BACK

Popull i tradhėtuar

Shkaqet e dukshme tė ngjarjeve shqiptare

Interpretimet e ngjarjeve

Pėrse socialistėt nuk ishin drejtues tė kryengritjes shqiptare

Pse propaganda nė Kosovė ju kundėrvu kryengritjes sė marsit 1997

Thelbi i revoltave popullore

Pjekuria e Lėvizjes Kombėtare

Pse ju kundervu politika euroamerikane levizjes popullore

Klasa politike shqiptare dhe fizionomia e saj

Klasė politike me mentalitet primitiv

Prognozė politike 1998

Shtet ligjor, miqėsor apo shtet ideologjik ?

Naiviteti politik dhe interesat kombėtare

 

Pse ju kundervu politika euroamerikane levizjes popullore

Nė dėshtimin e Lėvizjes popullore shqiptare pėr dinjitet kombėtar, njė rol tė rėndėsishėm, nė mos mė tė rėndėsishmin, luajti politika e kancelarive euroamerikane.

Nė kėtė politikė, nuk mund tė mos vėmė re dy momente tė rėndėsishme : Sa kohė qė kjo revoltė popullore, ishte paqėsore apo dhe nė fazėn e parė tė armatosjes sė saj, ajo kishte pėrkrahjen e njė pjesė tė mirė prej politikės sė kėtyre kancelarive. Ajo shėrbente qėllimeve tė tyre pėr tė eleminuar nga pushteti Berishėn dhe partinė e tij. Por kur nga njohja qė i bėnė thellėsisė sė kėsaj lėvizjeje, analistėt e shumtė evropianė tė cilėt vėzhguan nga afėr kėtė revoltė, kur u pa qartė se kjo lėvizje filloi tė organizohej dhe tė krijonte organizmat e saj, kur fshehur pas parave tė humbura shqiptarėt filluan tė kėrkonin dinjitetin kombėtar, atėhere dhe qėndrimi i kancelarive europiane ndryshoi. Ajo i mori tė gjitha masat qė Lėvizja tė shuhej. Partitė politike shqiptare, nuk bėnė gjė tjetėr veēse shėrbyen si zėdhenės dhe zbatues tė kėsaj politike.

Eshtė e nevojshme tė evidentohet dhe njė fakt tjetėr tragjik, qė e bėn tė qartė cinizmin e fuqive tė mėdha ndaj fateve tė popujve tė vegjėl.

Nėqoftėse nuk do tė ishte krijuar qrveria e pajtimit kombėtar, pas disa ditėsh, pushteti shqiptar tė cilit nuk i kishte mbetur asgjė, do tė shėmbej dhe nė pushtet do tė vinin forcat kryengritėse. Ky veprim do tė nxirrte jashte loje jo vetėm partinė qė ishte nė pushtet por dhe partitė e tjera tė opozitės. Pra praktikisht pluralizmi nė Shqipėri qė deri nė atė kohė kishte qėnė vetėm juridik, do tė pushonte sė qėni dhe i tillė.

Sė pari : Kancelaritė euroamerikane kishin mė se katėr vjet qė me ndihmėn e klasės politike shqiptare, kishin arritur qė pėrgjithėsisht nė Kosovė, tė ruanin statukuonė. Njė qeveri e formuar nga forcat kryengritėse, do tė ndihmonte dhe pėrkrahte ato forca nė Kosovė qė konsiderohen radikale duke e destabilizuar teresisht rajonin e Ballkanit.

