Site Builder

TE DREJTAT E NJERIUT

HISTORIA E SHQIPERISE | KUSHTETUTA | TE DREJTAT E NJERIUT | ARSIMI SHQIPETARE | GJEOGRAFIA | Transporti  Bankat | Pasurite
  
    

Te drejtat e njeriut


Me 10 dhjetor te vitit 1948, Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaraten e Pergjithshme mbi te Drejtat e Njeriut, tekstin e plote te se ciles po e botojme ne faqet qe vijojne. Mbas ketij akti historik, Asambleja ftoi te gjitha shtetet anetare qe ta shpallin tekstin e Deklarates dhe te perpiqen qe te perhapet, paraqitet, lexohet dhe te shpjegohet, sidomos ne shkolla dhe institucione te tjera edukuese, ne te gjitha vendet dhe shtetet pa marre parasysh statusin e tyre politik.

Teksti zyrtar i Deklarates mund te gjindet ne gjashte gjuhe zyrtare te Kombeve te Bashkuara: angleze, frenge, kineze, ruse, spanjolle dhe arabe.


--------------------------------------------------------------------------------

DEKLARATA E PERGJITHSHME MBI TE DREJTAT E NJERIUT
HYRJE
Mbasi njohja e dinjitetit te lindur te te drejtave te barabarta dhe te patjetersueshme te te gjithe anetareve te familjes njerezore eshte themeli i lirise, drejtesise dhe paqes ne bote;

mbasi mosrespektimi dhe perbuzja e te drejtave te njeriut ka cuar drejt akteve barbare, te cilat kane ofenduar ndergjegjen e njerezimit, dhe mbasi krijimi i botes ne te cilen njerezit do te gezojne lirine e fjales, te besimit dhe lirine nga frika e skamja eshte proklamuar si deshira me e larte e cdo njeriu;

mbasi eshte e nevojshme qe te drejtat e njeriut te mbrohen me dispozita juridike, keshtu qe njeriu te mos jete i shtrenguar qe ne piken e fundit t'i pervishet kryengritjes kunder tiranise dhe shtypjes;

mbasi eshte e nevojshme qe te nxitet zhvillimi i marredhenieve miqesore midis kombeve;

mbasi popujt e Kombeve te Bashkuara vertetuan perseri ne Karte besimin e tyre ne te drejtat themelore te njeriut, ne dinjitetin dhe vleren e personit te njeriut dhe barazine midis burrave dhe grave dhe mbasi vendosen qe te nxitin perparimin shoqeror dhe te permiresojne nivelin e jetes ne liri te plote;

mbasi shtetet anetare u detyruan qe, ne bashkepunim me Kombet e Bashkuara, te sigurojne respektimin e pergjithshem dhe zbatimin e te drejtave te njeriut dhe te lirive themelore;

mbasi kuptimi i perbashket i ketyre te drejtave dhe lirive eshte me i rendesishem per realizimin e plote te ketij detyrimi;

ASAMBLEJA E PERGJITHSHME shpall Kete DEKLARATE TE PERGJITHSHME MBI TE DREJTAT E NJERIUT si ideal te pergjithshem te cilin duhet ta arrijne te gjithe popujt dhe te gjitha kombet, ne menyre qe cdo njeri dhe cdo organizem shoqeror, duke pasur parasysh gjithmone kete Deklarate, te perpiqet qe, me ane te mesimit dhe edukimit, te ndihmonte ne respektimin e ketyre te drejtave dhe lirive dhe qe, me ane te masave progresive kombetare dhe nderkombetare, te sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i pergjithshem dhe i vertete, si midis popujve te vete shteteve anetare , ashtu edhe midis popujve te atyre territoreve qe jane nen administrimin e tyre.

Neni 1.
Te gjithe njerezit lindin te lire dhe te barabarte ne dinjitet dhe ne te drejta. Ata kane arsye dhe ndergjegje dhe duhet te sillen ndaj njeri tjetrit me fryme vellazerimi.

Neni 2.
Secili gezon te gjitha te drejtat dhe lirite e parashtruara ne kete Deklarate pa kurrfare kufizimesh persa i perket races, ngjyres, gjinise, gjuhes, besimit fetar, mendimit politik ose tjeter, origjines kombetare a shoqerore, pasurise, lindjes ose tjeter.

Asnje dallim nuk do te behet ne baze te statusit politik, juridik ose nderkombetar te shtetit ose vendit te cilit i perket cdo njeri, qofte kur shteti ose vendi eshte i pavarur, qofte nen kujdestari, qofte jo veteqeverises ose qe gjindet ne cfaredo kushtesh te tjera te kufizimit te sovranitetit.

Neni 3.
Gjithkush ka te drejte te jetoje, te jete i lire dhe te kete sigurimin vetjak.

Neni 4.
Asnjeri nuk duhet te mbahet si skllav ose cifci; skllaveria dhe tregtia e sklleverve jane te ndaluara ne te gjitha format.

