BACK

 

 

UCK-ja dhe Cinizmi  i politikės

 

 

Evolucioni i ngjarjeve nė Kosovė

 

Ēėshtja kombėtare

 

Paradokse tė politikės dhe politikanėve shqiptarė

 

 

UCK-ja dhe Cinizmi  i politikės

(1998)

  Parahyrje

Historinė e « luanėve » tė Vlorės nė mars 1997, e shkruajtėn dhe vazhdojnė ta shkruajnė « gjahtarėt » e politikės shqiptare nė Tiranė. Ndėrsa historinė e « luanėve » tė Drenicės, Junikut, Malishevės, Rahovecit etj, akoma nuk dihet se kush do ta shkruajė. Le tė shpresojmė se « luanėt » kėtė radhė do ta shkruajnė vetė historinė dhe nuk do tė lėnė « gjahtarėt » e politikės nė Prishtinė, ta shkruajnė historinė e « luanėve » sipas interesave tė tyre

Autori

                                                                                                          Hyrje

 

Masakra dhe pėrfitimet politike

Mars 1998

Masakra nė Kosovė u bė. Nėn pretekstin e luftės kundėr terrorizmit u masakruan njerėz tė pafajshėm. Pyetja shtrohet : Kush do pėrfitojė nga kėto ngjarje ?

Sė pari : A do tė pėrfitojė Milosheviēi dhe klani i tij shovinist ? Kėrkesa e bashkėsisė ndėrkombėtare drejtuar atij pėr tė rivendosur qetėsinė, do tė thotė qė dhe dialogu qė mund tė fillojė nesėr, tė jetė dialog pas provės sė forcės. Milosheviēi arriti ta bindė bashkėsinė  ndėrkombėtare se nė Kosovė veprojnė « terroristėt » shqiptarė. Deklarata e Amerikės ku denohej Ushtria ēlirimtare e Kosovės, ėshtė fitore e Milosheviēit.

Sė dyti : A do tė pėrfitojnė politikanėt shqiptarė nė Prishtinė dhe Tiranė ? Dhe ata do tė fillojnė tė mburren dhe do tė thonė se « pėrpjekjet tona e bindėn bashkėsinė ndėrkombėtare ta detyronte Milosheviēin tė pushonte masakrėn dhe tė fillonte bisedimet me politikanėt shqiptarė », « ne shmangėm luftėn, shmangėm pastrimin etnik ». Masakra do tė shėrbejė dhe pėr politikanėt shqiptarė tė ngjyrave dhe klaneve tė ndryshme tė forcojnė pozitat e tyre. Pas mbledhjes sė grupit tė Kontaktit dhe deklaratės sė tij, politikanėt shqiptarė shpejtuan tė nxjerrin nė pah aftėsitė e tyre.

Sė treti : Ndoshta do tė fitojnė dhe duhet tė fitojnė forcat patriotike nė Kosovė. Ushtria Clirimtare e Kosovės, e papėrfillur deri tani i ka tė gjitha shanset, ta kapė dhe ta shfrytėzojė kėtė zgjim tė ndėrgjegjes popullore, pėr tė dhėnė hov dhe shkas njė kryengritje gjithnjė e me njė bazė shumė tė gjėrė popullore. Adem Jashari dhe shokėt e tij me luftėn dhe qėndresėn e tyre heroike, folėn shumė. Ata treguan se nė Kosovė ka filluar tė fryjė era e lirisė dhe dinjitetit kombėtar. Realisht Miloshevi4i deshi tė jepte njė mėsim patriotėve shqiptarė. Por kėtė nuk e arriti dot prandaj dhe bėri njė masakėr.

Megjithatė koha do tė tregojė se kush do ta marrė inisiativėn nė dorė.

 

Kapitulli i parė

 

Pse shpėrtheu kryengritja nė Kosovė ?

 

Ka mė shumė se katėr muaj qė lufta nė Kosovė ka marrė formėn e njė kryengritje popullore. Interesimi rreth saj ėshtė shumė i madh. Eshtė i tillė, brėnda Kosovės, brėnda Shqipėrisė, por ėshtė i tillė dhe nė mesin e politikės dhe diplomacisė europiane dhe botėrore. Ecejaket e diplomacisė europiane dhe botėrore, brėnda harkut kohor Mars 1998-Gusht 1998, janė tė panumurta si pėr nga sasia e diplomatėve dhe politikanėve ashtu dhe pėr nga rangu i tyre i lartė. Majfton tė pėrmėndim pėr kėtė pritjen qė Presidenti amerikan Klinton i bėri Ibrahim Rugovės dhe vizitėn e « rastėsishme » tė diplomatit tė madh Holbruk me disa nga pėrfaqėsuesit e UCK-sė. Ky interesim qė ėshtė i gjithanshėm, ka brėnda futjen e kryengritjes sė Kosovės, brėnda kornizave tė « lejuara » ose vėnien nėn kontroll tė saj. Por ka dhe pohimin « pse shpėrtheu kjo kryengritje ». Studimi dhe analiza e deklarimeve tė politikanėve dhe analistėve  shqiptarė dhe tė huaj mbi shkaqet e shpėrthimit tė kryengritjes nė Kosovė, tė ēon nė konkluzionin se pas kėtyre deklarimeve dhe aanlizave, qėndrojnė dhe fshihen interesat politike tė kėsaj apo asaj fuqie politike, tė kėsaj apo asaj partie politike nė Tiranė apo Prishtinė. Njė pjesė thonė se lufta nė Kosovė shpėrtheu si refleks i masakrės qė bėnė trupat sėrbe nė Drenicė, pra ajo ka karakter « vetėmbrojtės dhe spontan ». Njė pjesė tjetėr thonė se kryengritja ishte e « parakohshme, e dėmshme », pasi po shkakton shumė viktima. Disa tė tjerė kryengritjen e paraqesin si shpėrthim tė « ndjenjave tė ēastit » tė njė grupi njerėzish qė tani nuk dinė se ēfarė tė bėjnė me tė, pra nuk kanė horizont politik. Disa tė tjerė nė prapavijė tė saj shikojnė interesat e kėsaj apo asaj fuqie tė madhe europiane apo botėrore.

Megjithatė kryengritja nė Kosovė, ka disa nga elementėt e mėsipėrm, por ato nuk janė shkaqet e saj, por nė disa raste aparenca qė fsheh shkaqet e vėrteta. Kryengritja nė Kosovė ka shkaqet e saj tė brėndshme, ashtu siē ka dhe thelbin e saj. Shpėrthimi i saj nuk ishte i rastėsishėm.

