BACK

 

ENIGMA E MADHE SHQIPTARE

ME TITIZMIN  KUNDER   ENVERIZMIT

DEVIZA E TITISTĖVE.: TĖ NĖNSHTROHET SHQIPĖRIA-TĖ ELEMINOHET ENVER HOXHA

ANTIFASHISTI PĖRBALLĖ PUSHTUESIT DHE BASHKĖPUNTORĖVE TĖ TIJ

"SHPIKĖSI" I ARMIQĖVE DHE ARMIQTĖ REALĖ

 

 

 

DEVIZA E TITISTĖVE.: TĖ NĖNSHTROHET SHQIPĖRIA-TĖ ELEMINOHET ENVER HOXHA

 

   Titoja kurrė nuk e kishte injoruar qė rruga e pajtimit tė plotė tė tij me Hrushovin, kalonte nėpėrmes likuidimit tė kundėrshtarėve tė tij shqiptarė.  Kėtė dhuratė, Nikita Hrushovi, ishte i predispozuar tja bėnte marshallit jugosllav, dhe pėr tė arritur nėnshtrimin e udhėheqjes sė Tiranės, kishte vėnė nė pėrdorim, nė pritje tė realizimit tė njė puēi ushtarak, mjetet e presionit ekonomik

                                                                                       Andre Fonten

 

           Pėr 50-vjet, titizmi dhe titistet, u perpoqėn me tė gjitha forcat dhe tė gjitha mjetet, ta nėnshtronin Shqipėrinė, ta eleminonin Enver Hoxhen nga skena politike shqiptare. E filluan kėte qysh nė kohen e luftės, duke nxitur etjet karrieriste, qė tek njė pjesė shqiptarėsh, kanė qenė dhe janė shumė tė zhvilluara. Pavarsisht se shqiptarėt sot thonė tė kundėrtėn, pavarsisht se sot shumė shqiptarė besojnė "pėrrallat" se ai ishte prosllav apo vegel e bindur e titistėve, janė tė huajt antikomunistė qė e pohojnė njė gjė tė tillė. Rexh Hiberti, ne librin e tij "Fitorja e hidhur", thotė pėr sulmet e Stjoniēit, ndaj Enver Hoxhės se ato synonin qė:

" Hoxha tė qethej sa t`i zvogėloheshin pėrmasat, kėshtu qė Shqipėria tė bėhej njė pasuese e bindur e Jugosllavisė". Por titistėt dėshtuan nė planet dhe sulmet e tyre. Megjithėse ata e sulmuan vazhdimisht Shqipėrinė, nuk e gjunjėzuan dot ate, nuk e bėnė dot vegėl tė bindur tė tyre. Megjithėse ata e sulmuan vazhdimisht Enver Hoxhėn, nuk e spostuan ate dot nga drejtimi i vendit nė vitet e para pas ēlirimit. Ndėrsa, mbas vitit 1948, titistėt, ndoqėn ndaj Shqipėrisė, rrugėn e permbysjes me dhunė tė Partisė sė Punės. Ata ishin bashkėpjesmarrės nė planet e anglo-amerikaneve, pėr pėrmbysjen e pushtetit nė Shqipėri. Nė ndihmė tė tyre shėrbyen dhe njė pjesė shqiptarėsh qė u arratisėn nga Shqiperia si antikomuniste, tė cilėt pranuan tė vihen nė shėrbim tė U.D.B-sė, pėr tė rrėzuar  pushtetin shqiptar.  Shumė prej tyre sot priten me nderimet e martireve tė demokracisė nė Shqipėri dhe u jepen dekorata. Kjo nuk ėshtė rastėsi, por pjesė e njė plani tė caktuar dhe tė pėrpunuar mirė. Nė vitin 1956, Josip Broz Titoja, nė fjalimin e mbajtur nė Pulė tė Jugosllavisė, bėri thirrje hapur pėr pėrmbysjen e Enver Hoxhės. Nė vitin 1960, Aleksandėr Rankoviēi, shefi i U.D.B-sė jugosllave nė fjalimin e mbajtur nė Sremska-Mitrovica, nė praninė edhe tė ambasadorit sovjetik, pėrsėriti thirrjet, pėr pėrmbysjen e pushtetit popullor nė Shqipėri.  Keto sulme dhe plane, vazhduan dhe me vone per te patur njė kulm nė vitin 1987, kur Enver Hoxha, tashmė kishte Vdekur. Nė vitin 1987, propaganda serbe, qoftė me anė tė plenumeve tė ish-L.K.J-se, qoftė me anėn e shtypit, zhvilloi njė fushatė tė shfrenuar, kundėr Shqipėrise. Ajo bėnte thirrje qė sa mė parė, shqiptarėt tė hidhnin poshtė atė,  tė largoheshin nga rruga e tij dhe tė pajtoheshin me pikpamjet jugosllave.  Nė atė periudhė shqiptarėt ua dhanė pėrgjigjen shovinistėve serbė. Tė tėrbuar nga ky qėndrim i shqiptarėve, shovinistėt serbė kaluan nė sulme mė tė terbuara. Nė muajin janar, 1990, me anė tė Radio-Titogradit, ata kėrcėnuan hapur duke thėnė: "Ec pėrpara Sllobodan, po qe nevoja deri ne Tiranė." Dhe nė kėtė periudhė Shqipėria , me nė krye, Ramiz Alinė, ua dha pėrgjigjen. Nuk do tė kalonin, veēse  pak kohė dhe shqiptarėt, do ta realizonin qė tė gjitha porositė e titistėve, ndaj Enver Hoxhės, bile do t`i kapėrxenin kėto porosi.  Natyrisht me terma tė tjera. Qė tė gjithė, demokratikas, socialistė, republikanė, social-demokratė, demokristianė, zogistė, ballistė, Nacional-Demokratė etj mė nė fund e realizuan amanetin e Titos;   hodhėn poshtė tė kaluarėn e tyre, hodhėn poshtė Enver Hoxhėn. Shumė  e hidhur kjo e vėrtetė. Megjithatė dhimbja e sė vėrtetės ėshtė gjithmonė mė e lehtė se dhimbja e mashtrimit. Ata deklaruan se ai ėshtė armiku mė i madh i kombit shqiptar. Ata deklaruan se enverizmi ėshtė mė i rrezikshėm se ēdo gjė tjetėr pėr shqiptarėt. Ata deklaruan se "Titoja ishte mė i mirė se Enver Hoxha, pasi ishte njė marksist liberal".

