BACK DEVIZA E TITISTĖVE.: TĖ
NĖNSHTROHET SHQIPĖRIA-TĖ ELEMINOHET ENVER HOXHA ANTIFASHISTI PĖRBALLĖ
PUSHTUESIT DHE BASHKĖPUNTORĖVE TĖ TIJ "SHPIKĖSI" I
ARMIQĖVE DHE ARMIQTĖ REALĖ
|
ENIGMA E MADHE SHQIPTARE
Thomas
Shraiber
Sė dyti: Ajo u bė objekt i sulmeve dhe i sharjeve nga ana e shumicės sė shtresės sė tė burgosurve politikė tė Shqiperisė, tė cilėt ose kishin dalė nga burgu mė pėrpara ose dolėn pas shpalljes sė pluralizmit. Kjo shtresė gjatė 45-vjetėve te udheheqjes se Shqiperise nga Partia e Punės , ishte denuar dhe persekutuar. Njė pjesė e tyre ose ishin dėnuar me burg ose ishin internuar. Pavarsisht se spektri i dėnimeve tė tyre shkonte qė nga ligji i agjitacion propagandes, sabotimit, spiunazhit, apo vrasjeve, nė thelbin e saj, kjo shtresė, nuk kishte se si tė mos shante dhe urrente persekutorėt e saj. Se treti: Shqipėria "komuniste" dhe Partia e Punės u bėnė, objekt i sulmeve dhe i sharjeve nga nje pjese e ish-anetarėve tė Lidhjes Komuniste tė Kosovės. Pėr ata, Titoja dhe titizmi, gjithmonė kanė qenė dhe janė mė tė mirė se Partia e Punės, Enver Hoxha dhe enverizmi. Eshtė kjo aresyeja, qė kjo shtresė e cila ishte e para qė filloi tė vizitoi Shqiperinė, nė fillimet e pluralizmit dhe mė vonė, u rreshtua pa asnjė hezitim nė rradhėt e pararojes se sharjeve dhe denigrimeve ndaj historisė sė Shqipėrisė, Partisė sė punės dhe Enver Hoxhes. Nė dallim nga shtresa karrieriste e Partisė sė Punės, kjo shtresė kishte njė avantazh mė tė madh nė sulmet ndaj Shqipėrisė "komuniste" dhe Partisė sė Punės. Pėrveē urrejtjes dhe mllefeve tė tyre, ata ishin tė paisur dhe me pervojėn e sulmeve 45-vjeēare tė Rankoviēit, Titos, Gjilasit, Miniēit, Popoviēit, Herljeviēit etj. Se katerti: Historia 50-vjeēare e Shqipėrisė, Partia e Punės dhe Enver Hoxha, bėnė objekt i gjykimeve dhe kritikave, objekt i rivlerėsimit dhe nė disa raste i sharjeve e denigrimeve nga ana e ish-tė burgosurve politike shqiptarė nė ish-Jugosllavi. Gjatė 45-vjetėve tė kaluara nė trojet shqiptare nė ish-Jugosllavi, janė dėnuar me mijėra patriotė dhe atdhetarė shqiptarė. Emėrtimet qė ata kanė patur, kanė qenė tė ndryshme. Qė nga emėrtime tė mirėfillta marksiste-leniniste, levizje nacional-ēlirimtare, nacionale etj. Por qė tė gjithė e kanė adhuruar Shqiperinė, dhe Enver Hoxhėn. Evolucionet e reja, kontaktet qė ata vendosėn me Shqiperinė, pas pluralizmit, njohja me propagandėn, perēarjet politike dhe shkatėrrimin e Shqiperisė, kanė lėnė te ata njė shije tė hidhur. Njė pjesė prej tyre, ky realitet, i ka ēuar nė mohimin e atyre idealeve pėr tė cilat luftuan dhe u futėn nė burgjet jugosllave, duke u shndrruar nė deziluzion dhe dėshpėrim. Tek njė pjesė tjetėr, vazhdojnė tė jenė tė gjalla dhe tė forta ndjenja