė cilat nė disa raste kanė qėnė pasojė e euforisė, romantizmit, mosmarrjes parasysh tė rregullave dhe ligjeve tė luftės, e nėnvleftėsimit tė armikut etj. Por kėto nuk kanė qėnė karakteristika e pėrgjithshme e Uēk-sė, nuk kanė qėnė gabime strategjike tė saj. Karakteristika e saj themelore deri tani ėshtė kombinimi i dėshirės pėr ēlirim me llogaritjen e forcave dhe pėrdorimin e drejt tė tė gjitha formave tė luftės, me pėrpjekjet pėr sigurimin e aleatėve tė jashtėm.

 

Propaganda e luftės ēlirimtare

 

Pėrballė  propagandės ndėrkombėtare e cila nė shumicėn e rasteve  sa vjen e bėhet mė e sofistikuar, mė e shumėllojtė, e qė dalėngadalė po prek gati tė gjithė shtypin shqiptar, ėshtė e domosdoshme qė Ushtria ēlirimtare e Kosovės, tė ketė dhe tė organizojė propagandėn e luftės sė saj ēlirimtare. Njė kryengritje popullore gjithmonė ka tre krahė tė rėndėsishėm, krahun ushtarak, krahun organizativ dhe krahun politiko-propagandistik. Duke mos njohur mirė organizmin e kryengritjes nė Kosovė, duke u mbėshtetur vetėm nė analizėn e veprimtarisė praktike tė  ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės, gjykoj qė ėshtė i drejtė konkluzioni se nėqoftėse krahu ushtarak dhe organizativ i saj po ecin mė mirė, krahu politik dhe veēanėrisht propagandistik i saj janė mė dobėt. Duket se ka njė nėnvleftėsim tek drejtuesit e kėsaj ushtrie ndaj propagandės sė luftės ēlirimtare. Momenti nė tė cilėn ndodhet lufta nė Kosovė, momenti nė tė cilin ndodhet propaganda europiane dhe ajo shqiptare, e shtron si urgjencė organizmin e propagandės nga ana e drejtuesve tė Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės. Pėr drejtuesit e kėsaj ushtrie dhe tė krahut politik tė saj duhet tė jetė e qartė rėndėsia e jashtėzakonshme e propagandės. Plumbi vret njė, por fjala vret dhjetė, njėqind apo njėmijė kur bėn pėr vehte mėndjet dhe zėmrat e njerėzve.

 

 

Kontradiktat nė fjalimin e Nanos

Nė interpelancėn e dhėnė para parlamentit shqiptar, kryeministri shqiptar Fatos Nano, trajtoi gjėrėsisht problemin e Kosovės dhe qėndrimin e qeverisė shqiptare ndaj saj. Interpelanca u kėrkua nga Kryetari i Komisionit tė politikės sė jashtme tė parlamentit shqiptar, Sabri Godo. Megjithė pėrpjekjet dhe elokuencėn, fjalimi i Nanos, mbartėte njė sėrė kontradiktash, tė cilat nė thelb janė refleks i qėndrimit tė mjegullt, kontradiktor, tė paqartė, tė pastudjuar tė qeverisė dhe klasės politike shqiptare, ndaj ngjarjeve qė po ndodhin nė Kosovė. Pėr ta bėrė mė tė qartė pohimin e mėsipėrm, do tė na duhet tė analizojmė disa nga tezat kryesore tė kėtij fjalimi.

Teza e parė

Nė fjalimin e tij Nano,theksoi se  « Qeveria ka vendimet e Parlamentit midis tė cilėve edhe njohjen e Republikės sė Kosovės dhe punon me tė nėpėrmjet zyrės pėrfaqėsuese tė saj kėtu nė Tiranė »

Qė kėtu fillon kontradikta e parė nė fjalim. A e ka njohur vėrtet Shqipėria republikėn e Kosovės ? Me fjalė po, por nė realitet Shqipėria nuk e ka njohur republikėn e Kosovės. Njohja e saj, deri tani nuk ėshtė njohje politike dhe juridike, por njė njohje propagandistike. Parlamenti shqiptar ka miratuar njė rezolutė pėr njohjen e Republikės sė Kosovės. Por qeveria shqiptare as nė kohėn e Berishės, por as dhe tani nė kohėn e Nanos, nuk ka ndonjė deklaratė njohjeje pėr republikėn e Kosovės, e cila do tė kishte vlerė juridike dhe do tė shoqėrohej dhe me ndryshime nė mardhėniet ndėrkombėtare. Nė Tiranė ėshtė e akredituar ambasada e Jugosllavisė, por ekziston dhe njė zyrė e cila pėr efekte propagandistike quhet « Zyra e Republikės sė Kosovės ».

