BACK

Popull i tradhėtuar

Shkaqet e dukshme tė ngjarjeve shqiptare

Interpretimet e ngjarjeve

Pėrse socialistėt nuk ishin drejtues tė kryengritjes shqiptare

Pse propaganda nė Kosovė ju kundėrvu kryengritjes sė marsit 1997

Thelbi i revoltave popullore

Pjekuria e Lėvizjes Kombėtare

Pse ju kundervu politika euroamerikane levizjes popullore

Klasa politike shqiptare dhe fizionomia e saj

Klasė politike me mentalitet primitiv

Prognozė politike 1998

Shtet ligjor, miqėsor apo shtet ideologjik ?

Naiviteti politik dhe interesat kombėtare

 

Popull i tradhėtuar

(1998)

 

Sikur luanėt tė kishin mundėsi ta shkruanin vetė historinė, ajo do tė ishte ndryshe nga historia qė kanė shkruar gjuetarėt

 

 

Redaktor Apostol Duka

Recenzent

      Frrok Cupi

     Shaban Sinani

     Naim Zoto

 

Kopertina : Vladimir Myrtezai

Punoi nė kompjuter : Florian Haxhihyseni

 

 

 

Ky libėr nuk mbaron me faqen e fundit si shumė libra tė tjerė.

 

 

Do tė doja tė shfaqja njė vlerėsim mbase tė papritur pėr lexuesin : ky nuk ėshtė njė libėr pėr tė gjithė 

Cfarė paska ndodhur vallė ? Ky libėr ka probleme moshash apo sekreti ? As njėra e as tjetra. Libri “ Popull i tradhėtuar ” i Koēo Danaj, qė nė titull tregon se nuk mund tė jetė i pėrshtatshėm pėr tė gjithė. Cila kategori nuk e do kėtė libėr ?

1-Eshtė kategoria popullore e “ besimtarėve ” tė ngrohtė. Kėta janė njerėz tė mirė, por i mėshojnė vetvehtes me tė drejtė dhe pa tė drejtė, qė ta detyrojnė vehten e tyre tė besojė ato qė thotė dėshira dhe jo atė qė shikon syri dhe mėndja. Nė Shqipėri tani ka shumė njerėz tė tillė, sepse sapo ėshtė ndėrtuar njė qeveri e re e pas-krizės mė tė egėr qė ka parė ky vėnd. Nė kėto kushte njerėzit kanė frikė se mos ju prishet kjo qeverisje, ose akoma mė keq : se mos ju vjen pėrsėri periudha shkatėrruese e Sali Berishės. Prandaj dhe kanė tė drejtė tė mbyllin sytė e tė luten : “ Aman, mos mė thuaj ndonjė fjalė tė keqe pėr kėtė qeveri ”. Eshtė mjaft njerėzore dhe deri diku normale pėr kėtė kategori. Kėta nuk kanė pėrse e lexojnė qysh sot librin e Koēo Danaj. Mund tė presin pėr njė periudhė tė mėtejshme, ndoshta periudhėn kur kėta njerėz do tė jenė mėrzitur me qeverinė e tyre, dhe atėhere libri do tė jetė njė ilaē pėr ta.

2-Kėtė libėr mund tė mos e lexojnė ata qė kėrkojnė tė tilla shkrime qė shpesh quhen “ simite  furre ”. Edhe kėto janė shkrime tė mira sepse e tregojnė ngjarjen aty pėr aty. Shpesh herė kėto shkrime, mbase dhe libra dalin nė konkluzione tė gabuara pėrgjithėsisht. Natyrisht kėshtu do tė ndodhė pėrderisa ngjarjen e ke aq pranė fytyrės saqė nuk mund ta shikosh tė tėrėn. Por ka dhe mjaft lexues qė e duan ngjarjen tė pėrshkruar dhe tė analizuar aty pėr aty, edhe pse tė papjekur mirė. Kėta nuk kanė pėrse ta lexojnė kėtė libėr. Sepse libri “ Popull i tradhėtuar ” i lodh ata. Ky libėr e ka pritur ngjarjen e Pranverės sė egėr 1997, qė tė distancohet pak nga pak, nė harkun e njė viti e pastaj e ka analizuar. Eshtė njėsoj si me aparatin fotografik, qė nuk pranon tė fotografojė aq afėr sa tė dalė fytyra nė flu ose dhe e deformuar. Edhe aparati fotografik e kėrkon njė distancė tė caktuar qė tė tė japė portret tė vėrtetė. Aq mė shumė ngjarjet historike. Koēo Danaj e ka “ pėrgjuar ” kohėn deri nė momentin kur portreti i ngjarjeve tė fillimit tė vitit 1997, ėshtė shfaqur si njė hėnė e plotė prapa malit plot me paragjykime , errėsirė informative, pasione etj. Letėrsia jonė politike ka shumė nevojė pėr libra tė tillė.

