Site Builder

KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE

HISTORIA E SHQIPERISE | KUSHTETUTA | TE DREJTAT E NJERIUT | ARSIMI SHQIPETARE | GJEOGRAFIA | Transporti  Bankat | Pasurite
  
    

Kushtetuta Shqiptare





REPUBLIKA E SHQIPERISE

REPUBLIKA E SHQIPERISE KUVENDI POPULLOR

KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE


(Miratuar nga Kuvendi Popullor me 21 tetor 1998)

Ne, Populli i Shqiperise, krenare dhe te vetedijshem per historine tone, me pergjegjesi per te ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera te tjera universale, me vendosmerine per te ndertuar nje shtet te se drejtes, demokratik e social, per te garantuar te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, me frymen e tolerances dhe te bashkejeteses fetare, me zotimin per mbrojtjen e dinjitetit dhe te personalitetit njerezor, si dhe per prosperitetin e te gjithe kombit, per paqen, mireqenien, kulturen dhe solidaritetin shoqeror, me aspiraten shekullore te popullit shqiptar per identitetin dhe bashkimin kombetar, me bindjen e thelle se drejtesia, paqja, harmonia dhe bashkepunimi ndermjet kombeve jane nder vlerat me te larta te njerezimit, Vendosim kete Kushtetute:

PJESA E PARE:

PARIME THEMELORE

Neni 1

1. Shqiperia eshte republike parlamentare.

2. Republika e Shqiperise eshte shtet unitar dhe i pandashem.

3. Qeverisja bazohet ne nje sistem zgjedhjesh te lira, te barabarta, te pergjithshme e periodike.

Neni 2

1.Sovraniteti ne Republiken e Shqiperise i perket popullit.

2. Populli e ushtron sovranitetin nepermjet perfaqesuesve te tij ose drejtpersedrejti.

3. Per ruajtjen e paqes dhe te interesave kombetare, Republika e Shqiperise mund te marre pjese ne nje sistem sigurimi kolektiv, ne baze te nje ligji te miratuar me shumicen e te gjithe anetareve te Kuvendit.

Neni 3

Pavaresia e shtetit dhe teresia e territorit te tij, dinjiteti i njeriut, te drejtat dhe lirite e tij, drejtesia shoqerore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombetar dhe trashegimia kombetare, bashkejetesa fetare, si dhe bashkejetesa dhe mirekuptimi i shqiptareve me pakicat jane baza e ketij shteti, i cili ka per detyre t'i respektoje dhe t'i mbroje.

Neni 4

1. E drejta perben bazen dhe kufijte e veprimtarise se shtetit.

2. Kushtetuta eshte ligji me i larte ne Republiken e Shqiperise.

3. Dispozitat e Kushtetutes zbatohen drejtpersedrejti, pervec rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.

Neni 5

Republika e Shqiperise zbaton te drejten nderkombetare te detyrueshme per te.

Neni 6

Organizimi dhe funksionimi i organeve te parashikuara ne kete Kushtetute rregullohen me ligjet e tyre perkatese, pervec rasteve kur ne Kushtetute parashikohet ndryshe.

Neni 7 Sistemi i qeverisjes ne Republiken e Shqiperise bazohet ne ndarjen dhe balancimin ndermjet pushteteve ligjvenes, ekzekutiv dhe gjyqesor.

Neni 8

1. Republika e Shqiperise mbron te drejtat kombetare te popullit shqiptar qe jeton jashte kufijve te saj.

2. Republika e Shqiperise mbron te drejtat e shtetasve shqiptare me banim te perkohshem ose te perhershem jashte kufijve te vet.

3. Republika e Shqiperise u siguron ndihme shtetasve shqiptare qe jetojne e punojne jashte shtetit per te ruajtur e per te zhvilluar lidhjet me trashegimine kulturore kombetare.

Neni 9

1. Partite politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet te perputhet me parimet demokratike.

2. Partite politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e te cilave mbeshteten ne metoda totalitariste, qe nxitin e perkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, qe perdorin dhunen per marrjen e pushtetit ose per te ndikuar ne politiken shteterore, si edhe ato me karakter te fshehte jane te ndaluara sipas ligjit.

3. Burimet financiare te partive, si dhe shpenzimet e tyre behen kurdohere publike.

Neni 10

1.Ne Republiken e Shqiperise nuk ka fe zyrtare.

2. Shteti eshte asnjanes ne ceshtjet e besimit e te ndergjegjes dhe garanton lirine e shprehjes se tyre ne jeten publike.

3. Shteti njeh barazine e bashkesive fetare.

4. Shteti dhe bashkesite fetare respektojne ne menyre te ndersjellte pavaresine e njeri-tjetrit dhe bashkepunojne ne te mire te secilit dhe te te gjitheve.

5. Marredheniet ndermjet shtetit dhe bashkesive fetare rregullohen mbi bazen e marreveshjeve te lidhura ndermjet perfaqesuesve te tyre dhe Keshillit te Ministrave. Keto marreveshje ratifikohen ne Kuvend.

6. Bashkesite fetare jane persona juridike. Ato kane pavaresi ne administrimin e pasurive te tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve te tyre, per sa nuk cenohen interesat e te treteve.

Neni 11

1.Sistemi ekonomik i Republikes se Shqiperise bazohet ne pronen private e publike, si dhe ne ekonomine e tregut dhe ne lirine e veprimtarise ekonomike.

2. Prona private dhe publike mbrohen njelloj me ligj.

3. Kufizime te lirise se veprimtarise ekonomike mund te vendosen vetem me ligj dhe vetem per arsye te rendesishme publike.

Neni 12

1.Forcat e armatosura sigurojne pavaresine e vendit, si dhe mbrojne teresine territoriale dhe rendin e tij kushtetues. 2. Forcat e armatosura ruajne asnjanesine ne ceshtjet politike dhe i nenshtrohen kontrollit civil.

3. Asnje force e huaj ushtarake nuk mund te vendoset dhe as te kaloje ne territorin shqiptar, si dhe asnje force ushtarake shqiptare nuk mund te dergohet jashte, pervecse me nje ligj te miratuar me shumicen e te gjithe anetareve te Kuvendit.

Neni 13 Qeverisja vendore ne Republiken e Shqiperise ngrihet ne baze te parimit te decentralizmit te pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit te autonomise vendore.

Neni 14

1. Gjuha zyrtare ne Republiken e Shqiperise eshte shqipja.

2. Flamuri kombetar eshte i kuq me nje shqiponje te zeze dykrenore ne mes.

3. Stema e Republikes se Shqiperise paraqet nje shqyt me fushe te kuqe me nje shqiponje te zeze dykrenore ne mes. Ne krye te shqytit, me ngjyre te arte, eshte vendosur perkrenarja e Skenderbeut.

4. Himni kombetar eshte Rreth Flamurit te Perbashkuar.

5. Festa Kombetare e Republikes se Shqiperise eshte Dita e Flamurit, 28 Nentori.

6. Kryeqyteti i Republikes se Shqiperise eshte Tirana.

7. Forma dhe permasat e simboleve kombetare, permbajtja e tekstit te himnit kombetar, si dhe perdorimi i tyre rregullohen me ligj.

PJESA E DYTE:

TE DREJTAT DHE LIRITE THEMELORE TE NJERIUT KREU I: PARIME TE PERGJITHSHME

Neni 15

1. Te drejtat dhe lirite themelore te njeriut jane te pandashme, te patjetersueshme e te padhunueshme dhe qendrojne ne themel te te gjithe rendit juridik.

2. Organet e pushtetit publik, ne permbushje te detyrave te tyre, duhet te respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, si dhe te kontribuojne ne realizimin e tyre.

Neni 16

1. Te drejtat e lirite themelore, si dhe detyrimet e parashikuara ne Kushtetute per shtetasit shqiptare vlejne njelloj edhe per te huajt e per personat pa shtetesi ne territorin e Republikes se Shqiperise, me perjashtim te rasteve kur Kushtetuta e lidh ne menyre te posacme me shtetesine shqiptare ushtrimin e te drejtave e te lirive te caktuara.

