BACK

 

 

UCK-ja dhe Cinizmi  i politikės

 

 

Evolucioni i ngjarjeve nė Kosovė

 

Ēėshtja kombėtare

 

Paradokse tė politikės dhe politikanėve shqiptarė

 

 

 

Ēėshtja kombėtare

Zvicėr Qershor 1997

I nderuar A

Ju falėnderoj pėr kėrkesėn tuaj pėr tju dhėnė mendimet e mija lidhur me problemin e Kosovės. E konsideroj atė tė dyfishtė. E para si shėnjė tė emancipimit politik, pasi ne tė dy kemi bindje politike tė ndryshme. E dyta si shėnjė tė shqetėsimit tuaj qytetar pėr gjėndjen e rėndė nė tė cilėn ndodhet Kosova sot. Po pėrpiqem tė parashtroj mendimet e mija lidhur me ēka mė kėrkuat. Mendimet e mėposhtme janė jashtė kornizave tė programeve partiake. Janė thjesht mendime individuale, tė linduar nga vėshgimet dhe analizat personale gjatė periudhės 1991-1997 nė Shqipėri dhe nė Zvicėr.

 Me shpėrbėrjen e Jugosllavisė, nė Kosovė, pushoi se ekzistuari zyrtarisht klasa e vjetėr politike. Vėndin e saj e zuri njė klasė e re politike shqiptare. Gjatė veprimtarisė sė saj, nė Kosovė u zhvillua referendumi pėr pavarsinė e Kosovės, u shpall Republika e kosovės, u zgjodhėn organet e Kosovės etj. U zhvillua njė veprimtari marramėndėse ecejakesh nėpėr botė pėr tė siguruar pėrkrahjen ndėrkombėtare. U bė njė propagandė marrėzisht euforike duke krijuar nė popull idenė se mjafton 3% detyrim dhe detyra quhet e kryer. Nė mardhėniet me Serbinė u predikua dhe aplikua teoria e moskundėrshtimit apo e rezistencės paqėsore apo ndryshe teoria kristiane qė kur tė bien nė njė faqe, mos kundėrshto por ktheji faqen tjetėr. Brėnda kėsaj periudhe, u hodh teza e Rugovės se deri nė vitin 1991 shqiptarėt kishin qėnė « grindavecė dhe destabilizues », ndėrsa pas kėsaj periudhe ata u bėnė « stabilė » ! !

Pėrfundimi pas 5 vjetėsh: Serbia nuk e njeh pavarsinė dhe republikėn e Kosovės. Bashkėsia europiane nuk e njeh pavarsinė e Kosovės. Amerika po ashtu. Deklarata e 22 Majit 1993, e ministarve tė jashtėm tė grupit tė Kontaktit, ishte e qartė dhe pa asnjė ekuivok : « Pavarsia e Kosovės nuk pranohet ». Ndėrsa Serbia vazhdon politikėn e saj dhe nuk pranon tė bisedojė as pėr autonominė e Kosovės. Bile nuk pranon tė bisedojė as pėr tė drejta njerėzore siē janė arsimi apo shėndetėsia, jo mė pėr tė drejta kombėtare. Tashmė kėtė e di dhe qytetari mė i thjeshtė i Kosovės. Kosova dhe e ardhmja e saj aktualisht ndodhet nė njė udhėkryq tė madh historik.

Konkluzioni: Vija politike e klasės politike tė Kosovės nė arritjen e pavarsisė, dėshtoi plotėsisht. Janė tė pakta ato shtresa tė popullsisė tashmė nė Kosovė qė besojnė nė vijėn politike tė klasės politike kosovare tė pėrfaqėsuar nga Rugova. Mosbesimi, dėshpėrimi apo zhgėnjimi janė tashmė ndjenjat mė tė pėrhapura nė shumicėn e popullit shqiptar nė Kosovė. Nė politikėn e jashtme, u rrėzua mjegulla e propagandės se gjoja faktori ndėrkombėtar po e mbėshtet pavarsinė e Kosovės. Politikanėt shqiptarė nuk kanė mė se ēfarė t’i thonė popullit tė tyre pėr gjoja mbėshtetjen e bashkėsisė ndėrkombėtare. Nė mes tė Prishtinės dhe nė sytė e politikanėve shqiptare, mėse njė herė politikanė dhe diplomatė tė bashkėsisė  ndėrkombėtare kanė deklaruar dhe vazhdojnė tė deklarojnė se ata po bisedojnė me Sėrbinė, pėr ti siguruar Kosovės njė autonomi. U vėrtetua plotėsisht nė sytė e shumicės sė opinionit tė shqiptarėve tė Kosovės se : Politika e rezistencės pasive e aplikuar nga klasa politike nė Prishtinė, nuk ėshtė shėnjė e qytetėrimit evropian, por dukuri e vetnėnshtrimit dhe fyerjes kombėtare. Politika  e « nacionalizmit si kapital politik », e aplikuar nga klasa politike nė Tiranė, nuk ėshtė shėnjė e atdhedashurisė, por dukuri i mashtrimit politik.