e dashurisė pėr shpresėn dhe ėnderrėn e sė kaluares, megjithėse ėnderra nuk u doli ashtu siē e kishin menduar, por tė paktėn pėr ate kohė i mbajti gjallė, u dha forcė e kurajo tė pėrballonin torturat e U.D.B-sė jugosllave. Ndėrsa tek njė pjese e vogel prej tyre, nė emėr tė ecjes me kohėn, nė emėr tė njė politikanizmi gjoja demokrat, Shqipėria 45-vjeēare dhe Partia e Punės dhe , u janė nėnshtruar sulmeve dhe sharjeve nga mė tė ndryshmet. Se pesti: Historia e sė kaluarės, Partia e Punės dhe Enver Hoxha u bėnė objekt i gjykimeve dhe i vlerėsimeve, nga ana e shumicės dėrmuese tė ish-anėtarėve te Partisė sė Punės dhe tė popullit shqiptar, veē jo me sharje, jo me sulme publike, por thellė nė ndėrgjegjen e tyre, nė veprimtarinė dhe gjykimin e tyre. Natyrshem shtrohen disa
pyetje: A kanė bazė, a kanė themel, a kanė vertetėsi sulmet, sharjet dhe
shpifjet e ndryshme nė adresė tė 50-vjetėve histori dhe te figurės sė Enver
Hoxhės? Gjatė kėtyre katėr vjetėve realisht ėshtė sharė enverizmi
apo ėshtė sharė Shqiperia. Eshtė fyer Partia e Punės dhe Enver Hoxha apo
ėshtė fyer Shqipėria. Eshtė hedhur poshte enverizmi apo ėshtė
hedhur poshtė Shqiperia. Eshtė hedhur poshtė komunizmi apo ėshtė hedhur
poshtė, ėshtė braktisur shqiptarizmi. U shkatėrrua miti mbi Enver Hoxhėn apo
u shkatėrrua miti mbi lirinė dhe pavarsinė kombetare, apo u shkatėrrua
Shqipėria. Eshtė braktisur diktatori apo ėshtė braktisur diktatura. Plutarku
nė Jetet Paralele thotė pas vrasjes se Jul Qezarit, se Kasi urrente Qezarin,
per t`i zėnė vendin, ndėrsa Bruti-tiraninė, pėr tė mos u pėrseritur mė. Kush
ja jep tonin jetės politike ekonomike dhe sociale nė Shqipėri? Partizanet e
Kasit apo partizanet e Brutit? Pra gjatė kėtyre katėr vjeteve Shqipėria ka
ecur pėrpara apo ėshtė kthyer prapa. Shqiptarėt janė bėrė mė shumė shqiptare
apo janė mė shumė qytetarė tė botės. U hodh poshtė internacionalizmi proletar
pėr tu zėvendėsuar me atdhetarizmin shqiptar, apo ai ėshtė zėvendėsuar
me kozmopolitizmin "demokrat", "socialist",
"republikan", "demokristian" etj. Por me shume nga tė gjithė, mendimet e shfaqura nė kėtė libėr, nuk do tu pelqejnė shovinizmit serbo-greko-maqedonas. Ata nuk do tė kenė mundėsi tė marrin ndonjė gjė pėr tė plotėsuar "Librin e Bardhė" dhe dosjen qindra vjeēare tė "Megaliidhese". Kanė marre boll gjatė ketyrė katėr vjetėve. Shqiptarėt janė nė gjendje tė krijojnė njė kod tė ri politik nė mardhėniet me njeri tjetrin dhe do ta krijojnė ate. Nė kėtė kod tė ri, shqiptarėt do tė jenė vetėm shqiptarė. Ngjyrimet politike tė tyre qofshin komunistė, monarkiste, demokratiste, radikaliste, socialiste apo fanoliste, nuk do tė shėrbejnė si pasaportė pėr tu ndryshuar kombėsinė shqiptarėve. Kurrė mė!!..
