BACKShkaqet
e dukshme tė ngjarjeve shqiptare Pėrse socialistėt nuk
ishin drejtues tė kryengritjes shqiptare Pse propaganda nė Kosovė
ju kundėrvu kryengritjes sė marsit 1997 Pse ju kundervu politika
euroamerikane levizjes popullore Klasa politike shqiptare
dhe fizionomia e saj Klasė politike me
mentalitet primitiv |
Pjekuria e Lėvizjes Kombėtare Lėvizja Kombėtare qė shpėrtheu nė Shqipėri, me kulmin e saj, kryengritjen popullore, pati jetė shumė tė shkurtėr. Por sa kohė qė ekzistoi, ajo tregoi njė pjekuri tė madhe politike dhe ideologjike. Ajo u ndesh me makinėn propagandistike tė ish-pushtetit shqiptar qė synoi me tė gjitha forcat ta kanalizonte nė njė lėvizje ideologjike. Njėkohėsisht, ajo u ndesh me propagandėn e partive politike shqiptare tė majta dhe tė djathta, tė cilat edhe hynė nė njė garė tė pashpallur pėr tė siguruar secila pėr llogari tė saj sa mė shumė elektorat. Por ajo u ndesh me propagandėn dhe praktikėn e kancelarive euroamerikane, tė cilat bėnė tė pamundurėn pėr ta fashitur dhe shuar kėtė Lėvizje. Pėrballė kėtyre rreziqeve, Lėvizja shqiptare pėr dinjitet kombėtar, manovroi me zgjuarsi dhe nuk ra nė asnjė nga kurthet qė ju ngritėn. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur tre ishin rreziqet qė u ndesh dhe pėrgjithėsisht i pėrballoi me sukses. 1-Nacional-komunizmi Nė gjirin e pjesmarrėsve dhe drejtuesve tė revoltave popullore nė Shqipėri, bėnin pjesė dhe mjaft njerėz, tė cilėt kishin punuar nė sistemin e mėparshėm nė Shqipėri dhe qė pėr shkak te bindjeve tė tyre politike, u hoqėn nga puna, veēanėrisht nga drejtimi i ushtrisė shqiptare. Tek mjaft prej kėtyre njerėzve ishte grumbulluar njė zėmėrim i egėr kundėr pushtetit dhe opozitės shqiptare nė tė cilin ishte pėrzier si poshtėrimi kombėtar ashtu dhe poshtėrimi personal. Brėnda kėsaj situate, orientimi nacional-komunist ishte i mundshėm tek kjo shtresė. Por ata treguan njė pjekuri tė madhe politike. Ata vėrtetė rrithnin nga sistemi i mėparshėm shqiptar, qė nuk ishte gjė tjetėr veēse nacional-komunizėm. Megjithatė, nga togfjalėshi nacional-komunizėm , ata ruajtėn dhe kultivuan nė kushtet e pluralizmit, vetėm fjalėn dhe pėrmbajtjen e fjalės nacionalizėm . Ky veprim i mėnēur i kėsaj shtrese, e bėri mė tė dukshėm karakterin kombėtar tė revoltave popullore. Me qėndrimin qė mbajti, kjo shtresė i dha njė mėsim tė madh politikės dhe politikanėve shqiptarė nė dy drejtime : Sė pari : Se ēfarė duhet marrė dhe trashėguar nga e kaluara e afėrt dhe e largėt. Sė dyti : Se nė momentet kur vihet nė rrezik ekzistenca si shtet, ideologjia kalon nė plan tė dytė dhe tė tretė, ndėrsa nė plan tė parė del patriotizmi. 2-Nacional-socializmi Edhe nacional-socializmi, pėrbėnte njė rrezik tė mundshėm pėr lėvizjen kombėtare shqiptare. Nė gjirin e kėsaj lėvizjeje, mori pjesė aktivisht dhe njė shtresė njerėzish qė mė pėrpara kishin qėnė antarė apo simpatizantė tė pushtetit tė Partisė Demokratike dhe aleatėve tė saj. Lidhja e tyre me pushtetin ishte mbėshtetur nė shpresėn qė ju ishte dhėnė se pushteti demokratik do tju siguronte njė mirėqėnie dhe prosperitet shumė mė tė madh se nė te kaluarėn. Prandaj ata i kishin