Ēfarė duhet bėrė ? Ka disa mundėsi dhe variante qė kanė nevojė tė pėrpunohen dhe realizohen. Kryesorja ėshtė qė tė mos kultivohet pesimizmi dhe tė mos vazhdojė mė manipulimi i turpshėm i klasės politike nė Prishtinė dhe Tiranė.

Rruga e parė: Tė pranohet autonomia e Kosovės, qė sugjerohet nga bashkėsia ndėrkombėtare. Kėtė do ta pranojė lehtėsisht dhe Sėrbia. Nė kėto kushte, brėnda kėtij varianti, brėnda kėsaj zgjidhjeje politike,  nuk ka nevojė tė luftohet pėr daljen nė skenė tė njė klase tė re politike.  Klasa aktuale politike nė Prishtinė ėshtė e vlefshme, ajo i ka tė gjitha mundėsitė, pasi ajo e pėrballon autonominė. Shumica dėrrmuese e kėsaj klase ėshtė produkt dhe pjellė e autonomisė sė Kosovės sė vitit 1974 dhe tė vitit 1989. Megjithatė ėshtė tepėr e vėshtirė tė pranohet ky variant. Eshtė e pamundur. Shumica e popullit nė Kosovė nuk ka pėr ta pranuar kėtė mundėsi. Nga presioni i popullit pėr efekte propagandidtike nuk do ta pranojnė hapur dhe njė pjesė e konsiderueshme e politikanėve nė Prishtinė.

Rruga e dytė: Tė mos pranohet autonomia e Kosovės dhe tė vazhdohet pėr realizimin e materializimit tė republikės dhe pastaj nė njė fazė mė tė mėvonshme tė pavarsisė sė saj. Nė kėto kushte, me pranimin e kėtij varianti, lind nevoja e daljes nga skena tė klasės aktuale politike tė Kosovės dhe nevoja urgjente e daljes nė skenė tė klasės sė re politike.

Por pėrsėri lind njė pyetje ? Si mund tė realizohet kjo kur dihet se sa e vėshtirė ėshtė lufta pėr pushtet dhe kur askush nuk pranon se ka dėshtuar? As Rugova, as Bukoshi, as Krasniqi, as Demaēi etj, pra askush prej tyre nuk pranon se ka dėshtuar. Nė tė kundėrtėn, ata luftojnė t’i mbushin mėndjen popullit se vazhdojnė tė jenė tė suksesshėm. Nė ndihmė tė tyre ėshtė njė propagandė e fuqishme shtypi dhe televizive.

 Pėrsėri ka dy rrugė:

Rruga e parė ėshtė vetėm konstatimi i dėshtimit tė vijės. Kjo ėshtė shumė e lehtė, pasi tani kanė filluar ta shohin tė gjithė ata qė marrin sadopak vesh nga politika. Eshtė shumė e lehtė dhe shumė komode pėr tė gjykuar atė qė ka ndodhur dhe njerzit e saj. Pra ėshtė shumė lehtė tė thuash se « Rugova ka dėshtuar » se « Bukoshi ka dėshtuar, pasi ai mė shumė ėshtė kryeministėr i jashtėm se sa kryeministėr real », se « Demaēi ka dėshtuar, pasi ai kėrkon tė kthejė rrotėn e historisė pas me ballkaninė e tij tė famshme » etj etj si kėto. Por kjo nuk e zgjidh problemin. Ajo konstaton se ēfarė ėshtė bėrė, por nuk thotė se ēfarė duhet bėrė. Veēanėrisht nė politikė nuk lejohet boshllėk, pasi ndryshe do t’i hapej rrugė anarkisė dhe kaosit.

