Site Builder

ARSIMI SHQIPETARE

HISTORIA E SHQIPERISE | KUSHTETUTA | TE DREJTAT E NJERIUT | ARSIMI SHQIPETARE | GJEOGRAFIA | Transporti  Bankat | Pasurite
  
    

 


Kjo eshte pema e gjuheve indo-europiane e ndertuar ne vitin 1974 nga Instituti i Gjuheve ne Suedi dhe botuar me 1975 tek libri boteror: Webster’s New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc., 1975.
ISBN 0-539-048523-3.

Sic shihet, gjuha me e vjeter eshte SHQIPJA. Nje peme te ngjashme botoi gjate viteve 1985-1999 edhe historiani arberesh (arvanitas) Aristidh Kola ne Greqi.

 

Arsimi shqiptar

Arsimi shqiptar, fillesat e tij i daton qe ne shekullin XVII.Mesonjetorja e pare shqipe u hap ne Korce ne vitin 1887.Mesonjetorja e pare shqipe ne Kosove u hap ne Prizren ne vitin 1889.Shkolla e pare shqip per vajza u hap ne Korce, ne vitin 1891.Shkolla e pare, ku pergatiteshin mesues (shkolle e mesme pedagogjike), u hap ne Bukuresht te Rumanise ne vitin 1892, ndersa ne Shqiperi nje shkolle e tille,

Normalja, u hap ne qytetin e Elbasanit ne dhjetor te vitit 1909, sipas vendimit te Kongresit Kombetar te Arsimit, mbajtur me 2.09.1909.

Deri ne Kongresin e Lushnjes, me 1920, Normalja e Elbasanit u mbyll dhe u hap 5 here, si pasoje e represionit te pushtuesve xhonturq, por edhe rifilloi per shkak te ndjenjave te medhaja arsimdashes te popullit shqiptar.Drejtoret e pare te saj ishin Luigj Gurakuqi, Aleksander Xhuvani, Sali Ceka dhe nder pedagoget e pare ishin Sotir Peci, Kostaq Cipo, Simon Shuteriqi, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj.63 nxenes te kesaj shkolle rane deshmore per lirine e Atdheut gjate Luftes se Dyte Boterore.Deri ne vitin 1939 ne te gjithe vendin numeroheshin 643 shkolla fillore dhe frekuentoheshin vetem nga 1/4 e femijeve te kesaj moshe.

Arsimi parauniversitar,
Aktualisht, numerohen mbi 4540 institucione arsimore parauniversitare, nga te cilat 2340 jane kopshte femijesh, 1815 shkolla fillore e 8 vjecare, si dhe rreth 530 shkolla te mesme, te pergjithshme e profesionale.Vetem gjate ketij viti jane ndertuar 33 shkolla 8 vjecare dhe jane rikonstruktuar 140 godina ekzistuese. Po ashtu eshte ndertuar 1 shkolle e mesme dhe jane rikonstruktuar 65 te tjera.Numri i nxenesve ne arsimin parauniversitar kap shifren 737 400 veta. Sistemi parashkollor perbehet nga mbi 2200 kopshte, nga te cilat mbi 1950 jane ne fshat. Ato frekuentohen nga 82000 femije dhe aty punojne afro 4 100 edukatore.Ne arsimin e detyruar funksiojne 18515 shkolla 8 vjecare, nga te cilat 1525 jane ne fshat. Ato frekuentohen nga rreth 560 000 nxenes dhe ne to punojne afro 29 500 mesues, nga te cilet mbi 19 500 jane ne fshat.

Arsimi profesional,
Shkollat e para profesionale u hapen per here te pare ne vitin 1921-shkolla teknike e Tiranes. Ne vitin 1924 hapet shkolla tregtare dhe nje vit me vone, shkolla teknike e Golemit. 3 vjet me vone shkolla te tilla funksiojne edhe ne Gjirokaster e Berat, ku pergatiteshin teknike e punetore te kualifikuar nga mesues shqiptare dhe te huaj.Gjate viteve '45-'90 numeri i shkollave profesionale arriti deri ne 380, por shume nga to ishin hapur pa kritere shkencore dhe sherbenin vetem per qellime propogandistike per te treguar karakterin masiv te tyre.Aktualisht funksiojne rreth 40 shkolla profesionale, te dy niveleve, 3 dhe 5 vjecar, te shperndare ne 22 rrethe te vendit.Ato jane ne profilet bujqesore, mekanike, elektrike, teknologjike ekonomike, ndertimi, tekstil-konfeksione, per sektoret e nafte-gazit, pyjeve, veterinari e gjeologji-miniera.Ndihme ne ristrukturimin e sistemit arsimor dhe te formimit profesional ne Shqiperi pas viteve 90 po japin mjaft shtete perendimore si Gjermania, Zvicra, Austria, Italia, Hollanda dhe fondacione te ndryshme si Soros, "Harry Fultz", "San Edigia", GTZ, "Swisscontakt", Kulturkontakt, etj.