Sė dyti : Precedenti i rrėzimit  me dhunė tė pushtetit, nėqoftėse do tė miratohej nga kancelaritė evropiane, do tė pėrhapej nė tė gjitha vėndet ish-komuniste tė Evropės Lindore, veēanėrisht nė Rusi. Por  efekti “ domino ”, do tė kishte pasoja tė paparashikueshme pėr tė gjithė Evropėn

Sė treti : Lejimi i formimit tė njė qeverie tė krijuar me rrugė tė armatosur, do tė thoshte diskreditim total i politikės dhe propagandės euroamerikane nė drejtim tė Shqipėrisė. Pėr njeriun mė tė thjeshtė nė Shqipėri ka qėnė e njohur mbėshtetja totale qė i kishin dhėnė kėto kancelari pushtetit tė mėparshėm nė Shqipėri.

Sė katėrti : Lejimi dhe pėrkrahja e njė qeverie tė ardhur nė pushtet me rrugė tė armatosur, do tė thoshte qė jo vetėm teorikisht por dhe praktikisht, tė merrte fund dhe tė dėshtonte propaganda mbi rendin e ri botėror, mbi zgjidhjen e kontradiktave qė lindin nė vėnde tė ndryshme, me anė tė formave demokratike dhe tė zgjedhjeve tė lira etj.

Prandaj : Pėr tė mos ardhur nė pushtet forcat patriotike shqiptare, pėr tė shpėtuar ēfarė mund tė shpėtohej nga flamuri i ējerrė i demokracisė shqiptare, pėr tė shpėtuar nga diskreditimi i plotė i vehtvetes, kancelaritė euroamerikane dhe klasa politike shqiptare bėnė njė kompromis tė madh. Thelbi i kompromisit ishte : Pėrballė ish-pushtetit, thelbi i garantit euroamerikan qė pėrbėn dhe thelbin e kompromisit ishte : “ Ju, dėshtuat nė politikėn tuaj, sepse njė popull i tėrė ėshtė ngritur nė kryengritje kundėr jush. Por ne do t’ju shpėtojmė nėqoftėse ju do ta lini “ vullnetarisht ” pushtetin dhe do tė marrim masa qė ta rimerrni vehten. Ndėrsa pėrballė ish-opozitės, thelbi i kompromisit ishte : “ Ne do tju ndihmojme te vini ne pushtet me rrugė “ demokratike ”, do tju konsiderojmė si parti e rinovuar do tju mbėshtesim, ndersa ju do te na ndihmoni ta shuajme plotesisht kete levizje. Sot ju duhet tė dilni si shprehėsit e saj dhe nesėr duhet ta neutralizoni atė. Ndėrsa pėrsa i pėrket kryengritėsve, ata qė nė luftė ishin forcė e vetme, nė bisedime nuk u pranuan as si palė e tretė. 

Pasojat e kompromisit

Cilat ishin dhe cilat do te jene pasojat e ketij kompromisi dhe si do te reflektohen ato ne jeten politike dhe sociale te vendit. Njė analizė konkrete dhe e detajuar e pyetjes sė mėsipėrme do tė na ndihmojė tė kuptojmė mė mirė cinizmin e politikės sė fuqive tė mėdha, kur rrezikon tė cėnohen interesat e tyre.

Pasoja e parė e kėtij kompromisi midis ish opozitės shqiptare dhe politikės euroamerikane, ishte krijimi i qeverisė sė pajtimit kombėtar. Pra konflikti real qė ekzistonte nė Shqipėri midis popullit nė terėsi dhe pushtetit tė tij tė korruptuar, nė mėnyrė shumė makiavelike u shndrrua nė konflikt brėnda vetė popullit. Pėrdorimi i termit “ pajtim ” nė nivel qeverie presupozon ekzistencėn e perēarjes nė shkallė kombėtare. Njėkohėsisht duke i dhėnė termit pajtim njė konotacion me pėrmasa kombėtare, kjo presupozonte qė pėr hir tė pajtimit kėrkohej dhe heqja dorė nga revolta popullore.