Rruga e dytė ėshtė hartimi i njė vije tė re politike qė tė mbajė parasysh eleminimin e dėshtimeve tė deritanishme dhe tė parashikojė taktikat qė duhet tė ndiqen pėr realizimin e pavarsisė sė Kosovės. Kjo ėshtė mė vėshtirė, por nuk ėshtė e parealizueshme.

Ēfarė mund tė ketė nė thelbin e saj kjo vijė e re politike?

 

Disavantazhet e ēėshtjes kombėtare shqiptare.

Eshtė njė fakt i njohur se politika dhe diplomacia shqiptare nė politikėn e jashtme ka disa disavantazhe tė cilat duke qėnė objektive kanė nevojė tė njihen pėr tė zvogėluar negativitetin e tyre nė ēėshtjen kombėtare. Cilat janė kėto disavantazhe qė vija e re politike mund dhe duhet t'i mbajė parasysh nė veprimtarinė e saj:

1-Shqiptarėt janė bashkėkohės reale dhe fizikė tė Evropės, pa qėnė bashkėkohės historike tė saj.

Pėrse ėshtė kėshtu. Le tė bėjmė njė sqarim tė shkurtėr. Mos kemi tė bėjmė me ndonjė kontradiksion apo paradoks? Sepse dikush mund tė na kundėrshtojė menjėherė duke na thėnė : « Nuk ėshtė e vėrtetė, pasi nė Evropė ka me dhjetra probleme pakicash kombėtare tė cilat dhe sot janė tė pazgjidhura ». Megjithatė ka njė dallim esencial dhe rrėnjėsor, midis ēėshtjes shqiptare, ēėshtjes baske, ēėshtjes irlandeze, ēėshtjes hungareze, rumune polake etj etj. Cili ėshtė dallimi ? Kur flitet pėr problemin e Kosovės, nuk kemi tė bėjmė me zgjidhjen e njė ēėshtjeje tė njė pakice kombėtare, por me njė ēėshtje kombėtare tė pazgjidhur. Shqiptarėt janė i vetmi popull i Evropės qė problemin kombėtar e kanė akoma tė pazgjidhur megjithse po hyjmė nė shekullin e 21-tė. Mė shumė se gjysma e teritoreve dhe mė shumė se gjysma e popullit jeton jashtė kufjive tė shtetit tė njohur zyrtarisht nga bashkėsia ndėrkombėtare. Por pohimi i kėtij realiteti, ka brėnda dhe disavantazhin  e parė tė madh, pėr politikėn dhe diplomacinė shqiptare. Sepse nuk  duhet tė mos harrojmė se Evropa pėrgjithėsisht ēėshtjet kombėtare i zgjidhi deri nė fund tė shekullit tė kaluar, maksimumi deri nė Konferencėn e Versajės nė vitin 1919. 

2-Shqiptarėt janė i vetmi popull nė Evropė qė janė tė vetmuar, pa miq dhe aleatė tė konsoliduar.

 Edhe ky pohim pėrbėn njė disavantazh. Megjithatė i xhveshur nga propaganda e politikanėve shqiptarė tė Prishtinės dhe Tiranės ėshtė fatkeqsisht i vėrtetė.  Dihet se pėrgjithėsisht nė Evropė bėjnė pjesė tre grupe tė mėdhenj popujsh qė janė tė ndarė nė dhjetra shtete. Popujt romanė, gjermanike dhe sllavė. Origjina e pėrbashkėt racore, i bėn kėto grupe popujsh qė ti gjėnden njeri-tjetrit nė rastet e zgjidhjes sė problemeve madhore. Pėr ta ilustruar mjafton tė marrim si shėmbull Rumaninė. Pas rrėzimit tė Causheskut, udhėheqėsi i Rumanisė u bė ish-sekretari i Komitetit Qėndror tė Partisė Komuniste Rumune, Ion Iliesku. Megjithse propaganda e disa vėndeve perėndimore, filloi tė fliste kundėr tij, kjo nuk e pengoi shtypin francez tė shkruante se vėllezėrit latinė erdhėn nė gjirin tonė, kjo nuk e pengoi ish-presidentin e Francės, Miteran qė tė bėnte vizitėn e tij tė parė nė Bukuresht, pėr t’i dhėnė mbėshtetje. E njėjta gjė pėrsėritet pas pesė vjetėsh, me rastin e diskutimit tė kėrkesave tė ish-vėndeve socialiste pėr tu pranuar nė NATO. Eshtė tepėr e njohur pėr tė gjithė, politikėn dhe diplomacinė, kėmbėngulja e madhe tė Shirakut pėr pranimin e Rumanisė nė NATO, para shteteve tė tjera. Origjina e njėjtė romane pėrbėn njė ndėr shkaqet e kėsaj kėmbėnguljeje.