Neni 5.
Asnjeri nuk duhet t'i nenshtrohet mundimit, veprimit ose denimit te eger, jonjerezor ose poshterues.

Neni 6.
Gjithkush ka te drejte qe t'i njihet kudo personaliteti juridik.

Neni 7.
Te gjithe jane te barabarte para ligjit dhe kane te drejte pa asnje diskriminim te mbrohen barabar nga ligji.Te gjithe kane te drejten per t'u mbrojtur barabar kunder cdo diskriminimi qe cenon kete Deklarate, si dhe kunder cdo nxitje per nje diskriminim te tille.

Neni 8.
Gjithkush ka te drejte per mjete juridike te frytshme para gjykatave kompetente kombetare per veprimet me te cilat shkelen te drejtat themelore te garantuara nga kushtetuta ose ligjet.

Neni 9.
Asnjeri nuk duhet t'i nenshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose internimit.

Neni 10.
Gjithkush gezon njelloj te drejten per nje proces gjyqesor objektiv e publik para nje gjykate te pavarur e te paanshme, ne percaktimin e te drejtave dhe detyrimeve te veta dhe per vendimin mbi cfaredo lloj akuze penale.

Neni 11.
Kushdo qe eshte i akuzuar per nje veper penale ka te drejte te konsiderohet i pafajshem deri sa te vertetohet fajsia ne baze te ligjit dhe ne nje proces publik ne te cilin ka pasur te gjitha garancite e duhura per mbrojtjen e vet.
Asnjeri nuk duhet te denohet per veprime ose mosveprime te cilat nuk perbejne nje veper penale, sipas ligjeve kombetare dhe nderkombetare, ne kohen kur jane kryer. Gjithashtu nuk mund te vendoset nje denim me i rende nga ai qe ka qene zbatuar ne kohen kur eshte kryer vepra penale.
Neni 12.
Asnjeri nuk duhet t'i nenshtrohet nderhyrjes arbitrare ne jeten, familjen, banesen ose korrespondencen vetjake, si dhe sulmeve kunder nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka te drejten te mbrohet nga ligji kunder nderhyrjeve ose sulmeve te tilla.

Neni 13.
Gjithkush ka te drejten e lirise se qarkullimit dhe banimit brenda kufijve te cdo shteti.
Gjithkush ka te drejte te largohet nga cilido vend qofte, perfshire ketu edhe te vetin, si dhe te kthehet ne vendin e vet.
Neni 14.
Gjithkush ka te drejte te kerkoje dhe gezoje ne vende te tjera azil nga ndjekjet.
Kete te drejte nuk mund ta gezoje askush ne rast se ndiqet per krime jopolitike ose per vepra ne kundershtim me qellimet dhe parimet e Kombeve te Bashkuara.
Neni 15.
Gjithkush ka te drejten e nje shtetesie.
Asnjeri nuk duhet te privohet arbitrarisht nga shtetesia e tij si dhe as nga e drejta qe te nderroje shtetesine.
Neni 16.
Burrat dhe grate ne moshe te pjekur kane te drejte te lidhin martese dhe formojne familje, pa kurrfare kufizimi per sa i perket races, shtetesise ose besimit. Ata kane te drejta te barabarta si ne rastin e lidhjes se marteses, gjate marteses si dhe ne rast shkurorezimi.
Martesa duhet te lidhet vetem me pelqimin plotesisht te lire te personave qe do te martohen.
Familja eshte berthama e natyrshme dhe themelore e shoqerise dhe ka te drejten e mbrojtjes nga shoqeria dhe shteti.
Neni 17.
Gjithkush ka te drejten te kete pasuri, si vetem ashtu edhe ne bashkesi me te tjeret.
Asnjeri nuk duhet te privohet arbitrarisht nga pasuria e tij.
Neni 18.
Gjithkush ka te drejten e lirise se mendimit, ndergjegjes dhe besimit; kjo e drejte perfshin lirine e ndryshimit te besimit ose bindjeve dhe lirine qe njeriu, qofte vete ose ne bashkesi me te tjeret, te shfaqe publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me ane te dhenies se mesimeve, kryerjes se kultit dhe ceremonive fetare.

Neni 19.
Gjithkush ka te drejten e lirise se mendimit dhe te shprehjes; kjo e drejte perfshin lirine e mendimit pa nderhyrje, si dhe lirine e kerkimit, marrjes dhe njoftimit te informacionit dhe ideve me cfaredo mjeti qofte, pa marre parasysh kufijte.