3-Do tė ishte mirė tė mos fillonin ta lexonin librin edhe ata lexues qė pėlqejnė tė kenė ngjarje tė rrafshta, tė buta, tė tjerrura si nė netėt e dimrit. Edhe kėto bėjnė pjesė nė njė letėrsi tė pėrlqyeshme. Por kjo kategori lexuesish nuk do tė ndjeheshin mirė me kėtė libėr. Arsyeja ėshtė se ky libėr ka deduksione dhe jo pėrshkrim tė  ngjarjes dita me ditė ose ora mė orė ; ky libėr ka analizė politike dhe filozofike dhe jo “ tale ” ; ky libėr nuk mbaron me faqen e fundit si shumė libra tė tjerė. Mund tė them se nė faqen e fundit, lexuesi fillon tė mendohet mė shumė pėr atė qė ndodhi nė vitin 1997 nė Shqipėri.

Prandaj mendoj qė tė paralajmėroj lexuesin pėr vlerėn e kėtij libri : Nuk ėshtė libėr pėr tė gjithė.

Frrok Cupi

 

  Njė libėr qė e njeh “ hilenė ” e historisė pėr tė fshehur vetvehten

 

Prej kohėsh mė ka shqetėsuar rreziku i mjegullimit  dhe errėsimit tė historisė sė dhimbėshme tė ngjarjeve tė vitit 1997. Shkrimtari Dritėro Agolli e pati shfaqur i pari kėtė alarm, duke u shprehur se nė njė vėnd tė qytetėruar dhe nė njė shoqėri qė funksionon mirė, pėr kėto ngjarje duhet tė kishin vėrshuar botimet, duhej tė ishin botuar libra. Ndėrkaq siē dihet nė muajt mė tė rėndė tė atij viti edhe shtypi i pėrditshėm ishte i ndaluar, pėr shkak tė gjėndjes sė shtetrrethimit. Pak kohė mė parė njė komision i posaēėm parlamentar paraqiti raportin e vet mbi zhvillimet e trazuara tė vitit tė kaluar. Ishte me tė vėrtetė alarmuese pyetja qė bėri njė nga deputetėt : “ Vetėm kaq di komisioni ? Po tė jetė pėr kaq, jo ne, por dhe ajo pjesė e popullsisė qė i ka ndjekur ngjarjet pėrmes ekranit televiziv, di mė shumė se komisioni ”.

Ideja e tmerrshme se “ historia ėshtė e prirur pėr tė fshehur vetvehten, mė kishte trėmbur aq shumė, sa qė kur mora pėr tė lexuar librin “ Popull i tradhėtuar ”, bashkė me kumtin e autorit se “ ky libėr u kushtohet mgjarjeve tė vjetshme ”, gjėja e parė qė mė shkoi ndėrmėnd ishte tė vėreja se a ka mundur autori ta njohė kėtė hile tė mbrapshtė tė historisė dhe si ja ka dalė mbanė tė zbulojė atė qė priret tė shmanget prej zonjės sė njohjes.

“ Popull i tradhėtuar ”, ėshtė libri i parė qė pėrpiqet ta kapė historinė sa pa u larguar e pa u vėshtirėsuar pėr tė mbritur tek e vėrteta. Unė nuk di nėse autori e ka pasur nė mėndje nė formė tė shprehur atė ide qė mė trėmbte mua, mendimin se historia e fsheh vetvehten, por jam i bindur se diku nė vetėdijėn e tij, apo nė nėnvetėdije ka qėnė i njėjtė preokupim.