Kryengritja nė Kosovė pritej. Pėr mendjet e ftohta dhe jashtė interesave politike, kryengritja e Marsit 1998 e filluar nė Drenicė dhe e pėrhapur nė mbarė Kosovėn, ishte dhe mbetet njė rrjedhim llogjik i zhvillimit tė ngjarjeve nė Ballkan pas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, i pozitės nė tė cilėn u ndodhėn shqiptarėt gjatė kėsaj periudhe, i raporteve tė tyre me politikėn dhe diplomacinė europiane dhe botėrore. Shqiptarėt nuk e deshėn luftėn. Ata janė njė popull paqėsor. Por lufta atyre ju imponua. Midis skllavėrisė mesjetare dhe luftės, ata zgjodhėn luftėn, midis poshtėrimit kombėtar dhe sakrificave qė kėrkon njė kryengritje, ata zgjodhen sakrificat, midis konceptit « banor » dhe konceptit « popull », ata zgjodhėn kėtė tė fundit. Analiza e mėposhtme i jep pėrgjigje mė tė plotė pohimit : « pse shpėrtheu kryengritja » ?

 

Retrospektivė

Patriotizmi dhe shqiptarėt

Zvicėr 1996

          Me tė drejtė shtrohet pyetja: Pse nuk ka sot patriotizėm real tek shqiptarėt, me se ėshtė zėvėndėsuar ai? Nė pamjen e parė atdhetarizmi i sotėm tek shqiptarėt kėrkon tė paraqitet si pėrkrahės dhe shprehės i atdhetarizmit  te vertete. Por nė fakt ai nuk ėshtė i tillė, por vetėm njė fasadė, njė maskė mashtruese. Tiparet e tij sot janė: Nga njėra anė  ėshtė patriotizėm  politik dhe ideologjik. Thelbi i tij  ėshtė lufta dhe debati teorik se cila ngjyrė politike dhe ideologjike ėshtė bartėse e atdhetarizmit, cilat shtresa tė popullsisė janė bartėse tė atdhetarizmit. Vetėm nė Shqipėri dhe nė Kosovė, vetėm nė intervistat e mjaft politikanėve shqiptarė, mund tė konstatosh paradokse tė tilla, si « patriotizėm demokratist », « patriotizėm ballist », patriotizėm lėdėkist », « patriotizėm socialist » etj. Nga ana tjetėr ėshtė patriotizmi i programeve partiake. Parti tė ndryshme me thelb tė patriotizmit kuptojnė nocionin e tyre mbi atdhedashurine, ndersa patriotizmin tradicional e quajnė tė ezauruar. Disa te tjera kerkojne vetem diēka abuzive, qe lidhet me venien e emrit tė partisė, qė tė tingėllojė nacionaliste, ose pėrfshirjen e ndonje angazhimi kombetar nė programet partiake. Po tė ngelej vetėm me kaq do tė ishte gjysma e sė keqes. Por ata ngulin kėmbė se vetėm patriotizmi i partisė sė tyre ėshtė real, ndėrsa i partive tė tjera, ato nė shumė raste dalin disa « progreke » disa « prosėrbe » etj dhe anasjelltas. Njė veēori tjetėr e patriotizmit  tė sotėm ėshtė karakteri paqėsor dhe kozmopolit i tij. Vetėm tek shqiptarėt dhe politikanėt e tyre, mund tė gjesh shpikje tė tilla qė, ndėrsa e quan veten patriot, kėrkon dhe i mbėshtet shpresat tek tė huajt pėr t'ia zgjidhur problemet qė ka. Shėmbulli mė tipik janė shumica e politikanėve nė Prishtinė, qė ndėrsa e heqin vehten « patriotė », kėrkojnė qė Evropa dhe Amerika tua sjellė lirinė.  Dhe veēoria e fundit e patriotizmit tė sotėm tė shqiptarėve ėshtė se ai ėshtė patriotizėm gojor, vetėm pėr nė gazetė, pėr nė konferencė shtypi apo intervistė dhe kaq. Me dhjetra politikanė nė Prishtinė apo nė Tiranė, shfaqen me dy fytyra. Brėnda deklaratave, konferencave tė shtypit, intervistave televizive tė shfaqen si « patriotėt mė tė mėdhenj, ndėrsa nė veprimtarinė praktike apo nė mardhėniet me tė huajt shfaqen si « qytetarė tė botės » qė kanė bėrė moto tė jetesės sentencėn se « atdheu ėshtė atje ku jetohet mė mirė » Atdhetarizmi  i sotėm i shqiptarėve ėshtė karikatura e atdhetarizmit real. Kjo ėshtė e kuptueshme. Nė njė vend qė klasa politike e tij ka si mėnyrė jetese  kozmopolitizmin, nuk ka vend dhe terren patriotizmi, ata pėrjashtojnė njeri-tjetrin, janė tė kundėrtat e njėri-tjetrit. E sotmja nė kombin shqiptar i takon kozmopolitizmit, ndėrsa e nesėrmja do t'i takojė atdhetarizmit, i cili do tė jetė sa i drejtė, po aq dhe i domosdoshėm. Fillimi i shekullit tė ardhshėm klasėn e re politike shqiptare  do ta nxjerrė nė skenė fare hapur dhe shumė tė organizuar. Kėtė nuk mund ta pengojė kurrkush, as partitė politike shqiptare, as komuniteti evropian, as kozmopolitizmi. Nė tė kundėrtėn, me qendrimin e tanishėm ata vetė po e pėrgatisin, po e ndihmojnė dhe po e pėrshpejtojnė rilindjen e tij dhe tė klasės politike qė do te jetė realizuesja e tij nė praktikė. Le ta zgjerojmė kėtė ide, pėr ta bėrė mė tė qartė dhe mė tė saktė pohimin e mėsipėrm. Cilėt janė ata faktorė qė po e pėrgatisin sot dhe do ta pėrgatisin mė shumė nesėr klasėn e re atdhetare shqiptare, cilėt janė ata faktorė qė nesėr patriotizmin do ta nxjerrin nė rendin e ditės si njė imperativ dhe domosdoshmėri nė tė gjithė spektrin e kombit shqiptar.

 

Zhgėnjimi i shqiptarėve.