  Nė intervistėn e botuar nė gazetėn "Rilindja" te dates 2-Korrik 1994, Ismail Kadareja midis te tjerash flet pėr pohime  qė dėgjohen sot nė Shqipėri, si "Skenderbeu kishte bėrė gabim qė kishte luftuar kundėr turqve". Ai e konsideron kėtė si mbirje tė farės se tradhėtise. Por nė Shqiperi, sot nuk degjon dhe lexon vetėm aq sa thotė Kadareja. Nė Shqipėri degjon tė thuhėt dhe tė shkruhet se shqiptarėt bėne gabim qė luftuan nė luftėn e dytė botėrore, kur u ngrit nė kėmbė gjithė bota antifashiste. Nė Shqipėri dėgjon tė thuhet se do ishte mė mirė qė Shqipėria tė bėhej Republikė e shtatė e jugosllavisė. Edhe pėr kėtė, pse nuk lejoi qė tė realizohej plani i Titos dhe shokėve te tij, Enver Hoxha eshte tradhėtar. Megjithatė, as Kadareja, as Qosja, as Agolli, asnjė politikan dhe lider partiak nė Shqipėri, kėtė nuk e konsideron farė tė tradhetisė. Dhe "mirė" e kanė. Nuk mund tė merret nė mbrojtje "tradhėtari". Pėr tė bėrė tė vlefėshme suksesin e luftės kundėr tij, ēdo gjė vlen. Vlen dhe pohimi "sė mė mirė republike e shtatė e Jugosllavisė sė nėn Enver Hoxhėn".   Gjatė sundimit tė Titos, U.D.B-ja jugosllave zhvilloi njė luftė tė egėr pėr pėrmbysjen e pushtetit nė Shqipėri. Mjafton tė permendim faktin se nė vitin 1953, nė Jugosllavi, shkuan rreth 10-mijė shqiptarė qė u arratisėn nga Shqipėria si antikomunistė.  Kėta tė arratisur, shovinistėt jugosllavė, u pėrpoqen t`i organizonin pėr t`u pėrdorur si diversantė nė Shqipėri. Pėr realizimin e kėtij plani armiqėsor u ngarkuan dy veta; gjeneral, Dushan Mugosha dhe koloneli i U.D.B-sė jugosllave, Ēedo Mijoviē. Njė pjesė e kėtyre tė arratisurve pranuan tė vihen nė shėrbim tė jugosllavėve, ndėrsa shumica e tyre, megjithėse ishin kundėr komunizmit,  nuk pranuan tė behen mish pėr top, pėr shovinizmin jugosllav. Nė librin e botuar me titull "U.D.B-ja dhe shqiptarėt nė Amerikė", qė janė kujtimet e njė tė arratisuri midis tė tjerash thuhet se "Gjeneral Dushan Mugosha e Kolonel Ēedo Mijoviē, me shokė, vrapuan nė qendra tė emigrantėve duke mbajtė fjalime dhe duke dhėnė udhėzime, pėr me u bame gati pėr ēlirim tė Shqipėrisė.......Mirėpo studentėt shqiptarė emigrantė nė Beograd, kundėrshtuan pa dashte me dijtė ēka i priste nga U.D.B-ja.....Kosovarėt ishin kundėr ēdo veprimi kundrejt Shqipėrisė. Emigrantat i urrejshin jo vetėm pse kishin ikur prėj Shqipėrie, por dhe pėr sjellje tė keqe nė popull".  (Fatmir Kosova. U.D.B-ja dhe shqiptaret ne Amerike faqe 23-24). Gjatė sundimit tė Titos, nė trojet shqiptare nė ish-Jugosllavi, u vranė apo u masakruan me qindra mijė shqiptarė, qė kėrkonin tė drejta kombėtare pėr trojet e tyre njėsoj si dhe kombet e tjera tė Jugosllavisė. Por njė gjė ėshtė interesante. Nė shkrimet gjatė viteve 1990-1994, nė shtypin shqiptar, askush prej kėtyre "patrioteve", nuk ka shkruar njė rresht pėr kėto krime dhe tė akuzojė Titon dhe titizmin pėr ato.  Vetėm pėr Enver Hoxhėn dhe krimet e tij. Bile dhe pėr shumė krime qė kanė ndodhur nė Kosovė apo Maqedoni, dhe aty ėshtė gjetur dora e tij. Ndėrkaq, janė frikacake dhe tė pazote tė denoncojnė krimet e perbindėshme tė titizmit ndaj shqiptarėve, apo planet e tij pėr asimilimin e tyre. Megjithėse e mbajnė veten pėr patriote dhe atdhetare dhe gjoja u digjet zemra pėr fatin e shqiptarėve nė ish-Jugosllavi, askush nuk ka marrė mundimin sot nė Shqipėri, tė botojė dhe t`i kundėrvihet referateve famėkeqe tė ultra shovinistit serb Vaso Ēubrilloviē, qė pėrbėnin platformėn e titizmit ndaj shqiptarėve dhe kerkesave tė tyre kombėtare. Ndėrsa "anti kosovari" Enver Hoxha, qysh nė vitin 1979, dha urdhėr qė nė tė gjithė Shqipėrinė, populli tė njihej me kėtė referat. Referati ishte i plotėsuar me njė studim tė gjėrė qė sqaronte popullin se si titistėt e kishin zbatuar kėtė referat. Ai ishte i shoqėruar me sqarimin se ky referat "Ruhet nė shtabin e pėrgjithshėm tė ushtrisė jugosllave, dosja 7, kutia 19 dhe trajtohet si material sekret".  Ndėrsa "atdhetarėt" e sotem,  nė muajin maj 1994, bėnė njė deklarate nė Kuvendin e Shqipėrisė, ku kėrkuan qė Enver Hoxha, tė gjykohej pas vdekjes dhe tė shpallej armik dhe ligjėrisht. Eshtė fitorja mė e madhe qė kanė arritur shovinistėt serbo-greke, ndaj shqiptarėve. Pas 50-vjetėve, me anė tė shqiptarėve dhe tė fshehur pas demokracisė, me nė fund e mposhtėn enverizmin dhe e eleminuan atė.

KOHA E ULTIMATUMEVE DHE KOHA E FLAMURIT TĖ BARDHĖ

 

Gjer djethinaj,

njė fjalė e Jul Ēezarit,

i bėnte ballė botės.

                                                                                                                                                                                    Shekspir

 

     Kadareja nė vepren e tij kur flet pėr qėndresėn shekullore tė shqiptarėve, midis tė tjerash, permend ate qė quhet historiku i ultimatumeve tė tė huajve. Deri dje, pėr Kadarenė dhe vepren e tij, kjo periudhė, ėshtė trajtuar si njė epokė krenarie dhe heroizmi, pėr tė cilėn shqiptarėt, gjithmonė duhet tė pėrulen me veneracion. Sot nė Shqipėri, kritikėt e sė kaluarės , kėtė histori e konsiderojnė tė kotė dhe tė pavlefeshme. Sipas tyre, ajo ka dėmtuar dhe i ka penguar shqiptarėt tė shijojnė dhe tė gezojnė jetėn e tyre personale, u ka prishur atyre imazhin pėrballė tė mėdhenjėve tė Evropės dhe botės. Pėr ata, kjo ėshtė njė histori e humbur. I takon Kadaresė, ta rishikojė apo ta mbajė kėtė historik nė vepren e tij, qė nė trashėgiminė e popullit ka hyrė si historiku i ultimatumeve ndaj Shqiperisė dhe shqiptarėve tė panėnshtruar. Sa pėr ne, do ta mbajmė ate si simbol tė krenarisė sonė kombėtare. Kėtė historik ai e sjell deri ne vitin 1944. Le ta vazhdojmė ne mė poshtė:

1947-Ultimatum i jugosllavėve nė formė kėrkese pėr disllokimin e 2-divizioneve shqiptare nė zonėn e Korēės. Shqipėria megjithėse e cfilitur nga lufta, nė emėr tė gjakut tė derdhur, e kthen ate mbrapsht.