3-Shqiptarėt janė i vetmi popull i Evropės me tre besime fetare, por me asnjė grindje dhe luftė fetare.

Por nėqoftėse pėr shqiptarėt kjo ėshtė shėnjė civilizimi dhe harmonie kombėtare, pėr psikologjinė evropiane ėshtė ndryshe, ėshtė « pabesi dhe barbarizėm », jo ndaj kėsaj apo asaj filozofie dhe ideologjie politike, por ndaj besimit nė pėrgjithėsi. Por tė gjithė e dinė se psikologjia ka ndikimin e saj nė pėrpunimin e politikės dhe tė diplomacisė. Pėr ta bėrė mė tė prekshme kėtė, mjafton tė sjellim disa fakte. Nė periudhėn 1992-1997, njė pjesė e mirė e propagandės perėndimore nė shkrimet apo emisionet televizive, pėrpiqej tė jepte pėrshtypjen e popullit shqiptar si njė vend musliman duke vėnė gjithnjė nė ballė tė emisionit apo tė shkrimit, pamjet apo numrin e xhamive.

4-Pozita e dobėt ndėrkombėtare e shtetit shqiptar nė Shqipėri.

Aktualisht nė Shqipėri janė disllokuar forcat shumėkombėshe. Nga klasa politike shqiptare, njė gjė e tillė konsiderohet si normale, si shprehje e demokracisė dhe e mardhėnieve demokratike ndėrkombėtare. Por nė thelb nuk ėshtė kėshtu. Prania e forcave ndėrkombėtare nė Shqipėri, e ka dobėsuar sė tepėrmi pozitėn ndėrkombėtare tė shtetit shqiptar. Aktualisht nė Shqipėri nuk ka shtet, por vetėm njė protektorat i cili mbahet nė kėmbė nga forcat e operacionit « Alba ». Ka dhe njė qeveri qė ēuditėrisht quhet e « Pajtimit » kombėtar, e cila mezi kontrollon Tiranėn. Kryeministri real i Shqipėrisė realisht ėshtė njė i huaj, i cili quhet Franc Vranicki. Nė fazėn aktuale, ai nuk mund tė jetė mbėshtetės i zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare nė Kosovė, pasi ai nuk ekziston .

 

 

Eleminimi i dobėsive tė vijės sė mėparshme politike.

     Politika shqiptare e periudhės 1992-1997, nė drejtim tė realizimit tė ēėshtjes kombėtare, ka qėnė njė politike pa bosht, ka qėnė njė amalgamė zgjidhjesh, pozicionesh, qėndrimesh, asnjėherė nė unison me njėra tjetrėn. Me pėrjashtim tė slloganit « ne kemi shpallur pavarsinė », ēdo veprim tjetėr nuk i ėshtė pėrgjigjur realitetit politik dhe social nė Kosovė. Disa tregues konkretė janė tė mjaftueshėm :

 

Teoria dhe praktika e bindjeve politike.

 Nė Kosovė thonė se luftojnė pėr zgjidhjen e ēėshtje kombėtare me dhjetra parti politike e me dhjetra politikanė. Secila prej tyre ngul kėmbė se bindjet politike tė saj janė faktori themelor i zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės. Secili politikan ngul kėmbė se bindjet politike tė tij, janė pikėnisja mė e drejtė e zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės. Koncepti dhe mentaliteti i tyre rrėzohet shumė kollaj po tė shtrohet pyetja: Nė konferencėn e Berlinit tė vitit 1878, cilat bindje politike i coptuan trojet shqiptare ? Bindjet komuniste, monarkiste apo kapitaliste ? Nė konferencėn e Versajės tė vitit 1919, apo dhe mė vonė dhe nė atė tė Jaltės, tė vitit 1945 kush ishte primare: bindjet politike apo interesat e fuqive evropiane pėr tregje dhe zona influence? Secili qė do tė gjykojė me mėndje tė ftohtė, do tė arrijė nė konkluzionin se ndarja e kombit dhe trojeve shqiptare gjithmonė ka patur nė themel interesat dhe zonat e influencės midis fuqive tė mėdha. Nė mėnyrė tė natyrshme shtrohet pyetja: Kur tė tjerėt pėr tė na coptuar, nuk janė nisur nga bindjet politike, por nga interesat, pėrse ne pėr tu bashkuar nisemi nga bindjet politike?