SHTRESA KARRIERISTE E PARTISĖ SĖ PUNĖS
Njė dukuri, tė pluralizmit nė Shqipėri, pėrbėn fakti se nė krye tė partive kryesore politike, drejtojnė dhe udheheqin veprimtarinė partiake, mjaft ish-komuniste. Njėkohesisht nė gjirin e kėtyre Partive politike, infiltruan me shpejtėsi, mijėra ish-anėtarė tė Partisė sė Punės, tė cilėt filluan ta shfaqnin hapur nėpėr mitingje, konferenca, kongrese dhe artikuj gazetash, antikomunizmin dhe antienverizmin e tyre. Gjatė kėsaj periudhe, kjo masė ish-komunistėsh, nė shumicėn e saj dėrmuese, u kristalizua si njė shtresė e veēantė. Megjithėse aktualisht e shpėrndare nė Parti tė ndryshme politike, pėr nga qėllimi qė ka, formimi psikologjik dhe shpirtėror, pėr nga taktikat qė ka ndjekur dhe vazhdon tė ndjeke, ajo pėrbėn sot njė shtresė tė kristalizuar, dhe ndėr mė kryesoret nė shoqėrinė aktuale shqiptare.
Ka dy aresye. Nė tė kaluarėn komuniste tė Shqipėrisė, kjo shtresė pėrbėnte shtresėn e privilegjuar, shtresėn e pėrkedhelur tė Partisė sė Punės, shtresėn karrieriste tė saj. Kush e pėrbėnte dje kėtė shtresė? Ish-ministra e zėvendės-ministra, ish-sekretarė partie dhe ish-instruktorė partie, ish-ambasadorė dhe diplomatė, ish-drejtorė drejtorie dikasterėsh apo ndėrmarjesh e institucionesh, ish-inspektore pushteti lokal dhe qendror, ish-mėsues tė marksizem-leninizmit dhe propagandistė tė vijės sė Partisė sė Punės, ish-udheheqės tė rinisė dhe ish-punonjės tė organizatave tė masave. E studjuar nė qėndrimin e mėvonshėm kuptohet qartė se kjo shtresė, Partinė e Punės nuk e kishte vend ideali, por trampolin pragmatizmi, privilegjesh dhe rehatie personale. Kjo shtresė, teseren e Partisė sė Punės, nuk e pėrdori si shenjė dalluese pėr mė shumė privacione dhe sakrifica, por si dėshmi besnikėrie, si njė lloj pronėsie private nė kushtet e shoqėrizimit tė plotė, pėr tė krijuar njė jetesė mė tė qetė dhe mė komode se tė tjerėt. Mbi 90% e kėsaj shtrese, Tiranėn, Shkodrėn, Vlorėn apo Durrėsin, gjithėmonė e kanė barazuar me gjithė Shqipėrinė. Koncepti i tyre ka qenė dhe ėshtė: "Shqipėria ėshtė baras me shtėpinė time". Parulla e njohur nė Shqipėri "Tė shkojmė ku ka nevojė atdheu" dhe e zbatuar nga mijėra tė tjerė, pėr kėtė shtresė ishte e vlefėshme brenda mbledhjes apo temės sė disertacionit. Pėr afro 20-vjet njė shtresė e tillė rrihte gjoksin dhe u binte daulleve pėr besnikėrinė ndaj idealeve, ndaj Shqipėrisė, ndaj revolucionit, ndaj Partisė sė Punės dhe Enver Hoxhės. Nė fakt ajo kėrkonte pronėsine ndaj tyre pėr tu bėrė varrin nė momentin e pėrshtatshėm kur ato tė mos vlenin mė. Sa kohė Partia e Punės dhe Enver Hoxha ua siguroi tė gjitha kėto, ishin kėta, ishte kjo shtresė qė u bėnte atyre hossanarat mė tė mėdha, glorifikimet mė tė mėdha, tė cilat nuk shprehnin ndjenjat reale tė tyre, pasi njė shtresė e tillė, nuk ka ndjenja. Ato ishin dėshmi e konsolidimit tė etjeve tė tyre karrieriste dhe pushtetore. Mė vonė pasi vdiq nė fillim Enver Hoxha dhe mė pas Partia e Punės nuk kishte mundėsi ti qėndronte stuhisė qė pėrfshiu tėrė Evropėn Lindore, atėhere kjo shtresė nė thelbin e saj pragmatiste dhe karrieriste, nxorri dufin e saj, mėrinė e saj, urrejtjen e saj ndaj Enver Hoxhės. "Pėrse Partia