Megjithatė pak mė poshtė Nano tregohet i sinqertė kur thotė: « Shqipėria e ka njohur republikėn e Kosovės, por nuk e pėrcakton se ēfarė republike, federative brėnda Jugosllavisė, republikė tė pavarur apo siē e kėrkojnė disa nė kuadrin e ndonjė « ballkaniade » Kjo shprehje nuk do koment. Nano ėshtė shumė i sinqertė. Shprehja e tij flet qartė. Realisht as parlamenti shqiptar, as qeveria shqiptare, as presidenca shqiptare, deri tani nuk e kanė njohur republikėn e Kosovės.

 

Teza e dytė

Duke kritikuar kundėrshtarėt e tij, tė cilėt e akuzojnė se qeveria shqiptare bėn shumė pak pėr ēėshtjen e Kosovės, Nano pohon se « Kėto forca duan qė unė tė futem nė debate…..tė ul e tė ngrė tezėn se bota ka borxhe pėr tu paguar shqiptarėve, qė ushtarėt e NATO-s duhet tė shkojnė dhe tė luftojnė pėr llogari tonėn nė Kosovė, qė kėshtu tua rregullojmė qejfin sėrbėve etj »

Dhe mė poshtė : « Qeveria shqiptare ka deklaruar se ajo nuk e mbėshtet punėn e saj nė hipoteza , nė ėndėrrime romantike dhe nė shpresat qė djemtė e Evropės apo kaubojtė dhe rambot e Amerikės do vijnė dhe tė luftojnė sėrbėt dhe tu dhurojnė pavarsinė shqiptarėve tė Kosovės »

Pohimet e mėsipėrme tė Nanos janė tė sakta. Ai e ka shumė tė lehtė tė mbrohet nga kundėrshtarėt e tij politikė, sepse ai njeh mirė thelbin e tyre, qė ata duan ta pėrdorin problemin e Kosovės vetėm pėr kapital politik dhe asgjė tjetėr. Por ndėrsa ėshtė superior ndaj kundėrshtarėve politikė, Nano ėshtė inferior dhe kontradiktor ndaj realitetit qė ndodh nė Kosovė dhe kompleksitetit tė problemit kosovar. Pohimi i tij i mėposhtėm verteton karakterin kontradiktor dhe tė vetė Nanos. Ja pohimi :  « Ne nuk duam dhe nuk do t’i fusim Shqipėrinė, shqiptarėt, djemtė e Kosovės qė luftojnė pėr tė mbrojtur shtėpitė e tyre nė aventura tė asnjė lloji » E para : Sipas Nanos « djemtė e Kosovės luftojnė pėr tė mbrojtur shtėpitė e tyre » ! ! E vėrteta ėshtė ndryshe. « Djemtė » e Kosovės, tė grumbulluar nė Ushtrinė Clirimtare tė Kosovės, luftojnė tė ēlirojnė Kosovėn nga okupatori sėrb. Lufta e tyre nuk ėshtė vetėmbrojtėse, por ēlirimtare. Megjithatė Nano, « harron » ta pėrdorė termin « UCK » !

E dyta : Nano pėrdor fjalėn « aventurė » Kė quan kryeministri aventurė ? Lufta pėr ēlirim ėshtė luftė e drejtė apo aventurė ? Askush nuk mund t’i akuzojė shqiptarėt pėr terroristė dhe luftėnxitės. Shqiptarėt ishin tė vetmit ata qė besuan se problemet e tyre kombėtare do tė zgjidheshin me rrugė paqėsore, prandaj dhe pritėn e duruan prej vitit 1991-1998.

 Ka dhe kontradikta tė tjera nė fjalimin e Nanos. Ato nuk shprehin gjė tjetėr veēse kontradiktėn qė ekziston sot nė politikėn shqiptare. Megjithatė deputetėt e duartrokitėn, pėrfshi dhe Sabri Godon. Siē duket ata duartrokitėn, politikėn mjegullnajė, politikėn kontradiktore tė qeverisė shqiptare ndaj kryengritjes popullore nė Kosovė.