1949-Gusht. Ultimatum i grekėrve kundėr Shqipėrise nė formė provokacioni. Shqipėria permbledh forcat dhe e hedh poshtė ultimatumin. Agresioni monarko-fashist, sprapset nga ish-partizanėt e luftės Nacional-Ēlirimtare, pas 9-dite luftimesh. Kufijtė e Shqipėrise mbetėn tė paprekur. 8-djem Shqipėrie, i rrėmbeu era e lirisė dhe mbetėn nė thellėsi tė Greqisė. Edhe sot atje janė. Dėshmi dhe karakoll i Shqipėrise "komuniste" nė token greke.

1950-1953-Ultimatum i anglo-amerikanėve nė formėn e dhjetėra bandave pėr tė rrėzuar pushtetin popullor nė Shqipėri. Hedhje poshtė e ultimatumit. Planet e komitetit anglo-amerikan nė bashkėpunim me U.D.B-nė jugosllave, dėshtuan. Pas tre vjetėsh ata pranuan dėshtimin.

1960- Ultimatum i sovjetikėve kundėr Shqipėrisė, pėr ta gjunjėzuar ate. Shqipėria pranon bllokadėn dhe e hedh poshtė ultimatumin. Nė emėr tė lirisė dhe pavarėsisė sė vendit, Enver Hoxha, detyroi carėt e rinj tė Kremlinit tė largoheshin nga Vlora. Davidi kundėr Goliathit. Po bota kishte shumė Goliathe.

1967-Korrik-Ultimatum i kolonelėve grekė kundėr Shqipėrisė, duke afruar armatėn e tyre nė kufirin jugor. Komandant i armatės greke, gjenerali Averov, themeluesi i mėvonshėm i Partisė "Demokracia e Re" Pa sukses. Pėr 20-ditė nė Malin e Gjėrė hapet njė rrugė automobilistike dhe topat e raketat e "vjetra" tė Shqipėrisė vėnė nė grykė tė shenjestrės Greqinė. Gjithė, Shqipėria ngrihet nė kėmbė dhe hartuesit e ultimatumit, marrin bishtin nė shalė.

  1968-Ultimatum i social-imperialistėve sovjetikė dhe Traktatit tė Varshavės,  duke disllokuar nė Bullgari, 600-mijė trupa. Dėshtim i ultimatumit. Shqipėria denoncon Traktatin e Varshavės si traktat fashist, duke dalė juridikisht nga ai.

1975- Ultimatum i kinezėve kundėr Shqipėrisė, nė formėn e aleancės ushtarake me titistėt jugosllavė. Shqipėria nuk e pranon ultimatumin-kėrkesė. Mė vonė pas tre vjetėsh, pėrsėritje e ultimatumit nė formėn e prerjes sė mardhėnieve dhe ndihmave. Dėshtim i ultimatumit. Shqipėria nuk e pranon ate.

1981- Ultimatum i jugosllavėve, nė formen e kėrcėnimit duke dėrguar 60-mijė ushtarė nė Kosovė pėr tė gjunjėzuar Kosovėn dhe Shqipėrinė. Dėshtim i ultimatumit. Shqipėria nuk u tremb, ajo u ngrit nė kėmbė.  Kosova nuk u gjunjėzua, Kosova qėndroi. Djemtė dhe vajzat trimėresha tė Kosovės, u kujtuan shqiptarėve se ishte i gjallė heroizmi i Mic Sokolit dhe Selam Musait, i Qemal Stafes dhe Hajdar Dushit.

1990-Janar. Ultimatum i shovinistėve serbo-malazezė nėpėrmjet valeve tė Radio-Titogradit. "Ec pėrpara Sllobodan- po qe nevoja deri nė Tiranė". Shqipėria e pas Enver Hoxhės, permbledh forcat dhe fuqitė e fundit. Me anė tė Ramiz Alisė, u jep pergjigjen  shovinistėve serbo-malazezė. "Nuk tundet Taraboshi nga era - As Taraboshi dhe as tėrė Shqipėria". Ultimatumi nuk u pranua.

1991-1994-Periudha e pluralizmit. Armiq nuk ka mė. "Tradhėtari" Enver Hoxha, qė i shpiku ata, vetė u shpall armiku mė i madh i shqiptarėve. Me kėtė periudhė, mbyllet dhe kapitulli i historisė sė ultimatumeve.    Nuk ka dhe nuk do tė ketė mė tė tilla nė tė ardhmen e afėrt. Nuk ka nevojė. Shqiptarėt e sotėm kanė vendosur tė mos i kundershtojnė tė huajt. Ata janė dorėzuar. Kanė ngritur flamurin e bardhė qė e quajnė demokraci dhe kozmopolitizėm. Tė huajt tani mund tė sillen dhe tė bėjnė ēfarė tė duan me shqiptarėt dhe tokat shqiptare. Nuk ka kush i pengon. Vetė shqiptarėt, vendin e tyre e kanė quajtur URĖ. Dhe nė urė mund tė kalojė kush tė dojė. Ura nuk ėshtė gjė tjetėr veēse mjet kalimi. Ja disa fakte:

Fakti i parė tragjik: Prill 1994-Forcat shoviniste greke hyjnė natėn pabesisht nė tokėn shqiptare dhe nė rajonin e Peshkėpisė vrasin disa ushtarė shqiptarė dhe largohen tė pashqetėsuar pėr nė Greqi. Askush nuk ua mori hakun. Klasa politike shqiptare bėri vetėm njė notė proteste dhe asgjė tjetėr.

Fakti i dytė tragjik: Prill 1997-Forcat shumėkobeshe zbarkojnė nė brigjet e Shqipėrisė tė ftuar me urgjencė nga klasa politike shqiptare, pėr tė ruajtur rendin dhe qetėsinė si dhe pėr tu shpėrndarė bukėn politikanėve shqiptarė.

 

 

 

 

E vėrteta historike dhe servilizmi politik

 

                          KUESTURA MBRETNORE E TIRANES

               N-07140                            Tirane me 25-6- 1943

       Lenda: Enver Hoxha i Halilit dhe Gjylos, lindur ne gjirokaster,1918,   komunist.

                        KUESTURAVE  MBRETNORE

              Gjirokastėr-Berat-Dibėr-Durrės-Elbasan-Pejė-Korēė-

              Prizren-Shkodėr-Vlorė-Prishtinė.

              Komandės sė kompanisė Mbrėndėshme tė Gjindarmėrisė Mbret.

              Komandės sė kompanisė sė jashtėme tė Gjindarmerisė  Mbret.

              Skuadrės politike tė Kuesturės Mbretnore-Tiranė

              Skuadrės gjyqėsore tė Kuesturės Mbretnore-Tiranė e pėr nj.