Neni 20.
Gjithkush ka te drejten e lirise se mbledhjes dhe bashkimit paqesor.
Asnjeri nuk duhet te detyrohet te beje pjese ne ndonje bashkim.
Neni 21.
Gjithkush ka te drejte te marre pjese ne qeverisjen e vendit te vet, drejtperdrejt ose me ane te perfaqsuesve te zgjedhur lirisht.
Gjithkush ka njelloj te drejte te hyje ne sherbimet publike ne vendin e vet.
Vullneti i popullit eshte baza e pushtetit shteteror; ky vullnet duhet te shprehet ne zgjedhje periodike dhe te lira te cilat duhet te jene te pergjithshme dhe votimi i barabarte, si dhe me votim te fshehte ose sipas procedures perkatese te votimit te lire.
Neni 22.
Si anetar i shoqerise, gjithkush ka te drejten e sigurimit shoqeror dhe realizimit te te drejtave ekonomike, sociale, kulturore te domosdoshme per dinjitetin e vet dhe per zhvillimin e lire te personalitetit, me ndihmen e shtetit dhe bashkepunimit nderkombetar dhe ne perputhje me organizimin dhe mundesite e cdo shteti.

Neni 23.
Gjithkush ka te drejten per pune, te zgjedhe lirisht profesionin, te kete kushte te favorshme pune dhe te jete i mbrojtur nga papunesia.
Gjithkush, pa kurrfare diskriminimi, ka te drejte qe per pune te njejte te marre rroge te njejte.
Gjithkush qe punon ka te drejten per nje shperblim te drejte dhe favorshem, ne menyre qe t'i siguroje atij dhe familjes se tij nje jete qe i pergjigjet dinjitetit njerezor dhe, ne qofte se do te jete e nevojshme ky shperblim te plotesohet edhe me mjete te tjera te sigurimit shoqeror.
Gjithkush ka te drejte te formoje sindikate and te beje pjese ne te per mbrojtjen e interesave te veta.
Neni 24.
Gjithkush ka te drejte per pushim dhe kohe te lire, duke perfshire kufizimin e arsyeshem te orarit te punes dhe pushimin e paguar periodik.

Neni 25.
Gjithkush ka te drejte per nje nivel jetese te mjaftueshem i cili t'i pergjigjet shendetit dhe jetes se pershtatshme si te atij personalisht, ashtu edhe te familjes se tij, duke perfshire ushqimin, veshmbathjen, banesen, kujdesin mjeksor dhe sherbimet e nevojshme sociale, si edhe te drejten per te qene i siguruar ne rast semundjeje, papunesie, vejanie, pleqerie dhe raste te tjera te humbjeve te mjeteve per jetese per shkak te rrethanave te pavarura nga vullneti i tij.
Nenat dhe femijet kane nevoje per kujdes dhe ndihme te posacme. Te gjithe femijet, te lindur brenda ose jashte martese, gezojne te njejtat mbrojtje sociale.
Neni 26.
Gjithkush ka te drejten e shkollimit. Arsimi duhet te jete falas, te pakten ne shkollat fillore dhe te ulta. Arsimi fillor eshte i detyrueshem. Arsimi teknik dhe profesional duhet te zgjerohet e arsimi i larte duhet t'u behet i mundshem te gjitheve ne baze te aftesise.
Arsimi duhet te drejtohet nga zhvillimi i plote i personalitetit te njeriut dhe nga forcimi i respektimit te te drejtave te njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet te nxise kuptimin, tolerancen dhe miqesine midis te gjithe popujve, grupeve te racave dhe besimeve, si dhe veprimtarine e Kombeve te Bashkuara per ruajtjen e paqes.
Te drejten per te zgjedhur llojin e arsimit per femijet e tyre e kane ne rradhe te pare prinderit.
Neni 27.
Gjithkush ka te drejte te marre pjese lirisht ne jeten kulturore te bashkesise, te gezoje artet dhe te perfitoje nga perparimi shkencor dhe dobite e tij.
Gjithkush ka te drejte te mbroje interesat morale dhe materiale, qe rrjedhin nga cdo krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i te cilave eshte ai vete.
Neni 28.
Gjithkush ka te drejte per nje rend shoqeror dhe nderkombetar ne te cilin mund te realizohen plotesisht te drejtat dhe lirite e shpallura ne kete Deklarate.

Neni 29.
Gjithkush ka detyrime vetem ndaj asaj bashkesie ne te cilen eshte i mundur zhvillimi i lire dhe i plote i personalitetit te tij.
Ne ushtrimin e te drejtave dhe lirive te veta, gjithkush do t'u nenshtrohet vetem atyre kufizimeve te cilat jane parashikuar me ligj, ekskluzivisht me qellim qe te sigurohet njohja dhe respektimi i nevojshem i te drejtave dhe lirive te te tjereve e qe te plotesohen kerkesat e drejta te moralit, rendit publik dhe mireqenies se pergjithshme ne shoqerine demokratike.
(3)Keto te drejta dhe liri nuk mund te zbatohen ne asnje rast kunder qellimeve dhe parimeve te Kombeve te Bashkuara.
Neni 30.
Asgje ne kete Deklarate nuk mund te interpretohet si e drejte e nje shteti, grupi apo personi per te kryer cfaredo veprimtarie ose per te bere nje akt drejtuar kunder cdo te drejte ose lirie te shpallur ne kete Deklarate.