2. Te drejtat dhe lirite themelore, si dhe detyrimet e parashikuara ne Kushtetute vlejne edhe per personat juridike, per aq sa perputhen me qellimet e pergjithshme te ketyre personave dhe me thelbin e ketyre te drejtave, lirive dhe detyrimeve.

Neni 17

1. Kufizime te te drejtave dhe lirive te parashikuara ne kete Kushtetute mund te vendosen vetem me ligj per nje interes publik ose per mbrojtjen e te drejtave te te tjereve. Kufizimi duhet te jete ne perpjesetim me gjendjen qe e ka diktuar ate.

2. Keto kufizime nuk mund te cenojne thelbin e lirive dhe te te drejtave dhe ne asnje rast nuk mund te tejkalojne kufizimet e parashikuara ne Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut.

Neni 18

1. Te gjithe jane te barabarte perpara ligjit.

2. Askush nuk mund te diskriminohet padrejtesisht per shkaqe te tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose perkatesia prinderore.

3. Askush nuk mund te diskriminohet per shkaqet e permendura ne paragrafin 2, nese nuk ekziston nje perligjje e arsyeshme dhe objektive.

Neni 19

1.Kushdo qe lind duke pasur qofte edhe njerin prej prinderve me shtetesi shqiptare, e fiton vetiu shtetesine shqiptare. Shtetesia shqiptare fitohet edhe per shkaqe te tjera te parashikuara me ligj.

2. Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbase shtetesine, pervecse kur ai heq dore prej saj.

Neni 20

1. Personat qe u perkasin pakicave kombetare ushtrojne ne barazi te plote para ligjit te drejtat dhe lirite e tyre.

2. Ata kane te drejte te shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, perkatesine e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhesore. Ata kane te drejte t'i ruajne e zhvillojne ato, te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare, si dhe te bashkohen ne organizata e shoqata per mbrojtjen e interesave dhe te identitetit te tyre.

KREU II:

LIRITE DHE TE DREJTAT VETJAKE

Neni 21

Jeta e personit mbrohet me ligj.

Neni 22

1. Liria e shprehjes eshte e garantuar.

2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit eshte e garantuar.

3. Censura paraprake e mjeteve te komunikimit ndalohet.

4. Ligji mund te kerkoje dhenien e autorizimit per funksionimin e stacioneve te radios ose te televizionit.

Neni 23

1. E drejta e informimit eshte e garantuar.

2. Kushdo ka te drejte, ne perputhje me ligjin, te marre informacion per veprimtarine e organeve shteterore, si dhe te personave qe ushtrojne funksione shteterore.

3. Kujtdo i jepet mundesia te ndjeke mbledhjet e organeve te zgjedhura kolektive.

Neni 24

1. Liria e ndergjegjes dhe e fese eshte e garantuar.

2. Secili eshte i lire te zgjedhe ose te ndryshoje fene ose bindjet, si dhe t’i shfaqe ato individualisht ose kolektivisht, ne publik ose ne jeten private, nepermjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes se riteve.

3. Askush nuk mund te detyrohet ose te ndalohet te marre pjese ne nje bashkesi fetare ose ne praktikat e saj, si dhe te beje publike bindjet ose besimin e tij.

Neni 25

Askush nuk mund t'i nenshtrohet tortures, denimit apo trajtimit mizor, cnjerezor ose poshterues.

Neni 26

Askujt nuk mund t'i kerkohet te kryeje nje pune te detyruar, pervecse ne rastet e ekzekutimit te nje vendimi gjyqesor, te kryerjes se sherbimit ushtarak, te nje sherbimi qe rrjedh nga nje gjendje lufte, nga nje gjendje e jashtezakonshme ose nga nje fatkeqesi natyrore, qe kercenon jeten ose shendetin e njerezve.

Neni 27

1. Askujt nuk mund t'i hiqet liria, pervecse ne rastet dhe sipas procedurave te parashikuara me ligj.

2. Liria e personit nuk mund te kufizohet, pervecse ne rastet e meposhtme: a) kur eshte denuar me burgim nga gjykata kompetente; b) per moszbatim te urdhrave te ligjshem te gjykates ose per moszbatim te ndonje detyrimi te caktuar me ligj; c) kur ka dyshime te arsyeshme se ka kryer nje veper penale ose per te parandaluar kryerjen prej tij te vepres penale ose largimin e tij pas kryerjes se saj; c) per mbikeqyrjen e te miturit per qellime edukimi ose per shoqerimin e tij ne organin kompetent; d) kur personi eshte perhapes i nje semundjeje ngjitese, i paafte menderisht dhe i rrezikshem per shoqerine; dh) per hyrje te paligjshme ne kufirin shteteror, si dhe ne rastet e debimit ose te ekstradimit.

3. Askujt nuk mund t'i hiqet liria vetem per shkak se nuk eshte ne gjendje te permbushe nje detyrim kontraktor.

Neni 28

1. Kushdo, te cilit i hiqet liria, ka te drejte te njoftohet menjehere ne gjuhen qe ai kupton, per shkaqet e kesaj mase, si dhe per akuzen qe i behet. Personi, te cilit i eshte hequr liria, duhet te njoftohet se nuk ka asnje detyrim te beje ndonje deklarate dhe ka te drejte te komunikoje menjehere me avokatin, si dhe t’i jepet mundesia per realizimin e te drejtave te tij.

2. Personi, te cilit i eshte hequr liria sipas nenit 27, paragrafi 2, nenparagrafi c, duhet te dergohet brenda 48 oreve perpara gjyqtarit, i cili vendos paraburgimin ose lirimin e tij jo me vone se 48 ore nga casti i marrjes se dokumenteve per shqyrtim.

3. I paraburgosuri ka te drejte te ankohet kunder vendimit te gjyqtarit. Ai ka te drejte te gjykohet brenda nje afati te arsyeshem ose te procedohet i lire perkundrejt nje garancie pasurore sipas ligjit.

4. Ne te gjitha rastet e tjera, personi, te cilit i hiqet liria ne rruge jashtegjyqesore, mund t’i drejtohet ne cdo kohe gjyqtarit, i cili vendos brenda 48 oreve per ligjshmerine e kesaj mase.

5. Cdo person, te cilit i eshte hequr liria sipas nenit 27, ka te drejten e trajtimit njerezor dhe te respektimit te dinjitetit te tij.

Neni 29

1. Askush nuk mund te akuzohet ose te deklarohet fajtor per nje veper penale, e cila nuk konsiderohej e tille me ligj ne kohen e kryerjes se saj, me perjashtim te veprave, te cilat ne kohen e kryerjes se tyre, perbenin krime lufte ose krime kunder njerezimit sipas se drejtes nderkombetare.

2. Nuk mund te jepet nje denim me i rende se ai qe ka qene parashikuar me ligj ne kohen e kryerjes se vepres penale.

3. Ligji penal favorizues ka fuqi prapavepruese.

Neni 30

Kushdo quhet i pafajshem perderisa nuk i eshte provuar fajesia me vendim gjyqesor te formes se prere.

Neni 31

Gjate procesit penal kushdo ka te drejte: a) te vihet ne dijeni menjehere dhe hollesisht per akuzen qe i behet, per te drejtat e tij, si dhe t’i krijohet mundesia per te njoftuar familjen ose te afermit e tij; b) te kete kohen dhe lehtesite e mjaftueshme per te pergatitur mbrojtjen e vet; c) te kete ndihmen pa pagese te nje perkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhen shqipe; c) te mbrohet vete ose me ndihmen e nje mbrojtesi ligjor te zgjedhur prej tij; te komunikoje lirisht dhe privatisht me te, si dhe t'i sigurohet mbrojtja falas, kur nuk ka mjete te mjaftueshme; d) tu beje pyetje deshmitareve te pranishem dhe te kerkoje paraqitjen e deshmitareve, te eksperteve dhe te personave te tjere, te cilet mund te sqarojne faktet.