               Drejtorisė sė P.tė Policisė-Tiranė

                                 Nė pėrgjigjen e Qarkoreve tė kalueme tė kėsaj Zyre dhe me lutjet qė tė dėndėsohen shėrbimet dhe hetimet pėr gjetjen e rreshtimin e tė sipėrpėrshkruemit komunist`i rrezikshėm, njoftoj se ky asht i goditur me urdhėr rreshtimi tė datės 16 te k.m.N-990/A3, i lėshuem nga Prokuroria e Pėrgjithėshme e Gjyqit te Posaēėm tė Shtetit, pse i dėnuem me VDEKJE

Kuestori

P. Papalilo

 

 

 

 

  Sot flitet shumė pėr tradhėtinė e P.P.SH-sė dhe Enver Hoxhės. Shumė njerėz qė e mbajnė veten pėr analistė dhe patriotė, i kanė konsideruar dhe konsiderojnė ata, si tradhėtarė dhe antikombėtarė.  Nėpėr shkrime tė ndryshme gjatė periudhės 1991-1994,  ėshtė thėnė me mllef dhe urrejtje se "Enver Hoxha ėshtė tradhėtar, ai e shiti Kosovėn. Enver Hoxha pėr hir tė komunizmit, tradhėtoi popullin shqiptar. Ai ėshtė njė antikosovar i tėrbuar. Ai ishte spiun i Titos  dhe i sėrbėve etj"

       Ēfarė argumentesh sillen pėr kėto pohime? A mund tė jetė mendimi apo bindja argument? A mund tė jetė propaganda partiake dhe shtetėrore me gazetė dhe televizion, argument? Le ta analizojmė me qetėsi kėtė problem tė madh, qė lidhet jo vetėm me Enver Hoxhėn, por me Shqipėrinė, sepse ai pėr 50-vjet ishte udhėheqėsi kryesor i Shqipėrisė.

     Sė pari: Sipas ideologėve dhe analistėve tė sotėm tė demokracisė shqiptarė, Enver Hoxha e ka shitur Kosovėn. Ndėrsa gjatė 45-vjetėve qė ishte nė pushtet, nuk ka mbrojtur asnjėherė, interesat e popullit shqiptar qė jeton nė trojet e tij nė ish-Jugosllavi.

     Sė dyti: Gjatė luftės Nacional-ēlirimtare, Enver Hoxha e tradhėtoi kauzėn e popullit, sepse nuk zgjodhi rrugėn e Ballit kombėtar pėr marrėveshje dhe bashkėpunim me pushtuesit italo-gjermanė, por zgjodhi rrugėn e luftės sė armatosur. Sipas tyre, ai nuk pranoi ti ndante frytet e luftės me ata qė bėnė dashuri me fashistėt, dhe nė kėtė ēėshtje paska qėnė i frymėzuar nga sllavo-komunistėt.

       Sė treti: Enver Hoxha nuk ka zbatuar interesat e popullit shqiptar gjatė kohės qė ishte nė pushtet, por vetėm se ēfarė i kanė thėnė jugosllavėt.

    Pėrgjithėsisht kėto janė akuzat qė i janė bėrė dhe vazhdojnė ti bėhen Enver Hoxhes nė periudhėn 1990-1994.

       Meqė kėta analistė, teoricienė dhe patriotė, kanė folur nė kėtė mėnyrė me tė drejtėn qė u ka dhėnė dhe u jep, partia dhe shteti, me tė drejtėn qė u jep qėnia nė pushtet apo nė kėtė e atė parti, dhe jo argumenti apo faktet, ne do tė pėrdorim njė rrugė tjetėr. Do te zbatojmė dhe do ti nėnshtrohemi, thėnies latine qė thotė : "Ma jep argumentin  ta jap tė drejtėn tė flasėsh"

 

 

 

 

 

 

SHQIPTARI PĖRBALLĖ SHQIPTARĖVE

 

Armatėn e Nishit         O, djemtė e Kosovės

E kishit nė shpinė        Nėnat, qysh u qanė?

Pėrballė U.D.B-nė         Kur u mori plumbi,

Nė zėmėr lirinė            Kush u ndodhej pranė?

 

Amanet baltė e Kosovės

Amanet po tė lė djalin

Ma mori plumb' i mizorit

Nėna s'di ku e ka varrin.

 

   (Fragmente nga njė kėngė popullore e Shqipėrisė sė jugut, e kėnduar, pas ngjarjeve tė 1981-shit, nė Kosovė).

 

        Marrim akuzėn e parė: Enver Hoxha sipas patriotėve tė 1990-es, e ka shitur Kosovėn. .Do tju shtrojmė atyre njė pyetje: Meqė sipas tyre, Enver Hoxha na e paska shitur Kosovėn, ata si patriotė qė janė duhet ti shkojnė ēėshtjes deri nė fund dhe ti sqarojnė shqiptarėt dhe pėr njė ēėshtje tjetėr. Enver Hoxha qė e shiti Kosovėn, kur e kishte blerė, sa e kishte blerė dhe kush ishte noteri? Keshtu ndihmohet me shume kombi. Perseri me llogjiken e tyre. Meqe Enver Hoxha e shiti Kosoven, meqe Kosova sipas tyre na qenka mall, atehere perse pushtetaret e sotem patriote dhe nacionaliste shqiptare, nuk e blejne perseri ate? Ata te gjithe deklarojne se kane miq te fuqishem dhe shume te pasur si Ameriken, Angline apo Francen etj.

E para: Enver Hoxha, nuk kishte mundesi, qofte me 1944 apo qofte me 1945, as ta shiste dhe as ta blinte Kosoven, siē pretendojne sot njerez qe ose nuk kane lexuar gje nga historia, ose mbajne kete qendrim per interesa pushtetore apo interesa te tjera qe ata i dine me mire. Sepse Enver Hoxha nuk ishte tregetar ne ate kohe, po partizan qe kishte dale malit per te ēliruar vendin. Historikisht trojet shqiptare kane qene coptuar nga fuqite e medha europiane dhe boterore per interesa te tyre pragmatiste apo zonash influence. Ja shkurtimisht kronologjia historike e ketij copetimi.

      1978-Kongresi i Berlinit vendosi coptimin e trojeve shqiptare, qe ishin akoma nen sundimin e Perandorise Turke. Flota nderkombetare e fuqive te medha ne brigjet e Ulqinit, u kujdes qe Mali i Zi te merrte pronat qe i ishin falur.

     1913-Konferenca e ambasadoreve ne Londer, vendosi perfundimisht, te lere jashte shtetit te ri shqiptar, gjysmen e trojeve te tij. Komisioni ndekombetar i kufijve u caktua per ekzekutimin e ketij vendimi.