       Eshtė njė fakt i njohur se nė fillimet e viteve '90-tė shqiptarėt besuan shumė nė gjithė atė propagandė qė u bė mbi ata, qė nga Saranda deri nė Presheve. Atyre iu tha se, me pėrmbysjen e komunizmit, Shqipėria do te lulėzojė: politikisht, ekonomikisht dhe shpirtėrisht; se njerzit e saj do te punojnė nė vende tė ndryshme tė Evropės; se ata do te jenė tė lirė tė qarkullojnė ku tė duan pa vėshtirėsi. Dhe shqiptarėt nė Shqipėri e besuan plotėsisht njė propagandė tė tillė dhe bėnė ashtu siē tha Evropa. Shqiptarėve nė Kosovė iu bė po e njėjta propagandė intensive, po me njė paketė tjetėr premtimesh mė tė kamufluara dhe mė makiaveliste. Atyre iu rekomandua tė bėnin njė rezistencė paqėsore ndaj pushtimit serb, tė mos rezistonin me mjete dhune, pasi komuniteti ndėrkombėtar dhe epoka demokratike nuk do t'i linte pa shpėrblyer. Klasa politike shqiptare e krijuar shpejt e shpejt nė Prishtinė me anė kombinacionesh politike, (Mehmet Kraja nė librin e tij « Vite tė Humbura » e paraqet qartė kėtė kombinacion), pra kjo klasė politike, qė formalisht mori pėrsipėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės, nė praktikė bėri veprimin e kundėrt. Ajo veprimtarinė e saj « ēuditėrisht » nuk e drejtoi kundėr Beogradit « shovinist », por kundėr Tiranės « komuniste ». Nė Beograd kjo klasė politike e drejtuar nga Ibrahim Rugova, vetėm sa regjistroi emrat e partive nė regjistrin e Ministrisė sė Drejtėsisė Serbe. Pas kėsaj, ajo « zbarkoi » tėrėsisht nė Tiranė pėr tė « pėrmbysur komunizmin », qė nė fakt rezultoi me shkatėrrimin e Shqipėrisė. Eshtė kjo njė ndėr enigmat mė tė mėdha tė periudhės 1991-1992, e cila ka nevojė tė zbardhet nė tė ardhmen. Ndėrsa mbi  shqiptarėt e Kosovės, u eksperimentua se deri kur mund tė durojė njeriu. Dhe shqiptarėt nė Kosovė tė gjitha i duruan. Duruan aq shumė sa pėr dekada tė tėra nuk kishin duruar. Thėnė nė mėnyrė figurative, ata e lanė fatin e tyre nė « besė » tė fuqive tė mėdha europiane dhe botėrore. Nė emėr tė besės ata bėnė ēdo gjė qė thanė fuqitė e mėdha tė Evropės dhe botės. Nė njė kohė qė duhet tė vepronin me politikė dhe llogari, shqiptarėt vepruan me kanun. Por harruan njė gjė. Bashkėsia ndėrkombėtare nuk e njeh kanunin, institucionin  e besės, ajo njeh llogaritė dhe interesat e ndėrsjellta, aleancat e vjetra dhe tė reja. Prandaj, mbi kėtė bazė, po u jep dhe do t'u japė shqiptarėve aq sa i dalin asaj llogaritė, aq sa nuk preken interesat e tė tjerėve. Eshtė pikėrisht ky qėndrim i bashkėsise evropiane dhe botėrore qė nė fundin e viteve 95-sė ka filluar tė shoqėrohet me njė zhgėnjim tė madh tė shqiptarėve tė Kosovės ndaj atyre tek tė cilėt lanė nė dorė fatin e tyre. Por institucioni i besės tek shqiptaret historikisht nuk e ka perjashtuar edhe aktin e besėprerjes. Shqiptari e di se ka bese dhe pabesi. Ai nuk eshte aq naiv sa te mendoje se te gjithe jane te beses, sidomos ne kete kohe te lirise se mendimit dhe te fjales, ne kete kohe te shperdorimit te zotimeve. Shqiptaret priten shume nga zgjedhja e presidentit demokrat Klinton. Ata u pergatiten shume edhe per "sukseset" qe do te garantoje zgjedhja e Bob Dolit. Mirepo tani ata nuk mund te mos zhgenjehen kur shohin se shpresa e tyre ne SHBA u shemb ende pa iu ngritur lart kandidatura. Revolta e tė zhgėnjyerit ėshtė shumė e madhe, ėshtė shumė e egėr. Bashkėsia ndėrkombėtare akoma nuk e ka njohur kėtė. Miliona njerėz qė vepruan ashtu siē u tha bashkėsia ndėkombėtare, qė pėrmbysėn komunizmin nė Shqipėri dhe e pritėn Xhejms Bejkerin si perėndi, tani shikojnė se kjo nuk ishte veēse njė mashtrim i madh. Miliona njerėz qė kishin provuar pėr dekada dhunėn dhe shtypjen titiste, apo shovinizmin sėrb pranuan kėshillat e bashkėsisė boterore pėr tė qėndruar urtė dhe duruan dhe ato qė nuk durohen. Por tani e shikojnė se ky ėshtė njė mashtrim kolosal, njė shaka tragjike mbi kurrizin e tyre.  Njė komb i mashtruar dhe i zhgėnjyer. Por varfėria dhe pėrēarja, sot nuk lejojnė qė zhgėnjimi i tyre tė shfaqet me tėrė forcėn, prandaj ai ėshtė spontan dhe i ēorganizuar, ėshtė individual. Eshtė i tillė sot, por nuk do tė jetė nesėr. Januz Bugajski, ekspert i studimeve strategjike amerikane, nuk gabon kur thotė se ne « parashikojmė se nė Shqipėri do te lindė njė patriotizėm  shumė i egėr ». Zhgėnjimi i viteve 1991-1996, ėshtė premisa e tij e parė. Kjo ėshtė e vėrtetė. Do tė ketė apo jo forca politike tė cilat do tė dinė qė kėtė zhgėnjim ta kanalizojnė siē duhet, apo ai do tė shpėrthejė nė formė anarkie dhe kaosi, kjo nuk dihet. Njė gjė dihet saktė ; ardhmja nė kombin shqiptar i takon patriotizmit.

 

Pėrbuzja dhe pėrēmimi

       Vitet 1990-1995, kanė qėnė njėkohėsisht dhe vitet kur shqiptarėt kanė ndjerė nė kurriz shume pėrbuzje dhe pėrēmim nga tė huajt. Kėtė nuk e mbulojnė dot vizitat e politikanėve dhe shtetarėve nė vėnde tė ndryshme, as fjalėt e bukura tė rregulluara nga komentatorėt e televizionit shqiptar. Atė qė njeriu e pėrjeton nė kurriz, nuk ka nevojė t'ia mbushė mendjen dikush pėr tė kundėrtėn. Ata qindra e mijėra shqiptarė qė punojnė nė Greqi, kėtė pėrbuzje dhe pėrēmim e shikojnė pėrditė jo vetėm kur kthehen nga policia tė rrahur dhe masakruar, por dhe kur punojnė tė pambrojtur nga asnjė ligj. Shqiptarėt janė tė vetmit qė, megjithese nė Greqi janė me qindra e mijėra, nuk i mbron asnjė ligj. Qindra dhe mijėra azilantė te tjere shqiptare nga Kosova, qė dhuna serbe i hodhi nė Perėndim, e ndiejnė nė kurrizin e tyre pėrbuzjen dhe pėrēmmin, teksa e ngrysin jetėn kampeve si endacakė dhe jetimė, apo bėhen pre e drogės dhe veseve tė tjera. Qindra e mijėra shqiptarė nė Kosovė qė pėrbuzen, pėrēmohen dhe pėrdhunohen ēdo ditė nga policėt serbe janė njė dėshmi tjeter e mjerimit tė sotėm shpirtėror tė shqiptarėve. Pėrbuzja ndaj tyre ėshtė e gjithanshme dhe nė ēdo segment tė jetės. Ajo nuk kursen as klasėn politike tė shqiptarėve.  Kur detyrohesh tė rrish gatitu, megjithese je deputet apo kryetar partie, qofte edhe para njė polici serb; kur detyrohesh tė presėsh dhe t'i bėsh ndere njė nėpunėsi tė thjeshtė ambasade, duke mbushur faqet e shtypit pėr kėtė vizitė; kur detyrohesh t’i justifikosh politikanėt e huaj qė nuk tė pėrfillin, pėr tė mos e kuptuar populli, nuk ka pozitė mė tė ulėt dhe mė pėrbuzėse pėr politikanin shqiptar nė Prishtinė.  Kur e ndien se emri « shqiptar » nė marredhėniet dhe raportet me tė huajt tė vė nė pozitė tė pabarabartė dhe inferiore, kur emisionet televizive pėr shqiptarėt gjithmonė fillojnė me njė xhami dhe mbarojnė me disa pleq tė rreckosur, atėhere e kupton se je i rrethuar nga pėrbuzja dhe pėrēmimi i tė tjerėve. Kėte realitet shqiptarėt sot e ndiejnė me tėrė forcėn e tyre. Askush, me pak pėrjashtime, askush me pėrjashtim tė klasės politike shqiptare nė Tiranė dhe nė Prishtinė, nuk pajtohet me kėtė pėrbuzje dhe pėrēmim. Por sot mospajtimi,inati, sedra  ėshtė brenda njeriut, brenda vetes, brenda ndėrgjegjes. Ajo sot ėshtė vetėm njė ofshamė. Por ofshama e sė sotmes, megjithatė, ėshtė paralajmėrim i gjėmimit tė sė nesėrmes. Dhe ky gjėmim do tė ndihet shumė nė Shqipėri, do tė ndihet shumė nė Kosovė.