Neni 32

1. Askush nuk mund te detyrohet te deshmoje kunder vetvetes ose familjes se vet dhe as te pohoje fajesine e tij.

2. Askush nuk mund te deklarohet fajtor mbi bazen e te dhenave te mbledhura ne menyre te paligjshme.

Neni 33

1. Kushdo ka te drejte te degjohet para se te gjykohet.

2. Nga kjo e drejte nuk mund te perfitoje personi qe i fshihet drejtesise.

Neni 34

Askush nuk mund te denohet me shume se nje here per te njejten veper penale dhe as te gjykohet serish, me perjashtim te rasteve kur eshte vendosur rigjykimi i ceshtjes nga nje gjykate me e larte, sipas menyres se parashikuar me ligj.

Neni 35

1. Askush nuk mund te detyrohet, pervecse kur e kerkon ligji, te beje publike te dhena qe lidhen me personin e tij.

2. Mbledhja, perdorimi dhe berja publike e te dhenave rreth personit behet me pelqimin e tij, me perjashtim te rasteve te parashikuara me ligj.

3. Kushdo ka te drejte te njihet me te dhenat e mbledhura rreth tij, me perjashtim te rasteve te parashikuara me ligj.

4. Kushdo ka te drejte te kerkoje ndreqjen ose fshirjen e te dhenave te paverteta ose te paplota ose te mbledhura ne kundershtim me ligjin.

Neni 36

Liria dhe fshehtesia e korrespondences ose e cdo mjeti tjeter te komunikimit jane te garantuara.

Neni 37

1. Paprekshmeria e baneses eshte e garantuar.

2. Kontrollet e baneses, si dhe te mjediseve qe njesohen me te, mund te behen vetem ne rastet dhe ne menyrat e parashikuara me ligj.

3. Askujt nuk mund t’i behet kontroll vetjak jashte procesit penal, me perjashtim te rasteve te hyrjes ne territorin e shtetit dhe te daljes prej tij ose per te menjanuar nje rrezik qe i kanoset sigurimit publik.

Neni 38

1. Kushdo ka te drejte te zgjedhe vendbanimin si dhe te levize lirisht ne cdo pjese te territorit te shtetit.

2. Askush nuk mund te pengohet te dale lirisht jashte shtetit.

Neni 39

Asnje shtetas shqiptar nuk mund te debohet nga territori i shtetit.

2. Ekstradimi mund te lejohet vetem kur eshte parashikuar shprehimisht ne marreveshjet nderkombetare ne te cilat Republika e Shqiperise eshte pale, dhe vetem me vendim gjyqesor.

3. Ndalohet debimi kolektiv i te huajve. Debimi i individeve te huaj lejohet ne kushtet e percaktuara me ligj.

Neni 40

Te huajt kane te drejten e strehimit ne Republiken e Shqiperise sipas ligjit.

Neni 41

1. E drejta e prones private eshte e garantuar.

2. Prona fitohet me dhurim, me trashegimi, me blerje dhe me cdo menyre tjeter klasike te parashikuar ne Kodin Civil.

3. Ligji mund te parashikoje shpronesime ose kufizime ne ushtrimin e se drejtes se prones vetem per interesa publike.

4. Shpronesimet ose ato kufizime te se drejtes se prones qe barazohen me shpronesimin, lejohen vetem perkundrejt nje shperblimi te drejte.

5. Per mosmarreveshjet lidhur me masen e shperblimit mund te behet ankim ne gjykate.

Neni 42

1. Liria, prona dhe te drejtat e njohura me Kushtetute dhe me ligj nuk mund te cenohen pa nje proces te rregullt ligjor.

2. Kushdo, per mbrojtjen e te drejtave, te lirive dhe te interesave te tij kushtetues dhe ligjore, ose ne rastin e akuzave te ngritura kunder tij, ka te drejten e nje gjykimi te drejte dhe publik brenda nje afati te arsyeshem nga nje gjykate e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.

Neni 43

Kushdo ka te drejte te ankohet kunder nje vendimi gjyqesor ne nje gjykate me te larte, pervecse kur ne Kushtetute parashikohet ndryshe.

Neni 44

Kushdo ka te drejte te rehabilitohet dhe/ose te zhdemtohet ne perputhje me ligjin, ne rast se eshte demtuar per shkak te nje akti, veprimi ose mosveprimi te paligjshem te organeve shteterore.

KREU III:

LIRITE DHE TE DREJTAT POLITIKE

Neni 45

Cdo shtetas qe ka mbushur tetembedhjete vjec, qofte edhe diten e zgjedhjeve, ka te drejten te zgjedhe dhe te zgjidhet.

2. Perjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqesor te formes se prere si te paafte menderisht.

3. Te denuarit qe jane duke vuajtur denimin me heqje te lirise, kane vetem te drejten per te zgjedhur.

4. Vota eshte vetjake, e barabarte, e lire dhe e fshehte.

Neni 46

1. Kushdo ka te drejte te organizohet kolektivisht per cfaredo qellimi te ligjshem.

2. Regjistrimi ne gjykate i organizatave ose i shoqatave behet sipas procedures se parashikuar me ligj.

3. Organizatat ose shoqatat qe ndjekin qellime antikushtetuese jane te ndaluara sipas ligjit.

Neni 47

1. Liria e tubimeve paqesore dhe pa arme, si dhe e pjesemarrjes ne to eshte e garantuar.

2. Tubimet paqesore ne sheshe dhe ne vendet e kalimit publik behen sipas procedurave te parashikuara me ligj.

Neni 48

Kushdo, vete ose se bashku me te tjere, mund t’u drejtoje kerkesa, ankesa ose verejtje organeve publike, te cilat jane te detyruara te pergjigjen ne afatet dhe kushtet e caktuara me ligj.

KREU IV:

LIRITE DHE TE DREJTAT EKONOMIKE, SOCIALE DHE KULTURORE

Neni 49

1. Secili ka te drejte te fitoje mjetet e jeteses se tij me pune te ligjshme, qe e ka zgjedhur ose pranuar vete. Ai eshte i lire te zgjedhe profesionin, vendin e punes, si dhe sistemin e kualifikimit te vet profesional.

2. Te punesuarit kane te drejten e mbrojtjes shoqerore te punes.

Neni 50

Te punesuarit kane te drejte te bashkohen lirisht ne organizata sindikale per mbrojtjen e interesave te tyre te punes.

Neni 51

1. E drejta e te punesuarit per greve qe ka te beje me marredheniet e punes, eshte e garantuar.

2. Kufizime per kategori te vecanta te punesuarish mund te vendosen me ligj per t’i siguruar shoqerise sherbimet e domosdoshme.

Neni 52

1. Kushdo ka te drejten e sigurimeve shoqerore ne pleqeri ose kur eshte i paafte per pune, sipas nje sistemi te caktuar me ligj.

2. Kushdo, kur mbetet pa pune per shkaqe te pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete te tjera jetese, ka te drejten e ndihmes ne kushtet e parashikuara me ligj.

Neni 53

1. Kushdo ka te drejte te martohet dhe te kete familje.

2. Martesa dhe familja gezojne mbrojtjen e vecante te shtetit.

3. Lidhja dhe zgjidhja e marteses rregullohen me ligj.

Neni 54

1. Femijet, te rinjte, grate shtatzena dhe nenat e reja kane te drejten e nje mbrojtjeje te vecante nga shteti.

2. Femijet e lindur jashte martese kane te drejta te barabarta me te lindurit nga martesa.

3. Cdo femije ka te drejte te jete i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytezimi dhe perdorimi per pune, e vecanerisht nen moshen minimale per punen e femijeve, qe mund te demtoje shendetin, moralin ose te rrezikoje jeten a zhvillimin e tij normal.

Neni 55

1. Shtetasit gezojne ne menyre te barabarte te drejten per kujdes shendetesor nga shteti.

2. Kushdo ka te drejte per sigurim shendetesor sipas procedures se caktuar me ligj.

Neni 56

Kushdo ka te drejte te informohet per gjendjen e mjedisit dhe per mbrojtjen e tij.