Pasoja e dytė e kompromisit qė u bė midis politikės euroamerikane dhe partive politike shqiptare, ishte tragjike dhe shumė e dhimbshme. Pas krijmit tė qeverisė sė ashtuquajtur tė pajtimit kombėtar dhe deri nė ditėn e zgjedhjeve nė datėn 29 qershor, nė Shqipėri pati disa mijra tė vrarė dhe tė plagosur nė kuadrin e njė kaosi dhe anrkie totale. Qėllimi kryesor qė ju vu qeverisė sė pajtimit kombėtar nuk ishte vendosja e rendit dhe qetėsisė, por vetėm bėrja e zgjedhjeve, pavarsisht nga ēmimi me tė cilėn do tė arriheshin kėto. Dhe ēmimi i tyre ishte tepėr i lartė, me mijra tė vrarė. Nėqoftėse ēėshtja e pushtetit nė Shqipėri do tė ishte zgjidhur gjatė marsit, Shqipėrisė do t’i kurseheshin me mijra tė vrarė dhe tė plagosur. Por duheshin bėrė zgjedhjet qė tė shpėtonte nderi i kancelarive europiane. Dhe pėr tė shpėtuar kėtė nder ja vlente tė sakrifikoheshin shqiptarėt ! !

Pasoja e tretė e kėtij kompromisi ishte dhe fyerja e madhe kombėtare qė ju bė Shqipėrisė duke ftuar forcat shumėkombėshe pėr tė siguruar ekzistencėn formale tė shtetit shqiptar. Pėr herė tė parė forcat shumėkombėshe kanė ardhur nė Shqipėri nė vitin 1913, kur dėshtoi qeveria e Ismail Qemalit. Pas 85 vjetėsh, ato u ftuan pėr herė tė dytė tė vinė nė Shqipėri. Dhe pėr kėtė qeveria qė u quajt padrejtėsisht qeveri i pajtimit kombėtar, do tė hyjė nė histori  si qeveria qė tre ditė pas krijimit i vuri vėndit tė saj njollėn e turpit kombėtar, pranoi zyrtarisht se nuk ishte e zonja tė qeveriste.

Ngelet pėr tė sqaruar njė problem tjetėr i madh. Ai parashtrohet nė formė pyetse : Kompromisi qė u bė nė Shqipėri nė 9 Mars 1997, ishte njė kompromis i detyrueshėm, njė kompromis i dėshirueshėm, njė kompromis i domosdoshėm apo njė kompromis i pėrgjakshėm ?

Njė retrospektive  drejt ditėve tė para tė Marsit 1997 dhe analiza e veprimtarive tė politikės dhe diplomacisė evropiane nė drejtim tė Shqipėrisė, nė atė periudhė, do tė na ndihmojė tė pėrgjigjemi pjesės sė parė tė pyetjes.

Kompromis i detyrueshėm

Tashme dihet nga tė gjithė se ditėt e para tė marsit 1997, nė Shqipėri erdhi nė mėnyrė urgjente ministri i jashtėm hollandez Van der Mirlo. Por nuk erdhi si ministėr i vėndit tė tij, por si kryetar i organizmit mė tė fuqishėm ekzekutiv tė Evropės, Bashkimit Evropian. Detyra e tij ishte qė me ēdo kusht t’i jepte rrugė krizės shqiptare. Thelbi i misionit tė tij, nuk ishte pėrkrahja e kėsaj apo asaj force politike, por shuarja nė mėnyrė “ demokratike ”, e revoltės popullore shqiptare qė po merrte hov duke gjetur format e organizmit siē ishin komitetet e shpėtimit publik. Kjo ishte detyra kryesore e misionit tė trojkės europiane. Nė funksion tė saj do tė ishin kombinacionet e ardhėshme politike. Dhe ato pėrfunduan me krijimin e qeverisė sė “ pajtimit kombėtar ”. Pra kompromisi ishte i detyrueshėm. Partitė politike shqiptare tė tė gjitha ngjyrave, nuk i pyeti njeri donin apo nuk donin tė bėnin kompromis. Ato u detyruan ta bėnin atė