 

Shovinizmi « demokratik »

      Shqiptarėt sot u janė nėnshtruar dy lloj shovinizmash, shovinizmit fetar dhe shovinizmit politik. Shovinizmin politik e ndjejnė mė shumė shqiptarėt qė jetojnė jashtė shtetit shqiptar. Kur shqiptarėt nė Kosovė i nėnshtrohen njė shtypje tė egėr, kur ata realisht nuk kanė asnjė tė drejtė politike, kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shovinizėm. Kur ata shikojnė se si hiqen monumentet e heronjve tė tyre, nė tokėn e tyre, dhe vendosen figurat historike te pushtuesit, ky nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shovinizėm politik. Kur ata degjojnė parullat makabre "Vdekje shqiptarėve" dhe askush nga shteti "demokratik" maqedonas nuk shqetėsohet, ky nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shovinizėm shtetėror. Ndėrsa, kur mbi shqiptarėt qė duan dritėn e kulturės dhe diturisė dhe hapin universitetin bien plumbat dhe shkopinjtė, pėrsėri "tė shtetit demokratik", kjo ėshtė mė tepėr se shovinizėm, ėshtė inkuizicionizėm. Tė zhvillosh mėsimin e gjuhės shqipe nėpėr shtėpi private, nė fund tė shekullit tė 20-tė, siē po ndodh nė Kosovė, sepse shovinizmi serb ka okupuar objektet shtetėrore, kjo ėshtė mė tepėr se shovinizėm, kjo ėshtė barbari mesjetare. Shovinizmit politik, tė serbėve, maqedonėve dhe malazezeve, u shtohet dhe shovinizmi fetar. Por me njė ndryshim. Ky shovinizėm prek dhe atakon gjithė hapesirėn e kombit shqiptar. Pėrēues dhe pėrhapės tė kėtij shovinizmi janė mediat dhe stacionet televizive tė Evropės. Shqetėsimi i tyre kryesor kur flasin pėr shqiptarėt nuk janė problemet qė ata kanė si gjithė popujt e tjerė, nuk ėshtė lashtėsia dhe kultura e tyre materiale dhe shpirtėrore, por pėrqindja e religjioneve fetare. Prandaj, nė shumicėn e rasteve, artikujt apo emisionet fillojnė me tė dhėnėn: « shqiptarėt janė njė popull ku shumica ėshtė muslimane ». Dhe pas kėtij "zbulimi", flitet pėr kulturėn, traditat, lashtėsinė. Ky shovinizėm fetar qė ushtrohet mbi shqiptarėt e quan normale dhe civilizuese ndėrrimin e fesė nga muslimanė nė tė krishterė, ndėrrimin e emrave nga muslimanė nė tė krishterė, qė ndodhin sot nė Shqipėri, pėr arsye ekonomike, pėr tė gjetur dhe siguruar njė punė nė Greqi, qė tė mbajnė gjallė me bukė familjen. Por dhe kjo ėshtė barbarizėm dhe jo civilizim. Tė pėrdorėsh kėrcėnimin e urisė si mjet pėr tė ndryshuar fenė apo emrin, ėshtė pėrsėri me tepėr se shovinizėm, ėshtė inkuizicionizėm.

            Faktorėt e mėsipėrm janė ai bazament mbi tė cilin nesėr do tė ngrihet patriotizmi i shqiptarėve. Do tė ketė ky patriotizėm si thelb tė tij vetėm revoltat popullore, apo do tė shpėrthejė nė formėn e kryengritjes, kėtė nuk mund ta parashikojmė dot. Por njė gjė mund ta parashikojmė me saktėsi :

Ai do tė jetė i drejtė dhe plotėsisht i justifikueshėm. Patriotizmi qė zhgėnjimin e sotėm do ta kthejė nė realizėm, patriotizmi qė pėrbuzjen dhe pėrēmimin e sotėm do ta kthejė nė dinjitet, patriotizmi qė shovinizmin e sotėm do ta kthejė nė marredhėnie partneriteti, pra, ky lloj patriotizmi nuk ėshtė nacionalizėm, por ėshtė demokraci reale. Shqiptarėt, qė sot janė vetėm bashkėkohės fizikė dhe realė tė Evropės, nesėr do tė jenė dhe bashkėkohės historikė tė saj.

 

 

Ku filloi kryengritja ?

Kryengritja filloi nė Drenicė nė Mars 1998. Shovinizmi serb gjykoi se ishte momenti qė popullit shqiptar nė Kosovė e nė mbarė kombin shqiptar t’i jepte njė mėsim. Por nuk e realizoi dot, prandaj bėri njė masakėr. Pushtuesit gjithmonė bėjnė masakra. Pėr herė tė parė kombi shqiptar u ngrit masivisht nė mbrojtje tė dinjitetit tė tij kombėtar. U ngrit nė Kosovė ku pėrballė kishte njė makinė tė egėr shtetėrore sėrbe dhe njė klasė politike shqiptare tė pėrēarė dhe servile. U ngrit nė Shqipėri ku pėrballė kishte njė varfėri totale, njė luftė tė egėr politike, njė shtet qė mė shumė ekziston nė letėr se nė realitet. Megjithatė u ngrit. Sot kryengritja popullore nė Kosovė, ėshtė njė realitet.