Eleminimi i teorisė dhe praktikave tė bindjeve politike nė mėnyrė tė natyrshme do tė kėrkojė eleminimin e partive politike shqiptare nė Kosovė dhe krijimin e njė organizmi gjithė kombėtar. Kjo do tė jetė dhe duhet tė jetė pikėnisja e hartimit dhe pėrpunimit tė njė vije tė re politike nė Kosovė.

 

Lufta pėr shtet apo lufta pėr pushtet

Deri tani, megjithse nė propagandė, ėshtė theksuar se veprimtaria e tė gjitha forcave politike tė Kosovės ėsshtė orientuar drejt luftės pėr pavarsinė e saj, nė praktike ėshtė vepruar nė tė kundėrtėn. Veprimtaria e tyre, tregon se ato parėsore kanė patur luftėn pėr pushtetin fiktiv nė pushtetin sėrb se sa luftėn pėr shtetin real tė Kosovės. Ka shumė elementė qė provojnė pohimin e mėsipėrm, por do tė veēoj  dy prej tyre. Elementi i parė ėshtė. Vetėm nga vėzhgimi i propagandės sė shtypit shqiptar gjatė njė muaji, del se rreth 70% e kėsaj propagande ka qėnė brėnda pėr brėnda partive politike shqiptare me kritika tė ndėrsjellta ndaj njėra tjetrės dhe rreth 30 % ka qėnė ndaj Sėrbisė qė pengon jetėsimin e shtetit shqiptar. Ky vėzhgim ėshtė kryer vetėm nė tre gazeta, nė « Rilindja », « Bota Sot » dhe « Koha ». Elementi i dytė. Nė luftėn pėr tė fituar njė shtet pėrdoren tė gjitha format e luftės qė nga demostratat, grevat, deri tek kryengritja e armatosur, ndėrsa nė luftėn pėr pushtet pėrdoren vetėm format paqėsore tė luftės siē janė mitingjet, zgjedhjet etj. Pėrcaktimi i klasės politike shqiptare pėr njė rezistencė paqėsore pasive, ėshte domethėnia mė e qartė se nė veprimtarinė tyre, lufta pėr shtetin e Kosovės ėshtė vetėm njė reklamė propagandistike, ndėrsa lufta pėr pushtet brėnda shtetit serb ėshtė thelbi i veprimtarisė sė tyre.

 

Politika e inatit dhe « inati » i politikės.

  Nė veprimtarinė e saj klasa politike shqiptare nė Kosovė, nė pėrgjithėsi mė shumė ka bėrė njė politikė tė inatit. Treguesi mė konkret i kėsaj politike kanė qėnė dhe janė qėndrimi ndaj kritikave dhe sugjerimeve tė ndryshme. Ka qėnė fakt se nė Kosovė, me dhjetra njerėz, intelektualė, analistė politikė apo publicistė, kanė reaguar me fakte dhe argumente ndaj vijės politike tė ndjekur nga grupi i Rugovės dhe partive tė tij aleate. Mirpo ēfarė ka ndodhur ? Ndaj tyre ėshtė reaguar jo me tolerancė, jo me qetėsi, por me inat, me bajraktarizėm, duke harruar  pasojėn. Eshtė harruar « inati » i politikės. Dhe « inati » i politikės ėshtė disa fish mė i madh. Nga njėra anė ata qė e kanė ushtruar politikėn e inatit janė thelluar mė tepėr nė gabime sepse "pėr inat tė filanit" ne « do bėjmė siē dimė vetė ». Ndėrsa nga ana tjetėr janė larguar nga lufta pėr zbatimin e vijės politike me qindra njerėz, mendimet e tė cilėve nuk janė pėrfillur. Dėmin mė tė madh e ka pėsuar ēėshtja kombėtare qė ka mbetur nė vėnd numuro, apo qė ėshtė diskredituar akoma mė shumė.