Arsimi i Larte,
Arsimi i Larte ne Shqiperi e ka zanafillen ne vitin 1946, me Institutin 2 vjecar te Tiranes dhe aktualisht ne te gjithe vendin funksiojne 11 universitete dhe shkolla te larta.Funksiojne gjithsej 8 universitete, 3 nga te cilet ne Tirane. Ketu funksiojne gjithashtu, Akademia e Arteve te Bukura, Instituti i Kultures Fizike dhe shkolla e larte e infermierise.Numri i pergjithshem i studenteve per vitin akademik '99-2000 ne te gjithe vendin arriti ne 20 000 veta, ose 1000 studente me shume nga nje vit me pare.Rendesi e vecante sivjet i eshte kushtuar programeve e kurrikulave te reja mesimore, duke kerkuar afrimin e universiteteve tona me institucionet analoge perendimore. Po ashtu jane hedhur hapat e pare ne sistemin pasuniversitar, duke krijuar qendrat e edukimit ne distance, qe tani per tani funksiojne prane universitetit politeknik dhe atij te Tiranes.Universiteti i Shkodres ka funksionuar mbi bazen e nje instituti qe ne vitin 1957 dhe tani ketu ka 6 fakultete me 12 dege te ndryshme ku rreth 2000 veta studiojne me shkeputje nga puna dhe rreth 3000 te tjere pa shkeputje nga puna. Aty japin mesim 140 lektore qe mbi 80 per qind jane kualifikuar jashte shtetit vitet e fundit dhe 50 per qind e tyre kane tituj e grada shkencore.Universitete jane ngritur gjate viteve te fundit edhe ne qytetet Elbasan, Korce, Gjirokaster e Vlore.Ne Shqiperi ka edhe dy akademi ushtarake, ajo "Skenderbej" per forcat e armatosura te kembsorise, ajore dhe detare, ku vetem ne vitin akademik '99-2000 jane regjistruar 400 studente, ose dyfishi i studenteve te nje viti me pare. Kjo akademi zbaton programe mesimore te ngjashme me ato te forcave te armatosura gjermane. Me ndihmen e forcave te MAPE-s eshte rikonstruktuar edhe Akademia e Rendit, ku pergatiten oficere per mbrojtjen e rendit publik.

Akademia e Shkencave
Akademia e Shkencave e Republikes se Shqiperise u krijua ne vitin 1972, duke bashkuar disa nga 25 institucionet kerkimore shkencore qe ekzistonin atehere.Ne 25 janar 1973 u be mbledhja e pare e Asamblese, qe shenon njekohesisht, diten zyrtare te themelimit te Akademise.Ajo numeron ne perberje te saj 12 institucione e qendra kerkimore shkencore, duke luajtur rol te pazevendesueshem ne progresin social, ekonomik e teknik te vendit.Ato jane Instituti i informatikes dhe matematikes se aplikuar, Instituti i fizikes berthamore, Instituti i kerkimeve biologjike, Instituti sizmologjik, Instituti hidrometeorologjik, Qendra e kerkimeve hidraulike, Qendra e studimeve gjeografike, Instituti i gjuhe-letersise, Instituti i historise, Instituti arkeologjik, Instituti i kultures popullore dhe Qendra e studimit te arteve.Ndermjet shkencetareve te shquar shqiptare, te perfshire ne levizjen e madhe te humanizmit europian, permenden emrat e Leonik Tomeut, Marin Becikemit, Gjon Gazuli, Marin Barleti, per te vijuar me pas me rilindasit tane te shquar, Kostandin Kristoforidhi, vellezerit Abdyl, Sami dhe Naim Frasheri, themeluesin e rektorin e pare te universitetit te Turqise, Hasan Tahsini e mjaft te tjere.Me vone shquhen shkencetaret shqiptare si Aleksander Xhuvani,Refat Frasheri, Bilal Golemi, etj.Kryetari i pare i Akademise se Shkencave ka qene prof Aleks Buda, (historian) dhe ne rradhet e akademikeve renditen prof.Eqerem Cabej, Kole Popa, Petrit Radovicka, Androkli Kostallari, Stefanaq Pollo, Kole Paparisto, Odhise Paskali, Sotir Kuneshka, Fejzi Hoxha, Zija Kellici, Petrit Gace dhe Zef Kakariqi.Kryetari aktual i Akademise se Shkencave eshte prof Ylli Popa (mjek). Senati i Akademise perbehet nga 39 anetare, personalitete te shquar ne fusha te ndryshme te shkences. Ne senat jane zgjedhur akademiket Josif Adhami, Dritero Agolli, Selaudin Bekteshi, Hamit Beqja, Teki Bicoku, Tish Daija, Besim Daja, Bedri Dedja, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Bardhyl Golemi, Andromaqi Gjergji, Skender Gjinushi, Farudin Hoxha, Ismail Kadare, Hajredin Kumbaro, Hysen Lacej, Hekuran Mara, Luan Omari, Mentor Permeti, Petraq Pilika, Ylli Popa, Bajram Preza, Kristaq Prifti, Eduard Sulstarova, Dhimiter Shuteriqi, Teki Tartari, Alfred Uci dhe Zija Xholi.Nder studimet dhe kerkimet me te shquara shkencore te viteve te fundit te kryer nga akademiket e punonjesit e tjere shkencore permenden "Historia e Shqiperise" ne 4 vellime, botime te dokumentave te trashegimise kulturore te popullit shqiptar, te zbulimeve te reja arkeologjike, korpuset popullore dhe atlasi etnografik, fjalori i gjuhes se sotme shqipe, fonetika dhe gramatika e gjuhes se sotme shqipe,fjalori drejtshkrimor, studimet etimologjike, atlasi dialektologjik, historia e letersise shqiptare, fjalori enciklopedik shqiptar, etj.Ne fushen e shkencave natyrore e teknike jane kryer mjaft studime e kerkime per hidroenergjetiken, vendburimet e naftes e gazit, perdorimin e rrezatimeve berthamore, zbatimin e metodave gjenetike, te metodave matematikore dhe informatike, vleresimin e burimeve dhe pasurive natyrore, krahas studimeve te shumta per klimen, sizmicitetin, floren e faunen e Shqiperise, etj. te sintetizuara ne Atlasin Gjeografik te Republikes se Shqiperise qe eshte duke u pergatitur. Gjithashtu, sivjet, per here te pare, Akademia e Shkencave ka statusin e saj qe garanton funksionimin e saj jopartiak, vetem mbi kritere e parime shkencore e humane, ne zbatim te Kushtetutes.