Kompromis i dėshirueshėm

Cila ishte pozita e partive politike shqiptare nė kėtė periudhė. Pozita e partisė qė ishte nė pushtet dhe e aleatėve tė saj nė momentin e vizitės sė tė tė dėrguarve tė Evropės ishte tepėr e rėndė dhe e pashpresė. Urrejtja e popullit ndaj saj ishte kolosale dhe asaj nuk i kishte mbetur gjė tjetėr nė dorė me pėrjashtim tė disa besnikėve tė paguar me para. Pėr kėtė grup partish kompromisi i ofruar ishte i dėshirueshėm, sepse do ta shpėtonte nga hakmarrja popullore por dhe se i jepte mundėsi pėr tė marrė sadopak vehten nga diskreditimi qė kishte pėsuar. Ndėrsa partitė e opozitės ishin nė njė pozitė mė tė mirė. Pas tulatjes sė parė ato e kishin marrė vehten dhe ishin vėnė nė krye tė protestave paqėsore popullore veēanėrisht partia socialiste. Megjithatė armatosja e popullit nė jug pėr tu mbrojtur nga ndėshikim i dhunės sė pushtetit, kėto parti dhe veēanėrisht udhėheqjet e tyre i trėmbi sė tepėrmi. Udhėheqjet e kėtyre partive ishin dhe janė udhėheqje tė protestave paqėsore dhe me leje nga policia, tė fitores me zgjedhje dhe me komisione zgjedhjesh, ndėrsa revolta popullore po u ofronte dhe kishte hedhur idenė dhe praktikėn e njė zgjidhjeje tjetėr tė marrjes sė pushtetit nėpėrmjet rrugės sė armatosur. Njė zgjidhje e tillė ishte e papranueshme pėr udhėheqjet e kėtyre partive. Por nga ana tjetėr ato ishin para dilemės se ēfarė qėndrimi do tė duhej tė mbanin, nėqoftėse kryengritėsit do tė mbrinin nė Tiranė. Tė pranonin pjesmarrjen nė pushtet bashkė me ta, kjo binte nė kundėrshtim me bindjet dhe praktikat e tyre, por ta refuzonin kėtė, kjo do tė thoshte tė akuzoheshin si bashkėpuntorė me ish-pushtetin dhe tė eleminoheshin nga skena politike. Nė  kėto kushte pėr ish-opozitėn  dhe veēanėrisht partinė socialiste kompromisi ishte i dėshirueshėm.

Kompromis i domosdoshėm

Kompromisi i realizuar nė datėn 9 Mars 1997, nga partitė politike shqiptare nėn kujdestarinė e politikės euroamerikane, ishte veē tė tjerash dhe njė kompromis i domosdoshėm. Pėrse ai ishte i tillė ? Pėrse nė kushtet konkrete nė tė cilat ndodhej jeta politike dhe sociale e shqipėrisė nė Mars 1997, kompromisi i arritur ishte i domosdoshėm ? Janė disa faktorė reale qė e bėjnė atė tė tillė.

Faktori i parė : Politika euroamerikane e pėrkrahu kryengritjen popullore shqiptare sa kohė qė ajo ishte brėnda kornizave dhe suazave tė lejuara prej saj. Kur e pa se kjo Lėvizje i nisur si njė protestė paqėsore u shndrrua nė njė kryengritje tė armatosur me pėrmasa gjithnjė nė rritje, kur e pa se pas humbjes sė parave dhe kėrkesės pėr kthimin e tyre, Lėvizja popullore u shndrrua nė njė Lėvizje tė fuqishme patriotike qė kishte nė thelb kthimin e dinjitetit kombėtar, atėhere politika euroamerikane ju kundėrvu seriozisht kėsaj lėvizjeje, pėr tė mos e lejuar njė gjė tė tillė. Kjo politike arriti ta shuajė kėtė lėvizje me ndihmėn e klasės politike shqiptare, qysh nė 9 Mars 1997. Por ajo pėrsėri do ta shuante atė edhe nėqoftėse Lėvizja Popullore Shqiptare do tė kishte arritur tė vėndoste dhe tė krijonte njė qeveri tė dalė nga gjiri i saj. Njė bllokadė politike e konkretizuar me mosnjohjen e kėsaj qeverie, njė bllokadė ekonomike e shoqėruar me prerjen e tė gjitha ndihmave veēanėrisht atyre ushqimore, tė realizuara nga kancelaritė euroamerikane, do tė shkaktonin shuarjen e kėsaj Lėvizjeje pas disa kohėsh veēse nė kushte akoma mė tragjike.