e Punės dhe Enver Hoxha nuk i kishin marrė masat qė tu siguronin kėtyre vazhdimėsinė e privilegjeve dhe favoreve, por i lanė qė tu rrezikoheshin ato". Arėsyeja e dytė. Duke qėnė nė thelbin e saj karrieriste, e pėrkėdhelur dhe e privilegjuar, kjo shtresė pa mė tė voglėn mėdyshje, u shndrua nė antikomuniste e tėrbuar, u shndėrrua nė antienveriste e tėrbuar, brėnda ditės, brėnda natės, pa as mė tė voglėn brerje tė ndėrgjegjes. Keto sulme te egra i duheshin dhe i duhen kesaj shtrese per tu bere e besueshme, perballe atyre qe realisht kishin pesuar ne kurrizin e tyre persekutimin gjate 45-vjeteve, per tu bere e besueshme perballe Evropes dhe Amerikes. Sepse nje shtrese e tille kishte "nje biografi" shume komuniste. Per nje shtrese te tille nuk ekziston dinjiteti si nocion i percaktuar, nuk ekziston ndershmeria si nje nocion i percaktuar dhe i pranuar nga shumica, nuk ekziston perkatesia kombetare si nje nocion i cilesuar dhe i pranuar nga shumica e njerezve, nuk ekziston personaliteti i vendit si nocion i pranuar. Nuk ekziston liria e vendit si nje nocion i percaktuar qe ka disa parametra konkrete dhe te matshem, jashte te cilave ajo shndrrohet ne nje fraze boshe dhe te vdekur e vlefeshme vetem per muzete e antikitetit, nje fiksion-liri. Per nje shtrese te tille, te gjitha keto kane vlere dhe jane te pranushme sa kohe qe ato plotesojne kenaqesite filistine te tyre, jane te pranushme sa ato e ndihmojne kete shtrese te jete ne pushtet. Jashte ketij koncepti, ato jane te huaja te pavlefeshme, te demshme, demode dhe duhen hedhur poshte pa ngurimin me te vogel. Per keto aresye kjo shtrese ndermori kete sulm te eger jo vetem ndaj Enver Hoxhes, por ndaj shqiptarizmit ne pergjithesi, ndaj dinjitetit dhe personalitetit kombetar ne pergjithesi. Partia e Punes, komunizmi jane vetem fasada, vetem skena. Tej fasades, ne prapaskene, eshte hedhur poshte dhe eshte denigruar Shqiperia dhe liria e saj, atdheu dhe dinjiteti e personaliteti i tij. Psikologjine e kesaj shtrese e ka dhene para 20-vjetesh, ne menyre te sintetizuar Ismail Kadare ne vepren e tij "Dimri i madh", ku thote: "Ju keni roberi ne shpirt. A nuk i shihni prangat? Une i shoh, ju varen ne veshe, ne buze, ne te gjitha organet e trupit.Tingellijne vajtueshem, rrapellijne, gjemojne, na shurdhuan, na shurdhuan. Luftuam per nje liri te madhe, u vrame, u copetuam, e fituam ate, por ju nuk e shikoni. Ku eshte thoni ju, ku eshte? Te verber. Ajo eshte kudo, por ju jeni te verber. Keni fituar ca privilegje dhe tani dridheni se mos i humbisni ato. Ne shkembim te tyre keni dhene lirine tuaj. Por kjo eshte e keqja me e vogel. Ne shkembim te tyre ju jeni gati te jepni lirine e te gjitheve" (Dimri i madh faqe 381-382).
"Nacionalisti Tito, me gishtrinjte plot unaza xhevahiri, i rrethuar nga trockisti Kardel, nga aventurieri Gjilas dhe nga hijena Rankoviē, gjithmone bente plane per te copetuar Shqiperine." Enver Hoxha
"Tash na del nje qen serb me emer Sinan Hasani, qe arrin deri atje, sa te thote se jane jugosllavet, qe formuan Partine tone, qe organizuan luften naciona-ēlirimtare shqiptare dhe i dhane ēdo gje Shqiperise. Por le te lehė, ai pėr atė punė paguhet."