shėrbyer pushtetit tė Partisė Demokratike, veēanėrisht nė fushatat elektorale, duke qėnė njė ndėr faktorėt kryesore tė fitores sė P.D-se nė zgjedhjet e zhvilluara nė Shqipėri. Por me politikėn qė u ndoq nė Shqipėri, veēanėrisht me rrugėt pėr zhvillimin ekonomik, qė pėrfundoi me shėmbjen e fondacioneve tė fajdeve, kjo shtresė u ndje e zhgėnjyer dhe e mashtruar plotėsisht. Prandaj nė pėrbėrjen e mjaft Komiteteve tė shpėtimit publik, hynė dhe pjestare tė kėsaj shtrese. Duke mos patur nė fillim njė vijė tė qartė, por vetėm ndjenjėn e hakmarrjes ndaj atyre qė i kishin mashtruar dhe prerė nė besė, nacional-socializmi pėrbėnte njė rrezik tė mundshėm potencial nė gjirin e lėvizjes kombėtare shqiptare. Por pėrsėri pjekuria e drejtuesve tė saj, bėri qė ky rrezik tė shmangej plotėsisht. Nė zonat ku revoltat popullore ishin mė tė fuqishme, nga kjo shtresė nuk pati asnjė tentativė hakmarrjeje ndaj drejtuesve tė pushtetit lokal qė i pėrkisnin Partisė Demokratike. 3-Anarkizmi Pavarsisht nga slloganet e propagandės zyrtare shqiptare se revoltat nė Shqipėri ishin tė organizuara qysh nė fillim, njė analizė e kujdesėshme tė ēon nė konkluzionin se ato nė fillim lindėn spontanisht dhe jo tė organizuara mirė. Nė proēesin e thellimit tė tyre lindėn dhe format e reja tė organizimit si Komitetet e shpėtimit qytetar dhe grumbullimi i tyre nė njė qėndėr tė vetme. Tipari dallues i saj nuk qėndron tek organizimi, por tek etja pėr dinjitet kombėtar. Me kėtė lėvizje dhe revoltė, shqiptarėt i bėnė tė qartė klasės sė tyre politike dhe politikės euroamerikane se duan tė jetojnė ndryshe, se duan tė jetojnė me dinjitet, se dinjiteti vetjak ėshtė i pandarė nga dinjiteti kombėtar. Pikėrisht sepse nuk ishte e organizuar mirė, ajo nuk e pėrballoi siē duhet njė nga rreziqet qė ju kanos qysh nė fillim, anarkizmit. Analiza e veprimtarisė sė saj dėshmon se nėqoftėse drejtuesit e kėsaj lėvizjeje e pėrballuan siē duhet rrezikun e nacional-komunizmit dhe nacional-socializmit, ata nuk e pėrballuan siē duhet anarkizmin. Eshtė kjo arsyeja qė disa kohė pas shpėrthimit tė saj, revoltat popullore u ndeshėn me dukuri dhe shfaqje anarkiste. Nė gjallėrimin e anarkizmit nė zonat ku lėvizja kombėtare ishte shumė e fuqishme, ndikoi shumė dhe veprimtaria e ish-pushtetit shqiptar i cili veproi nė dy drejtime. E para: Duke gjallėruar elementin hajdut dhe keqbėrės nė zonat ku shpėrtheu revolta, pėr tė krijuar pasiguri nė popull, duke e ftohur popullin nga qėllimi i lėvizjes. Shpėrthimi i burgjeve disa ditė pasi ishte krijuar qeveria e pajtimit kombėtar, lirimi dhe amnistia pėr mjaft elementė ordinerė dhe keqbėrės ishte paralajmėrimi i krijimit dhe daljes nė skenė tė dhjetra e dhjetra bandave qė filluan tė terrorizonin popullin, i cili tashmė ishte futur nė shtėpira dhe e kishte lėnė fatin e tij nė duart e politikanėve tė pajtimit kombėtar . Domethėnėse ishte deklarata e parlamentit shqiptar nė muajin tetor 1997, e cila bėnte tė ditur se nė muajin shkurt me dekret tė veēantė lirohen nga burgu rreth 50 vetė tė dėnuar pėr krime tė rėnda ordinere. E dyta: Ish-pushteti shqiptar armatosi mjaft elementė tė cilėt ishin besnikė tė tij