Faktori i dytė : Kundėr thelbit tė kėsaj lėvizjeje me pėrjashtime tė rralla, ishin tė gjitha partitė politike shqiptare, e gjithė klasa politike shqiptare. Nė kurorėzimin e kėsaj lėvizjeje, klasa politike shqiptare e shikonte vehten tė pėrjashtuar, nga skena politike. Nga ana tjetėr nė masa dhe shtresa tė ndryshme njerėzish kishte iluzione nga mė tė ndryshmet pėr njė pjesė tė kėsaj klase politike, tė cilėt vazhdonin akoma tė shikoheshin si bartės tė patriotizmit dhe dinjitetit kombėtar.

Faktori i tretė Pėrbėn njė fakt real se Lėvizja Popullore Shqiptare, pėr mjaft kohė ishte e paorganizuar. Tė vetmet forma tė organizimit tė saj qė ishin komitetet e shpėtimit publik, filluan tė krijoheshin me vonesė dhe jo nė tė gjitha zonat ato kishin efektivitetin dhe nivelin e duhur. Nga ana tjetėr, mungesa e organizmit dhe mungesa e njė platforme tė qartė politike si dhe mungesa e njė udhėheqjeje reale e dalė nga gjiri i kėsaj lėvizjeje dhe jo udhėheqja e presupozuar nga ky apo ai drejtues i kėsaj apo asaj partie politike, pėrbėnin njė rrezik potencial pėr kėtė lėvizje pėr tė kaluar nė anarki nė tė ardhmen.

Faktorėt e mėsipėrm janė tė mjaftueshėm pėr ta bėrė bindės pohimin se kompromisi i 9 Marsit ishte dhe i domosdoshėm.

Kompromis i pėrgjakur

Tragjikisht, kompromisi i 9 Marsit 1997, hyri nė jetėn reale tė shqiptarėve dhe do tė hyjė nė historinė reale tė Shqipėrisė si njė nga kompromiset mė tė pėrgjakshme. Disa shifra konkrete janė tė plota dhe tė mjaftueshme. Pas kompromisit tė 9 marsit e deri nė ditėn e 29 Qershorit, pra ditėn e zgjedhjeve, nė Shqipėri janė vrarė me mijra njerėz. Nė kushtet kur qeveria qė u quajt e pajtimit kombėtar, nuk e ushtronte pushtetin e saj ve4se nė Tiranė, vėshtirė se mund tė jepet shifra e saktė e tė vrarėve, tė masakruarve dhe tė terrorizuarve. Por njė gjė mund tė jepet shumė e saktė. Kompromisi i arritur nė 9 mars 1997, popullit shqiptar i kushtoi shumė jetė njerėzish. Eshtė pikėrisht ky kompromis i pėrgjakshėm, qė shumė shtresa njerėzish i kanė shtyre dhe vazhdojnė t’i shtynė drejt pyetjes : Po sikur kompromisi i 9 Marsit tė mos ishte pranuar nga Lėvizja Popullore Shqiptare, a do tė ishte kaq i pėrgjakshėm realiteti shqiptar ? Po sikur forcat kryengritėse tė kishin arritur tė vinin nė Tiranė dhe tė krijonin qeverinė e tyre, a do tė kishte patur kaq shumė tė vrarė ?