      1919-Konferenca e Versajes la ne fuqi vendimin e Londres. Disa personalitete politike dhe shoqėrore shqiptare, coptimin e trojeve shqiptare dhe pėrkrahjen e Sėrbisė e lidhin vetėm me Rusinė. Qė Rusia ka qėnė aleate e sllavėve tė jugut, kjo nuk diskutohet. Por nuk ka qėnė vetėm ajo. Kėtyre personaliteteve, do tju kujtojmė vetėm nje detaj nga konferenca e Versajės e vitit 1919. Po tė lexojnė arkivat e kėsaj konference, do tė shikojnė se frymėzuesi dhe inspiruesi i krijimit tė mbretėrisė sėrbo-kroato-sllovene, qė nė 1927, u quajt Jugosllavi, ishte nje francez. Kryeministri i Frances, i quajturi Zhorzh Klemanso, i mbiquajtur Tigri. Eshtė ky Klemanso, qė me shaka, Sėrbinė e quante "Ēakalli i fitoreve tona". Dhe ne kompensim tė kėsaj, nė Beograd, dhe sot e kėsaj dite, ekziston nje pėrmendore qė ka kėtė epitaf: "Ne e duam Francėn, sepse dhe ajo na do ne".

       1945-Konferenca e Jaltes, krijoi harten e re te Europes pas shkaterrimit te fashizmit. Gjysma e trojeve shqiptare, mbeti perseri nen Jugosllavi. Per ata qe e njohin sadopak historine, e dine se Jugosllavine e deri 1990-tes e ndertuan tre fuqite e medha ne Jalte. Emrat e burrave te ketyre tre shteteve jane gjithsesi te njohur. Franklin Delano Ruzvelt-President i Amerikes. Josif Visarionoviē Stalin- Udheheqes i Bashkimit Sovjetik dhe Winston Ēurēill-Kryeminister e Britanise se madhe. Ne keto kushte Enver Hoxhes, udheheqes i nje vendi te panjohur ne arenen nderkombetare,te vogel dhe te shkaterruar plotesisht nga lufta, i mbeti vetem nje rruge. Besimi se komunizmi e socializmi do ta zgjidhte kete padrejtesi historike dhe ruajtja e forcimi i pavarsise se Shqiperise ekzistuese. Mosbesimi i Enver Hoxhes, ndaj fuqive Perendimore, per te cilat flitet shume sot, ishte i sakte dhe i bazuar. Kishin qene keto fuqi qe i kishin coptuar trojet shqiptare. Ishin perseri keto fuqi qe mbėshtetėn jugosllavet gjate luftes se dyte boterore. Ata qe e njohin  historine e dine mire nje gje te tille. Por do perpiqemi te freskojme kujtesen e "analisteve" te pluralizmit dhe te sqarojme shqiptaret e thjeshte. Qysh ne muajin qershor 1943, Vinston Ēurēilli, vendosi te dergoje prane Titos, nje mision ushtarak, te kryesuar nga nje deputet konservator dhe gjeneral, i quajtur, Fitzroy McLea  Pas raportit te derguar nga misioni ushtarak, ai pa nguruar vendosi ta mbroje deri ne fund Titon dhe te mos u jape asnje perkrahje ēetnikeve te Drazha Mihajlloviēit. Ne shenje simbolike te kesaj, vendosi te dergoje prane Titos, djalin e tij, te quajturin, Randolf Ēurēill. Le tu bėjmė njė pyetje, politikanėve dhe analistėve shqiptarė tė sotėm: Si e spiegoni ju zotėrinj, njė gjė tė tillė?. Si e

spiegoni qė Anglia antikomuniste, gjatė luftės sė dytė botėrore nė Jugosllavi, u lidh dhe mbėshteti, jo antikomunistėt, por Ushtrinė Nacional-Ēlirimtare jugosllave, qė drejtohej nga komunistėt?. Ja dhe nje pyetje tjetėr: Gjatė luftės sė dytė botėrore, nė Angli, u strehuan njė sėre monarkėsh dhe qeverish qė ikėn nga shtete tė ndryshme tė Evropės. Midis tyre, ishin, qeveria poloneze nė mėrgim, mbreti i Jugosllavisė, Peter dhe qeveria e tij e kryesuar nga Subashiēi, francezet tė kryesuar nga De Goli dhe Mbreti i Shqipėrisė Ahmet Zogu. Eshtė nje fakt historik, se tė gjitha kėto qeveri nė mėrgim, anglezėt i njohen. Me njė pėrjashtim. Ata asnjėherė nuk e njohėn, zyrtarisht, mbretin e Shqipėrisė, Ahmet Zogun. Si e spiegoni ju zotėrinj politikanė njė gjė tė tillė?  Pėrsėri, personalitete te ndryshme shqiptare, kur flasin  sot pėr qėndrimin qė ėshte mbajtur ndaj shqiptarėve gjatė 45-vjetėve tė kaluara, e lidhin kėtė me komunizmin si ideologji, veēanerisht me komunizmin rus. Eshtė i padiskutueshem roli i Bashkimit Sovjetik, ne mbrojtjen e Jugosllavisė. Gorbaēovi, nė viziten qė bėri nė Beograd, mė 1986, deklaroi se me sėrbet kemi tė njejtat gene. Por nuk ėshtė vetėm kjo. Pėr 45-vjet me radhė, Jugosllavia ishte e perkedhelura e Amerikės, e Anglisė, e Francės etj. Dhe njerėz tė tillė, thonė se Perėndimi, nuk arriti tė kuptojė masakrėn qė bėhej nė Kosovė. Pallavra diletantėsh politikė dhe servilėsh anglo-franko-amerikanė. Evropa Perėndimore dhe Amerika, tė gjitha i dinin mirė. C.I.A. amerikane, Dėziem Byroja franceze dhe Inteligjens Servisi anglez, tė gjitha i dinin, tė gjitha i kuptonin. Ata ishin te informuar nė detaje se ēfarė shtypje ushtrohej mbi shqiptarėt ne ish-Jugosllavi, se ēfarė masakre ushtrohej ndaj tyre. Por politika e shteteve qė u pėrkisnin, me ndėrgjegje e bėnte veshin shurdhėr. Pėr njė arėsye shumė tė thjeshtė, pėr ēdo shqiptar. Qėndrimi i tyre ndaj shqiptarėve ka qėne dhe ėshtė njė qėndrim racist, pėrbuzės, pėrēmues.  Nė themel tė padrejtėsive shekullore ndaj shqiptarėve, nuk qėndron, ideologjia komuniste e lindur ne Gjermani, dhe e triumfuar ne Rusi, siē e trajtojnė politikanė dhe personalitete tė ndryshme shqiptare. Pėrkundrazi, ne themel tė kėsaj padrejtėsie, ka qėndruar dhe qėndron, mentaliteti racist, fyes dhe pėrbuzės, i tė mėdhenjėve te Evropės dhe botės, amerikanė, rusė, francezė apo anglezė. Ky mentalitet, nuk e pranon krenarinė e popujve tė vegjėl, e vėndeve tė vogla.       