pėr tė krijuar trazira. Ngjarjet e ndodhura nė Shkodėr, Tiranė apo Durrės ishin nė thelbin e tyre veprime anarkiste dhe kaotike. Qėllimi i tyre ishte diskreditimi i Lėvizjes popullore pėr dinjitet kombėtar. E treta: Psikologjia e dėshpėrimit. Me kalimin e kohės, kur nė sajė tė veprimeve tė kancelarive euroamerikane dhe partive politike shqiptare, Lėvizja dhe kėrkesat e saj filluan tė kanalizoheshin dhe shpreheshin me gjuhė politikanėsh dhe diplomatėsh, tek njė pjesė e atyre qė kishin marrė pjesė aktivisht duke rrezikuar dhe jetėn e tyre, u kultivua psikologjia e dėshpėrimit. Dėshpėrimi tek njerzit qė luftojnė pėr njė gjė tė madhe, e cila pėrdhoset nga politikanėt dhe matrapazėt politikė qė lindin dhe shtohen gjithmonė pas betejės, ėshtė pragu i veprimeve indiferente ose veprimeve anarkiste. Midis shpresės dhe zhgėnjimit Me kalimin e kohės, Lėvizja kombėtare shqiptare pėr dinjitet kombėtar, u fut nė kornizat e politikės sė partive politike shqiptare. Ndaj saj u ushtrua njė trysni e egėr propagandistike nga brėnda dhe jashtė Shqipėrisė. U pėrkrahėn dhe u aktivizuan tė gjitha partitė politike tė opozitės shqiptare, deri dje tė papėrfillura nga kancelaritė euroamerikane. Me ndihmėn e faktorėve ndėrkombėtare, ato u bėnė shprehėse tė aspiratave tė Lėvizjes popullore shqiptare. Duke shfrytėzuar mungesėn e drejtuesve tė kėsaj lėvizjeje, duke shfrytėzuar shpresėn e shtresa tė tėra njerėzish tek kėto parti si dhe kushtet e pafavorshme ndėrkombėtare, Lėvizja Popullore Shqiptare pėr dinjitet kombėtar, pushoi sė ekzistuari. Populli i cili mori pjese aktive ne kete Levizje, realisht ndihet popull i tradhetuar. Pesha e fjales i tradhetuar , eshte shume e madhe. Propaganda e partive politike shqiptare, te majta dhe te djathta, nuk e pranon ate. Por kete fjale me peshe shume te madhe emocionale, e pranon realiteti i zhvillimit te ngjarjeve ne Shqiperi, e pranon prapaskena e politikes shqiptare dhe politikes evropiane dhe boterore. Per te krijuar nje perfytyrim me te plote dhe me te qarte per pohimin e mesiperm, lind e nevojshme dhe e domosdoshme, evidentimi dhe analiza e propagandes dhe politikes shqiptare dhe nderkombetare. Nė luftė, forcė e vetme, nė bisedime, as palė e tretė Ne negociatat e para qe u bene ne Shqiperi nga te derguarit e Evropes dhe veēanerisht nga ish kancelari austriak Vranicki, pas takimit me perfaqesuesit e kryengritjes, u hodh ideja qe ne bisedimet midis partive politike te opozites dhe pushtetit te merrte pjese si pale e trete edhe nje delegacion i kryengritėsve. Ky propozim nuk u perkrah nga partia qe ishte ne pushtet. Por ai nuk u perkrah as nga partite e opozites duke perfshire dhe partine socialiste. Vetem nje nga perfaqesuesit kryesore te forumit per demokraci, intelektuali Fatos Lubonja kėmbėnguli per domosdoshmerine e pjesmarrjes se perfaqesuesve te kryengritjes ne bisedimet nderpartiake. Me vone dhe vete Vranicki siē duket i detyruar nga qarqet politike euroamerikane, hoqi dore nga kjo kerkese. Qysh nga ky moment fillon manipulimi i pare i Levizjes popullore shqiptare. Aspiratat dhe thelbi i saj filluan te mbroheshin nga partite politike te