Mbi bazėn e pėrvojė sė kompromisit tė 9 Marsit dhe  nisur nga fakti se shoqėria shqiptare dhe pėr shumė kohė do tė ketė nevojė pėr kompromise tė tjera, natyrshėm shtrohen pyetje:

Kompromiset nė Shqipėri do tė arrihen atėhere kur populli tė jetė masivisht i pakėnaqur nga pushteti i tij apo atėhere kur duhen qė pakėnaqėsia tė mos jetė masive? Kompromiset do tė arrihen gjithmonė vetėm me ndėrmjetėsimin e tė huajve apo politikanėt shqiptarė do tė mėsojnė tė bėjnė dhe vetė kompromise ?

Dhe e fundit ; kompromiset e ardhėshme do tė shoqėrohen me mijra tė vrarė si ai i 9 Marsit, apo do tė jenė kompromise qė do tė bėhen pėr tė kursyer jetėt e njerėzve, do tė jenė kompromise nė emėr tė jetės kundėr vdekjes apo kompromise nė emėr tė pushtetit pa llogaritur numurin e viktimave ? ” Gjithsesi pyetjet rrinė dhe do tė rrinė pėr shumė kohė pezull nė sfondin e politikės dhe shoqėrisė shqiptare. Ndėrsa historia do tė bėhet vetėm mbi gjykimin e atyre qė kanė ngjarė dhe ashtu siē kanė ngjarė dhe jo mbi bazėn e atyre qė mund tė ndodhnin kėshtu apo ashtu.

Kush e bėn historinė 

Kryengritja e Marsit 1997, do tė hyjė denjėsisht nė historinė e popullit shqiptar. Sot ajo ka hyrė nė eposin popullor tė shqiptarėve. Ndėrsa nė historinė zyrtare tė tanishme, aktualisht ajo ėshtė e cunguar, e banalizuar dhe degjeneruar. Versioni i politikės zyrtare shqiptare aktualisht flet pėr trazira, pėr pakėnaqėsi, pėr turbullira, pėr vit tė mbrapsht etj. Por askush brėnda politikės zyrtare nuk flet pėr kryengritje popullore, pėr lėvizje idealiste pėr dinjitet kombėtar. Nė historinė e shqiptarėve kjo dukuri nuk ėshtė gjė e re. Ajo e ka shoqėruar shoqėrinė shqiptare, qysh se filloi tė shkruhej historia e tij. Ngjarjet  e rėndėsishme historike nė jetėn e popullit shqiptar, nė pėrshkrimet e tyre tė para, nuk janė shkruar ashtu siē kanė ndodhur, ashtu siē kanė qėnė nė realitetin dhe thelbin e tyre, por ashtu siē u ka interesuar pushtetarėve dhe qeveritarėve. Nga kjo dukuri nuk po shpėtojnė dot as qeveritarėt e pas 29 Qeshorit 1997. Termat “ trazira, turbullira, protesta ” nė vėnd tė termave “ kryengritje, lėvizje pėr dinjitet kombėtar ”, nuk janė rastėsira, nuk janė lapsuse tė dikujt, por njė mentalitet i llogaritur me kujdes. Pasojat e termave “ trazira dhe turbullira ” apo “ vit i mbrapsht ”, janė shumė herė mė tė lehta pėr tu pėrballuar, se sa pasojat e termave “ kryengritje apo lėvizje pėr dinjitet kombėtar ”. Duke e konsideruar njė ngjarje historike me termat e mėsipėrm duke i bėrė me anė tė lloj lloj shkrimesh tė besuashme kėto terma, historia dhe politika zyrtare shqiptare, predikon tė kundėrtėn e tyre, si “ qetėsinė nė vėnd tė trazirės ”, qartėsinė nė vėnd tė turbullirės ”, “ vitin e mbarė nė vėnd tė vitit tė mbrapsht ” etj.