     Mosbesimi i Enver Hoxhes, ndaj fuqive tė mėdha,  behet me i sakte sot, kur qeveritaret shqiptare, thone se Fuqite e medha e duan Shqiperine dhe e pėrkrahin ēėshtjen kombėtare tė tyre. Dhe sot mbėshtetja  e tyre ndaj kombit shqiptar, kufizohet deri ne plotesimin e lirive dhe te drejtave qytetare te shqiptareve. Coptimi ne menyre demokratike i trojeve shqiptare ne kater shtete, verteton me se miri, saktesine e mosbesimit te tij  ndaj fuqive Perendimore dhe fallsitetin e dashurise "demokratike" te qeveritareve dhe partiakeve te sotem te Shqiperise.  Kete qendrim te fuqive te medha ndaj trojeve shqiptare, detyrohet ta pohoje, natyrisht per interesa te veta dhe Lidhja e Historianeve te Kosoves, e cila per tu distancuar nga libri i Hakif Bajramit "Tragjedia e Tivarit", midis te tjerash detyrohet te pohoje se "Lypset studjuar nga themeli politika e Anglise ndaj ēeshtjes ballkanike dhe shqiptare, per te dale ne perfundim nese ajo ishte perkrahese e bashkimit te Kosoves me Shqiperine. Veē kesaj, zgjidhja e bashkimit te popullit shqiptar dhe trojeve te veta, brenda nje shteti, nuk varej vetem nga konferenca e Bujanit..........veēse nga faktoret e jashtem dhe te brendeshem si dhe raporti i tyre i forcave" (Rilindja 4-Qershor 1994). Kete kumtese e kane nenshkruar nje sere historianesh duke filluar qe nga Zekeria Cana e duke mbaruar tek Tahir Abdyli.  Po keshtu nje prej historianeve me te njohur te Shqiperise, Paskal Milo, pas studimit te arkivave te Moskes, pohon se "....Enver Hoxha, nuk kishte si ta shiste Kosoven dhe sikur te donte. Nga ana tjeter ai as mund ta mbante ose ta merrte ate sepse fuqite e medha sapo e kishin ndertuar Jugosllavine (Jalte 1945) dhe nuk mund te lejonin kurrsesi nje ndarje te re te kufinjeve. Pra te pretendosh sot se ai e ka shitur Kosoven me 1945, eshte nje budallallek" (Rilindja 10-Maj 1994 faqe 6)

       Por  dhe shpresa e tij mbi socializmin si ēeles per  zgjidhjen e ēeshtjes kombetare, zgjati deri ne 1948-kur ai e pa qarte se shovinistet serbo-kroate, jo vetem qe nuk kishin ndermend te jepnin popullit shqiptar te drejten e vetevendosjes, por perkundrazi, punuan me insistim, per te gllaberuar dhe Shqiperine. Pas kesaj periudhe ai filloi sulmet per demaskimin e klikes titiste, e cila mbrohej ne kete periudhe siē, mbrohet dhe tani nga aleatet perendimore te pushtetareve te tanishem te Shqiperise. Ne kete periudhe ēeshtja kombetare shqiptare zuri nje vend te rendesishem, ne propaganden e Shqiperise, ne vepren e shkruar dhe te folur te Enver Hoxhes. Ata qe e njohin sadopak kete propagande, e dine mire nje gje te tille. Aresyeja, perse nuk flasin sot, te thone te verteten, qendron tek urrejtja e tyre ndaj sė kaluarės , apo tek frika ndaj te huajve te fuqishem qe bejne ligjin ne Shqiperi. Ne vend te kesaj thone se per 50-vjet, Shqiperia, Kosoven e ka shikuar me syrin e njerkes. Ndersa te tjere, pohojne se teza e tyre mbi tradhetine e Enver Hoxhes, vertetohet me faktin se ai per 50-vjet nuk e ngriti njehere kete ēeshtje ne organizmat nderkombetare.

Pak histori teoricieneve tane. Deri ne vitin 1955, Shqiperia nuk ishte anetare e O.K.B-se. Nuk donin te fuqishmit e medhenj, Amerika dhe Anglia, "miqte" e sotem te Shqiperise. Ata, atehere si dhe tani ishin miqte e Jugosllavise. Eksperiencen e saj e quanin veē te tjerash, si nje zgjidhje te shkelqyer te ēeshtjes kombetare, pra dhe te shqiptareve. Enver Hoxha nuk kishte besim ne organizmat nderkombetare. Te mos harrojme se ishte periudha e luftes se ftohet. Amerika dhe Anglia, hartuan nje plan te tere, per permbysjen e regjimit ne Shqiperi, me ane te forces. Libri i Nikolas Bethelit "Tradhetia e madhe", eshte nje pjese e vogel e ketij plani. Ekzistonin dy blloqe, dy pakte ushtarake. Ne keto kushte, organizmat nderkombetare, ishin formale, me teper ato ishin perde e te medhenjve. Drejtesia e qendrimit te P.P.SH-sė, ndaj efektivitetit te ketyre organizmave, duket dhe sot, kur predikohet me te madhe rendi i ri boteror, dhe paqja e perboteshme. Masakra e Bosnjes mjafton, per te pare formalizmin e ketyre organizmave. Me dhjetra rezoluta te O.K.B-se, jane hedhur ne shporte nga serbet apo kroatet. Ne kushte te tilla Enver Hoxha ndoqi dhe zbatoi nje rruge te drejte, me te drejten qe mund te ndiqej ne ate periudhe. Te ruante dhe te forconte pavarsine e Shqiperise, dhe te mbante gjalle me ane te propagandes shpirtin liridashes te popullit shqiptar ne ish-Jugosllavi. Te shfrytezonte koniukturat qe mund te krijoheshin, per te bere presion mbi titizmin, per tu dhene sa me shume te drejta shqiptareve ne Jugosllavi. Koha i dha te drejte atij.  Sa ishte ai gjalle, Shqiperia kishte nje pavarsi te merituar dhe te padiskutueshme. Politikanet e sotem si forme qeverisje, e quajne diktature. Po per problemin qe po trajtojme, kjo nuk do te thote gje. Diktature nuk do te thote mungese pavarsie dhe sovraniteti. Veē kesaj, ai gjate tere kohes, dha kontributin e tij qe shqiptaret qe jetonin ne ish-Jugosllavi, te fitonin sa me shume te drejta kombetare. Duan apo nuk duan "prokuroret" e sotem te pluralizmit shqiptar, ne mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te shqiptareve ne Ish-Jugosllavi, Enver Hoxha,  nuk u paraqit asnjehere komunist. Perballe tyre, edhe ne 1956-ten, edhe ne 1966-ten, edhe ne 1981-shin, foli vetem shqiptari Enver Hoxha.  Le te sjellim per argumentim, disa fakte historike.

         a-Ne vitin 1966, ne pleniumin e Brioneve, duke goditur, klanin serbomadh te Aleksander Rankoviēit, Titoja, u perpoq tja hidhte atij fajet per ēdo masaker qe ishte bere mbi shqiptaret. Vete u perpoq te merrte poziten e mikut te shqiptareve. Ne kete periudhe, nepermjet shume shkrimeve, qe u botuan neper gazeta apo u dhane ne radio e televizion, u argumentua fallsiteti i kesaj farse, duke u bere thirrje shqiptareve qe jetonin ne ish-Jugosllavi, te mos binin pre e predikimeve titiste. Dhe ne keto shkrime, perveē te tjerave, njerezit ne Shqiperi, mesuan per here te pare dhe per simbolin e rezistences kosovare, te cilin Enver Hoxha, e quan qysh ne 1967-ten, "shkrimtari patriot kosovar Adem Demaēi". Nė vitin 1985, megjithėse akoma nė burg, megjithėse vetėm me romanin "Gjarpėrinjtė e gjakut", Adem Demaēi, do tė futej nė enciklopedinė e parė shqiptare, krahas Kadaresė, Budės, Qosjes, Krasniqit, Ēetės  e tė tjerėve. 