Enver Hoxha
Ne sulmet, sharjet dhe denigrimin e historisė 50-vjeēare tė Shqipėrisė dhe figures se Enver Hoxhes, ne periudhen 1990-1994, ka luajtur dhe vazhdon te luaje rol paresor, dhe nje shtrese e ish-komunisteve shqiptare qe benin pjese ne ish-Lidhjen Komuniste te Jugosllavise. Kjo shtrese ish-komunistesh, eshte rreshtuar ne nje krah me shtresen i ish-Partise se Punes, eshtc ne pararojen e ēvleresimit dhe perbuzjes ndaj sė kaluarės sė Shqipėrisė. Kjo koinēidence, ky rreshtim i tyre ne pararojen e sulmeve, nuk eshte rastesi. Ai ishte dhe eshte rrjedhoje, e se kaluares se kesaj shtrese e koncepteve dhe e formimit shpirteror, moral dhe psikologjik te saj. Per 45-vjet nje shtrese e tille i sherbeu Lidhjes Komuniste te Jugosllavise, zbatoi ne praktike porosite, vijen dhe direktivat e L.K.J-se. Per shqiptaret qe jetojne ne trojet e tyre ne Ish-Jugosllavi, kjo vije ishte vija e mohimit te te drejtave kombetare, vija e shtypjes nacionale e genocidit dhe pabarazise nacionale e fshehur pas parrulles se fameshme te Bashkim-Vellazerimit. Kjo ishte vija e shtypjes se ēdo perpjekje te shqiptareve sa here qe ata donin te mevetesoheshin, sa here qe ata benin perpjekje per te fituar te drejtat e tyre kombetare, brenda Federates jugosllave, brenda Kushtetutes se Ish-Republikes socialiste e Federative te Jugosllavise. Perballe ketyre perpjekjeve dhe kesaj lufte te popullit shqiptar nė ish-Jugosllavi, nuk qendronte vetem shovinizmi serbo-maqedono-malazez, nuk qendronte vetem titizmi, por qendronte dhe kjo shtrese ish-komunistesh, shqiptare te shkolluar dhe te edukuar ne shkollat e Beogradit, te specializuar ne shkollen politike "Gjuro Gjakoviē", per tu sherbyer atyre ne kompensim te posteve dhe privilegjeve qe gezuan gjate 45-vjeteve. Ne kapjen e domethenieve te sulmeve, sharjeve dhe denigrimit qe kjo shtrese i ben P.P.Sh-sė, Shqipėrisė "komuniste" dhe Enver Hoxhes, ka aresye me te thella. Aresyeja e parė: Kėto sharje dhe ky sulm i paskrupullt janė njė larje hesapesh me ate. Veē jo me te gjallin, por me te vdekurin me hijen e tij, me kujtimin dhe vepren e tij, veper te shkruar, por dhe te realizuar ne Shqiperi gjate 45-vjeteve. Ato jane nje nxjerrje mllefi, janė nje urrejtje patologjike, per ate stigmatizim, per ate demaskim qe Enver Hoxha i beri padronit te tyre, qe i beri titizmit si ideologji antikombetare dhe antishqiptare. Dihet, sherbetori nuk pranon t`ja shajne kurre padronin qe e mban me buke, pavarsisht se padroni eshte kunder prinderve te sherbetorit dhe origjines se tij. Historikisht kjo ka qene logjika e sherbetoreve ne ēdo epoke historike dhe ne ēdo vend. Aresyeja e dyte: Eshte nje fakt i njohur se gjate 45-vjeteve te kaluar ne trojet shqiptare ne ish-Jugosllavi, populli shqiptar nuk u pajtua me shtypjen dhe regjimin titist, nuk u pajtua me shovinizmin serbo-maqedono-malazez. Ai ne forma te ndryshme me mjete te ndryshme dhe nga koha ne kohe, e forcoi rezistencen e tij duke i dhene asaj nje gjerėsi tė madhe, permasa shume tė medha, sa arriti ne parrullen e njohur dhe te fameshme "Kosova-Republike". Gjate tere kesaj periudhe te gjithe patriotet dhe atdhetaret kosovare, pavarsisht nga emrat, pavarsisht nga emertimet qe u kishin vene grupeve apo organizatave te tyre, qe te gjithe kishin nje admirim te veēante, qe te gjithe kishin nje adhurim te veēante, qe te gjithe kishin nje dashuri te veēante, per