Neni 57

1. Kushdo ka te drejten per arsimim.

2. Arsimi shkollor i detyrueshem caktohet me ligj.

3. Arsimi i mesem i pergjithshem publik eshte i hapur per te gjithe.

4. Arsimi i mesem profesional dhe i larte mund te kushtezohet vetem nga kritere aftesie.

5. Arsimi i detyrueshem, si dhe arsimi i mesem i pergjithshem ne shkollat publike eshte falas.

6. Nxenesit dhe studentet mund te arsimohen edhe ne shkolla jopublike te te gjitha niveleve, te cilat krijohen e funksionojne ne baze te ligjit.

7. Autonomia e institucioneve te arsimit te larte dhe liria akademike jane te garantuara me ligj.

Neni 58

Liria e krijimit artistik dhe e kerkimit shkencor, venia ne perdorim si dhe perfitimi prej arritjeve te tyre jane te garantuara per te gjithe.

2. E drejta e autorit mbrohet me ligj.

KREU V:

OBJEKTIVAT SOCIALE

Neni 59

Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qe disponon, si dhe ne plotesim te nismes dhe te pergjegjesise private, synon: a) punesimin ne kushte te pershtatshme te te gjithe personave te afte per pune; b) plotesimin e nevojave te shtetasve per strehim; c) standardin me te larte shendetesor, fizik e mendor, te mundshem; c) arsimimin dhe kualifikimin sipas aftesive te femijeve dhe te te rinjve, si dhe te personave te pazene me pune; d) nje mjedis te shendetshem dhe ekologjikisht te pershtatshem per brezat e sotem dhe te ardhshem; dh) shfrytezimin racional te pyjeve, ujerave, kullotave dhe burimeve te tjera natyrore mbi bazen e parimit te zhvillimit te qendrueshem; e) perkujdesjen dhe ndihmen per te moshuarit, jetimet dhe invalidet; e) zhvillimin e sportit dhe te veprimtarive riperteritese; f) riaftesimin shendetesor, edukimin e specializuar dhe integrimin ne shoqeri te te paafteve, si dhe permiresimin ne vazhdimesi te kushteve te tyre te jeteses; g) mbrojtjen e trashegimise kombetare kulturore dhe kujdesin e vecante per gjuhen shqipe.

2. Permbushja e objektivave sociale nuk mund te kerkohet drejtperdrejt ne gjykate. Ligji percakton kushtet dhe masen ne te cilat mund te kerkohet realizimi i ketyre objektivave.

KREU VI:

AVOKATI I POPULLIT

Neni 60

1. Avokati i Popullit mbron te drejtat, lirite dhe interesat e ligjshem te individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e te parregullta te organeve te administrates publike.

2. Avokati i Popullit eshte i pavarur ne ushtrimin e detyres se tij.

3. Avokati i Popullit ka buxhet te vecante, te cilin e administron vete. Ai e propozon buxhetin sipas ligjit.

Neni 61

1. Avokati i Popullit zgjidhet nga tri te pestat e te gjithe anetareve te Kuvendit per nje periudhe prej 5 vjetesh, me te drejte rizgjedhjeje.

2. Avokati i Popullit mund te jete cdo shtetas shqiptar, me arsim te larte, me njohuri dhe veprimtari te njohura ne fushen e te drejtave te njeriut dhe te ligjit.

3. Avokati i Popullit gezon imunitetin e gjyqtarit te Gjykates se Larte.

4. Avokati i Popullit nuk mund te beje pjese ne asnje parti politike, nuk mund te kryeje veprimtari tjeter politike, shteterore ose profesionale dhe as te marre pjese ne organizmat drejtues te organizatave shoqerore, ekonomike dhe tregtare.

Neni 62

1. Avokati i Popullit mund te shkarkohet vetem me kerkese te motivuar te jo me pak se nje se tretes se deputeteve.

2. Ne kete rast Kuvendi vendos me tri te pestat e te gjithe anetareve te tij.

Neni 63

1. Avokati i Popullit paraqet raport vjetor perpara Kuvendit.

2. Avokati i Popullit raporton perpara Kuvendit kur i kerkohet prej ketij, si dhe mund t’i kerkoje Kuvendit te degjohet per ceshtje qe ai i cmon te rendesishme.

3. Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike.

4. Organet dhe funksionaret publike jane te detyruar t’i paraqesin Avokatit te Popullit te gjitha dokumentet dhe informacionet e kerkuara prej tij.

PJESA E TRETE:

KUVENDI

KREU I:

ZGJEDHJA DHE AFATI

Neni 64

1. Kuvendi perbehet nga 140 deputete. 100 deputete zgjidhen drejtperdrejt ne zona njeemerore me numer te perafert zgjedhesish. 40 deputete zgjidhen nga listat shumemerore te partive dhe/ose koalicioneve te partive sipas renditjes ne to.

2. Numri i pergjithshem i deputeteve te cdo partie dhe/ose koalicioni partish percaktohet ne raport sa me te afert me votat e vlefshme te marra prej tyre ne te gjithe vendin ne raundin e pare te zgjedhjeve.

3. Partite qe marrin me pak se 2.5 per qind dhe koalicionet e partive qe marrin me pak se 4 per qind te votave te vlefshme ne te gjithe vendin ne raundin e pare te zgjedhjeve, nuk perfitojne nga listat shumemerore perkatese.

Neni 65

1. Kuvendi zgjidhet per kater vjet.

2. Zgjedhjet per Kuvendin zhvillohen 60 deri ne 30 dite para mbarimit te mandatit dhe jo me vone se 45 dite pas shperndarjes se tij.

3. Mandati i Kuvendit vazhdon deri ne mbledhjen e pare te Kuvendit te ri. Ne kete nderkohe Kuvendi nuk mund te nxjerre ligje ose te marre vendime, me perjashtim te rasteve te vendosjes se masave te jashtezakonshme.

Neni 66

Mandati i Kuvendit zgjatet vetem ne rast lufte dhe per aq kohe sa vazhdon ajo. Kur Kuvendi eshte i shperndare, ai rithirret vetiu.

Neni 67

1. Kuvendi i porsazgjedhur thirret ne mbledhjen e pare nga Presidenti i Republikes jo me vone se 20 dite nga perfundimi i zgjedhjeve.

2. Ne rast se Presidenti i Republikes nuk e ushtron kete kompetence, Kuvendi duhet te mblidhet vete brenda 10 diteve nga mbarimi i afatit te parashikuar ne paragrafin 1 te ketij neni.

KREU II:

DEPUTETET

Neni 68

1. Kandidatet per deputete mund te paraqiten vetem nga partite politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhesit.

2. Rregullat per caktimin e kandidateve per deputete, per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe percaktimi i zonave zgjedhore dhe kushtet e vlefshmerise se zgjedhjeve rregullohen nga ligji per zgjedhjet.

Neni 69

1. Nuk mund te kandidojne e as te zgjidhen deputete, pa hequr dore nga detyra: a) gjyqtaret, prokuroret; b) ushtaraket e sherbimit aktiv; c) punonjesit e policise dhe te sigurimit kombetar; c) perfaqesuesit diplomatike; d) kryetaret e bashkive dhe te komunave, si dhe prefektet ne vendet ku kryejne detyrat e tyre; dh) kryetaret dhe anetaret e komisioneve te zgjedhjeve; e) Presidenti i Republikes dhe funksionaret e larte te administrates shteterore te parashikuar nga ligji.

2. Mandati i fituar ne kundershtim me paragrafin 1 te ketij neni eshte i pavlefshem.

Neni 70

1. Deputetet perfaqesojne popullin dhe nuk lidhen me asnje mandat detyrues.

2. Deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore, pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave. Rastet e tjera te papajtueshmerise caktohen me ligj.

3. Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre.

4. Per cdo shkelje te paragrafit 3 te ketij neni, me mocion te kryetarit te Kuvendit ose te nje se dhjetes se anetareve te tij, Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmerine.