b-Ne 1968-ten ne Shqiperi, u festua me madheshti, 500-vjetori i Vdekjes se Skenderbeut. Ne Shqiperi per kete ngjarje te madhe u ftuan veē te tjerave dhe qindra shqiptare nga diaspora. Asnjeri prej tyre nuk ishte komunist, por te gjithe ishin shqiptare. Midis te ftuarve ishte dhe  Deme Ali Pozhari, nga Kosova, qe banonte ne Turqi. Lidhur me kete vizite, Sinan Hasani, ne librin e tij "Kosova: E verteta dhe mashtrimet", midis te tjerash, e akuzon Enver Hoxhen, qe bashkepunonte me ata qe kishin qene armiq te Jugosllavise. ( Sqarim per lexuesit. Deme Ali Pozhari, ka qene nje nder elementet kryesore qe ju kundervu, nga pozita nacionaliste Jugosllavise Federative) Per kete ēeshtje Enver Hoxha, ne shenimet e tij me titull "Sugjerime, shokeve tane ne Kosove", midis te tjerash thote:

"Shoket tane ne Kosove, duhet te kene parasysh se lufta nuk behet vetem. Ata duhet te perpiqen te grumbullojne rreth vehtes, te gjithe elementet, qe urrejne titizmin, pavarsisht nga bindjet e tyre ideologjike qe kane. Veēanerisht ata duhet te punojne shume me te gjithe ata qe

ne Kosove konsiderohen "balliste". Shumica e tyre jane elemente patriote dhe ndryshojne shume nga ballistet qe vepruan ne Shqiperi dhe qe u bene bashkepuntore te fashisteve". (Enver Hoxha. Buletini Numur 3, faqe 13, viti 1979).

      c-Ne 1978-en, ne Shqiperi u festua ne menyre madheshtore, 100-vjetori i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Po per kete ēeshtje, titistet jugosllave, reaguan si zakonisht ndaj Shqipėrisė dhe P.P.SH-sė, me parullat tashme te njohura si "nacionalizem shqiptaromadh".

       d- Me inisiativen e Enver Hoxhes, ne fundin e viteve 1970-te, u shpeshtuan vajtjet dhe ardhjet ne Kosove dhe anasjelltas ne Shqiperi. U shpeshtuan vajtjet e pedagogeve, grupeve artistike dhe kulturore ne Kosove. Gjate kesaj periudhe nga disa njerez, qe sot hiqen demokrate dhe sulmojne tė kaluarėn u shfaq shqetesimi, se mos kjo hapje do ta demtonte Shqiperine, se mos U.D.B-ja, jugosllave, kishte me shume liri veprimi per te vepruar. Duke i quajtur te pabaza dhe pa themel keto shqetesime Enver Hoxha ne vitin 1979, theksonte: "Shqetesimi i shokeve eshte i pabaze. Ne i dime qellimet e Titos. Qellimi i tij per kete hapje eshte te ndikoje me ane te Kosoves tek ne. Po dhe ne kemi qellimin tone. Te ndihmojme vellezerit tane te mbajne gjalle, shqiptarizmin. Dhe ne do te fitojme. Kosovaret jane gjaku yne." Tre vjet pas ketij konstatimi, koha i dha atij, te drejte  Rinia heroike e Kosoves, e perkrahur nga i gjithe populli, u ngrit ne demostarta dhe kerkoi  Republiken e Kosoves. Duan apo nuk duan "analistet" e sotem shqiptare, me keto ngjarje ne Shqiperi, jetoi gjithe populli shqiptar. Trimat dhe trimereshat kosovare, qe i vune gjoksin armates se Nishit dhe policise serbe, ne Shqiperi u kthyen ne legjende. Per ata, populli shqiptar nga veriu ne jug, ngriti dhe kendoi kenge, te cilat u bene pjese e perhereshme e eposit shqiptar.

Nė vitin 1980, nė Shqipėri, filloi puna pėr pėrgatitjen e Fjalorit tė Enciklopedisė shqiptare. Fjalori u botua nė vitin 1985, nė rreth 1300 faqe. Ja se ēfarė thuhet, midis tė tjerash nė atė fjalor:   " Arritjet e shkencave historike te Kosovės, ....tė studiusve tė ndryshėm si Ali Hadri, Fehmi Agani, Zef Mirdita, Skėnder Rizaj, Zekeria Cana, Shukri Rahimi etj..........................Nė fushėn e shkencave gjuhėsore, punimet e gjuhėtarėve si Idriz Ajeti, Hilmi Agani, Rexhep Ismajli, Besim Bokshi etj.........Arritjet nė fushėn e shkencave etnografike e folklorike, janė tė lidhura me punėn e studiusve tė njohur si Mark Krasniqi, Anton Ēeta, Demush Shala etj.......Fundi i viteve 60-tė dhe fillimi i viteve 70-tė, vėllime poetike botuan Azem Shkreli, Fahredin Gunga, Din Mehmeti, Besim Bokshi, Ali Podrimja, Muhamet Kėrveshi, Qerim Ujkani, Enver Gjergjeku, Azis Islami etj. Ata i pasoi njė brez tjetėr mė i ri poetėsh si Agim Vinca, Hasan Hasani, Sabri Hamiti, Jusuf Gėrvalla.........Dramėn e kanė levruar Ekrem Kryeziu (Epoka para gjyqit), Azem Shkreli, Teki Dervishi etj"....."Nė pėrmbledhjet me tregime......apo romanet si ....."Vdekja mė vjen prej syve tė tillė", i Rexhep Qosjes etj, trajtohen probleme tė jetės shoqėrore dhe tė historisė sė kaluar, lufta pėr tė drejtat kombėtare........".  "Kritika dhe studimet letrare, janė lėvruar nga autorė si Rexhep Qosja, i cili ėshtė dhe studjues i njohur i historisė sė letėrsisė, Ali Aliu, Hasan Mekuli, Vehap Shita, Agim Vinca, Ymer Jaka etj". Ja dhe njė pasazh tjetėr: "Letėrsia shqiptare nė Kosovė, hapat e parė i bėri me poezitė shoqėrore dhe patriotike tė Esat Mekulit, botuar nga mesi i viteve 30-tė. Mė pas u shfaqėn pena tė tjera si Mark Krasniqi etj"..........."Veprimtaria e ēetave tė armatosura, tė komanduara, nga Azem e Shote Galica, Idriz Seferi, Mehmet Konjuhi, Ramė Vllasa, Sadik

Rama i Gjurgjevikut, Mulla Agan Kaja, Keri i Sadri Bardhit, vėllezrit Bajēinovci etj...." ( F.E.SH. Faqe 536, 537, 538, 540, 541.Tiranė 1985). Mund tė vazhdonim akoma me fakte tė tilla, por dhe kaq mjaftojnė pėr tu thėnė pseudopatriotėve dhe pseudopolitikanėve tė sotėm, se ata nuk janė gjė tjetėr veēse fallsifikatorė tė historisė sė tyre.