opozites, te cilat sic do ta tregonte koha do ti redaktonin keto kerkesa vetem ne luften per marrjen e pushtetit politik, megjithse ne propagande do te vazhdonin te dilnin si shprehese te deshirave dhe aspiratave te popullit te revoltuar. Ekziston nje fakt trondites i cili zė fill pas krijimit te te ashtuquajtures qeveri e pajtimit kombetar, i cili hedh poshte propaganden e seciles partie politike shqiptare qe pretendoi apo qe vazhdon te pretendoje te jete shprehese e thelbit te kryengritjes popullore shqiptare. Disa dite pas krijimit te qeverise se pajtimit kombetar, te trembura nga permasat e revoltes popullore, te gjitha partite politike shqiptare, te majta dhe te djathta, i kerkuan bashkesise nderkombetare qe te dergonte ne menyre urgjente ne Shqiperi forcat shumekombeshe per te vendosur rendin dhe sigurine. Pavarsisht nga propaganda qe ju be ardhjes se ketyre forcave, pavarsisht nga motivimi, pavarsisht nga falenderimet qe ju bene atyre, fakti eshte trondites dhe domethenes. Klasa politike shqiptare me kete akt te turpshem, te dytin ne historine e shtetit shqiptar, pas ardhjes ne 1913 te forcave te huaja, pranoi se vendi te cilit ajo i perkiste nuk ishte gje tjeter por protektorat, paqja dhe siguria e te cilit ruhet me ushtare te huaj, pranoi te ishte e nenshtruar dhe e pazonja, pranoi ta perdhoste dhe nje here dinjitetin kombetar. Qysh me kete akt kjo klase politike e djathte apo e majte qofte u distancua perfundimisht nga Levizja popullore dhe thelbi i saj qe ishte dinjiteti kombetar. Te gjitha deklaratat e bera me vone, te gjitha intervistat nuk ishin gje tjeter vetem se nje shaka tragjike, nje maskarade politikanesh, me enderrat dhe aspiratat e atyre qe luftuan dhe u vrane. Per analistet dhe politologet, jo vetem distancimi i pushtetit eshte i kuptueshem, por po kaq i kuptueshem eshte dhe distancimi i partive politike te opozites, te majta apo te djathta qofshin. E perbashketa e gjithe partive politike shqiptare eshte filozofia e kozmopolitizmit si menyre te menduari dhe praktike jetese. Nisur nga kjo ne menyre te natyrshme ish pushteti ju kundervu egersisht kesaj levizjeje sepse ajo i hoqi pushtetin. Por dhe opozita pas marrjes se pushtetit do ti kundervihej asaj sepse thelbi i saj dhe gjallesa e ketij thelbi i rrezikon seriozisht pushtetin. Pas zgjedhjeve te 29 Qershorit 1997, opozita shqiptare forca kryesore e se ciles ishte partia socialiste fitoi gjeresisht zgjedhjet me mbi dy te tretat. Pas kėtij momenti fillon faza e dyte e manipulimit mė cinik te thelbit te Levizjes popullore shqiptare.Nuk eshte problemi tek shifrat arithmetike se sa perfaqesues autentike te kesaj levizjeje u evidentuan si deputete apo shtetare, nuk eshte problemi tek fjalimet qe mbajne qeveritare te ndryshem. Problemi duhet pare ne thelbin e tij. Ish-opozita qe pas 29 Qershorit 1997 perben pushtetin shqiptar, ndoqi dhe vazhdon te ndjeke ndaj kryengritjes popullore shqiptare filozofine e pragmatizmit. Interesimi i saj eshte se si kjo Levizje te vazhdoje akoma ti sherbeje asaj per te qendruar sa me shume ne pushtet. Ne funksion te ketij pragmatizmi pushteti i pas 29 qershorit ndoqi dhe