Shqiperine, per Partine e Punes se Shqiperise, per Enver Hoxhen. Neqoftese Shqiperia ishte enderra e tyre, Enver Hoxha ishte idhulli i tyre. Emri i Enver Hoxhes, artikulli i Enver Hoxhes, kenga e Enver Hoxhes ishte per ata burim force, ishte per ata nxitje, ishte per ta shprese, ishte per ata enderra e bukur e se nesermes. Ishin keta faktore plus patriotizmin e tyre plus traditat e te pareve te tyre, te Isa Boletinit, te Azem Bejtes, te Hajdar Dushit, Emin Durakut, Xheladin Hanės, te Shaban Polluzhes, Kadri Halimit, Metush Krasniqit, etj, qe gjate tere kohes, megjithe shtypjen, me gjithe egersine megjithe masat drakoninane, te shovinizmit serbo-maqedono-malazez, ata rezistuan dhe nuk u thyen e ligeshtuan perballe torturave te U.D.B-se jugosllave. Per ta ēvleftesuar kete simbol, per ta ēvleresuar kete enderr, per ti thyer moralisht dhe psikologjikisht atdhetaret dhe patriotet shqiptare, propaganda jugosllave shpifte me sa mundete, kunder Ne kete kor te propagandes jugosllave kunder Enver Hoxhes se bashku dhe brenda propagandes jugosllave, se bashku me propagandistet serbe dhe malazeze, luajten nje rol te rendesishem dhe shtresa e titozuar e ish-komunisteve shqiptare ne Lidhjen e komunisteve te Jugosllavise. Ishte ajo qe perpiqej ti mbushte mendjen rinise kosovare, ishte ajo qe perpiqej ti mbushte mendjen popullit shqiptar, per te mos e dashur, per ta urryer, Shqiperine dhe Enver Hoxhen. Ishte ajo qe perpiqej ti mbushte mendjen rinise dhe popullit kosovar qe Jugosllavia dhe titizmi, shovinizmi serbo-maqedono-malazez jane shume here me te mire se enverizmi. Koha ne keto vite te zhvillimit te Shqiperise, te ndryshimit te sistemit punoi ne favor te saj . Duke perfituar se kjo shtrese erdhi e para ne Shqiperi, ajo u angazhua qe vepren e filluar ne Beograd, Shkup, Titograd apo Prishtine, ta ēonte deri ne fund. Kjo taktike e zgjuar titiste ka synuar dhe synon dy momente. Se pari: Per te vertetuar dhe njehere, gjoja me fakte dhe dokumente, se shqiptaret qe e kishin idhull Shqipėrinė dhe Enver Hoxhen, qe mesonin dhe edukoheshin me vepren e tyre, e kishin patur gabim dhe me 1968-en dhe me 1981-shin. Te drejte kishin patur ata ish-anetaret e L.K.J.se, te drejta kishin qene gjyqet, burgjet, diferencimi, sepse ata ishin frymezuar nga nje tradhetar dhe antishqiptar. Se dyti: Nepermjet kesaj, ata duan te sigurojne sot ne levizjen kombetare shqiptare ne ish-Jugosllavi, monopolin e kesaj levizjeje. Duan perseri ashtu si shtresa karrieriste e Partise se Punes te jene ne krye te piramides shteterore, natyrisht duke ndėrruar vetem kostumin, nga komunist ne demokrat. Duke perfituar nga ēoroditja e nje pjese te atdhetareve kosovare, duke perfituar nga deshprimi dhe deziluzioni i nje pjese tjeter, duke i joshur disa prej tyre me poste e pergjegjesira, duke perfituar nga gjendja e rende ne te cilen kalon Shqiperia, ata si dhe koleget e tyre ne Shqiperi, ne parti te ndryshme politike, ja kane arritur qellimit. Sot ata jane ne sulm. Koha sot punon per ata. Ata bejne politiken dhe propaganden ne mbare kombin shqiptar. Ēoroditja totale dhe konfuzioni i pėrgjithshėm nė tė cilėn ndodhet kombi shqiptar, u kane siguruar atyre monopolin dhe rolin primar nė jetėn politike shqiptare. Dhe pėr shumė kohė kombi shqiptar do tė drejtohet dhe udhėhiqet prej tyre. Shqiptarėt sot nė pėrgjithėsi janė dakord me nje gjė tė tillė.
|