Arsimi jopublik (privat)
Arsimi jopublik privat, pas clirimit, e ka zanafillen ne vitin 1992, me hapjen e shkollave te para te ketij lloji (medresete). "Pionieri" i mirefillte i ketij lloj arsimi eshte kolegji turk "Mehmet Akif" i Shoqerise private "Gjylistan".Ky sistem u legalizua me miratimin ne Kuvend te Ligjit Nr.7952, date 21.O6.1995 "Per arsimin e mesem" ku nje vend i vecante ze dhe dispozita mbi miratimin e funksionimin e shkollave jopublike.Aktualisht ne Shqiperi funksionojne 70 institucione arsimore jopublike te tille si kopshte femijesh, shkolla 8 vjecare e te mesme, fetare e laike, qe ekzistojne ne 14 rrethe te Shqiperise.Vetem ne Tirane, metropolin shqiptar, jane hapur gjate ketyre 9 vitete e fundit 22 institucione arsimore private, kopshte dhe shkolla, si dhe medrese. Vetem gjate vitit akademik, '98-'99, shkollat jopublike u frekuentuan nga 5 400 femije dhe ne to jane te punesuar rreth 450 edukatore e mesuese, numer ky qe luhatet sipas fluksit te nxenesve.Gjithashtu, i eshte hapur "drita jeshile" edhe shkollave te larta private, miratuar nepermjet Ligjit "Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise" me Nr 8387 dt 30.07.1998.Kohet e fundit nga instancat e larta shteterore jane bere traktativa per hapjen e nje universiteti katolik, ne bashkepunim me Seline e Shenjte te Vatikanit, si dhe te nje universiteti italian.


Abetarja e gjuhes shqipe

Abetarja e pare e gjuhes shqipe, ajo e vitit 1844, me titull "Fort i shkurter e i perdorshem Evetar shqip", u pergatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombetare, Naum Veqilharxhi.
Hartimi dhe realizimi i kesaj abetareje e vuri Shqiperine ne rradhen e vendeve te qyteteruara, duke treguar se ky vend i vogel ka nje popull me karakteristikat e tij, me gjuhen dhe zakonet e veta dhe me nje thesar te trasheguar nga brezat.Ky program i pare kulturor-arsimor u ribotua me 1845 me titull "Fare i ri Evetar shqip per djem nismetare", me 50 faqe dhe me disa copa leximi.

Punen e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, nje figure tjeter e shquar e Rilindjes Kombetare, i cili ne vitin 1867 botoi nje abetare gegerisht dhe nje toskerisht dhe u mesoi me to shqipen shume bashkeatdhetareve gjate udhetimeve neper Shqiperi.Epoken e re per librat shkollore dhe pergatitjen e truallit per shkollen kombetare e pergatiten figurat e njohura si Jani Vreto, Sami Frasheri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, te cilet, gjate periudhes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne vitin 1879, botuan "Alfabetarja e gjuhes shqipe".

Me pas, rruga e hartimit te Abetares shqipe kalon nder emra te njohur, te cilet punuan me perkushtim brenda dhe jashte vendit si Luigj Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906), Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe ne vitet e mevonshme A.Xhuvani, Th.Papapano, M.Logoreci, J.Minga, duke krijuar keshtu nje tradite te mire.Punimi i mirefillte shkencor i Abetares shqipe u be pas vitit 1944, pergatitja e te cilit u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhesore. Abetaret e viteve te fundit jane perpunuar duke u mbeshtetur ne arritjet e gjuhesise dhe te pervojes se fituar nga shkolla shqiptare te shoqeruara me ilustrime, te cilat i pershtaten vecorive psikologjike te moshes dhe kerkesave gjuhesore te femijve.