vazhdon te ndjeke dy rruge : Rruga e pare : Perballe opinionit nderkombetar. Ashtu si do ta shikojme dhe me poshte ne marreveshje me kancelarite euroamerikane dhe per tu bere plotesisht e besueshme ndaj tyre se ky pushtet tashme i ka prere plotesisht te gjitha urat me thelbin e Levizjes popullore shqiptare, propaganda e pushtetit shqiptar filloi dhe vazhdon te flase per luften e forcave te rendit kunder bandave ne jugun e vendit, pra ne zonat ku kjo levizje ishte shume e fuqishme. Ne emisione televizive filloi te flitet nga perfaqesuesit e pushtetit shqiptar per banalitete dhe vulgarizma te tilla si : A duhej te sulmoheshin depot apo jo, a duhet te qellonte ushtari apo jo. Cinizėm i kulluar demokratik . Nga fjalori i propagandes zyrtare u hoq plotesisht togfjaleshi revolte popullore, kryengritje popullore, popull i armatosur etj. Vendin e ketij togfjaleshi e zuri togfjaleshi trazira, rremuja etj. Me kete qendrim te ri ndaj levizjes popullore shqiptare, pushteti shqiptar i pas 29 qershorit, shprehu pragmatizmin e tij ne mardheniet nderkombetare. Rruga e dyte : Ne mardheniet me ish pushtetin shqiptar qe pas 29 qershorit eshte ne opozite. Ne keto mardhenie me opoziten e re shqiptare, analistet dhe politologet nuk mund te mos vene ne pah pragmatizmin e pushtetit shqiptar. Pavarsisht se opozita shqiptare eshte pa program dhe e shokuar nga humbja qe pesoi, ajo perseri ndjen mbi supet e saj pergjegjesite per tragjedine e ndodhur. Nderkaq pushteti shqiptar ne vend qe te vere ne vend sadopak nderin dhe dinjitetin e humbur te mijra dhe mijra shqiptareve, duke nxjerre para pergjegjesise ligjore shkaktaret kryesore te kesaj tragjedie, ai ndjek taktiken hiq e mos keput. Qellimi i tij nuk eshte nxjerrja e se vertetes por perdorimi i kesaj te vertete si mjet presioni ndaj opozites. I shprehur me thjeshte ky qendrim mund te shprehet : Rri mire, mos u anko, se gati i kam dokumentet dhe proceset gjyqesore. Prandaj dhe ne momentet kur opozita shqiptare kalon ne sulm ndaj pushtetit, ne organet e shtypit te pushtetit botohen materiale dhe dokumente qe flasin per planet makabre qe jane bere nga kjo opozite gjate ngjarjeve te shkurt-marsit per te shtypur me gjak deri dhe me arme kimike kryengritjen popullore. Pragmatizem i kulluar. Me kahje te kundert por i njejte ne thelb eshte dhe qendrimi i opozites se re shqiptare pas 29 qershorit. Pa hequr dore nga terminologjia e vjeter e propagandes se muajve shkurt maj, mbi gjoja rebelimin komunist, puēin enverist per marrjen e pushtetit, revolucionin leninist etj, pas 29 qershorit opozita e re shqiptare ku Partia Demokratike eshte forca kryesore e saj, po ndjek nje taktike tjeter. Ajo kerkon qe me nje gur te vrase dy zogj. Eshte kjo arsyeja qe thelbi i propagandes se saj eshte reduktimi i kerkesave te levizjes popullore shqiptare si nje levizje qe synonte vetem kthimin e parave te humbura. Me kete manever opozita shqiptare synon qe nga njera ane te banalizoje thelbin e kryengritjes popullore ne problem parash, ndersa nga ana tjeter ta vere pushtetin shqiptar para pergjegjesise per tja kthyer parate popullit. Cinizem i kulluar demokratik .
|