 

 

Pushka dhe politika

 

 Nė Kosovė ka mė shumė se katėr muaj qė po zhvillohet luftė ēlirimtare. Nga njėra anė ėshtė pushtuesi sėrb, ndėrsa nga ana tjetėr organizmi i ri ushtarako politik (Ushtria ēlirimtare e Kosovės). Rritja dhe forcimi i kėtij organizmi ėshtė tepėr i shpejtė dhe befasues pėr politikėn shqiptare si dhe pėr politikėn euroamerikane. Ajo lindi nė fillimet e vitit 1994, por pakkush ja vuri veshin, ndėrsa askush nuk mori mundimin ta analizojė. Pjesa mė e madhe e politikės shqiptare nė Prishtinė fliste pėr « njerėz tė frustruar », pėr « dorėn e zgjatur tė sigurimit sėrb », pėr nevojėn «  e ndihmės sė Interpolit » etj.Pėrjashtim bėri vetėm organizata Lėvizja popullore e Kosovės dhe gazeta e saj « Zėri i Kosovės », tė cilėt e mbėshtetėn dhe e propaganduan qysh nė fillimet e saj. Ndėrsa pas Marsit 1998, situata ndryshoi rrėnjėsisht.

 E shprehur nė mėnyrė figurative mund tė thuhet se politika nė Kosovė ka ngelur shumė prapa « kallashnikovit » tė UCK-sė.

 

Nevoja urgjente qė politika tė arrijė « kallashnikovin »

 

UCK-ja ka vėnė nė lėvizje tė gjithė, brėnda Kosovės dhe jashtė Kosovės, brėnda Shqipėrisė dhe jashtė Shqipėrisė. Befasia e ēasteve tė para u zėvėndėsua nga analizat interesat dhe llogaritė politike. Frut i kėsaj ishte mospranimi i propagandės sėrbe mbi karakterin e saj terrorist dhe theksimi i karakterit tė saj ēlirimtar dhe vetėmbrojtės. Synimi ėshtė qė ajo tė vihet nėn ombrellė politike. Lufta ēlirimtare ka nevojė pėr politikė. Jashtė politikės, nuk mund tė ketė asnjėherė luftė ēlirimtare. Problemi shtrohet pėr ēfarė politike ka nevojė lufta ēlirimtare qė po zhvillohet nė Kosovė ?:

1-Pėr politikė qė duke shfrytėzuar luftėn dhe gjakun e tė vrarėve tė marrė flamurin e atdhetarizmit dhe tė dalė nė krye ? Kėtė e shikojmė nė pėrpjekjet e Rugovės dhe grupit tė tij.  Politika e Rugovės dhe grupit tė tij, e cila pati sukses nė vitet 1992-1995, tashmė ka dėshtuar plotėsisht. Kushdo, edhe idhtarėt mė tė mėdhenj tė tij, tashmė e kanė kuptuar se politika e durimit dhe e rezistencės pasive, ėshtė e barabartė me asimilimin si popull. Lufta ēlirimtare nuk ka nevojė pėr kėtė politikė.

2-Pėr politikė qė duke bėrė kompromis politik dhe duke shfrytėzuar tė kaluarėn, tė synojė tė dalė si zėri politik i UCK-sė siē po vepron grupi i Hydajet Hysenit dhe Adem Demaēit ? Kėtė e shikojmė nė pėrpjekjet e Lėvizjes Demokratike Shqiptare dhe tė Partisė Parlamentare tė Kosovės. Demaēi ėshtė autori i njė sėrė propozimesh politike qė nga teza e tij mbi « vėllezrit » serbė deri tek projekti i Ballkanisė. Ndėrsa Hydajet Hyseni, pėr gati 5 vjet bėri pjesė nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės si nėnkryetar i saj, dhe punoi pėr realizimin e vijės politike tė durimit. Shkėputja e tij nga Rugova nė fillim tė vitit 1998, mė tepėr se njė lėvizje politike nė interes tė popullit, ishte njė veprim dėshpėrues i njė njeriu tė zhgėnjyer. Por lufta ēlirimtare nuk ka nevojė pėr politikė qė mbėshtetet mbi zhgėnjimin.

3-Pėr politikė si ajo qė u aplikua vitin e kaluar nė Shqipėri, ku partitė politike tė opozitės korrėn frytet e kryengritjes dhe pas kėsaj kryengritėsit u etiketuan si « banditė » apo « kriminelė » ? Kėtė e shikojmė nė pėrpjekjet e qeverisė shqiptare. Kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano, nė fillim tė muajit Korrik 1998, sugjeroi qė dhe nė Kosovė, tė aplikohej pėrvoja e partive politike nė Shqipėri gjatė muajit mars-qershor 1997.  Domethėnė, qė partitė politike nė Prishtinė tė marrin nė dorė arritjet e deri tanishme tė kryengritjes popullore nė Kosovė, ashtu siē bėri partia socialiste dhe aleatėt e saj nė Tiranė. Dhe pasi tė bėjnė kėtė, pra pasi tė marrin pushtetin atėhere, pjestarėt e UCK-sė, tė konsiderohen « banditė dhe rebelė », tė futen pėrsėri burgjeve apo tė vazhdojnė tė kėrkojnė strehim politik nė vėndet e Perėndimit. Edhe kjo ėshtė njė pėrvojė politike, por ėshtė njė pėrvojė politike e papranueshme dhe e gabuar. Frut i kėsaj politike qė Nano ja rekomandon forcave politike nė Kosovė, janė mijrat e tė vrarėve pas 9 Marsit 1997 dhe etiketimet « banditė dhe rebelė » ndaj atyre qė sollėn nė pushtet qeverinė aktuale shqiptare. Mos pranimi i tezės sė Nanos nga ana e UCK-sė, bėhet i dukshėm po tė analizojmė njė fakt. Pas kompromisit tė bėrė mė 9 Mars 1997, nė Shqipėri, kryengritėsit shqiptarė nuk u pranuan palė nė bisedime, megjithse kompromisi ishte rezultat i kryengritjes sė tyre. Tė aplikosh kėtė pėrvojė siē sugjeron Nano, do tė thotė qė UCK-ja tė mos jetė palė nė bisedime pėr tė ardhmen e Kosovės.  Aplikimi i kėsaj politike do tė thotė qė kryengritja nė Kosovė tė ngelet nė mes tė rrugės, do tė thotė qė frytet e kryengritjes t’i gėzojnė ata qė nuk « hodhėn » asnjė pushkė, do tė thotė qė nesėr historinė e « luanėve tė luftės » ta shkruajnė « gjuetarėt e politikės ».

Tė gjitha kėto lloj politikash janė nė interes tė atyre qė i propagandojnė, por nuk janė plotėsisht nė interes tė luftės ēlirimtare. Kush mė shumė apo kush mė pak, ato duan ta lėnė nė mes luftėn ēlirimtare dhe qėllimin e saj final. Synimi i kėtyre politikave ėshtė qė tė marrin nė dorė udhėheqjen e luftės ēlirimtare pėr ta manipuluar pastaj atė.

 

Cila ėshtė specifika e kėtyre lloj politikave ?