Neni 71

1. Mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve.

2. Mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem, sipas rastit: a) kur ai nuk ben betimin; b) kur heq dore nga mandati; c) kur vertetohet nje nga kushtet e pazgjedhshmerise ose papajtueshmerise te parashikuara ne nenet 69, 70 paragrafet 2 dhe 3; c) kur mbaron mandati i Kuvendit; d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht ne Kuvend; dh) kur denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje krimi.

Neni 72

Para fillimit te ushtrimit te mandatit deputetet bejne betimin ne Kuvend.

Neni 73

1. Deputeti nuk mban pergjegjesi per mendimet e shprehura ne Kuvend dhe per votat e dhena prej tij. Kjo dispozite nuk zbatohet ne rastin e shpifjes.

2. Deputeti nuk mund te ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kerkohet edhe ne rastin kur ai do te arrestohet.

3. Deputeti mund te ndalohet ose te arrestohet pa autorizim kur kapet ne kryerje e siper ose menjehere pas kryerjes se nje krimi te rende. Ne keto raste, Prokurori i Pergjithshem njofton menjehere Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend per procedim, vendos per heqjen e mases.

4. Per rastet e parashikuara ne paragrafet 2 dhe 3 te ketij neni, Kuvendi vendos me votim te fshehte.

KREU III:

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI

Neni 74

1. Kuvendi i zhvillon punimet vjetore ne dy sesione. Sesioni i pare fillon te henen e trete te janarit dhe sesioni i dyte te henen e pare te shtatorit.

2. Kuvendi mblidhet ne sesion te jashtezakonshem, kur kerkohet nga Presidenti i Republikes, nga Kryeministri ose nga nje e pesta e te gjithe deputeteve.

3. Sesionet e jashtezakonshme thirren nga Kryetari i Kuvendit ne baze te nje rendi dite te percaktuar.

Neni 75

1. Kuvendi zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e vet.

2. Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores se miratuar nga shumica e te gjithe anetareve.

Neni 76

1. Kryetari kryeson debatin, drejton punimet, siguron respektimin e te drejtave te Kuvendit dhe te anetareve te tij, si dhe perfaqeson Kuvendin ne marredheniet me te tjeret.

2. Nepunesi me i larte civil i Kuvendit eshte sekretari i pergjithshem.

3. Sherbimet e tjera te nevojshme per funksionimin e Kuvendit kryhen nga nepunes te tjere, sic percaktohet ne rregulloren e brendshme.

Neni 77

1. Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione te perhershme, si dhe mund te caktoje komisione te posacme.

2. Kuvendi ka te drejte dhe, me kerkese te nje se katertes se te gjithe anetareve te tij, eshte i detyruar te caktoje komision hetimi per te shqyrtuar nje ceshtje te vecante. Perfundimet e tyre nuk jane detyruese per gjykatat, por mund t’i njoftohen prokurorise, e cila i vlereson sipas procedures ligjore.

3. Komisionet e hetimit veprojne sipas procedures se parashikuar me ligj.

Neni 78

1. Kuvendi vendos me shumicen e votave, ne prani te me shume se gjysmes se te gjithe anetareve te tij, pervec rasteve kur Kushtetuta parashikon nje shumice te cilesuar.

2. Mbledhjet e deputeteve qe mbahen pa u thirrur sipas rregullores, nuk sjellin asnje pasoje.

Neni 79

1. Mbledhjet e Kuvendit behen te hapura.

2. Me kerkesen e Presidentit te Republikes, te Kryeministrit ose te nje se pestes se deputeteve mbledhjet e Kuvendit mund te behen te mbyllura, kur per kete kane votuar shumica e te gjithe anetareve te tij.

Neni 80

1. Kryeministri dhe cdo anetar tjeter i Keshillit te Ministrave eshte i detyruar t’u pergjigjet interpelancave dhe pyetjeve te deputeteve brenda tri javeve.

2. Anetari i Keshillit te Ministrave ka te drejte te marre pjese ne mbledhjet e Kuvendit ose te komisioneve te tij; atij i jepet fjala sa here qe e kerkon.

3. Drejtuesit e institucioneve shteterore, me kerkese te komisioneve parlamentare, japin shpjegime dhe informojne per ceshtje te ndryshme te veprimtarise se tyre per sa e lejon ligji.

KREU IV:

PROCESI LIGJVENES

Neni 81

Te drejten per te propozuar ligje e ka Keshilli i Ministrave, cdo deputet, si dhe 20 mije zgjedhes.

2. Miratohen me tri te pestat e te gjithe anetareve te Kuvendit: A) ligjet per organizimin dhe funksionimin e institucioneve, te parashikuara nga Kushtetuta; b) ligji per shtetesine; C) ligji per zgjedhjet e pergjithshme dhe vendore; c) ligji per referendumet; D) kodet; dh) ligji per gjendjen e jashtezakonshme; E) ligji per statusin e funksionareve publike; e) ligji per amnistine; F) ligji per ndarjen administrative te Republikes.

Neni 82

1. Propozimi i ligjeve, kur eshte rasti, duhet te shoqerohet kurdohere me raportin qe perligj shpenzimet financiare per zbatimin e tij.

2. Asnje projektligj joqeveritar qe ben te nevojshme rritjen e shpenzimeve te buxhetit te shtetit ose qe pakeson te ardhurat, nuk mund te miratohet pa marre mendimin e Keshillit te Ministrave, i cili duhet te shprehet brenda 30 diteve nga data e marrjes se projektligjit.

3. Ne qofte se Keshilli i Ministrave nuk shprehet brenda afatit te mesiperm, projektligji kalon per shqyrtim sipas procedures se zakonshme.

Neni 83

1. Projektligji votohet tri here: ne parim, nen per nen dhe ne teresi.

2. Kuvendi, me kerkese te Keshillit te Ministrave ose te nje se pestes se te gjithe deputeteve, mund te shqyrtoje e te miratoje nje projektligj me procedure te pershpejtuar, por jo me pare se nje jave nga fillimi i procedures se shqyrtimit.

3. Procedura e pershpejtuar nuk lejohet per shqyrtimin e projektligjeve te parashikuara ne nenin 81 paragrafi 2, me perjashtim te nenparagrafit dh.

Neni 84

1. Presidenti i Republikes shpall ligjin e miratuar brenda 20 diteve nga paraqitja e tij.

2. Ligji quhet i shpallur, ne qofte se Presidenti i Republikes nuk ushtron te drejtat e parashikuara ne paragrafin 1 te ketij neni dhe ne paragrafin 1 te nenit 85.

3. Ligji hyn ne fuqi me kalimin e jo me pak se 15 diteve nga botimi i tij ne Fletoren Zyrtare.

4. Ne rastet e masave te jashtezakonshme, si dhe ne rast nevoje e urgjence, kur Kuvendi vendos me shumicen e te gjithe anetareve dhe Presidenti i Republikes jep pelqimin, ligji hyn ne fuqi menjehere, vetem pasi te jete njoftuar publikisht. Ligji duhet te botohet ne numrin me te pare te Fletores Zyrtare.

Neni 85

1. Presidenti i Republikes ka te drejte ta ktheje ligjin per rishqyrtim vetem nje here.

2. Dekreti i Presidentit per rishqyrtimin e nje ligji e humbet fuqine, kur kunder tij votojne shumica e te gjithe anetareve te Kuvendit.

PJESA E KATERT:

PRESIDENTI I REPUBLIKES

Neni 86

1. Presidenti i Republikes eshte Kryetar i Shtetit dhe perfaqeson unitetin e popullit.

2. President mund te zgjidhet vetem shtetasi shqiptar qe nga lindja, me qendrim jo me pak se 10 vjetet e fundit ne Shqiperi dhe qe ka mbushur moshen 40 vjec.

Neni 87

1. Kandidati per President i propozohet Kuvendit nga nje grup prej jo me pak se 20 deputetesh. Nje deputet nuk lejohet te marre pjese ne me shume se nje grup propozues.