E ēmoj kėtė libėr para sė gjithash, pėr kėtė kontribut. Historia ndėrtohet me referenca. Tė parat referenca janė letėrsia dokumentare dhe ajo e analizės. Ne nuk patėm reporterė nė kėtė periudhė tė vrazhdė pėr njė njohje tė drejtė pėr drejtė nga vėndi i ngjarjes. Sė paku tė kemi njė analizė tė kujdesėshme dhe tė baraspeshuar tė tyre. Libri “ Popull i tradhėtuar ”, u ofrua nga autori si hap i parė i mbarė.

Shaban Sinani

 

 

Nė vėnd tė prologut

 

A mund tė thuhet se urrejtja dhe dhuna e shekullit tė 20-tė, janė thjesht shėmbėlltyre e thelbit tonė tė pashmangshėm? Po qe se kjo nuk ėshtė e vėrtetė, atėhere si shpiegohen fatkeqėsitė qė kanė pllakosur sot botėn dhe si mund tė krijojmė njė koncept mė tė thellė dhe tė aplikueshėm? Ēfarė aftėsish kemi pėr ta realizuar kėteØ? A ėshtė e mjaftueshme forca njerėzore apo mos vallė? ”

Glen Tinder

           Vija politike qė ndoqėn politikanėt shqiptarė gjatė periudhės 1991-1996 pati njė fund tragjik, nje fund te turpshem. Nė muajt shkurt-mars 1997, pushteti shqiptar per here te pare ne historine moderne te shtetit shqiptar, vendosi gjendjen e jashtezakonshme e pas kesaj, shteti shqiptar, pushoi sė qėni. Elementėt e tij bazė, qė janė ushtria, policia dhe financa u shkatėrruan plotėsisht. Mbeti vetėm njė pushtet i arnuar, i sakatosur, qė u quajt qeveri e pajtimit kombėtar e cila kishte fuqi nė Tiranė dhe pėrreth saj. Pėr tė mbajtur rendin dhe qetėsinė nė Shqipėri, klasa politike shqiptare e pluralizmit e djathtė dhe e majtė, thirri nė ndihmė forcat shumėkombėshe.

     Janė shkruar me qindra analiza, janė dhėnė me qindra opinione pse ndodhi njė gjė e tillė. Janė bėrė me qindra aluzione dhe supozime, qė nga pėrzierja e fuqive tė huaja  dhe e shėrbimeve tė ndryshme sekrete, e rebelimit komunist, e mafies etj. Por opinionet dhe aluzionet janė tė kota dhe nuk i japin pėrgjigje ēėshtjes kryesore qė shtrohet para ēdo shqiptari. Ajo shtrohet nė formėn e dileme tė madhe qė qėndron pezull nė ndėrgjegjen e ēdo shqiptari, nė ndėrgjegjen kombėtare: Edhe nė kohėn e Ahmet Zogut kishte rebelime, pėrzierje tė shėrbimeve tė huaja, dhe nė kohėn e Enver Hoxhės kishte tė tilla, por asnjėherė nuk u vu nė pikėpyetje ekzistenca e shtetit shqiptar. Si shpiegohet qė kjo ndodhi nė kohėn e “ demokracisė ”, nė tė cilėn, sipas politikanėve shqiptarė nuk ka armiq? E dyta nė gjithė historinė e shtetit shqiptar, gjėndja e jashtėzakonshme  nuk u vendos as nė kohėn e monarkisė, as tė komunizmit, por u vendos nė kohėn e demokracisė, kur gjithė propaganda europiane dhe botėrore predikon krijimin e rendit tė ri botėror dhe avantazhet e tij. Si shpiegohet njė gjė e tillė? E treta: Populli shqiptar as nė kohėn e monarkisė e as nė atė tė komunizmit, nuk ėshtė ndodhur nė pragun e luftės civile. Nė pragun e kėsaj lufte ai u ndodh vetėm nė kohėn e demokracisė. E katėrta : Si shpiegohet qė deri nė datėn 13 mars 1997, kur populli kryengritės ishte nė kėmbė dhe nė llogore, numėri i tė vrarėve ishte vetėm 27, ndėrsa pas kėsaj date kur frenat i morėn nė dorė politikanėt, pra kur u krijua qeveria e ashtuquajtur e “ pajtimit kombėtar ”, numėri i tė vrarėve arriti me mijra vetė ? Dhe, e fundit, nė kohėn e demokracisė, njė popull i tėrė ngrihet nė revoltė kundėr pushtetit tė tij, duke kėrkuar nė fillim nė rrugė paqėsore dhe mė vonė me mjete dhune dorėheqjen e kėtij pushteti. Analiza dhe pėrgjigja shkencore e ēėshtjeve tė shtruara mė lartė, do tė jetė me interes tė veēantė jo vetem per shpiegimin shkencor te ngjarjeve qe ndodhen ne Shqiperi ne pranveren 1997 por akoma me shume, ato do te jene me interes pėr njė rishikim tėrėsor tė predikimeve dhe propagandės sė bėrė deri mė sot ndaj tė kaluarės sė Shqipėrisė, ndaj historise se saj, ndaj tė sotmes dhe veēanėrisht ndaj sė ardhmes sė saj.