 

-Ato kanė mbėshtetjen e politikės ndėrkombėtare. Bashkėsia ndėrkombėtare pasi u njoh me thelbin e kryengritjes popullore nė Kosovė, kėrkon me ēdo kusht ta shuajė dhe nė pamundėsi tė kėsaj, ta neutralizojė dhe manipulojė atė. Ndihmėsit mė tė afėrm tė saj janė forcat politike shqiptare nė Prishtinė dhe Tiranė, prandaj ato u kanė dhėnė dhe vazhdojnė tu japin mbėshtetje politike dhe propagandistike kėtyre forcave. Mbėshtetja qė po i jepet Rugovės, Nanos, apo tė tjerėve dėshmon pėr njė gjė tė tillė.

-Ato kanė tė ngritura strukturat politike dhe propagandistike. Partitė politike nė Kosovė, kanė njė pėrvojė tė gjatė politike dhe propagandistike. Pėr mė tepėr Lidhja Demokratike e Kosovės, ka dhe pėrvojėn propagandistike dhe organizative tė ish-Lidhjes Komuniste tė Kosovės. Drejtuesit dhe kuadrot e UCK-sė, nė shumicėn e rasteve, nuk e kanė njė pėrvojė tė tillė. Atyre u duhet tė zgjidhin njėkohėsisht shumė gjėra, qė nga lufta kundėr pushtuesit deri tek aftėsimi ushtarak, organizativ dhe propagandistik.

-Qėllimin e tyre, kėto lloj politikash e mbėshtesin nė gjoja nevojėn pėr tė mos « i lejuar djemtė e Kosovės tė hynė nė aventurė ». Rrallė herė nė histori, qėllimi i vėrtetė politik ka dalė hapur. Kjo ėshtė e vėrtetė si tek partitė e djathta ashtu dhe tek partitė e majta. Kėshtu po veprojnė dhe partitė politike nė Kosovė. Askush prej tyre nuk e pranon cinizmin nė politikė, nuk thotė se qėllimin e ka nė shfrytėzimin e luftės dhe gjakut tė tė vrarėve pėr tė qėnė lidėrshipi nė bisedimet me Serbinė dhe mė vonė lidėrshipi i organizimit shtetėror dhe pushtetor nė Kosovė. Nė tė kundėrtėn, propaganda e tyre ka marrė pozat e patriotizmit dhe keqardhjes pėr shkatėrrimet, vrasjet apo raprezaljet nė Kosovė.

 

Si mund tė pėrballohet kjo situatė ?

 

Del nevojė urgjente qė UCK-ja tė legalizojė krahun e saj politik dhe njerzit e kėtij krahu. Kėrkesa qė i vazhdon t’i bėhet UCK-sė nga bashkėsia ndėrkombėtare, lidhur me kėtė ēėshtje dhe vetė nevoja e realitetit kosovar e shtrojnė me pėrparėsi dhe urgjencė kėtė ēėshtje. Aktualisht, nė fazėn e tanishme tė zhvillimit tė ngjarjeve nė Kosovė, ajo ėshtė bėrė domosdoshmėri. Pse lind njė nevojė e tillė urgjente ?

Populli dhe opinioni publik ka nevojė tė njohė udhėheqsit e tij realė, ata qė kanė dalė nga lufta dhe jo ata qė kanė dalė dhe vazhdojnė nga kombinacionet politike tė kulisave. Thuhet me tė drejtė nė opinionin politik dhe propagandistik se Rugava, Demaēi apo Bukoshi e kanė humbur shumė kredibilitetin e tyre. Por pėrsėri po me kaq tė drejtė thuhet se  Rugova, Demaēi, Bukoshi etj, nuk mund tė ēvleftėsohen plotėsisht vetėm me pseudonime komandantėsh, as me dy emra zėdhėnėsish, njėri nga tė cilėt nė Kosovė dhe tjetri nė Zvicėr.  Momenti ėshtė i tillė qė puna e nisur tė ēohet deri nė fund.   Politika e UCK-sė, tani duhet t’i paraprijė  « kallashnikovit » tė UCK-sė, me qėllim qė ai tė vazhdojė tė qėllojė gjithmonė nė shėnjė, me qėllim qė ai tė mos bjerė nė anarki e kaos, as nė ekstremizėm dhe as nė manipulim politik.

Nėqoftėse nuk do tė bėhet njė gjė e tillė, pra nėqoftėse nuk do tė dalė dhe evidentohet krahu politik, atėhere herėt apo vonė, do tė ndodhė qė « pushkėn » e UCK-sė, ta drejtojė, politika e Rugovės, Demaēit, Nanos, Berishės etj apo nė rastin mė tė keq ta drejtojė anarkizmi dhe kaosi.

Pėr drejtuesit aktualė tė UCK-sė, kjo ėshtė njė kėrkesė e kohės qė do t’i shėrbejė mė shumė forcimit tė rolit dhe autoritetit tė saj, brėnda dhe jashtė Kosovės. Dhe UCK-ja i ka tė gjitha mundėsitė ta bėjė njė gjė tė tillė. Ndėr arsyet kryesore mund tė pėrmėndim :

1-Ushtria Clirimtare e Kosovės, aktualisht ka shtabin e saj tė pėrgjithshėm, i cili nga ana e tij ka drejtuesit e tij konkretė.

2-Ushtria Clirimtare e Kosovės kontrollon njė pjesė tė konsiderueshme  tė teritorit tė Kosovės. Populli ka nevojė tė shikojė se njerzit e UCK-sė, ashtu siē dinė tė luftojnė dinė dhe tė ndėrtojnė dhe drejtojnė, dinė tė udhėheqin dhe tė bėjnė politikė.

3-Krahu politik me njerėz konkretė, do t’i japė fund spekullimeve, insinuatave, aluzioneve, keqinterpretimeve qė bėhen dhe vazhdojnė tė bėhen nga elementė tė ndryshėm tė cilėt duan tė fitojnė kapital politik nė kurriz tė luftės sė popullit.

4-UCK-ja duhet tė bindė konkretisht bashkėsinė ndėrkombėtare, veēanėrisht ato shtete qė e simpatizojnė atė, veēanėrisht Amerikėn, se ashtu siē di tė bėjė luftė pėr ēlirimin e Kosovės, po aq mirė di tė bėjė dhe politikė pėr ēlirimin e Kosovės dhe mė vonė pėr organizimin shtetėror tė Kosovės.

 

Institucionet kukulla dhe institucionet reale tė Kosovės

 

 Pėrpara drejtuesve tė Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės dhe simpatizantėve tė saj nė gjirin e partive politike tė Kosovės, ka lindur nevoja urgjente i krijimit tė institucioneve reale si shprehės reale tė situatės sė krijuar nė Kosovė.

-Klasa politike shqiptare nė Prishtinė realisht dėshtoi para popullit tė Kosovės. Por ajo nuk e pranon dėshtimin, prandaj pėrpiqet tė riparojė me ēfarė tė mundet dhe si tė mundet dėshtimin e saj.