Teoria e mohimit

Vija politike e politikanėve dhe partive politike nė Kosovė, ka qėnė nė shumicėn e saj, njė vijė politike mohuese. Ato qė tė gjitha dhe me dhjetra herė kanė thėnė dhe vazhdojnė tė thonė "se ne nuk mund tė jetojmė dot nėn pushtetin serb". Kjo pėrbėn tiparin themelor tė vijės sė tyre politike. Le ta pranojmė pėr njė ēast se tė gjithė nė kėtė pikė janė tė sinqertė. Por mungon themelorja nė kėtė thėnie, qė ata e quajnė vijė politike: Si do tė dilet nga kjo situatė, si do tė realizohet pavarsia e Kosovės. Ata nuk pohojnė asgjė, nė veprimtarinė e tyre. Nė kėtė drejtim vija politike e politikanėve shqiptarė ėshtė tepėr e zbehtė dhe pėrmblidhet vetėm nė njė frazė, qė tashme ėshtė bėrė bajate: "Ne kemi shpallur pavarsinė ».

Megjithse me i avancuar, kėtij difekti themelor nuk i shpėtoi as grupimi i ri i Adem Demaēit, qė doli nė skenėn politike shqiptare nė fillim tė  vitit 1997. Thelbin e vijės sė tij politike, Demaēi e ka pėrmbledhur nė shprehjen "As luftė, as Kapitullim". Vėzhgojeni me kujdes. Pra "as.., as", pra mohim. Por nuk thuhet po kaq hapur se ēfarė do tė bėhet. Midis « luftės » dhe « kapitullimit » ėshtė njė fushė shumė e gjėrė veprimi, e mbushur me elementė konkretė, tė cilėt nuk pėrmėnden, por pėrmėndet vetėm ajo qė nuk do tė bėhet, pra "As luftė, as kapitullim". Po ēfarė do tė bėhet? Populli ka nevojė pikėrisht pėr atė qė do tė bėhet, pėr rrugėt nėpėr tė cilat do tė eci drejt realizimit tė pavarsisė dhe jo pėr ato qė nuk duhet tė ecė.

 

Besa dhe diplomacia

  Pėrbėn ndoshta difektin mė tė madh tė vijės politike tė shqiptarėve nė realizimin e pavarsisė kombėtare, qė ėshte e nevojshme tė eleminohet nė tė ardhmen. Eshtė e vėrtetė se pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, veē tė tjerave kėrkohet dhe njė diplomaci e zgjuar me tė huajt, veēanėrisht me fuqitė e mėdha. Por ēfarė ka ndodhur me shumicėn e klasės politike shqiptare gjatė kėtyre 5 vjetėve? Po tė vėzhgosh veprimtarinė e saj, politikėn dhe propagandėn e saj, do tė vesh re njė dukuri shumė interesante, por dhe shumė trishtuese. Gjatė periudhės kohore tė mėsipėrme, pra gjatė viteve 1992-1997, shumica e politikanėve shqiptarė, kanė bėrė vėrtetė politikė dhe diplomaci, por fatkeqsisht kėtė e kanė bėrė nė gjirin  e tyre, me shqiptarėt dhe brėnda shqiptarėve, me popullin e tyre dhe brėnda popullit tė tyre. Ndėrsa me tė huajt, nė tė kundėrtėn, ata kanė ecur me besė, me sinqeritet, me besim naiv. Vetėm njė vėzhgim i pjesshėm i propagandės sė kėtyre 5 vjetėve, tė bind pėr njė gjė tė tillė. Propaganda e politikės shqiptare gjatė kėtyre pesė vjetėve, ėshtė pėrpjekur dhe vazhdon tė pėrpiqet ti mbushė mendjen popullit se "ēėshtja e Kosovės" shkon mirė etj, etj nė njė kohė qė ajo ka shkuar keq, nė njė kohė qė bashkėsia ndėrkombėtare e ka kufizuar atė deri nė nivelin e tė drejtave qytetare. Pra ka bėrė diplomaci dhe politikė me popullin e saj. Ndėrsa tė huajve u thuhet se ne jemi keq, Serbia na shtyp, ne jemi njė popull qė meritojmė tė shpėrblehemi, ne e kemi lėnė zgjidhjen e ēėshtjes sonė nė dorėn e bashkėsisė ndėrkombėtare sepse kemi besim etj. Ndėrsa tė huajt nė takime me politikanėt shqiptarė, kanė ecur dhe vazhdojnė tė ecin me interesa. Kjo mėnyrė tė vepruari e ka vėnė politikėn dhe diplomacinė shqiptare nė njė pozitė tė pafavorshme, ndėrsa ēėshtjen kombėtare e ka katandisur nė ēėshtje tė tė drejtave tė njeriut.