 

Atdhetarizėm apo kozmopolitizėm 

    Ngjarjet nė Shqipėri nė pranverėn -1997, qė nisėn nė jugun e vėndit dhe u pėrhapėn shumė shpejt nė tė gjithe Shqipėrinė, patėn njė jehonė tė madhe nė mbarė opinionin botėror dhe reperkusione tė mėdha edhe nė jetėn politike dhe sociale tė Shqipėrisė. Pėrballė kėtyre ngjarjeve qė morėn formėn e kryengritjes popullore, shteti “ demokratik ” shqiptar u shėmb shumė shpejt. U deshėn revoltat popullore qė morėn shkas nga shėmbja e fondacioneve piramidale, u desh shpallja e gjėndjes sė jashtėzakonshme nga ish-pushteti shqiptar, qė institucionet themelore tė shtetit tė shėmbeshin plotėsisht. U shpėrbė ushtria “ demokratike ” qė nė shumicėn e rasteve kaloi nė anėn e popullit kryengritės. U shpėrbė policia qė nuk pranoi tė qėllonte mbi popullin. U shpėrbė dhe pushoi sė ekzistuari shėrbimi informativ kombėtar. Partia demokratike u detyrua ta lėshojė pushtetin. Opozita ishte e paaftė dhe frikacake ta marrė atė. Frut i frikės sė klasės politike nga revolta popullore ishte krijimi i qeverisė sė koalicionit qė tragjikisht u quajt “ »Qeveria e Pajtimit Kombėtar» ” dhe ftesa pėr tė dislokuar nė Shqipėri forcat shumėkombėshe, tė cilat e shkelėn Shqipėrinė pėr herė tė dytė pas 85 vjetėsh.

Ngjarjet qė ndodhėn nė Shqipėri, janė bėrė objekt i deklaratave, analizave, vėzhgimeve nga masa e gjėrė e politikanėve shqiptarė dhe tė huaj, tė politologėve shqiptarė dhe tė huaj, tė publicistėve dhe mediave tė shumėllojta televizive botėrore. Por megjithse u shkruan me qindra dhe mijra artikuj dhe analiza, megjithse u dhanė me qindra deklarata dhe komente televizive, nė morinė e shkaqeve tė dhėna pėr shperthimin e kėtyre ngjarjeve, nė hipotezat e politikanėve, mungon evidentimi i thelbit real tė kėtyre ngjarjeve. Me disa pėrjashtime ky thelb “ ēuditėrisht ” ėshtė anashkaluar. Vėrtet politikanėt dhe analistėt shqiptarė  dhe tė huaj, nuk janė nė gjėndje tė zbulojnė thelbin e kėtyre ngjarjeve? Vėshtirė tė besohet.  Pėr propagandistėt fanatikė partiakė, ėshtė normale tė mos depėrtojnė nė thelbin e ngjarjeve, por tė mbrojnė interesat e partive. Por pėr shumicėn e politikanėve dhe analistėve tė huaj kjo nuk qėndron. Ata kanė qėnė dhe janė nė gjėndje ta zbulojnė thelbin e kėtyre ngjarjeve, ata e kanė ditur dhe e dinė mirė se kush qėndron nė themel tė kėtyre ngjarjeve. Arsyeja pėrse nuk e kanė thėnė hapur dhe nė mėnyrė tė plotė, ka rrėnjė tė thella qė lidhen me historinė e Shqipėrisė veēanėrisht me tė kaluarėn e saj, qė lidhen me kuptimin dhe interpretimin e nocioneve tė tilla si liri dhe pavarsi kombėtare, dinjitet dhe sovranitet kombėtar.