Nė ndihmė tė saj, nė mėnyrė tė hapur dhe tė fshehur, ėshtė vėnė bashkėsia ndėrkombėtare, politika dhe diplomacia e saj.

 Por nė ndihmė tė saj nė mėnyrė tė kamufluar ėshtė vėnė dhe regjimi i Beogradit. Arsyet tashmė dihen. Pėr Beogradin, Rugova ėshtė shumė herė mė i preferuar se sa UCK-ja. Refleks konkret dhe tregues i kėsaj pėrkrahjeje dhe preference,  ėshtė mbledhja e parlamentit tė Kosovės dhe pėrpjekjet pėr krijimin e qeverisė nė Kosovė.

Realisht institucionet qė pėrpiqet tė ngrerė klasa politike nė Prishtinė, janė artificiale. Tė tilla ato kanė qėnė qysh nė fillim. Mė shumė kanė shėrbyer, Beogradit dhe Milosheviēit, pėr tė thėnė se « ja ne jemi pluralistė, ne i lejojmė shqiptarėt tė bėjnė referendume, tė shpallin republikė, sepse ata i zbatojnė mirė ligjet tona ».  Por ato mund tė bėhen reale nėqoftėse Ushtria Clirimtare e Kosovės dhe drejtuesit e saj, nuk do tė arrijnė tė ngrėnė institucionet  qė i duhen Kosovės dhe ēėshtjes sė Kosovės.

                    

Cili mund tė ishte ky institucion ?

 

1-Aktualisht nė gjirin e UCK-sė, marrin pjesė dhe luftojnė pėrkrah njeri-tjerit njerėz tė cilėt deri dje kanė bėrė pjesė nė parti tė ndryshme politike tė Kosovės. Pra ata janė bashkuar nė njė organizėm pa marrė parasysh bindjet e tyre politike dhe qėndrimet e drejtuesve tė partive tė tyre.

Ky ėshtė elementi i parė i institucionit real tė nevojshėm pėr tu krijuar nė Kosovė.

2-Nė luftėn e zhvilluar deri tani nga UCK-ja, kanė dalė nė krye tė njėsiteve tė saj si drejtues ushtarakė dhe organizatorė, njerėz qė deri dje nuk njiheshin nga partitė politike dhe opinioni. Kėta janė atdhetarėt e vėrtetė pėr tė cilėt kanė nevojė institucionet e Kosovės. Ata duhet tė jenė nė krye tė kėtyre institucioneve.

Ky ėshtė elementi i dytė real i nevojshėm pėr krijimin e institucioneve reale tė Kosovės.

3- Nė gjirin e inteligjences sė Kosovės, ka intelektualė tė cilėt jo tani po qysh nė fillimet e krijimit tė UCK-sė e kanė mbėshtetur atė pa rezerva duke i dhėnė pėrkrahje morale dhe propagandistike. Tė njėjtėn gjė ata e bėjnė dhe sot. Intelektualė tė tillė duhet tė bėjnė pjesė nė drejtimin e institucionit real pėr tė cilin ka nevojė Kosova.

Ky ėshtė elementi i tretė i nevojshėm pėr krijimin e institucionit real tė Kosovės

4-Populli shqiptar nė Kosovė, me pjesmarrjen dhe pėrkrahjen masive ndaj UCK-sė, realisht ėshtė shkėputur nga partitė politike, tė cilave u kanė  mbetur vetėm organet drejtuese.

Pra realisht populli ėshtė grumbulluar rreth njė institucioni, atij qė ka marrė realisht nė dorė fatin e Kosovės.

Drejtuesit e UCK-sė, duhet tė bėjnė vetėm legalizimin e kėtij institucioni, qė mund tė jetė : Kėshilli Kombėtar i Popullit Shqiptar.

 

 

                             Para dy Kompromiseve tė mėdha

 

Forcat patriotike nė Kosovė dhe UCK-ja si shprehėsja dhe bartėsja mė konkrete e tyre, aktualisht ndodhen para dy kompromisesh tė mėdha, nga realizimi i tė cilave do tė varet dhe ecuria e mėtejshme e ngjarjeve nė Kosovė.

 

                            Kompromisi brėnda shqiptar

 

Ky ėshtė kompromisi i parė qė duhet tė arrihet nė Kosovė. Tablloja nė Kosovė ėshtė e tillė : Nga njėra anė ndodhen kreret e partive politike shqiptare politika e tė cilave ka dėshtuar pėr realizimin e tė drejtave kombėtare, por qė tė cilėt nuk heqin dorė nga skena politike. Mes tyre ka politikanė qė kanė dėshmuar realisht atdhetarizmin e tyre, megjithse ata janė tė pakėt. Nga ana tjetėr janė elementėt patriotė tė grumbulluar nė UCK apo nė pėrkrahje morale, propagandistike dhe financiare tė saj. Deri dje elementė tė tillė, bėnin pjesė nė parti tė ndryshme politike, ndėrsa tani, lufta kundėr okupatorit sėrb i ka bashkuar nė njė front tė vetėm.

Tė dy palėt duhet tė bėjnė kompromis. Qėndrimi hiq e mos kėput qė po e ndjek nė disa raste dhe UCK-ja ėshtė i dėmshėm, ėshtė shėnjė e mungesės sė seriozitetit politik apo e euforisė politike. Por dhe kompromisi ka rregullat e tij. Nė kompromis, palėt duhet tė heqin diēka nga vehtja e tyre apo e grupacioneve qė u pėrkasin. Klasa politike e Kosovės, e cila e ndjen, por nuk e pranon zyrtarisht dėshtimin, ėshtė mė e gatshme pėr tė bėrė kompromis me UCK-nė. Por ajo ngul kėmbė, qė megjithė dėshtimin, tė ruajė rolin e lidėrshipit. Tipik ėshtė rasti i Rugovės. Megjithse Rugova flet pėr kompromis me UCK-nė, ai nuk ka dhėnė as shėnjėn mė tė vogėl se e do vėrtetė kompromisin dhe marrėveshjen. Cila do tė ishte kjo shėnjė, ky veprim konkret i Rugovės? Kjo shėnjė e parė do tė ishte dorėheqja nga posti i kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, duke ruajtur vetėm postin e Presidentit. Tashmė ėshtė e njohur pėr tė gjithė opinionin publik, se Rugova pėr periudhėn 1992-1998, ka grumbulluar nė dorėn e tij tė gjitha postet drejtuese. Ai ėshtė President i Kosovės, ėshtė Kryetar i LDK-sė, kryetar i Kėshillit koordinues tė partive politike tė Kosovės, kryetar i Lidhjes sė shkrimtarėve etj. Me kėtė veprim ai do tė hidhte hapin e parė real drejt kompromisit.  Ndėrsa UCK-ja deri tani nuk ėshtė shprehur qartė pėr pranimin apo jo tė kompromisit. Kjo lidhet me dyshimet e UCK-sė ndaj klasės politike tė Prishtinės. Shqetėsimi se duke bėrė kompromis, do t’i lihet pėrseri politika nė dorė klasės politike tė dėshtuar nė Kosovė, nuk qėndron. UCK-ja ka nė dorė armėt dhe idealin e ēlirimit. Pra veē tė drejtės, ka dhe forcėn. Nė mardhėniet brėnda shqiptare ajo ėshtė mė superiore. Objektivisht ajo pėrbėn lidėrshipin kryesor politik dhe ushtarak nė Kosovė. Kėtė e kanė tė qartė tė gjithė, qė nga shqiptarėt dhe bashkėsia ndėrkombėtare, politika dhe diplomacia e saj. Duke ruajtur kėtė rol udhėheqės, ajo duhet tė japė sinjalet e para reale se ėshtė e gatshme pėr kompromis me forcat mė tė shėndosha tė klasės politike shqiptare nė Prishtinė. Kjo do tė ishte shėnjė e seriozitetit dhe pjekurisė sė saj politike.