2. Presidenti i Republikes zgjidhet me votim te fshehte dhe pa debat nga Kuvendi me nje shumice prej tri te pestave te te gjithe anetareve te tij.

3. Kur ne votimin e pare nuk arrihet kjo shumice, brenda 7 diteve nga kryerja e votimit te pare behet nje votim i dyte.

4. Ne rast se edhe ne votimin e dyte nuk arrihet kjo shumice, brenda 7 diteve behet nje votim i trete.

5. Kur ka me shume se dy kandidate dhe asnjeri prej tyre nuk ka marre shumicen e kerkuar, brenda 7 diteve behet nje votim i katert ndermjet dy kandidateve qe kane marre numrin me te madh te votave.

6. Ne rast se edhe ne votimin e katert asnjeri prej dy kandidateve nuk ka marre shumicen e kerkuar, behet nje votim i peste.

7. Ne rast se edhe pas votimit te peste asnjeri prej dy kandidateve nuk ka marre shumicen e kerkuar, Kuvendi shperndahet dhe brenda 60 diteve behen zgjedhjet e reja te pergjithshme.

8. Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedures se parashikuar nga paragrafet 1 deri ne 7 te ketij neni. Ne rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shperndahet dhe brenda 60 diteve behen zgjedhje te reja te pergjithshme.

9. Kuvendi pasardhes zgjedh Presidentin e Republikes me shumicen e te gjithe anetareve te tij.

Neni 88

1. Presidenti i Republikes, ne cdo rast, zgjidhet per 5 vjet, me te drejte rizgjedhjeje vetem nje here.

2. Procedura per zgjedhjen e Presidentit fillon jo me vone se 30 dite para mbarimit te mandatit presidencial paraardhes.

3. Presidenti fillon ne detyre pasi ben betimin para Kuvendit, por jo me pare se te kete mbaruar mandati i Presidentit qe largohet. Presidenti ben kete betim: Betohem se do t'i bindem Kushtetutes dhe ligjeve te vendit, do te respektoj te drejtat dhe lirite e shtetasve, do te mbroj pavaresine e Republikes se Shqiperise dhe do t'i sherbej interesit te pergjithshem dhe perparimit te Popullit Shqiptar. Presidenti mund te shtoje edhe: Zoti me ndihmofte!

4. Presidenti qe jep doreheqjen para mbarimit te mandatit te vet, nuk mund te kandidoje ne zgjedhjen presidenciale qe behet pas doreheqjes se tij.

Neni 89

Presidenti i Republikes nuk mund te mbaje asnje detyre tjeter publike, nuk mund te jete anetar partie dhe as te kryeje veprimtari tjeter private.

Neni 90

1.Presidenti i Republikes nuk ka pergjegjesi per aktet e kryera ne ushtrim te detyres se tij.

2. Presidenti i Republikes mund te shkarkohet per shkelje te rende te Kushtetutes dhe per kryerjen e nje krimi te rende. Propozimi per shkarkimin e Presidentit ne keto raste mund te behet nga jo me pak se nje e katerta e anetareve te Kuvendit dhe duhet te mbeshtetet nga jo me pak se dy te tretat e te gjithe anetareve te tij.

3. Vendimi i Kuvendit i dergohet Gjykates Kushtetuese, e cila, kur verteton fajesine e Presidentit te Republikes, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

Neni 91

1. Kur Presidenti i Republikes eshte ne pamundesi te perkohshme per te ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit ze vendin dhe ushtron kompetencat e tij.

2. Ne rast se Presidenti nuk mund te ushtroje detyren per me shume se 60 dite, Kuvendi, me dy te tretat e te gjithe anetareve, vendos dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese, e cila verteton perfundimisht faktin e pamundesise. Ne rast te vertetimit te pamundesise, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit te ri fillon brenda 10 diteve nga dita e vertetimit te pamundesise.

Neni 92

Presidenti ushtron edhe keto kompetenca: a) i drejton mesazhe Kuvendit; b) ushtron te drejten e faljes sipas ligjit; c) jep shtetesine shqiptare dhe lejon lenien e saj sipas ligjit; c) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit; d) jep gradat me te larta ushtarake sipas ligjit; dh) me propozim te Kryeministrit, emeron dhe liron perfaqesuesit e plotfuqishem te Republikes se Shqiperise ne shtetet e tjera dhe ne organizatat nderkombetare; e) pranon letrat kredenciale dhe terheqjen e perfaqesuesve diplomatike te shteteve te tjera dhe te organizatave nderkombetare te akredituara ne Republiken e Shqiperise; e) lidh marreveshje nderkombetare sipas ligjit; f) me propozim te Kryeministrit, emeron drejtorin e sherbimit informativ te shtetit; g) emeron Kryetarin e Akademise se Shkencave dhe rektoret e universiteteve sipas ligjit; gj) cakton daten e zgjedhjeve per Kuvendin, per organet e pushtetit vendor dhe per zhvillimin e referendumeve; h) kerkon mendim dhe te dhena me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shteterore per ceshtje qe kane te bejne me detyrat e tyre.
Neni 93

Presidenti i Republikes, ne zbatim te kompetencave te tij, nxjerr dekrete.

Neni 94

Presidenti i Republikes nuk mund te ushtroje kompetenca te tjera pervec atyre qe i njihen shprehimisht me Kushtetute dhe qe i jepen me ligje te nxjerra ne pajtim me te.

PJESA E PESTE:

KESHILLI I MINISTRAVE

Neni 95

Keshilli i Ministrave perbehet nga Kryeministri, zevendeskryeministri dhe ministrat.

2. Keshilli i Ministrave ushtron cdo funksion shteteror, i cili nuk u eshte dhene organeve te pushteteve te tjera shteterore ose te qeverisjes vendore.

Neni 96

1. Presidenti i Republikes, ne fillim te legjislatures, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emeron Kryeministrin me propozim te partise ose koalicionit te partive, qe ka shumicen e vendeve ne Kuvend.

2. Ne qofte se Kryeministri i emeruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emeron nje Kryeminister te ri brenda 10 diteve.

3. Ne qofte se edhe Kryeministri i emeruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 diteve Kuvendi zgjedh nje Kryeminister tjeter. Ne kete rast Presidenti emeron Kryeministrin e ri.

4. Kur Kuvendi nuk arrin te zgjedhe Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikes shperndan Kuvendin. Neni 97 Kryeministri i emeruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet per miratim Kuvendit, brenda 10 diteve, programin politik te Keshillit te Ministrave se bashku me perberjen e tij.

Neni 98

1. Ministri emerohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikes, me propozim te Kryeministrit, brenda 7 diteve.

Dekreti shqyrtohet brenda 10 diteve nga Kuvendi.

Neni 99

Para fillimit te detyres, Kryeministri, zevendeskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit te Republikes.

Neni 100

1. Keshilli i Ministrave percakton drejtimet kryesore te politikes se pergjithshme shteterore.

2. Keshilli i Ministrave merr vendime me propozim te Kryeministrit ose te ministrit perkates.

3. Mbledhjet e Keshillit te Ministrave behen te mbyllura.

4. Aktet e Keshillit te Ministrave jane te vlefshme, kur nenshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues.

5. Keshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe udhezime.

Neni 101

Keshilli i Ministrave, ne rast nevoje dhe urgjence, nen pergjegjesine e tij, mund te nxjerre akte normative qe kane fuqine e ligjit, per marrjen e masave te perkohshme. Keto akte normative i dergohen menjehere Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 diteve nese nuk eshte i mbledhur. Keto akte humbasin fuqine qe nga fillimi, ne qofte se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 diteve.

Neni 102

1. Kryeministri: a) perfaqeson Keshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e tij; b) koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore te politikes se pergjithshme shteterore dhe pergjigjet per to; c) siguron zbatimin e legjislacionit dhe te politikave te miratuara nga Keshilli i Ministrave; c) bashkerendon dhe kontrollon punen e anetareve te Keshillit te Ministrave dhe te institucioneve te tjera te administrates qendrore te shtetit; d) kryen detyra te tjera te parashikuara ne Kushtetute e ne ligje.