Megjithatė analiza e ngjarjes sė madhe historike tė marsit 1997, nuk ezaurohet me mentalitetin e historisė dhe politikės zyrtare shqiptare. Deri tani kjo ngjarje e madhe historike po pėrdoret nga politika zyrtare nė interes tė pushtetit. Nesėr ajo do tė pėrdoret nė interes tė popullit dhe historisė sė tij.

 

Reperkusionet e levizjes popullore nė jetėn politike dhe sociale tė Shqipėrisė

 

Megjithė,deshtimin e saj, kryengritja popullore shqiptare, ka lėnė dhe do tė lėrė akoma mė shumė gjurmė nė tė ardhmen e Shqipėrisė. Mėsimin mė tė madh e mori klasa politike shqiptare e tė gjitha ngjyrave politike, veēanėrisht ajo qė ka pushtetin politik. Legjitimiteti i njė pushteti nuk duket tek sasia, tek  numuri i votave dhe sasia e deputetėve, por nė praktikėn reale dhe nė sjelljen reale tė tij nė mardhėniet me popullin. Pushteti qė u vendos nė Shqipėri nė 22 Mars 1992, pėr nga sasia e votave dhe numuri i deputetėve, mori mė shumė se dy tė tretėn. Nė 26 maj 1996, ky pushtet mori gati 100% tė votave dhe deputetėve. Lidėrshipėt e kėtij pushteti, kishin pesė vjet qė jepnin leksione mbi legjitimitetin e pushtetit tė tyre, tė cilin ata e mbėshtetnin vetėm nė shifra votash dhe numurime deputetėsh. Por kryengritja popullore nė Mars 1997, tregoi se ky pushtet ishte ilegjitim.Legjitimiteti i tij ishte fallco. Ai mbahej nė kėmbė nga pėrkrahja ndėrkombėtare e jashtme dhe nga dhuna e ushtruar brėnda vėndit.

Partitė politike shqiptare tė periudhės sė pluralizmit morėn mėsimin mė tė madh se si duhet tė qeverisin dhe tė drejtojnė nė kushtet e njė shoqėrie pluraliste. Nė periudhėn 1992-1996, ka patur me dhjetra rezoluta dhe raporte tė institucioneve tė ndryshme ndėrkombėtare, lidhur me shkeljen e tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri. Por qeverisė shqiptare, dolumente tė tilla nga njė vesh i hynin dhe nga tjetri i dilnin. Asnjė seminar, asnjė rezolutė, asnjė rekomandim e OSBE-sė, e Kėshillit tė Evropės, e Bashkimit evropian, e parlamentit evropian, e instituteve amerikane demokratike e republikane, nuk ka patur pėr partitė politike shqiptare vlerat qė pati Lėvizja Popullore Shqiptare pėr dinjitet kombėtar.

Njė mėsim tė madh mori dhe shtresa e shkencėtarėve shqiptarė veēanėrisht tė fushės sė historisė. Pėrballė baltės qė historianėt shqiptarė hodhėn mbi tė kaluarėn e tyre, kjo Lėvizje me thelbin e saj u tregoi atyre se ēfarė duhet marrė dhe ēfarė duhet hedhur poshtė nga historia e kaluar. Kryengritja popullore u tregoi kėtyre historianėve dhe politikanėve se populli nuk mund tė lejojė qė fshehur pas gjyqit kundėr diktaturės, realisht ti bėhet gjyqi racės siē u veprua nė mjaft raste nė periudhėn 1992-1996. Dinjiteti kombėtar nuk e prek njė shoqėri demokratike, nė tė kundėrtėn i jep kėsaj shoqėrie pėrmbajtje dhe fizionimi konkrete, duke dalluar njė vėnd nga njė tjetėr. Banori apo qytetari nuk ka nevojė pėr dinjitet kombėtar, ndėrsa populli, atė e ka tė nevojshėm dhe tė domosdoshėm. Politika e dyerve tė hapura dhe qarkullimi i lirė i njerėzve dhe vlerave, nuk ėshtė premisė pėr mohimin e dinjitetit kombėtar, por premisė pėr kultivimin e tij nė kushte dhe kohė tė reja.