 

 

                     Kompromisi me bashkėsinė ndėrkombėtare

 

Ky ėshtė kompromisi i dytė i madh e i nevojshėm pėr tu realizuar nga forcat patriotike shqiptare, tė drejtuara nga UCK-ja. Por dhe nė kėtė ēėshtje shqiptarėt nuk janė shumė tė pėrgatitur dhe shumė tė qartė.  Analiza reale e situatės nė Kosovė e bėn mė tė qartė pohimin e mėrsipėrm. Qysh nga viti 1991 e deri mė sot, Rugova dhe grupi i tij kanė paraqitur disa variante tė zgjidhjes sė problemit tė Kosovės, qė fillojnė nga referendumi, shteti i pavarur, protektorati, republika etj. Po kėshtu grupi i Demaēit ka dalė pėrsėri me disa variante tė cilat fillojnė nga republika e Kosovės e mbarojnė tek krijimi i federatės ballkanike.(Ideja e federatės ballkanike ėshtė hedhur pėr herė tė parė nga Gjergj Dimitrovi nė kongresin e 7 tė Internacionales Komuniste nė vitin 1935, nė vargun e marrjes sė masave pėr pėrballimin e rrezikut tė fashizmit). Ndėrsa UCK-ja ėshtė me e qartė nė variantet e saj. Ajo kėrkon shtetin e pavarur shqiptar dhe bashkimin me Shqipėrinė.

Nga ana tjetėr ėshtė dhe bashkėsia ndėrkombėtare. Deri nė Mars 1998, kjo bashkėsi e kishte lėnė Kosovėn nė mėshirėn e Serbisė. Me pėrjashtim tė ndonjė rezolute apo tė ndonjė fjale tė mirė pėr « mikpritjen dhe traditat » shqiptare gjatė drekave apo darkave, asgjė serioze nuk vihej re nė veprimtarinė e politikės dhe diplomacisė ndėrkombėtare. Ndėrsa pėr variantet e zgjidhjes sė problemit tė Kosovės, qėndrimi i saj ishte i prerė dhe asnjė ekuivok ; Kosova ėshtė ēėshtje e brėndshme e Serbisė dhe problemi i saj do tė zgjidhej vetėm nė kuadrin e njė autonomie.

Pas fillimit tė kryengritjes popullore nė Kosovė, qėndrimi i bashkėsisė ndėrkombėtare filloi tė ndryshojė. Interesimi i saj ėshtė rritur dukshėm. Brėnda harkut kohor mars 1998-gusht 1998, nė veprimtarinė politike dhe diplomatike tė kėsaj bashkėsie vėrejmė dy qėndrime, qė sa vinė dhe po bėhen mė tė dukshme.

E para : Eshtė qėndrimi europian, i cili me gjithė interesimin ndaj problemit tė Kosovės, vazhdon tė mbetet nė variantin e autonomisė sė zgjeruar. Gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri, Kinkel e ritheksoi dhe njėherė konceptin europian mbi zgjidhjen e problemit tė Kosovės, duke i mėshuar konceptit tė autonomisė.

E dyta Eshtė qėndrimi amerikan i cili pas vizitės sė « rastėsishme » tė Holbrukut me pjestarė tė UCK-sė, ka avancuar mė tej se sa autonomia e zgjeruar.

Eshtė e qartė se nė bisedimet midis shqiptarėve dhe sėrbėve, faktori ndėrkombėtar do tė jetė jo vetėm ndėrmjetės, por dhe shumė ndikues, ashtu siē ishte Holbruku nė Dejton.

Por bisedime do tė thotė kompromis. Nė bisedime asnjė palė nuk mund tė kėnaqet nė masėn 100%. Problemi shtrohet : Cili do tė jetė kompromisi i shqiptarėve ? Veēanėrisht, cili do tė jetė qėndrimi i UCK-sė ? A ėshtė ajo e gatshme pėr kompromis dhe cili do tė jetė kufiri i kėtij kompromisi, jashtė tė cilit kompromisi do tė ishte i pavlerė dhe vetėmashtrues?

Pėr kėtė ēėshtje flitet shumė nga politika dhe propaganda, secili jep mendimin dhe gjykimin e tij. Megjithatė ka nevojė pėr njė analizė tė thellė, pėrpara se tė gjykojmė se cili mund dhe duhet tė jetė kompromisi i faktorit shqiptar nė mardhėnie me bashkėsinė ndėrkombėtare. Kjo analizė duhet tė marrė pėr bazė kėrkesat e shqiptarėve dhe mundėsinė reale tė jetėsimit tė tyre. Cilat janė kėto kėrkesa ?

 

 

Kėrkesat maksimaliste dhe minimaliste

 

Si ēdo lėvizje kombėtare, dhe Lėvizja Kombėtare Shqiptare, qė tashmė ka dhe krahun ushtarak tė saj, ka vite qė ka paraqitur kėrkesat e saj, tė cilat mund tė klasifikojmė nė tre kategori :

E para : Kėrkesa maksimaliste, tė cilat nė rastin e lėvizjes kombėtare shqiptare nėnkuptojnė bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė.

E dyta : Kėrkesa mesatare, tė cilat nė rastin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, nėnkuptojnė bashkimin e trojeve shqiptare nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi dhe krijimin e republikės shqiptare nė ish-Jugosllavi

E treta : Kėrkesat minimaliste, tė cilat nė rastin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, nėnkuptojnė krijimin vetėm tė Republikės sė Kosovės, brėnda kuadrit tė Jugosllavisė aktuale.

Kompromisi midis palės shqiptare dhe bashkėsisė ndėrkombėtare, mund dhe duhet tė realizohet brėnda tre kėrkesave tė mėsipėrme. Njėra prej kėrkesave tė mėsipėrme duhet tė jetėsohet. Dhe kjo do tė quhet kompromis. Nėqoftėse nuk realizohet asnjė prej kėrkesave tė mėsipėrme, atėhere kjo nuk mund tė quhet kompromis. Por do tė quhet nėnshtrim.