 

Propaganda dhe politika

Nė zbatimin e njė vije politike, pėr mė tepėr kur bėhet fjalė pėr realizmin e pavarsise sė Kosovės, dhe politika dhe propaganda kanė vėndin e tyre, por ato e dėmtojnė shumė klasėn politike dhe qėllimin e saj kur ngatėrrohen dhe zėvėndėsojnė njėra tjetrėn. Po bėhem mė konkret: E para : Propagandės i lejohet dhe ta zbukurojė realitetin pėr tu mbajtur gjallė njerėzve shpresėn, ndėrsa politikės nuk i lejohet. Dhe e dyta; propagandės i lejohet tė merret me ngjyrat ideologjike dhe bindjet politike tė njerėzve, ndėrsa politikės nuk i lejohet. Fatkeqėsisht nė praktikėn e klasės politike tė Kosovės, mė shumė ėshtė bėrė dhe vazhdon tė bėhet propagandė se sa politikė. Nė politikėn e klasės politike shqiptare nė Kosovė, vihen re dy dukuri qė e mbėshtesin pohimin e mėsipėrm. Dukuria e parė ėshtė zbukurimi i realitetit tė ēėshtjes sė Kosovės, fshehja e gjėndjes reale, krijimi i njė gjėndjeje euforike etj, e cila e ka emrin propagandė dhe jo politikė.  Vetėm njė vėzhgim i pėrciptė i deklaratave tė politikanėve tė ndryshėm shqiptarė, i konferencave tė tyre tė shtypit, i pohimeve tė tyre para popullit tė bind pėr njė gjė tė tillė. Ja njė shėmbull konkret: Qysh nė Maj 1993 nė Deklaratėn e pesė shteteve tė grupit tė Kontaktit, ku bėnte pjesė dhe Amerika u deklarua se ato nuk e njohin pavarsinė e Kosovės. Por kėtė tė vėrtetė tė hidhur, politikanėt shqiptarė ja mbajtėn tė fshehur popullit, duke predikuar tė kundėrtėn, qė gjoja Amerika po i mbėshtet politikanėt shqiptarė. Pas 4 vjetėsh kur tė dėrguarit e ambasadės amerikane deklaruan fare hapur nė mes tė Prishtinės se ata do tė mbėshtesin vetėm autonominė e Kosovės, kjo ishte njė zhgėnjim i madh pėr popullin shqiptar qė ishte ushqyer pėr shumė vite nga politikanėt e tij me idenė false se Amerika po na mbėshtet. Dukuria e dytė ka tė bėjė me bindjet politike tė njerėzve. Politikanėt shqiptarė qė luftojnė pėr pavarsinė e Kosovės, nė mobilizimin e njerėzve rreth realizimit tė kėtij qėllimi, janė nisur nga bindjet politike tė njerėzve. Mbi kėtė bazė ata kanė afruar vetėm ata njerėz qė kanė tė njėjtat  bindje politike ose simpatizantė tė tyre. Ndėrsa ndaj tė tjerėve ėshtė mbajtur qėndrim i ftohtė, indiferent dhe nė disa raste pėrbuzės apo armiqėsor. Pra elementi i propagandės ėshtė bėrė element i politikės. Nė propagandė, ka emėrtime tė tilla si demokrat, republikan, lėpėkist, i kuq, i verdhė, i majtė i djathtė etj. Por nė politikėn pėr arritjen e pavarsisė kombėtare, kėto terma nuk vlejnė, nė politikė ka njė kriter tjetėr: Kush ėshtė i pėrkushtuar dhe kush jo ndaj ēėshtjes kombėtare, kush ėshtė patriot falso dhe kush i vėrtetė, kush ėshtė i aftė dhe kush i paaftė . Duam apo nuk duam, jemi tė detyruar pėr hir tė sė vėrtetės, tė pohojmė se shumė politikanė deri tani kanė luajtur me fatin e Kosovės. Ky ėshtė cinizėm dhe asgjė tjetėr.

Tė luash me njė histori nuk ėshtė dinjitoze, tė luash me njė gazetė nuk ėshtė profesionalizėm, tė luash me njė parti nuk ėshtė serioze, por tė luash me ndjenjat e njė populli, kjo ėshtė mė tepėr, ėshtė aventurė, ėshtė hipokrizi