.

Nė vėnd tė epilogut

Janė dy elementė tė rėndėsishėm tė cilat nga historiografia, politologjia shqiptare e sė nesėrmes, aq sa do tė jenė burim studimi, po aq do tė jenė burim dinjiteti dhe krenarie kombėtare. E para: Kjo lėvizje idealiste do tė jetė njė faqe e nderuar nė historinė e popullit shqiptar. Opozita shqiptare, deri nė pranverėn e vitit 1997, kishte bėrė me dhjetra dhe qindra kėrkesa pėr qeveri koalicioni dhe zgjedhje tė parakohshme, por askush nuk merrej seriozisht me tė, as ish-pushteti shqiptar dhe as kancelaritė euroamerikane. Kėto kėrkesa i bėri realitet vetėm kjo lėvizje popullore idealiste dhe kombėtare, pavarsisht se frytet e saj i shijuan politikanėt shqiptare tė partive politike tė opozitės. Megallomaninė e ish-pushtetit shqiptar pėr zgjedhjet nė vitin 2000 dhe gjoja vizionin e kėtyre viteve, e theu kjo lėvizje idealiste. Nė kushtet e njė diktature kozmopolite qė gėzonte mbėshtetjen e kancelarive tė fuqishme europiane, kjo nuk ėshtė pak. Pėrkundrazi ėshtė njė fitore shumė e madhe. Si ēdo lėvizje idealiste qė nuk lufton pėr pushtet dhe lavdi, Lėvizja shqiptare e pranverės 1997, i dha dhe njėherė mundėsi politikanėve shqiptare tė ndėrtojnė njė shoqėri ku parėsore tė jetė dinjiteti kombėtar. Nėqoftėse klasa politike shqiptare, nuk do ta ndėrtojė kėtė shoqėri, pėr kėtė faji nuk do tė jetė i kėsaj lėvizjeje. Ajo nuk ka pėrse tė turpėrohet. E turperuar ėshtė dhe do tė jetė klasa politike shqiptare, qė nuk dijti t’i dalė zot vėndit, kur ai kishte nevojė mė shumė se kurrė pėr tė.

E dyta: Shuarja e Lėvizjes kombėtare shqiptare pėr dinjitet, nuk ėshtė fundi i saj. Nė tė kundėrtėn ėshtė vetėm fillimi i njė lėvizjeje e cila nė tė ardhmen do tė vijė duke u fuqizuar akoma dhe mė shumė. Dinjitetin kombėtar, tė cilin ua pėrdhosi pėr 5 vjet klasa politike shqiptare e pluralizmit, e fshehur pas maskės sė luftės kundėr komunizmit, nė tė ardhmen shqiparėt do ta dijnė ta kėrkojnė akoma mė shumė. Shpirti i Lėvizjes popullore tė pranverės 1997, ishin tė rinjtė. Duan apo nuk duan politikanėt shqiptarė, ata hyne nė jetėn politike shqiptare, duan apo nuk duan kanceleritė e huaja, ata tashme pėrbėjnė njė gjeneratė qė nesėr do pėrbėjė boshtin e klasės politike shqiptare. Dhe kjo gjeneratė do ta vėrė nė vėnd dinjitetin e humbur tė Shqipėrisė pėr disa kolltuqe qeveritarėsh. Kjo gjeneratė gjatė periudhės shkurt-maj 1997, dėshmoi se ka vetėm njė emblemė e cila nesėr do tė pushtojė terė skenėn politike shqiptare: Ti Shqipėri, mė jep nder; Mė jep emrin shqiptar.