  Lufta dhe rezistenca heroike e popullit shqiptar nė Kosovė, veēanėrisht, pas viteve 70-tė, u bė pjesė e ndėrgjegjes kombėtare tė ēdo shqiptari patriot, pjesė e eposit tė tij heroik.

        Ja njė kenge, prej dhjetra qe u ngriten  ne Shqiperi ne perkujtim te demostratave te Kosoves te cilat i kane kenduar te gjithe, komuniste dhe qytetare.  Ne vargjet e nje kenge labēe, midis te tjerash thuhet

 

Armatėn e Nishit

E kishit nė shpinė

Pėrballė U.D.B-nė

Nė zėmėr lirinė

 

Televizori i Shqipėrisė, gazetat e Shqipėrisė, artikujt e Enver Hoxhės, bėnin fjalė, jepnin fakte nga dhuna e pėrgjakėshme, me tė cilėn policia dhe ushtria sėrbe, shtypėn demonstratat. Ishin me dhjetra tė vrarė. Prandaj kėngėtari anonim popullor nga Jugu i Shqipėrisė do ta vazhdonte kėngėn me vargjet e mėposhtme:

 

O djemtė e Kosovės,

Nėnat, qysh u qanė?
Kur u mori plumbi

Kush u ndodhej pranė?

 

Por egėrsia e shovinizmit, nuk njihte kufij. Ai, jo vetėm qė ua vrau djemtė, nėnave shqiptare nė Kosovė, por shkoi dhe mė tej. Ato nuk dinin ku i kishin varret fėmijėt e tyre. Me kėtė qėndrim mesjetar tė egėr, u njoh tėrė Shqipėria. Por nėnat, kishin njė ngushėllim. Djemtė e tyre tė vrarė, do tė ishin diku nėpėr dheun e Kosovės, preheshin nė baltėn shqiptare. Prandaj dhe ai kėngėtari popullor i Labėrisė, i drejtohet baltės sė Kosovės, njėsoj siē do ti drejtohej njė nėnė shqiptare nė Prishtinė, nė Drenicė, nė Ferizaj etj, duke i lėnė njė amanet qė vetėm nėnat heroike shqiptare mund ta lėnė. Dhe kėnga mbaron me vargjet rrėnqethėse:

 

Amanet,  fushė e Kosovės

Amanet,  tė ma kesh djalin

Ma mori plumb'i mizorit

Nėna,  s'di ku e ka varrin.

 

 

      d-Pas demostratave te Kosoves, siē dihet Jugosllavet, nderprene, programin e shkembimeve kulturore dhe artistike, qe ishte nenshkruar midis Shqiperise dhe Kosoves. Kete jugosllavet e konsideruan, si nje leshim te madh dhe nderhyrje ne punet e brendeshme te Jugosllavise. Me vone ata kerkuan qe programi te nenshkruhej midis qeverise se Shqiperise dhe te jugosllavise. Te ishin jugosllavet ata qe te vendosnin se ēfare grupesh apo ēfare aktivitetesh do te zhvillonin. Por kjo nuk u pranua. Qeveria shqiptare, nguli kėmbė qe programi te nenshkruhej midis Shqiperise dhe Kosoves.

     Teoricieneve te sotem te Shqiperise, natyrisht qe nuk u pelqejne keto argumente, te cilat jane shume domethenese. Por nuk ke ēfare ben. Historia nuk behet "me predikime prifterinjsh",  me "receta mjekesh", me "poezi poetesh apo tregime shkrimtaresh"  As "me sikure", as me idealizem. E verteta aq sa ka karakter konkret, po aq ka dhe karakter historik.

  Fallsiteti i predikimeve tė politikanėve tė sotėm shqiptarė mbi gjoja tradhėtinė e P.K.SH-sė dhe Enver Hoxhės dhe pseudopatriotizmi i tyre, bie poshtė, po tė ballafaqojmė kushtet ndėrkombėtare nė tė cilat u gjėnd Shqipėria e 1944-ės dhe Shqipėria e 1991-shit. P.K.SH-ja erdhi nė pushtet, kur sapo kishte mbaruar lufta e dytė botėrore, kur Shqipėria nuk njihej fare nė arenėn ndėrkombėtare, kur siē do ta shikojmė mė poshtė, ajo ishte lėnė rezervė pėr tu ndarė midis Greqisė dhe Jugosllavisė. Ajo erdhi nė pushtet kur harta e Evropės sapo ishte krijuar nga tė mėdhenjtė nė Konferencėn e Jaltės dhe Potsdamit. Kur Jugosllavisė, fuqitė e mėdha jo vetėm qė vendosėn t'i linin kufijtė qė kishte, pra dhe trojet shqiptare, por mė tepėr e morėn atė nė kujdestari tė veēantė.

Ndėrsa, politikanėt shqiptarė tė pluralizmit, pas 1992-shit, ishin politikanė tė njė shteti sovran dhe tė pavarur nė Evropė. Shqipėria e 1992-shit, ishte njė vėnd me prestigj ndėrkombėtar. Ata erdhėn nė skenėn politike tė Shqipėrisė, kur Jugosllavia filloi tė shpėrbėhej dhe brėnda saj filluan tė krijoheshin njė varg shtetesh sovrane dhe tė pavarura. Ata erdhėn nė skenėn politike kur tė mėdhenjtė e botės, filluan tė merreshin me rirregullimin e hartės sė re tė ballkanit. Nė kėtė proēes politikanėt e Shqipėrisė, janė aktorė, jo spektatorė. Megjithatė, ata deri mė sot, e kanė katandisur ēėshtjen kombėtare tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi, nė ēėshtje tė tė drejtave tė njeriut. Nė sytė e tyre dhe me miratimin e tyre, kombi shqiptar u ricoptua nė katėr shtete, ndėrsa ata vazhdojnė tė flasin pėr "tradhėtinė" e sė kaluarės pėr tė mbuluar turpin e tė sotmes. Nė vėnd tė kėrkojnė lirinė kombėtare, kėrkojnė tė drejtat qytetare. Nė vėnd tė kėrkojnė unifikimin kombėtare, predikojnė stabilitetin dhe paqen me ēdo kusht, qoftė dhe me sakrifikimin e ēėshtjes kombėtare.

 

       -Rruga e njė kombi drejt unifikimit: Komb gjuhėsor, komb shpirtėror dhe sė fundi komb politik. (Kongresi i drejtshkrimit tė gjuhės shqipe, realizoi aktin e parė tė unifikimit tė kombit shqiptar si komb gjuhėsor. Mardhėniet kulturore dhe artistike, shkencore dhe letrare me Kosovėn, synonin realizimin e elementit tė dytė tė unifikimit tė kombit si komb shpirtėror.