2. Kryeministri zgjidh mosmarreveshjet ndermjet ministrave.

3. Kryeministri, ne zbatim te kompetencave te tij, nxjerr urdhra.

4. Ministri, brenda drejtimeve kryesore te politikes se pergjithshme shteterore, drejton nen pergjegjesine e tij veprimtarine qe ka ne kompetence. Ministri, ne zbatim te kompetencave te tij, nxjerr urdhra dhe udhezime.

Neni 103

1. Minister mund te caktohet kushdo qe ka cilesite per deputet.

2. Ministri nuk mund te ushtroje asnje veprimtari tjeter shteterore dhe as te jete drejtues ose anetar i organeve te shoqerive fitimprurese.

3. Anetaret e Keshillit te Ministrave gezojne imunitetin e deputetit.

Neni 104

1. Ne rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri refuzohet nga shumica e te gjithe anetareve te Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 diteve, zgjedh nje Kryeminister tjeter. Ne kete rast Presidenti emeron Kryeministrin e ri.

2. Kur Kuvendi nuk arrin te zgjedhe Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikes shperndan Kuvendin. 3. Votimi i mocionit nuk mund te behet pa kaluar 3 dite nga paraqitja e tij.

Neni 105

1. Ne rast se mocioni i mosbesimit i paraqitur nga nje e pesta e deputeteve miratohet nga shumica e te gjithe anetareve e te Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 diteve, zgjedh nje Kryeminister tjeter. Ne kete rast President emeron Kryeministrin e ri.

2. Kur Kuvendi nuk arrin te zgjedhe Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikes shperndan Kuvendin.

3. Votimi i mocionit nuk mund te behet pa kaluar 3 dite nga paraqitja e tij.

Neni 106

Kryeministri dhe ministrat jane te detyruar te qendrojne ne detyre deri ne formimin e Keshillit te Ministrave pasardhes.

Neni 107

1. Nepunesit publike zbatojne ligjin edhe jane ne sherbim te popullit.

2. Nepunesit ne administraten publike caktohen me konkurs, me perjashtim te rasteve te parashikuara nga ligji. 3. Garancite e qendrimit ne detyre dhe trajtimi ligjor i nepunesve publike rregullohen me ligj.

PJESA E GJASHTE:

QEVERISJA VENDORE

Neni 108

1. Njesite e qeverisjes vendore jane komunat ose bashkite dhe qarqet. Njesi te tjera te qeverisjes vendore rregullohen me ligj.

2. Ndarjet administrative-territoriale te njesive te qeverisjes vendore caktohen me ligj mbi bazen e nevojave e te interesave te perbashket ekonomike dhe te tradites historike. Kufijte e tyre nuk mund te ndryshohen pa u marre me pare mendimi i popullsise qe banon ne to.

3. Komuna dhe bashkia jane njesi baze te qeverisjes vendore. Ato kryejne te gjitha detyrat veteqeverisese, me perjashtim te atyre qe me ligj u jepen njesive te tjera te qeverisjes vendore.

4. Veteqeverisja ne njesite vendore ushtrohet nepermjet organeve te tyre perfaqesuese dhe referendumeve vendore. Parimet dhe procedurat per zhvillimin e referendumit vendor parashikohen me ligj ne perputhje edhe me nenin 151 paragrafi 2.

Neni 109

1. Organet perfaqesuese te njesive baze te qeverisjes vendore jane keshillat, te cilet zgjidhen cdo tre vjet me zgjedhje te pergjithshme, te drejtperdrejta dhe me votim te fshehte.

2. Organi ekzekutiv i bashkise ose i komunes eshte kryetari, i cili zgjidhet drejtperdrejt nga populli ne menyren e parashikuar ne paragrafin 1 te ketij neni.

3. Te drejten e zgjedhjes ne keshillat vendore dhe si kryetar bashkie ose komune e kane vetem shtetasit qe jane me banim te perhershem ne territorin e njesise vendore perkatese.

4. Organet e njesive te qeverisjes vendore kane te drejte te formojne bashkime dhe institucione te perbashketa me njeri-tjetrin per perfaqesimin e interesave te tyre, te bashkepunojne me njesite vendore te vendeve te tjera, si dhe te perfaqesohen ne organizatat nderkombetare te pushteteve vendore.

Neni 110

1. Qarku perbehet nga disa njesi baze te qeverisjes vendore me lidhje tradicionale, ekonomike e sociale dhe te interesave te perbashket.

2. Qarku eshte njesia ku ndertohen e zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politiken shteterore.

3. Organi perfaqesues i qarkut eshte keshilli i qarkut. Bashkite dhe komunat delegojne anetare ne keshillin e qarkut ne perpjesetim me popullsine e tyre, por per cdo rast te pakten nje anetar. Kryetaret e komunave dhe te bashkive jane kurdohere anetare te keshillit te qarkut. Anetaret e tjere te tij zgjidhen me lista perpjesetimore nder keshilltaret bashkiake ose komunale nga keshillat perkates.

4. Keshilli i qarkut ka te drejte te nxjerre urdheresa dhe vendime me fuqi detyruese te pergjithshme per qarkun.

Neni 111

1. Njesite e qeverisjes vendore jane persona juridike.

2. Njesite e qeverisjes vendore kane buxhet te pavarur, i cili krijohet ne menyren e parashikuar me ligj.

Neni 112

1. Njesive te qeverisjes vendore mund t’u delegohen me ligj kompetenca te administrates shteterore. Shpenzimet qe kryhen per ushtrimin e delegimit, perballohen nga shteti.

2. Organeve te qeverisjes vendore mund t’u vihen detyrime vetem ne perputhje me ligjin ose sipas marreveshjeve qe ato lidhin. Shpenzimet qe lidhen me detyrimet qe u vihen me ligj organeve te qeverisjes vendore perballohen nga buxheti i shtetit.

Neni 113 1. Keshillat komunale, bashkiake dhe te qarkut: a) rregullojne dhe administrojne ne menyre te pavarur ceshtjet vendore brenda juridiksionit te tyre; b) ushtrojne te drejtat e prones, administrojne ne menyre te pavarur te ardhurat e krijuara, si dhe kane te drejte te ushtrojne veprimtari ekonomike; c) kane te drejte te mbledhin dhe te shpenzojne te ardhurat qe jane te domosdoshme per ushtrimin e funksioneve te tyre; c) kane te drejte te vendosin, ne perputhje me ligjin, taksa vendore, si dhe nivelin e tyre; d) caktojne rregullat per organizimin dhe funksionimin e tyre ne pajtim me ligjin; dh) krijojne simbolet e qeverisjes vendore, si dhe titujt vendore te nderit; e) ndermarrin nisma per ceshtje vendore perpara organeve te caktuara me ligj.

2. Organet e njesive te qeverisjes vendore nxjerrin urdheresa, vendime dhe urdhra.

3. Te drejtat per veteqeverisje te njesive te qeverisjes vendore mbrohen ne gjykate.

Neni 114

Keshilli i Ministrave cakton prefektin si perfaqesues te tij ne cdo qark. Kompetencat e prefektit caktohen me ligj.

Neni 115

1. Organi i zgjedhur drejtperdrejt i njesise qeverisese vendore mund te shperndahet ose te shkarkohet nga Keshilli i Ministrave per shkelje te renda te Kushtetutes ose te ligjeve.

2. Organi i shperndare ose i shkarkuar mund te ankohet ne Gjykaten Kushtetuese brenda 15 diteve, dhe ne kete rast vendimi i Keshillit te Ministrave pezullohet.

3. Ne rastin e mosushtrimit te se drejtes se ankimit brenda 15 diteve, ose ne rastin e lenies ne fuqi te vendimit te Keshillit te Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikes cakton daten e zgjedhjeve ne njesine vendore perkatese.

PJESA E SHTATE:

AKTET NORMATIVE DHE MARREVESHJET NDERKOMBETARE

KREU I:

AKTET NORMATIVE

Neni 116

1. Aktet normative qe kane fuqi ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise jane: a) Kushtetuta; b) marreveshjet nderkombetare te ratifikuara; c) ligjet; c) aktet normative te Keshillit te Ministrave.

2. Aktet qe nxirren nga organet e pushtetit vendor kane fuqi vetem brenda juridiksionit territorial qe ushtrojne keto organe.

3. Aktet normative te ministrave dhe te organeve drejtuese te institucioneve te tjera qendrore kane fuqi ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise brenda sferes se juridiksionit te tyre.

Neni 117

1. Ligjet, aktet normative te Keshillit te Ministrave, te ministrave, te institucioneve te tjera qendrore marrin fuqi juridike vetem pasi botohen ne Fletoren Zyrtare.

2. Shpallja dhe botimi i akteve te tjera normative behet sipas menyres se parashikuar me ligj.

3. Marreveshjet nderkombetare qe ratifikohen me ligj, shpallen dhe botohen sipas procedurave qe parashikohen per ligjet. Shpallja dhe botimi i marreveshjeve te tjera nderkombetare behet sipas ligjit.

Neni 118

1. Aktet nenligjore nxirren ne baze dhe per zbatim te ligjeve nga organet e parashikuara ne Kushtetute.

2. Ligji duhet te autorizoje nxjerrjen e akteve nenligjore, te percaktoje organin kompetent, ceshtjet qe duhen rregulluar, si dhe parimet ne baze te te cilave nxirren keto akte.

3. Organi i autorizuar me ligj per te nxjerre akte nenligjore, sic specifikohet ne paragrafin 2 te ketij neni, nuk mund t'ia delegoje kompetencen e tij nje organi tjeter.

Neni 119

1. Rregulloret e Keshillit te Ministrave, te ministrive e te institucioneve te tjera qendrore, si dhe urdhrat e Kryeministrit, te ministrave e te drejtuesve te institucioneve qendrore kane karakter te brendshem dhe jane te detyrueshme vetem per njesite administrative qe varen prej tyre.

2. Keto akte nxirren ne baze te ligjit dhe nuk mund te sherbejne si baze per te marre vendime ne lidhje me individet dhe subjektet e tjera.

3. Rregulloret dhe urdhrat nxirren ne baze dhe per zbatim te akteve qe kane fuqi juridike te pergjithshme.

Neni 120

Parimet dhe procedurat per nxjerrjen e akteve juridike vendore parashikohen me ligj.

KREU II:

MARREVESHJET NDERKOMBETARE

Neni 121

1. Ratifikimi dhe denoncimi i marreveshjeve nderkombetare nga Republika e Shqiperise behet me ligj ne rastet kur ato kane te bejne me: a) territorin, paqen, aleancat, ceshtjet politike dhe ushtarake; b) te drejtat dhe lirite e njeriut, si edhe detyrimet e shtetasve, sic parashikohen ne Kushtetute; c) anetaresimin e Republikes se Shqiperise ne organizatat nderkombetare; c) marrjen persiper te detyrimeve financiare nga Republika e Shqiperise; d) miratimin, ndryshimin, plotesimin ose shfuqizimin e ligjeve.

2. Kuvendi, me shumicen e te gjithe anetareve, mund te ratifikoje edhe marreveshje te tjera nderkombetare qe nuk parashikohen ne paragrafin 1 te ketij neni.

3. Kryeministri e njofton Kuvendin sa here qe Keshilli i Ministrave nenshkruan nje marreveshje nderkombetare qe nuk ratifikohet me ligj.

4. Parimet dhe procedurat per ratifikimin dhe denoncimin e marreveshjeve nderkombetare parashikohen me ligj. Neni 122

1. Cdo marreveshje nderkombetare e ratifikuar perben pjese te sistemit te brendshem juridik pasi botohet ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Shqiperise. Ajo zbatohet ne menyre te drejtperdrejte, pervec rasteve kur nuk eshte e vetezbatueshme dhe zbatimi i saj kerkon nxjerrjen e nje ligji. Ndryshimi, plotesimi dhe shfuqizimi i ligjeve te miratuara me shumicen e te gjithe anetareve te Kuvendit per efekt te ratifikimit te marreveshjeve nderkombetare behet me te njejten shumice.

2. Nje marreveshje nderkombetare e ratifikuar me ligj ka epersi mbi ligjet e vendit qe nuk pajtohen me te.

3. Normat e nxjerra prej nje organizate nderkombetare kane epersi, ne rast konflikti, mbi te drejten e vendit, kur ne marreveshjen e ratifikuar nga Republika e Shqiperise per pjesemarrjen ne ate organizate, parashikohet shprehimisht zbatimi i drejtperdrejte i normave te nxjerra prej asaj.

Neni 123

1. Republika e Shqiperise, ne baze te marreveshjeve nderkombetare, u delegon organizatave nderkombetare kompetenca shteterore per ceshtje te caktuara.

2. Ligji me te cilin ratifikohet nje marreveshje nderkombetare, sic parashikohet ne paragrafin 1 te ketij neni, miratohet me shumicen e te gjithe anetareve te Kuvendit.

3. Kuvendi mund te vendose qe ratifikimi i nje marreveshjeje te tille te behet me referendum.

PJESA E TETE:

GJYKATA KUSHTETUESE

Neni 124

1. Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutes dhe ben interpretimin perfundimtar te saj.

2. Gjykata Kushtetuese i nenshtrohet vetem Kushtetutes.

Neni 125

1. Gjykata Kushtetuese perbehet nga 9 anetare, te cilet emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit.

2. Gjyqtaret emerohen per 9 vjet, pa te drejte riemerimi, nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion.

3. Perberja e Gjykates Kushtetuese perterihet cdo tre vjet ne nje te treten e saj sipas procedures se caktuar me ligj.

4. Kryetari i Gjykates Kushtetuese emerohet nga radhet e anetareve te saj nga Presidenti i Republikes, me pelqimin e Kuvendit, per nje periudhe prej 3 vjetesh.

5. Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese vazhdon ne detyre deri ne emerimin e pasardhesit te tij.

Neni 126

Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese nuk mund te ndiqet penalisht pa pelqimin e Gjykates Kushtetuese. Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese mund te ndalohet ose te arrestohet vetem ne qofte se kapet ne kryerje e siper te nje krimi ose menjehere pas kryerjes se tij. Organi kompetent njofton menjehere Gjykaten Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pelqimin brenda 24 oreve per dergimin ne gjykate te gjyqtarit te arrestuar, organi kompetent eshte i detyruar ta liroje ate.

Neni 127

1. Mandati i gjyqtarit te Gjykates Kushtetuese mbaron kur: a) denohet me vendim te formes se prere per kryerjen e nje krimi; b) nuk paraqitet pa arsye ne detyre per me shume se 6 muaj; c) mbush moshen 70 vjec; c) jep doreheqjen; 4) me vendim gjyqesor te formes se prere deklarohet i paafte per te vepruar.

2. Mbarimi i mandatit te gjyqtarit deklarohet me vendim te Gjykates Kushtetuese.

3. Ne rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, Presidenti i Republikes emeron, me pelqimin e Kuvendit, nje gjyqtar te ri, i cili qendron ne detyre deri ne perfundimin e mandatit te gjyqtarit te larguar.

Neni 128

Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese mund te shkarkohet nga Kuvendi me dy te tretat e te gjithe anetareve te tij per shkelje te Kushtetutes, per kryerjen e nje krimi, per paaftesi mendore a fizike, per akte e sjellje qe diskreditojne rende poziten dhe figuren e gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur verteton se ekziston nje nga shkaqet e mesiperme, deklaron shkarkimin nga detyra te anetarit te Gjykates Kushtetuese.

Neni 129

Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese fillon detyren pasi ben betimin para Presidentit te Republikes.

Neni 130

Qenia gjyqtar i Gjykates Kushtetuese nuk pajtohet me asnje veprimtari tjeter shteterore, politike ose private.

Neni 131

Gjykata Kushtetuese vendos per: a) pajtueshmerine e ligjit me Kushtetuten